Gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë është duke vazhduar.
Megjithatë, fjalët e gjata, duket se e kanë ‘molisur’ njërin prej gjyqtarëve.
Fjala është për Kristof Barthe, i cili është parë teksa ‘kotet’ pak.


Gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë është duke vazhduar.
Megjithatë, fjalët e gjata, duket se e kanë ‘molisur’ njërin prej gjyqtarëve.
Fjala është për Kristof Barthe, i cili është parë teksa ‘kotet’ pak.


Reperi MC Kresha ka qenë i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur për raportet me kolegët e industrisë së muzikës. Gjatë bisedës, ai është ndalur te marrëdhënia me reperin Don Xhoni, duke zbuluar prapaskenat e një bashkëpunimi të mundshëm që nuk u realizua.
Kresha tregoi se Don Xhoni i ishte ofruar me shumë respekt dhe me një ofertë të hapur. “Erdhi te ne dhe na tha qitne kontratën, nënshkruaj çfarë të doni’,” u shpreh ai. Megjithatë, Kresha shpjegoi se përgjigjja e tij ishte miqësore, duke i uruar sukses për rrugëtimin që reperi i ri kishte krijuar vetë.
Ai theksoi se një këngë mes tyre do të kishte lindur vetëm nëse do të kishin kaluar kohë bashkë në studio. “Po të kishte ardh në studio veç me pi një kafe gjatë kohës që bënim albumin, do ta kishim bërë një këngë,” tha Kresha, duke shtuar se bashkëpunimet i bëjnë vetëm kur i ndjejnë.

Dita e Shën Valentinit është shumë afër, dhe nëse ende nuk keni vendosur se çfarë t’i dhuroni gruas së rëndësishme në jetën tuaj qoftë një partnere afatgjatë, një dashuri e re, një mikeshë (apo edhe një shenjë e vogël vlerësimi për veten tuaj), nuk ka arsye për panik.
Indexhr ka zgjedhur disa dhurata të menduara mirë, me theks në ato që ndihen personale, të sofistikuara dhe kanë kuptim përtej 14 shkurtit, transmeton Indeksonline.
Nga detajet që do të ruhen për vite me radhë deri te kënaqësitë e vogla që sjellin gëzim ditë pas dite, kjo përzgjedhje është krijuar për ta bërë dhënien e dhuratave të menduar mirë dhe personale, me një dozë romance që ndihet e sinqertë dhe natyrale.
Të brendshme
Të brendshmet kanë qenë një dhuratë klasike për Ditën e Shën Valentinit për vite me radhë – një dhuratë që është njëkohësisht intime dhe e bukur, dhe kur zgjidhet mirë, zgjat shumë më tepër se data e caktuar. Mund të zgjidhni një komplet dantelle të kuqe si një referencë e qartë për romancën, ose të luani me siguri me një opsion klasik të zi që funksionon për shumë raste.
Bizhuteri
Bizhuteritë shpesh zgjidhen kur doni të dhuroni diçka me cilësi të lartë dhe që zgjat – një dhuratë me simbolikë që nuk mbetet e lidhur me një rast, por mbahet për vite me radhë dhe fiton vlerë shtesë me kalimin e kohës.
Parfum ose makijazh
Parfumet dhe grimi janë një zgjedhje e mirë kur doni të lini një përshtypje personale – aroma që shoqërohen me kujtime dhe produkte bukurie që bëhen lehtësisht pjesë e rutinës suaj të përditshme.
Lule dhe diçka e ëmbël
Lulet dhe çokollata (ose diçka tjetër e ëmbël) janë ende ndër dhuratat më të zakonshme – një buqetë që të gëzon në moment dhe çokollatë që shijohet ngadalë ose ndahet, si një shenjë e thjeshtë, por gjithmonë e ëmbël vëmendjeje.
Pizhame ose rroba banje
Pizhamat dhe rrobat e pushimit po bëhen gjithnjë e më popullore për dhuratat sepse kombinojnë rehatinë dhe estetikën – copa që vishen në shtëpi, por me dizajn të mirë, janë po aq të bukura sa janë edhe praktike. Është një dhuratë që flet për vëmendjen ndaj ritualeve të vogla dhe momenteve të relaksimit, dhe shpesh qëndron në rotacionin e përditshëm shumë më gjatë se sa pritej.
Çantë
Një çantë është një dhuratë që kombinon estetikën dhe praktikën – një copë që përdoret çdo ditë, përshtatet lehtësisht në stile të ndryshme dhe, kur zgjidhet modeli i duhur, shpejt bëhet një dhuratë e preferuar pa të cilën nuk mund të dilni nga shtëpia.
Pjesë shtëpie
Pjesët e veshjes për shtëpinë shpesh janë të thjeshta, por një zgjedhje shumë e bukur – mund të zgjidhni midis detajeve nga koleksionet aktuale të Ditës së Shën Valentinit që i japin hapësirës një dozë delikate romance ose pjesëve të përjetshme që përshtaten lehtësisht dhe qëndrojnë në përdorim për vite me radhë.
Aksesorë mode
Aksesorët e modës janë një opsion i sigurt kur doni të jepni diçka të menduar mirë, por jo të dukshme – detaje të vogla që e plotësojnë stilin dhe tregojnë se zgjedhja është menduar mirë.
18+ dhurata
Për ata që pëlqejnë të dalin jashtë kornizave, ka edhe dhurata për mbi 18 vjeç – nga vibratorët te lojërat për çifte, të cilat shtojnë një dozë argëtimi, afërsie dhe relaksi dhe mund t’i japin një aromë delikate mbrëmjes së Shën Valentinit.

Nëse doni të fitoni pikë shtesë, një zgjedhje e mirë mund të jenë veshjet që janë bërë virale dhe që vështirë se gjenden në magazinë – si xhinset në formë zemre të Zara-s nga koleksioni i ri , të cilat u shitën të gjitha në dyqanin online kroat. Një dhuratë e tillë tregon qartë se keni qenë në hap me trendet dhe se është bërë përpjekje shtesë në përzgjedhje.


Diskutimet në Gjermani për marrëdhënien e miliarderit 70-vjeçar dhe ish-drejtorit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, me modelen 27-vjeçare dhe vajzën e kryeministrit të Bavarisë, Gloria-Sophie Burkhardt, vijojnë të tërheqin vëmendje mediatike.
Sipas një raporti të ri të gazetës Bild, dyshja ka kaluar kohë së bashku në udhëtime nga SHBA drejt Indisë dhe Evropës, madje thuhet se për javë të tëra kanë lëvizur pothuajse çdo ditë bashkë.
Sipas të njëjtit burim, paraqitja e tyre e radhës publike pritet në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, që zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe mbledh zyrtarë të lartë nga e gjithë bota. Vëmendja ndaj tyre nisi për herë të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku u fotografuan krah për krah.
Burkhardt e ndan kohën mes Nju Jorkut, Los Anxhelosit dhe Gjermanisë. Ajo ka studiuar administrim biznesi dhe ekonomi dhe ka përfunduar një master në administrim biznesi. Në karrierën e saj si modele është shfaqur edhe në Vogue Turkey, ndërsa në një artikull të vitit 2022 për Teen Vogue deklaroi se kishte përjetuar ngacmime dhe abuzime seksuale në jetën personale dhe profesionale, përfshirë një incident kur ishte praktikante 18-vjeçare.
Schmidt, i cili u largua nga posti i CEO-s së Google në vitin 2011, është i martuar me Wendy Schmidt prej më shumë se katër dekadash dhe pasuria e tij vlerësohet rreth 54.6 miliardë dollarë. Ai e ka përshkruar më parë martesën e tij si “të hapur” dhe ka qenë i përfshirë në marrëdhënie të tjera jashtëmartesore, përfshirë një lidhje afatgjatë me biznesmenen Michelle Ritter, e cila më pas ngriti padi ndaj tij duke pretenduar sjellje të pahijshme dhe parregullsi financiare.


Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin të ri në krye të Qeverisë.
Përmes një postimi në ‘X’, Plenkoviq shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se Kroacia mbetet një përkrahës i fuqishëm i integrimit evropian të Kosovës.
“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe punën e përbashkët për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, thuhet në mesazhin e Plenkoviq.

Ministri i Financave, Hekura Murati ka shpjeguar se paga e 13-të, të cilën edhe e kishin premtuar do ta marrin punëtorët e sektorit publik të cilët kanë marrë 12 paga, ndërsa ata që sapo kanë filluar do të mund të përfitojnë nga kjo vetëm pasi të arrijnë tek paga e 12-të.
“Kjo parashihet që paga e 13-të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga. Me fjalë të tjera, nëse dikush ka filluar rishtazi do ta marrë pagën e 1-të në vitin e ardhshëm. Kështu që kjo është e paraparë që paga e 13-të paguhet për punëtorët që marrin pagë nga buxheti i shtetit, por që kanë punuar së paku 12 muaj, para se të paguhet paga e 13-të”, tha ai.
Murati ka shpjeguar edhe çështjen e paraqitjes së pensionistëve që detyroheshin të paraqiteshin çdo gjashtë muaj.
“Në fakt po besoj që sqarimet e nevojshme janë dhënë, edhe ndryshimet e nevojshme ligjore janë bërë. Ministria e Financave dhe Transfereve ka dhënë sqarimin, vendimi i Gjykatës Supreme çfarë ka paraparë është lirimi nga paraqitja, apo anulimin e udhëzimit të nenit specifik në udhëzimin administrativ i cili kërkonte që edhe pensionmarrësit kontributiv të paraqiteshin gjë që nuk ishte në ligj. Paraqitja e kategorive të tjera siç është pensionistët bazik, është e paraparë në ligj, ajo nuk është shfuqizuar. Ajo çka Gjykata Supreme ka shfuqizuar ka qenë nen në udhëzimin administrativ që parasheh paraqitjen çdo 6 muaj të pensionistëve kontirbutiv”, shpjegoi ai./EO/

Ditën e djeshme u konstitua Kuvendi dhe u formua qveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti.
Ndryshe nga hera e kaluar, Qeverisë ‘Kurti 3’ ju shtuan edhe katër ministri nga 16 sa ishin më herët duke e quar numrin në total 20.
Janë shtuar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Ministria e Administratës Publike dhe e Digjitalizimit. Gjithashtu, Ministria e Sportit dhe Rinisë është ndarë nga ajo e Kulturës, ndërsa janë ndarë edhe Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Tregtisë dhe Transportit.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani.
Ramadani tha se rritja e Qeverisë është barrë e rëndë buxhetore për Kosovën.
Ai tha se ‘Kosova nuk ka luks për Qeveri të luksit’ dhe s’e duhej të ndodhte e kundërta.
“Barrë e rëndë buxhetore për Kosovën është rritja e Qeverisë. Më shumë Ministra, zëvendësministra, këshilltarë, asistentë, shofera, dreka e darka, mëditje dhe shpenzime tjera.Kosova nuk ka luks për Qeveri të luksit.E kundërta do të duhej të ndodhte. Një qeveri më e vogël dhe e konceptuar më mirë dhe të jetë më funksionale.” deklaroi Ramadani.
“Duket më shumë një turmë e Ministrive që do të marrin disa muaj vetëm për të qartësuar mandatin dhe kompetencat e tyre.Qytetarët e Kosovës vazhdimisht kanë qenë kundër luksit qeveritar, madje këtë e kanë shprehur në vazhdimësi përmes formave të ndryshme” tha Ramadani

Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se më 10 shkurt me 11 shkurt, ka mbajtur katër seanca dëgjimore referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së
sigurisë, dhe ka marrë vendime si në vijim:
Për dy raste të pranuara në punë, për nëntë 9 të pandehurit nga Komuna e Dragashit, është vendosur si në vijim:
Me datë 10 shkurt, ndaj tre të pandehurve L.A., B.B., dhe S:S:, secili veç e veç i dyshuar për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit është refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt.
Po ashtu me datë 10 shkurt, ndaj gjashtë të pandehurve A:K., M.R:, E.R:, A:Q:, A.T., dhe R.Sh., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 09.03.2026.
Për dy 2 raste të pranuara në punë, për nëntëmbëdhjetë të pandehurit nga Komuna e Suharekës, është vendosur si në vijim:
Me datë 11 shkurt 2026, janë pranuar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, për secilin veç e veç për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit.
Gjykata Themelore në Prizren, në Departamentin e Krimeve të Rënda dje me datë 11 shkurt 2026, janë mbajtur dy (2) seanca gjyqësore, të cilat kanë filluar nga ora 18:30, dhe kanë përfunduar në ora 22:00.
Gjyqtarët e procedurë paraprake kanë marrë vendimet si në vijim: Ndaj dhjetë (10) të pandehurve A.Z., B.Z:, B.V., E.M., F.K., G.R., Y.Z., L.F., M.H:, dhe B.D:,
është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt me datë 11 shkurt.
Ndaj nëntë (9) të pandehurve, H.S:, SH.K., H.G., G.K., F.G., J:D., F.V:, J.G:, B.K., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe, që ka përkrahjen e Beogradit zyrtar, ka thirrur për sot një takim të konsideruar urgjent me përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe përfaqësues të fushave të shëndetësisë dhe arsimit që financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën plan-programin e Beogradit, të cilin shteti i Kosovës e konsideron si sisteme paralele.
Takimi mbahet me fillim në ora 12:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Teknik dhe do të diskutohet mbi integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në institucionet e Kosovës.
Përveç kësaj, objekti i Fakultetit Teknik është kërkuar nga Ndermarrja Trepça që të paguajë qeranë ose ta lirojë objektin brenda një muaji, pasi prona i përket Trepçës.
Takimi pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dhjetë komunave serbe, të ftuar nga Lista Serbe, shkruan Tëvë1.

Zëvendëskryeministrja e dytë dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka nisur sot takimet me Frank Schwabe, Sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, deputet i Bundestagut nga radhët e SPD-së dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.
Gërvalla përmes një postimi në facebook është bërë e ditur se takimi me z. Schëabe ishte i pari, me mua si Ministre e Drejtësisë dhe pati në fokus bashkëpunimin konkret në fushën e drejtësisë, shkruan IndeksOnline.
“Në një mëngjes pune në Prishtinë, e prita Frank Schëabe, Sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, deputet i Bundestagut gjerman nga radhët e SPD-së dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar. Takimi me z. Schëabe ishte i pari, me mua si Ministre e Drejtësisë dhe pati në fokus bashkëpunimin konkret në fushën e drejtësisë”, ka shkruar Gërvalla.
Gërvalla ka shtuar se anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës është pasqyrim i këtij realiteti institucional ndërsa ka shtuar se angazhimi personal i z. Schëabe ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe në avancimin e stabilitetit në rajon.