ATV

Author: L.P

  • Beyonce dhe Jay-Z marrin vëmendjen prej formulave në “Grand Prix”

    Beyonce dhe Jay-Z marrin vëmendjen prej formulave në “Grand Prix”

    Beyoncé dhe Jay-Z i ndërprenë për pak minutat e tyre miliardëshe këtë fundjavë për t’i bërë një vizitë të rrallë e përmalluese Garës së F1 Grand Prix, duke u shfaqur në tribunë me qetësinë e njerëzve që duken sikur jo vetëm e zotërojnë skenën, por ndoshta edhe vetë sportin.

    Ndërsa motorët ulërisnin dhe skuadrat vraponin si të ishin në ankth kronik, çifti mbretëror i muzikës lëvizte nëpër kaos me energjinë e dikujt që e di se prezenca e tyre krijon më shumë zhurmë sesa një xhiro “pole-position”. Pa njoftime bombastike, pa albume të reja, vetëm një rikujtim i qetë se nganjëherë edhe në një Grand Prix, spektakli më i madh nuk zhvillohet në pistë.

    Dhe nëse dikush kishte dyshime se kush merrte më shumë vëmendje, formulat që fluturonin me 300 km/h apo çifti Carter, përgjigjja ishte e qartë, turmat kthenin kokën më shpejt se pilotët në kthesën e parë. Në fund, gara vazhdoi si zakonisht, por momenti “Bey & Jay” mbeti ai që ndezi rrjetet, provë se në botën e shpejtësisë ekstreme, këta të dy ende e dinë si të fitojnë pa konkurrencë.

  • Ariana Grande me COVID19, vëllau i saj jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore

    Ariana Grande me COVID19, vëllau i saj jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore

    Frankie Grande u dha fansave një përditësim inkurajues se motra e tij Ariana Grande “po shërohet mirë” pasi rezultoi pozitive me COVID.

    Duke folur në eventin “2025 Out100 Celebration”, ai tha: “Si vëllai i saj, po i dërgoj gjithë dashurinë dhe energjinë shëruese në botë… Të gjithë e kemi kaluar COVID-in në këtë pikë. E dimë që ajo do të jetë mirë.”

    Ariana e zbuloi diagnozën në Instagram, duke ndarë një foto nga paraqitja e saj në The Tonight Show me mbishkrimin “momente para Covid”.

    Frankie gjithashtu e lavdëroi performancën e saj në “Wicked: For Good”, duke e quajtur “spektakolare” dhe duke i nxitur njerëzit ta shohin filmin.

  • 10 grabitjet më spektakolare të të gjitha kohërave

    10 grabitjet më spektakolare të të gjitha kohërave

    Nga grabitjet e muzeve të planifikuara me mjeshtëri e deri tek vjedhjet bankare që u kryen pa asnjë të shtënë, bota ka parë operacione aq të guximshme sa ende habisin hetuesit edhe sot. Këtu janë 10 prej tyre që kanë hyrë në histori për kreativitetin, rrezikun dhe misterin që lanë pas:

    1. “The Great Train Robbery” (1963) – Një bandë britanike rrëmbeu mbi 2.6 milion paund nga një tren postar, pa përdorur asnjë armë.

    2. “Isabella Stewart Gardner Museum Heist” (1990) – Dy “policë” morën 13 vepra arti me vlerë mbi 500 milion dollarë, të cilat janë ende të zhdukura sot e kësaj dite.

    3. “Banco Central Burglary”, Brazil (2005) – 70 metra tunel, muaj planifikimi dhe 70 milion dollarë të zhdukur brenda natës.     
    4. “Lufthansa Heist” (1978) – Mafia e Nju Jorkut grabit 6 milion dollarë nga aeroporti JFK, një histori që u bë legjendë.    

    5. “Antwerp Diamond Heist” (2003) – Vjedhja “perfekte” ku u zhdukën diamante me vlerë 100 milion dollarë nga një prej qendrave më të sigurta në botë.

    6. “Brink’s-Mat Robbery” (1983) – Një grabitje që nisi me një plan të keq… por përfundoi me 26 milion paund në ar.

    7. “Bellagio Casino Chip Heist” (2010) – Një grabitës me motor u fut në kazino dhe mori miliona në çipa pokeri

    8. “Knickerbocker Bank Heist” (1831) – Një nga vjedhjet e para të mëdha bankare në SHBA, e realizuar me mjeshtëri mekanike..

    9. “Hatton Garden Job” (2015) – Një ekip “gjyshërish gangsterë” thyen kasafortat e Londrës në një plan që dukej si film.

    10. “Northern Bank Robbery” (2004) – Një operacion kirurgjik në Belfast që përfundoi me 26.5 milion funta të zhdukura.

    Këto grabitje mbeten prova se në botën e krimit, realiteti shpesh është më dramatik se çdo skenar filmi.

  • Aktori Kevin Spacey dikur i akuzuar për sulm seksual, ka mbetur i pa shtëpi

    Aktori Kevin Spacey dikur i akuzuar për sulm seksual, ka mbetur i pa shtëpi

    Aktori i njohur, tashmë famëkeq Kevin Spacey, ka bërë një rrëfim tronditës në intervistën e fundit, sipas tij ai është pa strehë dhe po bën një jetë “nomade” midis hoteleve dhe AirbnB-ve.

    Ai tregon se humbja e shtëpisë së tij në Baltimore erdhi për shkak të shpenzimeve gjyqësore që janë bërë “astronomike” gjatë viteve të fundit. Spacey pohon se megjithëse është liruar nga akuzat për sulm seksual, rrënojat financiare kanë vënë një pengesë serioze në karrierën e tij.

    Aktori shprehet se ka ende shpresë për t’u rikthyer në industrinë filmike, sipas tij mjafton që një regjisori i madh si Martin Scorsese ose Quentin Tarantino ta telefonojë menaxherin e tij, dhe karriera mund t’i rilindë.

  • Lista e plotë e fituesëve në garën e muzikës “country” CMA Awards 2025

    Lista e plotë e fituesëve në garën e muzikës “country” CMA Awards 2025

    Në mbrëmjen e 19 nëntorit në Bridgestone Arena të Nashville, u mbajt edicion i 59-të i “CMA Awards” ku u shpallën fituesit e mëdhenj të muzikës country, me disa surpriza dhe momente historike. 
    • Entertainer i Vitit: Lainey Wilson, e cila jo vetëm që udhëhoqi ceremoninë, por fitoi çmimin kryesor si ylli më i shquar i natës.

    • Albumi i Vitit: “Whirlwind” nga Lainey Wilson mori këtë çmim dhe jo vetëm..

    • Vokaliste Femër e Vitit: Edhe këtë kategori e fitoi Lainey Wilson dhe kjo është hera e katërt që ajo fiton këtë kategori.

    • Vokalisti Mashkull i Vitit: Cody Johnson, i cili i solli vetes këtë trofe për herë të parë.

    • Grupi Vokal i Vitit: “The Red Clay Strays”, duke ndërprerë dominimin e “Old Dominion”-it në këtë kategori.

    • Duo Vokale e Vitit: “Brooks & Dunn” rikthehen në skenë me fitore të 16-të në këtë kategori.

    • Single i Vitit: “You Look Like You Love Me” nga Ella Langley & Riley Green mori çmimin për performancën më të mirë single.

    • Kënga e Vitit: Po e njëjta këngë  “You Look Like You Love Me”, fitoi edhe për tekstin dhe kompozimin e saj.

    • Artist i Ri i Vitit: Zach Top, i cili emocionoi me fjalimin e pranimit.

    • Ngjarja Muzikore e Vitit: “Pour Me a Drink” i Post Malone me Blake Shelton, u shpall si bashkëpunimi më i suksesshëm i vitit.

    • Muzikanti i Vitit: Paul Franklin fitoi trofeun për muzikantin më të dalluar (Steel Guitar).

    • Videoja Muzikore e Vitit: “You Look Like You Love Me” e Ella Langley & Riley Green morën këtë çmim, duke vlerësuar regjinë e videoklipit.

    • Çmimi i Jetës (Willie Nelson Lifetime Achievement): Mjeshtri Vince Gill u nderua për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikën country.

    Nata u shënua nga performanca energjike e Wilson, bashkë me interpretimet e Luke Combs, Chris Stapleton dhe artistëve të rinj si Zach Top.

    Në përgjithësi, CMA Awards 2025 reflektuan një balancë mes yjeve klasike dhe rinisë në rritje, duke treguar se muzika country ka ende shumë histori për të treguar.

  • Piktura e Gustav Klimt kap çmimin prej 236 milionë dollarësh

    Piktura e Gustav Klimt kap çmimin prej 236 milionë dollarësh

    Bota e artit u trazua këtë javë nga një shitje historike: një pikturë e rrallë e Gustav Klimt, mjeshtrit të modernizmit austriak, u shit për 236 milionë dollarë, duke hyrë direkt në listën e veprave më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.

    Klimti njohur për stilin e tij të pasur dekorativ, përdorimin e arit dhe portretet ikonike që ndërthurin simbolizmin me sensualitetin, ka qenë prej kohësh ndër artistët më të vlerësuar në tregun botëror të artit. Rrallësia e veprave të tij në qarkullim ka bërë që çdo paraqitje në ankand të ndezë menjëherë interes të jashtëzakonshëm nga koleksionistët elitarë. Këtë herë, gara për blerjen e pikturës shpërtheu që në sekondat e para, duke çuar çmimin shumë përtej parashikimeve.

    Ekspertët thonë se rezultati reflekton jo vetëm ndikimin e pa shuar të Klimt në historinë e artit, por edhe oreksin gjithnjë e më të madh të koleksionuesëve për vepra të kësaj cilësie. Për tregun ndërkombëtar, kjo shitje shënon një tjetër kulm në një vit të tejmbushur me rekorde.

    Ndërsa identiteti i blerësit mbetet i fshehtë, një gjë është e sigurt, kjo vepër prej 236 milionë dollarësh ka forcuar edhe më shumë pozicionin e Gustav Klimt si një nga mjeshtrit më të çmuar të shekullit XX dhe e ka futur pikturën në historinë e artit bashkëkohor.

  • ‘Dancing With the Stars’ befason publikun me eliminim të papritur para finales

    ‘Dancing With the Stars’ befason publikun me eliminim të papritur para finales

    “Dancing With the Stars” tronditi shikuesit këtë javë me një eliminim surprizë që askush nuk e priste. Pas javësh me pikë të larta, vlerësime të vazhdueshme nga juria dhe një bazë të fortë fansash, i preferuari i sezonit u dërgua në shtëpi, vetëm një hap larg finales.

    Salla e vallëzimit mbeti e heshtur sapo u bënë publike rezultatet, ndërsa u dëgjuan ofshama nga publiku dhe konkurrentët e tjerë. Edhe vetë juria u duk e habitur, duke theksuar se i eliminuari kishte dhënë disa nga performancat më mbresëlënëse të sezonit.

    Fansat reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke e quajtur eliminimin “zhgënjimin më të madh të sezonit”. Me vetëm pak garues të mbetur, ky zhvillim i papritur ka ngritur tensionet drejt një finaleje të paparashikueshme, duke treguar edhe një herë se në skenën e DWTS çdo gjë mund të ndodhë.

  • Vajza vetëm 11 vjeçare e Kim Kardashian, modelon për “SKIMS”

    Vajza vetëm 11 vjeçare e Kim Kardashian, modelon për “SKIMS”

    North West po rikthehet në qendër të vëmendjes, kësaj here përmes markës miliardëshe të së ëmës. Vajza 11-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West ka bërë rikthimin e saj në botën e modelimit pas një pauze pesëvjeçare, duke u shfaqur në një fushatë të re të SKIMS që u publikua këtë javë.

    Fushata vë në pah vetëbesimin e rritur dhe stilin në zhvillim të North-it, me yllin e ri që pozon me veshje komode dhe shfaqet krah anëtarëve të tjerë të familjes Kardashian-Jenner. Paraqitja e saj shënon një moment ku gjithçka sillet rreth SKIMS, markë e cila është bërë e njohur për përfshirjen e yjeve të afirmuar dhe talenteve të gjeneratës së re.

    Fansat reaguan menjëherë në rrjete sociale me vlerësime, duke vënë në dukje prezencën natyrale para kamerës dhe energjinë lozonjare që sjell në set. Për SKIMS, është një tjetër moment që gjeneron tituj lajmesh, duke treguar se edhe pas viteve larg, North West vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

  • Lojtari i New York Jets, Kris Boyd, i shtruar në spital sas të shënave në Midtown

    Lojtari i New York Jets, Kris Boyd, i shtruar në spital sas të shënave në Midtown

    Cornerback-u i “New York Jets”, Kris Boyd, u plagos rëndë dhe u shtrua në spital të dielën herët në mëngjes pas një të shtëne me armë zjarri në Midtown Manhattan, sipas disa raportimeve.

    NYPD njoftoi se incidenti ndodhi pak pas orës 2 të mëngjesit në West 38th Street pranë 7th Avenue, jashtë restorantit “Sei Less”. Boyd u qëllua në abdomen dhe u transportua menjëherë në Bellevue Hospital, ku ndodhet në gjendje “kritike, por stabile.”

    Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.

    “Jets” publikuan një deklaratë të shkurtër: “Jemi në dijeni të situatës që përfshin Kris Boyd dhe për momentin nuk kemi komente të tjera.”

    Boyd, 29 vjeç, nënshkroi me Jets në mars 2025. Ai ende nuk ka luajtur këtë sezon pasi u vendos në listën e të dëmtuarve në gusht për shkak të një dëmtimi në shpatull.

  • Nëna e 6ix9ine u mbajt peng gjatë një sulmi të armatosur në Florida

    Nëna e 6ix9ine u mbajt peng gjatë një sulmi të armatosur në Florida

    Tekashi 6ix9ine thotë se shtëpia e tij në Florida u sulmua nga katër persona të armatosur të dielën mbrëma në një incident të frikshëm ku sipas tij, nëna e tij 60-vjeçare u mbajt kundër vullnetit të saj ndërsa agresorët kërkonin para dhe çelësat e makinës.

    Reperi nuk ndodhej në shtëpi në atë moment, ai ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë me influencerin, Jack Doherty kur ndodhi gjithë ngjarja.

    Sipas Zyrës së Sherifit të Palm Beach, oficerët u thirrën për një grabitje në progres dhe gjetën disa persona brenda rezidencës të cilët raportuan se katër burra me maska dhe të armatosur me pistoleta kishin hyrë me forcë. Autoritetet thonë se nëna e Tekashi-t u mbajt fizikisht jashtë ndërsa të dyshuarit bastisnin shtëpinë.

    Njësia K-9 kontrolloi pronën, por nuk gjeti asnjë nga sulmuesit, të cilët dyshohet se u larguan me një automjet para se të arrijë policia. Zyra e sherifit konfirmoi se agresorët kërkuan para dhe çelësa makinash, por ende nuk ka arrestime.

    Incidenti i frikshëm vjen në një periudhë të trazuar për 6ix9ine, pasi Doherty, me të cilin ai ishte në livestream gjatë sulmit, u arrestua një ditë më parë për akuza lidhur me drogën.