ATV

Author: N.T.

  • Malisheva rikthen në Superligë mesfushorin argjentinas Agustin Rojas

    Malisheva rikthen në Superligë mesfushorin argjentinas Agustin Rojas

    Malisheva ka vazhduar me përforcime edhe pas nisjes së sezonit në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Skuadra bardhekaltër ka arritur të rikthejë në futbollin kosovar mesfushorin ofensiv, Agustin Rojas.

    Fantazisti argjentinas, i njohur ndryshe si “Tuco”, sezonin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës së Re, ku u dallua si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Ai është formuar te klubi Racing në Argjentinë dhe më parë ka luajtur edhe në Superioren e Shqipërisë me Erzenin.

    FC Malisheva e ka mirëpritur me entuziazëm ardhjen e tij, duke theksuar se Rojas do të shtojë edhe më shumë cilësi dhe kreativitet në mesfushën e skuadrës.

  • Liverpool ka lënë jashtë liste Federico Chiesan për ndeshjen ndaj Galatasaray në kuadër të Ligës së Kampionëve

    Liverpool ka lënë jashtë liste Federico Chiesan për ndeshjen ndaj Galatasaray në kuadër të Ligës së Kampionëve

    Skuadra e Liverpool ka publikuar listën me 21 lojtarë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt dhe mungesa më e madhe është ajo e Federico Chiesas.

    Sulmuesi italian, i cili këtë sezon ka qenë vendimtar me golat dhe asistet e tij në rikthimet dramatike të “The Reds”, çuditërisht nuk është përfshirë nga trajneri Arne Slot.

    Lista përfshin emra si Alisson, Van Dijk, Salah, Wirtz, Szoboszlai dhe Isak, por mungesa e Chiesas, që ka shkaktuar habi të madhe tek tifozët. Ende nuk ka një sqarim zyrtar nëse bëhet fjalë për një vendim teknik, një problem fizik apo strategji për rotacion.

    Kjo lëvizje vjen në një moment delikat, pasi Liverpool është në garë të fortë në Ligën Premier dhe Evropë, kurse pritej që Chiesa të ishte një nga armët kryesore në sulm.

    Chiesa së fundmi u shtua nga Liverpooli në listën e Ligës së Kampionëve, pasi talenti Leoni pësoi një dëmtim të rëndë – pra këputi ligamentin e gjurit dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

  • FIFA prezanton “kartonin e gjelbër” në Kupën e Botës U20 në Kili

    FIFA prezanton “kartonin e gjelbër” në Kupën e Botës U20 në Kili

    Kupa e Botës U20, e cila po zhvillohet në Kili nga 27 shtatori deri më 19 tetor 2025, ka sjellë një risi historike në botën e futbollit. Për herë të parë, FIFA ka prezantuar “kartonin e gjelbër”, një rregull i ri që u jep trajnerëve dhe kapitenëve mundësinë të kërkojnë rishikim të një vendimi përmes VAR-it.

    Ky sistem u përdor për herë të parë në ndeshjen mes Marokut dhe Spanjës. Në minutën e 78-të, trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi, aktivizoi kartonin e gjelbër pas një penalltie të akorduar për spanjollët. Pas shqyrtimit të episodit me ndihmën e teknologjisë, vendimi u ndryshua: penalltia u anulua, ndërsa lojtari spanjoll u ndëshkua me karton të verdhë për simulim.

    Sipas rregullores së re, “kartoni i gjelbër” mund të përdoret vetëm një herë për çdo pjesë loje dhe vetëm në raste vendimtare si: penallti, kartonë të kuq, gola të dyshimtë apo identitet i gabuar i lojtarëve.

    FIFA e ka vënë këtë sistem në fazë testimi, duke e aplikuar vetëm gjatë Kupës së Botës U20 në Kili. Pas përfundimit të turneut, pritet një analizë e detajuar për të vendosur nëse kjo risi do të zgjerohet edhe në garat e tjera ndërkombëtare dhe kampionatet kryesore evropiane.

    Ky inovacion, i njohur edhe si Football Video Support (FVS), synon të thjeshtojë përdorimin e VAR-it, të ulë kostot dhe të reduktojë ndërprerjet gjatë lojës.

  • Gavi: Dua Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën

    Gavi: Dua Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën

    Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka ndarë publikisht objektivat e tij madhorë, duke treguar vendosmërinë për të bërë histori si me klubin katalanas ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës.

    Në një intervistë për mediat spanjolle, 21-vjeçari theksoi se nuk i trembet presionit dhe përgjegjësisë që mbartin këto synime.
    “Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën. Këto janë dy objektiva që më motivojnë çdo ditë dhe për të cilat punoj pa pushim”, deklaroi ai.

    I konsideruar si një nga liderët e ardhshëm të “blaugranave”, Gavi është tashmë simbol i brezit të ri spanjoll. Me karakterin e tij luftarak dhe mentalitetin fitues, ai shihet si një element kyç për të ardhmen e “Camp Nou”-t dhe “La Roja”-s.

    Tifozët e Barcelonës e krahasojnë me legjendat e mëdha të klubit, ndërsa spanjollët shpresojnë që me të në qendër, kombëtarja të rikthehet në majën e futbollit botëror.

    Aktualisht, Gavi është i fokusuar në rikuperimin nga dëmtimi i rëndë që e ka mbajtur jashtë fushës, me shpresën që të rikthehet më i fortë se kurrë.

  • Raul Gonzalez mundë të marr drejtimin e Borussia Monchengladbach

    Raul Gonzalez mundë të marr drejtimin e Borussia Monchengladbach

    Borussia Monchengladbach mund të ketë së shpejti një emër të madh në stolin e saj. Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, është një nga opsionet kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës gjermane pas largimit të trajnerit Gerardo Seoane më 16 shtator.

    Sipas “SPORT BILD”, agjenti i tij, Gines Carvajal, ka propozuar emrin e Raulit te drejtuesit e klubit. Spanjolli dha dorëheqjen këtë verë pas gjashtë vitesh në krye të Real Madrid Castilla dhe tashmë po pret një sfidë të re, ku Bundesliga shihet si destinacioni ideal.

    Raul ka disa avantazhe që e bëjnë tërheqës për Gladbach: ai flet rrjedhshëm gjermanisht nga koha kur luajti me Schalke 04 (2010–2012), njihet për seriozitetin dhe punën e tij si trajner, si dhe nuk ka kërkesa të larta financiare.

    Aktualisht, skuadra është nën drejtimin e përkohshëm të Eugen Polanskit, pas humbjes spektakolare 4-6 ndaj Eintracht Frankfurt. Por emërimi i Raulit shihet si një mundësi për të sjellë freski dhe për të hapur një kapitull të ri, duke ndjekur shembullin e suksesit të Xabi Alonsos te Bayer Leverkusen.

    Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Raulit, me gjasat që ai të marrë drejtimin e skuadrës gjermane që po kërkon stabilitet dhe ambicie të reja.

  • Coutinho drejt Arabisë Saudite, pas vetëm një viti te Vasco da Gama

    Coutinho drejt Arabisë Saudite, pas vetëm një viti te Vasco da Gama

    Sulmuesi brazilian Philippe Coutinho mund të largohet sërish nga Brazili, vetëm një vit pas rikthimit të tij te Vasco da Gama.

    Sipas gazetarit Ekrem Konur, mesfushori ofensiv është futur në shënjestrën e disa klubeve nga Arabia Saudite, të cilat janë të gatshme të ofrojnë mes 3 deri në 4 milionë dollarë për kartonin e tij.

    Kontrata e Coutinhos me Vascon skadon pas pak muajsh, gjë që e bën të mundur një marrëveshje të shpejtë për transferimin e tij në Lindjen e Mesme.

    Ky hap do të shënonte një tjetër kapitull në karrierën e tij, pasi 32-vjeçari kishte vendosur të rikthehej në klubin ku u rrit si futbollist, pas një periudhe të gjatë në Evropë.

    Para rikthimit në Brazil, Coutinho ka pasur një karrierë të pasur në kontinentin e vjetër, duke veshur fanellat e Liverpoolit, Barcelonës dhe Bayern Munich. Kulmin e karrierës e arriti me Liverpoolin, ndërsa transferimi te Barcelona për mbi 120 milionë euro nuk rezultoi i suksesshëm.

  • UEFA mohon pezullimin e Izraelit nga garat, por presioni politik po rritet

    UEFA mohon pezullimin e Izraelit nga garat, por presioni politik po rritet

    UEFA ka siguruar Federatën e Futbollit të Izraelit se këtë javë nuk do të ketë mbledhje për të diskutuar pezullimin e tyre nga garat ndërkombëtare, pavarësisht raportimeve të fundit që qarkulluan në media.

    Letra e UEFA-s drejtuar federatës izraelite vjen pas lajmeve të publikuara nga The Times, sipas të cilave Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritej të mblidhej për të vendosur mbi ndalimin e mundshëm të Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Megjithatë, burime pranë organizatës evropiane kanë mohuar se ekziston një plan i tillë për këtë javë.

    Në të njëjtën kohë, presioni ndaj UEFA-s dhe FIFA-s po rritet. Organizata ndërkombëtare dhe figura politike kanë kërkuar që futbolli izraelit të përballet me masa ndëshkuese, duke përmendur edhe mundësinë e pezullimit nga garat, njësoj siç ndodhi më parë me Rusinë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

    Federata e Futbollit të Izraelit ka theksuar se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për pezullim dhe se skuadra kombëtare është e fokusuar në ndeshjet e ardhshme kualifikuese ndaj Norvegjisë dhe Italisë.

    Për momentin, UEFA nuk ka dalë me një deklaratë publike, por tema mbetet e hapur dhe mund të rikthehet në diskutim në mbledhjet e ardhshme.

  • Arbër Hoxha shkëlqen me gol e asist, por lëndimi e ndal në gjysmë

    Arbër Hoxha shkëlqen me gol e asist, por lëndimi e ndal në gjysmë

    Arbër Hoxha vazhdon të jetë një nga lojtarët më në formë të Dinamos së Zagrebit, por fati nuk i buzëqeshi pas ndeshjes së fundit ndaj Slaven Belupos në Superligën e Kroacisë.

    Anësori shqiptar ishte protagonist absolut në pjesën e parë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, por u detyrua të largohej nga fusha pas 45 minutave të para për shkak të një lëndimi.
    Trajneri i Dinamos, Sergej Kovacevic, konfirmoi pas ndeshjes se bëhet fjalë për një problem fizik, megjithatë nuk dihet ende shkalla e lëndimit.

    “Arbëri po bën shumë mirë, ka përmbushur pritshmëritë e mia dhe jam i kënaqur me të. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh tekniku.

    Forma e Hoxhës ka qenë mbresëlënëse kohëve të fundit, duke spikatur edhe në fitoren e madhe kundër Fenerbahces në Ligën e Evropës. Ky nivel i lojës është një lajm i shkëlqyer edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila në tetor përballet me Serbinë në një sfidë vendimtare për kualifikueset e Botërorit

  • Bernardo Silva drejt ndarjes me Manchester Cityn – mes Arabisë Saudite, Juventusit dhe Barcelonës

    Bernardo Silva drejt ndarjes me Manchester Cityn – mes Arabisë Saudite, Juventusit dhe Barcelonës

    Bernardo Silva ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Cityn dhe gjithçka tregon se ky mund të jetë sezoni i fundit i mesfushorit portugez me kampionët e Anglisë.

    Pas një dekade të lavdishme në futbollin evropian dhe një roli të pazëvendësueshëm në sukseset e Cityt, 31-vjeçari po shqyrton opsionet e reja për të ardhmen.

    Arabia Saudite ka rindezur interesin e madh për Silvën, duke qenë gati t’i ofrojë një kontratë katërvjeçare me kushte të jashtëzakonshme financiare. Bisedimet kanë nisur muaj më parë, dhe shembujt e transferimeve të tjera të bujshme e bëjnë këtë pistë reale.

    Nga ana tjetër, Juventusi është duke ndjekur nga afër situatën, duke shpresuar që ta sigurojë lojtarin si agjent të lirë në fund të sezonit. Edhe Barcelona vazhdon të shihet si një opsion i fortë, ndërsa vetë Silva ka shprehur shpesh dëshirën për një rikthim te Benfica, klubi i zemrës së tij.

    Manchester City mbetet i ndërgjegjshëm për vlerën e tij në skuadrën e Pep Guardiolës, por gjithnjë e më shumë duket se koha e Bernardo Silvës në Etihad po i afrohet fundit.

  • Sterling refuzoi Bayernin gjatë verës, zgjodhi familjen dhe qëndrimin në Londër

    Sterling refuzoi Bayernin gjatë verës, zgjodhi familjen dhe qëndrimin në Londër

    Sipas “The Athletic”, Bayern Munich tentoi në minutat e fundit të merkatos verore të transferonte Raheem Sterling, por sulmuesi anglez vendosi të qëndrojë në Londër për arsye familjare.

    Ideja për ta sjellë 33-vjeçarin në Bavari erdhi nga trajneri Vincent Kompany, i cili dëshironte të ribashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester City.

    Megjithatë, Sterling refuzoi ofertën duke vënë përpara stabilitetin e partneres dhe fëmijëve të tij, tashmë të vendosur në Londër. Një aventurë e shkurtër në Gjermani, pa garanci për minuta të rregullta, nuk e bindi sulmuesin.

    Si pasojë, ai ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Enzo Maresca te Chelsea, ku është përfshirë në të ashtuquajturin “skuadra e bombës” – lista e lojtarëve të padëshiruar të klubit londinez.