ATV

Author: N.T.

  • Rodri rikthehet në skuadrën e Manchester Cityt për sfidën ndaj Tottenhamit

    Rodri rikthehet në skuadrën e Manchester Cityt për sfidën ndaj Tottenhamit

    Manchester City merr një lajm të madh para ndeshjes së rëndësishme kundër Tottenham Hotspur.

    Mesfushori spanjoll, Rodri, është rikthyer në skuadrën e Pep Guardiolës dhe do të jetë i gatshëm për këtë përballje.

    Rodri ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë të “Qytetarëve” që nga ardhja e tij nga Atletico Madrid, duke u shndërruar në shtyllën kryesore të mesfushës. Në mungesën e tij, City shpesh ka vuajtur në kontrollin e lojës dhe ekuilibrin në fushë, ndaj rikthimi i tij shihet si një përforcim i madh për vazhdimësinë e kampionëve në fuqi.

    Guardiola e vlerëson 27-vjeçarin si lojtar kyç për filozofinë e tij të futbollit, dhe rikthimi i tij pikërisht në një sfidë të madhe si ajo me Tottenhamin, pritet të ndikojë shumë në paraqitjen e Cityt.

  • Ruben Dias rinovon kontraten me Manchester Cityn deri në vitin 2029

    Ruben Dias rinovon kontraten me Manchester Cityn deri në vitin 2029

    Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin portugez, Ruben Dias, i cili do të qëndrojë në “Etihad” deri në qershor të vitit 2029.

    Që prej transferimit nga Benfica në vitin 2020, Dias është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes së ekipit, duke kontribuar fuqishëm në sukseset vendore dhe evropiane të Cityt.

    Me lidershipin dhe qëndrueshmërinë e tij, ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pep Guardiolës, duke e konsoliduar statusin si një figurë kyçe në skuadër.

    Ky rinovim afatgjatë tregon besimin e klubit te portugezi, i cili shihet si një gur themeli për të ardhmen e “Qytetarëve”.

  • Arshavin lavdëron Dakun: “Është bërë një nga sulmuesit më të fortë në Rusi”

    Arshavin lavdëron Dakun: “Është bërë një nga sulmuesit më të fortë në Rusi”

    Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lartë performancën e Mirlind Dakut te Rubin Kazan, duke e cilësuar si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit rus.

    “Rubin Kazani është një ekip i guximshëm. Shumë gjëra varen nga Daku. Tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në Rusi”, u shpreh Arshavin për “Match TV”.

    Rubin Kazan momentalisht renditet në vendin e katërt me 10 pikë, ndërsa forma e Dakut ka qenë vendimtare për këtë sukses.

    27-vjeçari ka zhvilluar 69 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke shënuar 30 gola dhe dhënë 13 asistime. Vetëm këtë sezon, ai ka realizuar 5 gola në 7 ndeshje, duke konfirmuar statusin e tij si lider i sulmit të Rubin Kazanit.

  • Vedat Muriqi është suspenduar me një ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës

    Vedat Muriqi është suspenduar me një ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është pezulluar për një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

    Muriqi u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 3-0 të Mallorcës ndaj Barcelonës, pasi ngriti këmbën lartë dhe goditi në kokë portierin Joan Garcia, i cili më pas mbeti me ënjtje në fytyrë.

    Fillimisht gjyqtari i dha vetëm karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ashpërsua në të kuq.

    Për pasojë, sulmuesi shqiptar do të mungojë në ndeshjen e radhës të Mallorcës kundër Celta Vigos.

    Në anën tjetër, klubi spanjoll është përforcuar këtë verë edhe me mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili pritet të adaptohet më shpejt falë pranisë së Muriqit si lider i skuadrës.

  • Drita pa kapitenin Broja në ndeshjen historike ndaj Differdange

    Drita pa kapitenin Broja në ndeshjen historike ndaj Differdange

    Drita luan sonte njërën nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj – përballjen me Differdange 03 në play-off të Ligës së Konferencës – por pa kapitenin Rron Broja.

    Mesfushori mitrovicas u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj FCSB-së dhe është pezulluar me dy ndeshje nga UEFA. Vendimi i gjyqtarit, ndonëse i diskutueshëm, i kushton shumë gjilanasve në momentin më të madh të sezonit.

    Mungesa e Brojës lë një boshllëk të madh, pasi ai ka qenë lideri dhe motori i mesfushës. Megjithatë, Drita ruan shpresën se mund të përsërisë suksesin e vitit 2018, kur eliminoi pikërisht Differdange duke bërë histori në garat evropiane.

    Këtë herë, përveç prestigjit, në lojë janë edhe mbi 3 milionë euro shpërblim nga UEFA, një shumë që do ta ndryshonte të ardhmen e klubit.

    Sfida ndaj Differdange pritet të jetë rrugëtimi më i vështirë, por edhe mundësia më e madhe që Drita të shkruajë kapitullin e saj më të madh në Evropë.

  • Lipjani pret bardheblutë – stadiumi “Sami Kelmendi” bëhet shtëpia e Prishtinës së Re

    Lipjani pret bardheblutë – stadiumi “Sami Kelmendi” bëhet shtëpia e Prishtinës së Re

    Skuadra debutuese në Superligën e Kosovës, Prishtina e Re, ka vendosur që sezonin e saj historik në elitë ta zhvillojë larg kryeqytetit. Klubi ka njoftuar se ndeshjet si vendas do t’i luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, që nga tani do të shndërrohet në fole të re për bardheblutë.

    “Stadiumi ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan do të jetë shtëpia jonë për edicionin 2025/26”, ka bërë të ditur klubi përmes një postimi zyrtar në Facebook.

    Prishtina e Re e nisi aventurën e saj në Superligë fundjaven që lam pas, teksa në oren 16:30 të dielën pret FC Ferizajn, në atë që do të jetë jo vetëm ndeshja e parë si vendas të “shtëpisë” së re, por edhe sfida e parë elitare para tifozëve të Lipjanit – të cilët priten të krijojnë një atmosferë të zjarrtë për kampionët më të rinj të Ligës së Parë.

  • Suárez zbulon planin sentimental me Messin: “Duam të pensionohemi bashkë”

    Suárez zbulon planin sentimental me Messin: “Duam të pensionohemi bashkë”

    Luis Suárez ka ndezur fantazitë e tifozëve të Inter Miami-t dhe Barcelonës me një deklaratë që prek lidhjen e jashtëzakonshme që ka me Lionel Messin. Në një intervistë për programin argjentinas “Líbero”, të dhënë gjatë fundjavës së kaluar në Miami, sulmuesi uruguaian ka pohuar se bashkë me Messin kanë ëndërruar prej kohësh të përfundojnë karrierat së bashku në të njëjtin klub.

    “Dua të pensionohem me Messin, sepse prej vitesh flasim për këtë mes nesh. Mund të kemi shansin ta realizojmë”, tha Suárez, që aktualisht luan për Inter Miami në MLS.

    Ky rrëfim emocionues vjen në një periudhë ku të dy shokët legjendarë të Barcelonës janë sërish bashkë në Shtetet e Bashkuara, pasi Suárez iu bashkua klubit të David Beckham në janar të vitit 2024, pas aventurës së tij te Gremio në Brazil. 37-vjeçari po shijon periudhën e fundit të karrierës, duke formuar me Messin, Busquetsin dhe Jordi Alban një “mini-Barcelonë” në Florida.

    Deklarata e tij ka bërë xhiron e botës, duke ngritur menjëherë pikëpyetjet nëse dyshja ikonike do të zgjasë qëndrimin e tyre te Inter Miami për ta realizuar atë që duket si një premtim miqësie të mbajtur ndër vite. Për tifozët, ideja që Messi dhe Suárez të mbyllin karrierat krah për krah njësoj siç shkëlqyen dikur në “Camp Nou”, tingëllon si fundi perfekt i një historie të paharrueshme futbolli.

  • Arsenali në alarm –Kai Havertz pëson lëndim në gju, rrezikon ndeshjet e radhës në Premier League

    Arsenali në alarm –Kai Havertz pëson lëndim në gju, rrezikon ndeshjet e radhës në Premier League

    Kai Havertz i ka shtuar problemet e Arsenalit në start të sezonit të ri, pasi mesfushori ofensiv gjerman ka pësuar një dëmtim në gju dhe pritet të mungojë për të paktën disa ndeshje – raporton “The Athletic”.

    27-vjeçari e ndjeu shqetësimin gjatë stërvitjes dhe stafi mjekësor i “topçinjve” vendosi ta ndalojë menjëherë nga ngarkesat, ndërsa ekzaminimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një problem në gjurin e majtë. Arsenali pritet të sqarojë së shpejti situatën me një njoftim zyrtar, pasi lojtari t’i nënshtrohet rezonancës magnetike.

    Havertz ishte titullar në javën e parë të Premier League kundër Wolverhampton (ndeshje të cilën Arsenali e fitoi 2–1), ndërsa Mikel Arteta e konsideron si element kyç në fazën ofensive, duke e aktivizuar pas sulmuesit kryesor.

    Ky lëndim vjen në një moment jo të mirë për “topçinjtë”, të cilët veçse po vuajnë mungesat e Jurrien Timber, Thomas Partey dhe Gabriel Jesus, kurse tani rrezikojnë të mbeten pa Havertzin edhe në sfidat e ardhshme ndaj Aston Villas dhe Brightonit në kampionat.

    Në Londër shpresojnë që dëmtimi të mos jetë serioz, por atmosfera në kampin e Arsenalit është kthyer në shqetësuese, pasi sezoni ka nisur dhe gara për titull nuk pret askënd.

  • Modrić flet për numrin 10: “Mbappé e meriton, Real Madrid mori vendimin e duhur”

    Modrić flet për numrin 10: “Mbappé e meriton, Real Madrid mori vendimin e duhur”

    Mesfushori legjendar i Real Madridit, Luka Modrić, ka folur për herë të parë rreth ndryshimit të bujshëm të numrave në “Santiago Bernabéu”, duke e cilësuar si të drejtë vendimin e klubit për t’ia dorëzuar numrin 10 Kylian Mbappés.

    “Numri 10 është shumë i veçantë për mua, por Real Madrid vendosi t’ia japë Mbappés dhe mendoj se kanë marrë VENDIMIN E DUHUR”, u shpreh kroati për Fabrizio Romano.

    Ai theksoi se është i lumtur për yllin francez, duke theksuar marrëdhënien e shkëlqyer që kanë krijuar në muajt e fundit:

    “Kylian është një nga LOJTARËT MË TË MIRË NË BOTË, është një mik. Kemi krijuar një raport shumë të mirë këtë vit dhe jam i lumtur për të”.

    Vendimi i “Los Blancos” për t’i besuar Mbappés numrin ikonë të Modrić-it vetëm ka shtuar pritjet për sezonin e ri, ku madrilenët synojnë të dominojnë Spanjën dhe Evropën me dyshe Mbappé – Bellingham në ofensivë.

  • Icardi në qendër të vëmendjes në Turqi – reagim skandaloz ndaj një tifozi gjatë një eventi publik

    Icardi në qendër të vëmendjes në Turqi – reagim skandaloz ndaj një tifozi gjatë një eventi publik

    Mauro Icardi është rikthyer sërish në epiqendër të polemikave, këtë herë për sjelljen e tij jashtë fushe. Sulmuesi i Galatasarayt është filmuar duke goditur me shuplakë një tifoz që iu afrua gjatë një aktiviteti publik të organizuar nga klubi për promovimin e fanellave të reja.

    Ngjarja ndodhi në Stamboll, në praninë e dhjetëra mediave dhe qindra fëmijëve që po prisnin autografe nga idhujt e tyre. Në një moment, një tifoz – thuhet se gjithçka nisi pasi i kërkoi Icardit t’i përmendte bashkëshorten Wanda Nara – u shty nga sulmuesi argjentinas me një gest agresiv që u regjistrua nga kamerat.

    Videot u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të forta, ndërsa pamjet tregojnë Icardin tejet të irrituar, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes së bashku me partneren e tij, pa dhënë asnjë shpjegim.

    Mediat turke raportojnë se tifozi i acaruar ka bërë ankesë, ndërkohë që Galatasaray ende nuk ka reaguar zyrtarisht. Spekulohet se klubi mund ta thërrasë sulmuesin për një sqarim të brendshëm, pasi kjo ngjarje shihet si e papërshtatshme në një periudhë ku kampionët e Turqisë janë në qendër të vëmendjes para nisjes së sezonit të ri.

    Në opinionin publik turk, veprimi i Icardit është cilësuar si “i ulët dhe i turpshëm” duke rritur presionin mbi drejtuesit e Galatasarayt për të ndërmarrë masa disiplinore ndaj yllit të skuadrës.