ATV

Author: L.P

  • Dosjet e Epstein – Kush ishte “Bubba”, personi që pati marëdhënie me Trump?

    Dosjet e Epstein – Kush ishte “Bubba”, personi që pati marëdhënie me Trump?

    Një email viral nga arkivat private të Jeffrey Epstein ka ndezur debate të mëdha dhe vëllai i tij, Mark Epstein, po reagojnë fuqishëm. Në një mesazh të vitit 2018, Mark i kërkonte Jeffrey-t “ta pyesë nëse Putini i ka fotot e Trump duke bërë sex oral me “Bubba-n””. Meqenëse “Bubba” është një pseudonim i njohur për Bill Clinton, interneti shpërtheu me spekulime.

    Por Mark thotë se teoritë janë krejtësisht të gabuara. Në një deklaratë publike, ai këmbënguli se biseda ishte thjesht “një shaka private mes dy vëllezërve”, e menduar për t’u marrë seriozisht nga vëllezëritë. Ai u shpreh qartë: “Përmendja e ‘Bubba’… nuk i referohet në asnjë mënyrë ish-presidentit Bill Clinton.”

    Kush është atëherë “Bubba”? Mark nuk pranon ta zbulojë. Zëdhënësja e tij, Ali Clark, i tha “The Advocate” se “Bubba” është “një person privat që nuk është figurë publike.”

    Me pak fjalë: ajo që dukej si një lidhje bombastike me një ish-president mund të mos jetë gjë tjetër veçse një shaka familjare, por kur bëhet fjalë për Epstein, edhe batutat private ngrejnë pyetje të mëdha.

  • 10 të famshmit që e ndërruan fenë

    10 të famshmit që e ndërruan fenë

    Ndryshimet fetare rrallë kalojnë pa zhurmë, sidomos kur përfshijnë ikona globale. Gjatë viteve, këta dhjetë të famshëm kanë hyrë në rrugë të reja shpirtërore, ndonjëherë duke habitur fansat, ndonjëherë duke i frymëzuar, por gjithmonë duke ndezur debat.

    1. Cat Stevens (Yusuf Islam)
    Në kulmin e famës së tij muzikore, këngëtari pranoi Islamin në vitin 1977, duke u larguar për dekada nga muzika e zakonshme.

    2. Muhammad Ali
    Legjenda e boksit u konvertua në Islam në vitet ’60, një hap i lidhur ngushtë me aktivizmin e tij politik dhe refuzimin për të shërbyer në Luftën e Vietnamit.

    3. Madonna
    Kameleonja e pop-it eksploroi Kabalah-n në fillim të viteve 2000, duke sjellë mistikën hebraike në kulturën pop.

    4. Richard Gere
    Përkushtimi i tij i thellë ndaj Budizmit Tibetan ka ndikuar jo vetëm jetën e tij, por edhe aktivizmin për të drejtat e tibetanëve.

    5. Julia Roberts
    Pas xhirimeve të “Eat Pray Love“, Roberts deklaroi publikisht se praktikon Hinduizmin, e frymëzuar nga koha e kaluar në Indi.

    6. Sinéad O’Connor (Shuhada Sadaqat)
    Këngëtarja e ndjerë irlandeze njoftoi konvertimin në Islam në vitin 2018, duke shënuar një kapitull tjetër të guximshëm në jetën e saj.

    7. Orlando Bloom
    Ylli i “Lord of the Rings” praktikon Budizmin që nga adoleshenca, duke e konsideruar atë si forcën që e ka stabilizuar në jetë dhe karrierë.

    8. Kareem Abdul-Jabbar

    Ikona e NBA-së u konvertua në Islam në vitin 1971 dhe që atëherë ka qenë një zë i rëndësishëm për fenë, racën dhe identitetin.

    9. Ice Cube
    Reperi dhe aktori identifikohet prej kohësh me Islamin, veçanërisht me “Nation of Islam”, duke ndikuar botëkuptimin dhe aktivizmin e tij.

    10. Sheryl Crow
    E rritur si Presbiteriane, Crow ka folur hapur për afërsinë që ajo ndjen me Budizmin dhe meditimin si spirancë shpirtërore.

    Qoftë kërkime personale apo pika kthese publike, këto ndrrime të fesë na kujtojnë se edhe figurat më të dukshme në botë janë ende në kërkim të kuptimit, si të gjithë ne.

  • Billie Eilish sulmon ashpër Elon Muskun: “I mjerë… frikacak…”

    Billie Eilish sulmon ashpër Elon Muskun: “I mjerë… frikacak…”

    Këngëtarja Billie Eilish ka nxjerrë akuza të forta ndaj miliarderit Elon Musk, duke e quajtur “i mjerë si mushkë, frikacak” në një seri story-sh në Instagram, pas postimit të grafikave që tregojnë çfarë ai mund të bënte me pasurinë e tij, duke filluar nga zhdukja e urisë në botë, te shpëtimi i specieve në zhdukje dhe rindërtimi i zonave të shkatërruara nga lufta.

    Billie argumenton se Musk, që është në rrugë për t’u bërë trilioner, e ende zgjedh ta “grumbullojë” pasurinë e tij në vend që ta përdorë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

    Kjo kritikë vjen pak javë pas fjalimit të Eilish në “WSJ Magazine Innovator Awards”, ku ajo i bëri thirrje miliarderëve: “Nëse jeni miliarderë, pse jeni miliarderë? Jepni paratë tuaja te të tjerët, te ata në nevojë.”

  • Ray J dhe Kim Kardashian me probleme ligjore, shkak video e tyre erotike

    Ray J dhe Kim Kardashian me probleme ligjore, shkak video e tyre erotike

    Ylli i R&B-së Ray J  ka hedhur bombën ligjore ndaj Kim Kardashian dhe Kris Jenner, duke paditur nën pretendimin se ato shkelën marrëveshjen që kishin në lidhje me “sex tape”-in e tyre famëkeq.

    Ai pretendon që në një kontratë të vitit 2023 ishte rënë dakord mos të flitej publikisht më për ato video, por sipas tij, Kardashian dhe Jenner vazhduan t’i përmendin,  veçanërisht në episodet e “The Kardashians”.

    Në dokumentat ligjorë, Ray J pohon se Kris Jenner ishte pikërisht ajo që organizoi publikimin e videos përmes Vivid Entertainment, akuzë që Kardashianët e kanë mohuar. Ai kërkon të paktën 1 milion dollarë dëmshpërblim dhe një heqje të padisë.

    Në anën tjetër, Kim dhe Kris kanë paditur Ray J për shpifje, duke i cilësuar deklaratat e tij si të pavërteta dhe tendencioze. Sipas tyre, nuk ka asnjë hetim federal ndaj familjes Kardashian-Jenner dhe akuzat e Ray J janë vetëm pjesë e një “fushate qëllimshme për njollosje” të emrit të tyre.

    Ray J ka bërë edhe akuza spektakolare në “livestream”, ai premtoi një padi sipas ligjit “RICO”, duke thënë se akuzat “do të jenë më të mëdha se ato kundër Diddy-t”. Kim dhe Kris thonë se deklaratat e tij janë “të pabaza” dhe po përdoren vetëm për vëmendje publike.

    Kjo përplasje ligjore ngre pyetje më të thella si: A është kjo me të vërtetë situat kaq e rënduar apo thjesht një lojë e njohur mediatike mes figurave shumë publike? Konflikti pritet të jetë me pasoja, për reputacionin, financat dhe imazhin e që të treve.

  • ShBA-të shpenzuan 2.6 milionë dollarë nga taksapaguesit për memorialin e Charlie Kirk

    ShBA-të shpenzuan 2.6 milionë dollarë nga taksapaguesit për memorialin e Charlie Kirk

    Memoriali madhështor i Charlie Kirk në “State Farm Stadium” në Glendale, Arizona, u shënua jo vetëm nga mijëra mbështetës, por edhe nga një operacion sigurie me kosto astronomike rreth $2.6 milionë, të cilat u morën nga taksapaguesit amerikanë.

    Sipas dokumenteve, Shërbimi Sekret i SHBA-së ka paguar kompaninë private ARCUS Group, LLC për të ruajtur perimetrin gjatë ceremonisë së 21 shtatorit. DHS e etiketoi memorialin si “ngjarje me nivel të lartë”, po aq serioze sa një “Superbowl” dhe mobilizoi deri në 800 agjentë të FBI-së, policisë federale dhe ekipeve lokale.

    Në sheshin e ngjarjes ishin emra të profilit të lartë: Donald Trump, J.D. Vance dhe Elon Musk, ndër të tjerë.  Kjo pjesëmarrje masive, megjithatë, solli radhë të gjata  dhe organizatorët u detyruan t’i drejtojnë disa pjesëmarrës te “Desert Diamond Arena” për shkak të pjesëmarrjes së jashtëzakonshme.

    Akoma më shqetësuese ishte një njeri i armatosur, që pretendonte të ishte agjent policie, e i cili u ndalua jashtë stadiumit para ceremonisë.

    Kjo shifër prej $2.6 milionësh, e paguar për siguri perimetrike, ngre pyetje serioze rreth përdorimit të fondeve publike, a është e drejtë që taksapaguesit të financojnë me bujë një event kaq polarizues politik? Dhe sa është realisht çmimi i sigurisë kur vjen puna te figura publike dhe ngjarje me ndikim nacional?

  • Antonio Brown lirohet nga burgu vetëm një ditë pasi u arrestua në Miami

    Antonio Brown lirohet nga burgu vetëm një ditë pasi u arrestua në Miami

    Ish‑ylli i NFL-it, Antonio Brown, u la i lirë nga burgu i Miami‑t pasi pagoi garancinë prej 25 000 dollarëve. Ai është akuzuar për tentim vrasje të shkallës së dytë dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke u deklaruar i pafajshëm. 

    Në pamjet që kanë dalë në publik, Brown del nga qelia në Qendrën e Korrigjimit „Turner Guilford Knight“, shoqëruar nga avokati i tij, me një çantë me sende personale. Më pas ai ndalon tek një kamion ushqimi për të blerë diçka para se të hipë në makinën e avokatit dhe të largohet.

    Ngjarja e cila e ka futur në burg fillimisht ka ndodhur më 16 maj në Miami, pas një ndeshjeje boksi për VIP-at. Brown akuzohet se ka qëlluar me armë një person pas një sherri fizik, ndërsa një plumb thuhet se ka prekur qafën e viktimës.

    Gjyqtarja Mindy Glazer caktoi garancinë dhe vendosi kushte të rreptadhe ato janë:  Brown duhet të mbajë monitorin GPS në kyçin e këmbës, pasaporta është dorëzuar dhe burg shtëpiak në shtëpinë e tij në Countyn Broward, Florida, po ashtu i ndalohet çdo kontakt me të akuzuarin e përfshirë në ngjarje.

    Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 15 vjet burg dhe gjobë deri në 10 000 dollarë.

    https://www.tmz.com/watch/antonio-brown-prison-release-11-13-2025/?adid=share-tw

     

  • 10 këngët më të ndëgjuara në festat e fundvitit

    10 këngët më të ndëgjuara në festat e fundvitit

    Me ardhjen e sezonit festiv, disa melodi në të gjithë botën tregojnë menjëherë se është koha për festë. Të dhënat e transmetimeve dhe klasikët që kanë qëndruar për dekada tregojnë se cilat këngë dominojnë listat e dëgjimit global.

    Në krye qëndron “All I Want for Christmas Is You” nga Mariah Carey. kënga e parë festive që ka tejkaluar 2 miliardë transmetime. Afër në renditje janë klasiket si “Last Christmas” dhe “Rockin’ Around the Christmas Tree” si dhe kompozime të reja si “Santa Tell Me” nga Ariana Grande.

    Por nuk janë vetëm këngët në anglisht, po ashtu janë edhe versionet si Feliz Navidad (José Feliciano) vazhdojnë të transmetohen në vendet hispanofolëse por edhe më gjerë. Ndërkohë, këngë si “O Holy Night” (origjinali në frëngjisht) ruajnë ndikimin global.

    Për këdo që përgatit një listë festive, këto këngë nuk janë thjesht sezonale janë universale. Sipas të dhënave të transmetimeve, të njëjtat pjesë muzikore rikthehen çdo vit, në kontinente e breza të ndryshëm.

    Më poshtë është e rënditur lista me 10 këngët më të famshme të festave të fundvitit:

    • All I Want for Christmas Is You – Mariah Carey

    • Last Christmas – Wham!

    • Santa Tell Me – Ariana Grande

    • It’s Beginning to Look a Lot Like Christmas – Michael Bublé

    • Rockin’ Around the Christmas Tree – Brenda Lee

    • Jingle Bell Rock – Bobby Helms

    • It’s the Most Wonderful Time of the Year – Andy Williams

    • Mistletoe – Justin Bieber

    • Snowman – Sia

    • Do They Know It’s Christmas? – Band Aid

  • Lëndohet Will Ferrell, ndalon xhirimet e serialit të shumëpritur në Netflix

    Lëndohet Will Ferrell, ndalon xhirimet e serialit të shumëpritur në Netflix

    Komiku dhe aktori Will Ferrell, po merr një pauzë të përkohshme nga xhirimet e serialit të tij komik për golf në Netflix për shkak të një lëndimi të vogël jashtë setit. Burime nga prodhimi thonë se lëndimi, ndonëse jo serioz, e bëri të pamundur që ai të xhirojë skena sipas kalendarit të planifikuar.

    Seriali me 10 episoda, ende pa titull zyrtar, do të shfaqë Ferrell-in si “Lonnie ‘The Hawk’ Hawkins”, një legjendë fiktive e golfit me një personalitet të madh, që qëndron në qendër të komedisë. Xhirimet ishin duke u zhvilluar pranë Los Angeles-it kur ekipa e prodhimit vendosi të riorganizohet derisa Ferrell të rikuperohet.

    Megjithë ndërprerjen brenda produksionit shprehin se lëndimi është i vogël dhe pritet rikthim tejet i shpejtë. Pauza e përkohshme duket se nuk do të vonojë ndjeshëm afatin përfundimtar të serialit.

  • Lidhja e Trump-it dhe Epstein-it sipas autorit “bestseller”, Michael Wolff

    Lidhja e Trump-it dhe Epstein-it sipas autorit “bestseller”, Michael Wolff

    Autori i librave “bestseller” Michael Wolff, ka hedhur aludime tronditëse për marrëdhënien mes Donald Trump dhe Jeffrey Epstein. Sipas Wolff-it, miqësia mes atyre dyve zgjati dekada, nga fundi i viteve ’80 dhe në ’90-a dhe sipas tij kjo miqësi ishte e ndërtuar mbi një obsesion të përbashkët: modelet, paratë  dhe dominancë sociale.

    Wolff përshkruan një erë kur modelet nuk ishin thjesht aksesorë për njerëzit e famshëm, por valuta sociale dhe seksualiteti i kohës:

    “Modelet ishin valuta seksuale e asaj kohe.” – Shtoi Wolff, po ashtu ai pretendon se Epstein dhe Trump madje bënë garë se cili do ta “fitonte” çmimin, e çmimi ishte se cili do të flinte i pari me Princeshën Diana, një pretendim i pa-verifikuar, por që ilustron kulturën ekstreme konkurruese që Wolff përshkruan.

    Wolff gjithashtu thotë se Epstein i tregoi atij foto të Trump me vajza të reja e të mitura, disa pa rroba, disa ulur në çadrën e Trump në rezidencën e Epstein në Palm Beach, një skenë që sipas Wolff-it nxjerr në pah dimensionin e marrëdhënies së tyre.

    Në krahun tjetër: kampi i Trump e mohon me forcë punën e Wolff-it, duke e cilësuar atë si fabrikim apo sulm politik. Ndërkohë, Wolff ka paraqitur padi kundër Melania Trump, akuzuar për kërcënim me padi prej më shumë se 1 miliard $ për deklaratat e tij që lidhen me rrjetin Epstein.

    E rëndësia e krejt kësaj është vënja në qendër të vëmendjes lidhjen e presidentit amerikan me Epstein, në një kohë kur ky i fundit është temë shumë e përfolur. Po ashtu vë theksin te ritualet elitare sociale që ata kanë dhe keqpërdorimi që u bëhet njerëzve të tjerë nga këta persona pushtetarë

    E padia ligjore nga Wolff sinjalizon se ky nuk është vetëm skandal tabloidi, kjo mund të çojë në zbardhje ligjore.

    Edhe nëse asnjë detaj i Wolff-it nuk rezulton i provuar, versioni i tij ndryshon krejt narrativën. Nuk është thjesht që Trump dhe Epstein njiheshin, por se si ata njiheshin dhe pse lidhja e tyre u formua dhe çfarë nënkuptonte ajo. Pyetja tani është jo vetëm nëse ka tym, por sa flakë në të vërtetë ka pasur.

  • Vritet nga policia e Tekasasit, influenceri dhe kuzhinieri i njohur amerikan

    Vritet nga policia e Tekasasit, influenceri dhe kuzhinieri i njohur amerikan

    Influenceri i njohur i ushqimit, i njohur në rrjetet sociale me emrin “FoodWithBearHands”, është vrarë nga një zëvendës-sherif në qarkun “Medina County”, Teksas, më 8 nëntor 2025. 

    Sipas autoriteteve, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje emergjence për një person që po nuk po sillej normalisht, e me thikë në dorë, pranë festës së përvjetorit të martesës së tij. Duarte thuhet se bërtiste “Do të ju vras!” dhe i afrohej me thikë zëvendës-sherifit, pavarësisht urdhrave për t’u shtrirë. Oficeri hapi zjarr dhe qëlloi dy herë. Duarte u transportua në spitalin e universitetit në San Antonio ku edhe ndërroi jetë.

    Ai kishte ndjekës të shumtë, mbi 2 milionë në Instagram, TikTok, Facebook dhe YouTube ku publikonte receta, video duke bërë “barbeque” dhe përmbajtje rreth gatimit.

    Agjencia e tij e menaxhimit, “Alooma Media Group”, e përshkroi atë si “bashkëshort i përkushtuar, baba i dashur dhe një njeri me pasion të jashtëzakonshëm.”

    A është kjo një përdorim i panevojshëm i forcës së ushtruar nga policia apo jo, hetimet në lidhje me këtë situatë janë ende në zhvillim nga ndërmarrja përkatëse…