ATV

Author: K.B.

  • Komuna e Prizrenit nis ndërtimin e 50 shtëpive për familjet me asistencë sociale

    Komuna e Prizrenit nis ndërtimin e 50 shtëpive për familjet me asistencë sociale

    Kryetari i Komunës së Prizrenit ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet që përfitojnë asistencë sociale, projekt ky që po realizohet në bashkëpunim me Shoqatën Jetimat e Ballkanit.

    Sipas njoftimit, nga gjithsej 50 shtëpitë e planifikuara, 35 do të ndërtohen në Lagjen e Trimave në Prizren, ndërsa 15 të tjera do të ndërtohen në pronat private të familjeve që janë raste sociale.

    Ky projekt synon përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë dhe forcimin e solidaritetit social, duke ofruar strehim të qëndrueshëm për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

  • Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

    Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

    Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues.

    Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.

    Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, ne përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

    “Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm.

    “Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi.

    “Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bi pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë.”

    Thaçi tha se i vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar ishte Sllobodan Millosheviqi.

    “Është e rëndë të dëgjojë ketë akuzë”, ka thënë ai.

    “Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, shtoi ai.

    Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Sobodan Millosheviqit.

  • Enver Hoxhaj nga Haga: E vërteta e luftës së UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e popullit

    Enver Hoxhaj nga Haga: E vërteta e luftës së UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e popullit

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përkrah familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor.

    Ai ka publikuar fotografi nga vendngjarja dhe ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për luftën çlirimtare të UÇK-së.

    “Ndodhem para Dhomave të Specializuara në Hagë, përkrah familjarëve të shokëve tanë. E vërteta e luftës çlirimtare të UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e kombit tonë,” ka shkruar Hoxhaj.

  • Spiropali: Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në

    Spiropali: Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në

    Ministrja për Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat ekzistuese si Organizata e Kombeve të Bashkuara, por është instrument komplementar që ofron mundësinë për Shqipërinë të kontribuojë në paqen dhe stabilizimin e situatës në Gaza.

    Spiropali ka shtuar se në këtë fazë Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por si vend anëtar themelues, do të ketë angazhime sipas statutit të organizatës.

    “Shqipëria është e angazhuar të përfshihet në procesin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza. Ky angazhim do të prezantohet sot nga Presidenti Trump, duke shpallur listën e vendeve të angazhuara. Në këtë fazë, Shqipëria nuk ka angazhime financiare të tjera, por do të diskutojmë më vonë me partnerët tanë dhe me anëtarët e tjerë të Bordit për detyrimet tona si vend themelues. Synimi fisnik i bordit, nuk është të zëvendësojë organet e tjera siç është OKB, as është një projekt alternativ për BE që mbetet synimi ynë madhor, është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet”, ka thënë ajo, raportoi TCH.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur këtë të mërkurë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituuese të Bordit të Paqes, mbledhje e thirrur nga Presidenti Trump, e cila do të zhvillohet më 19 shkurt.

  • Orav takon kryekuvendaren Haxhiu, i tregon ligjet të cilat BE pret të jenë prioritet në legjislaturën e re

    Orav takon kryekuvendaren Haxhiu, i tregon ligjet të cilat BE pret të jenë prioritet në legjislaturën e re

    Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

    Orav ka thënë se përveç miratimit të Planit të Rritjes si marrëveshje me BE-në, ka theksuar në këtë takim me Haxhiun, prioritetet kryesore legjislative ku përfshihen Kodi Civil, ligji për KPM, RTK-ja, SEPA, reforma gjyqësore dhe ligjet e pakos që lidhen energjisë.

    Këto prioritete sipas Orav lidhen me rrugën e Kosovës drejt BE-së.

  • Fëmija ka shumë lodra, por nuk luan me to? Arsyeja do t’ju habisë

    Fëmija ka shumë lodra, por nuk luan me to? Arsyeja do t’ju habisë

    Shumë lodra nuk janë të mira për fëmijët, sepse i shpërqendrojnë dhe i pengojnë të përfshihen vërtet në lojë. Një “eksperiment” i vogël tregoi se fëmijët kalojnë më mirë kur kanë më pak lodra

    Lodra kudo, ndërsa fëmija thotë se po mërzitet? Ndoshta problemi nuk është se ka pak lodra, por se ka tepër.

    Lodra, lodra gjithandej. Ankthi i shumë prindërve, sidomos nëse nuk jetoni në një shtëpi me bodrum. Me fëmijët vijnë shumë gjëra. Shumë. E kur kësaj i shtohen kuzhinat lodër, setet Lego, shtëpitë e Barbieve, makinat, pistat që ndriçojnë, kamionët zjarrfikës, kubet dhe trenat – hapësira, sipërfaqet e lira dhe durimi zhduken shpejt.

    Dhe më e çuditshmja? Hulumtimet tregojnë se fëmijët në fakt luajnë më shumë dhe me cilësi më të mirë kur kanë – më pak lodra.

    Më pak lodra = më shumë lojë

    Para rreth njëzet vitesh, në Gjermani u nis projekti “Der Spielzeugfreie Kindergarten” (kopshti pa lodra). Në kopshtet e përfshira në projekt, të gjitha lodrat u hoqën për tre muaj. Qëllimi nuk ishte “privimi”, por krijimi i hapësirës dhe kohës ku fëmijët vetë të gjenin mënyra për ta mbushur ditën, pa udhëzime të të rriturve dhe pa lodra të paracaktuara.

    Fokusi ishte te vetëbesimi, imagjinata, kreativiteti, zgjidhja e problemeve dhe aftësitë sociale. Ditët e para fëmijët ishin të hutuar dhe paksa të mërzitur. Por shumë shpejt filluan të përdornin atë që kishin: karrige, batanije, këpucë. Ndërtuan strehëza, vrapuan, qeshën, organizuan lojëra.

    Në fund të projektit, ata luanin më me imagjinatë, përqendroheshin më gjatë dhe komunikonin më mirë me njëri – tjetrin.

    Shumë lodra – shumë shpërqendrim

    Profesoresha e psikologjisë së edukimit nga Oksfordi, Kathy Sylva, pas një studimi me më shumë se 3.000 fëmijë, arriti në përfundimin se numri i madh i lodrave shpesh vepron si shpërqendrues. Kur fëmijët janë të shpërqendruar, as loja dhe as mësimi nuk janë cilësorë.

    Interesant është edhe fakti se fëmijët me më pak lodra, por me prindër që lexojnë, këndojnë dhe luajnë më shumë me ta, shpesh arrijnë rezultate më të mira sesa fëmijët nga familje më të pasura materialisht.

    Psikologu pediatrik Dr. John Richer shpjegon se fëmija me një lodër të re kalon dy faza: eksplorimin (“Çfarë bën kjo lodër?”) dhe lojën (“Çfarë mund të bëj unë me këtë lodër?”). Pikërisht në fazën e dytë zhvillohen imagjinata, kreativiteti dhe iniciativa.

    Problemi lind kur lodrat janë shumë, fëmija vazhdimisht eksploron diçka të re, por rrallë futet në lojë të thellë dhe imagjinative.

    Kutia e kartonit është ndonjëherë lodra më e mirë

    Sigurisht, është e vështirë të jesh “minimalist”, sidomos kur fëmijët fillojnë të kërkojnë lodra që i kanë shokët ose që i shohin në reklama. Janë edhe gjyshërit dhe të afërmit që duan ta gëzojnë fëmijën me qëllimin më të mirë.

    Por sa lodra nga ditëlindjet apo festat, pas entuziazmit fillestar, mbeten pa u përdorur? Dhe sa herë ka ndodhur që një kuti kartoni të shkaktojë më shumë gëzim sesa vetë dhurata?

    Sepse kutitë janë mrekulli: mund të bëhen anije pirate, raketë kozmike, kafene, shtëpizë… kufij nuk ka. E njëjta vlen edhe për jastëkët e divanit – kështjella, strehëza, rrëshqitëse, kulla, pista – orë të tëra loje pa asnjë “lodër të vërtetë”.

  • E dashura vdiq gjatë ngjitjes së malit, alpinisti akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”, çështja hap debat në Austri

    E dashura vdiq gjatë ngjitjes së malit, alpinisti akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”, çështja hap debat në Austri

    Më shumë se një vit pasi një grua 33-vjeçare vdiq në malin më të lartë të Austrisë, i dashuri i saj del në gjyq të enjten i akuzuar për vrasje të rëndë nga pakujdesia, raporton A2CNN.

    Kerstin G. vdiq nga hipotermia gjatë një ngjitjeje në malin Grossglockner, ku udhëtimi shkoi tmerrësisht keq. I dashuri i saj akuzohet se e la të pambrojtur dhe të rraskapitur pranë majës në kushte stuhie në orët e para të 19 janarit 2025, ndërsa ai shkoi të kërkonte ndihmë.

    Gjyqi ka ngjallur interes dhe debat, jo vetëm në Austri, por edhe në komunitetet e alpinizmit shumë përtej kufijve të saj. Prokurorët thonë se, si alpinisti më me përvojë, burri në gjyq ishte “udhëzuesi përgjegjës për turin” dhe nuk u kthye prapa ose nuk kërkoi ndihmë në kohë për të ndihmuar të dashurën e tij.

    I identifikuar nga mediat austriake si Thomas P, ai i mohon akuzat dhe avokati i tij, Kurt Jelinek, e ka konsideruar vdekjen e vajzës si “një aksident tragjik”. Tragjedia ndodhi pasi çifti filloi ngjitjen e malit Grossglockner prej 3,798 metrash. Prokurorët akuzojnë Thomas P.se ka bërë gabime që nga fillimi dhe kanë publikuar një listë me 9 gabime.

    Në lojë është çështja se kur gjykimi personal dhe marrja e rrezikut mund të kthehen në një çështje përgjegjësie penale. Nëse alpinisti shpallet fajtor, kjo mund të nënkuptojë “një ndryshim paradigme për sportet malore“, thotë gazeta austriake “Der Standard”.

    Çelësi i çështjes është akuza nga prokurorët e shtetit në Innsbruck se ai duhej të konsiderohej “udhëzuesi përgjegjës për turin“, pasi “ndryshe nga e dashura e tij, ai kishte tanimë shumë përvojë në ture aplinizmi në lartësi të mëdha dhe ishte personi që kishte planifikuar turin”.

  • Këto janë shenjat më punëtore të zodiakut

    Këto janë shenjat më punëtore të zodiakut

    Në çdo ekip, ka nga ata që marrin përgjegjësi natyrshëm, janë të parët që telefonojnë kur një projekt duhet të “shtyhet përpara” dhe janë të fundit që e lënë punën. Ndërsa disa punojnë me vrull frymëzimi, të tjerëve u pëlqejnë afatet e qarta, listat e detyrave dhe ndjesia se gjërat po ecin përpara. Më të zellshmit midis shenjave të zodiakut shpesh njihen nga fakti se puna e tyre nuk është vetëm një detyrim – por një fushë në të cilën ata duan të jenë të besueshëm, të dobishëm dhe konkretë.

    Më poshtë, po paraqesim pesë shenja të zodiakut që astrologët i përshkruajnë si jashtëzakonisht punëtore, të përkushtuara dhe të fokusuara në karrierë.

    Bricjapi

    Bricjapët njihen për disiplinën dhe strategjinë e tyre afatgjatë, kështu që rrallë punojnë pa një plan. Atyre u pëlqen të vendosin qëllime, të ngjiten hap pas hapi dhe të vërtetojnë veten përmes rezultateve, jo fjalëve të mëdha. Ata preferojnë të bëjnë përpjekje shtesë sot në mënyrë që të kenë stabilitet nesër dhe një ndjenjë arritjeje.

    Virgjëresha

    Virgjëreshat janë të hollësishme, të sakta dhe shpesh zgjedhja e parë kur keni nevojë për dikë që nuk do të anashkalojë asnjë detaj. Atyre u pëlqen rendi, qartësia dhe kontrolli mbi procesin, kështu që puna e tyre bëhet një vend ku mund të tregojnë se sa të besueshëm janë. Ata nuk kënaqen me zgjidhje gjysmë të pjekura, prandaj shpesh shihen si udhëheqës ekipi.

    Demi

    Demi e do sigurinë dhe stabilitetin, dhe puna është një nga mënyrat kryesore për ta për ta ndërtuar dhe ruajtur atë. Ata janë këmbëngulës, të qëndrueshëm dhe rrallë dorëzohen kur hasin një pengesë – preferojnë ta arrijnë qëllimin e tyre ngadalë por me siguri. Demi nuk i pëlqen të bëjë drama, por përkundrazi përqendrohet në punë, kështu që zelli i tyre shpesh sjell rezultate të shkëlqyera.

    Akrepi

    Akrepët punojnë intensivisht, të përqendruar dhe me përqendrim të plotë, veçanërisht kur kanë një qëllim që është i rëndësishëm për ta. Ata nuk e pëlqejnë sipërfaqësinë, kështu që shpesh i përkushtohen thellësisht detyrës, eksplorojnë të gjitha opsionet dhe e çojnë punën deri në fund pa shumë bujë. Akrepët mund të përballojnë presionin dhe afatet duke ruajtur një ndjenjë kontrolli.

    Luani

    Luanët pëlqejnë të krenohen me atë që bëjnë, kështu që puna është shpesh një vend ku ata duan të shkëlqejnë dhe të tregojnë se sa larg mund të shkojnë. Ata janë ambiciozë, të motivuar dhe shpesh udhëheqës të lindur, veçanërisht kur një projekt kërkon energji dhe vendosmëri. Ata nuk e pëlqejnë mediokritetin, prandaj shpesh bëjnë më shumë se ç’duhet, edhe kur askush nuk ua kërkon shprehimisht.

  • Jo veç KEK-un, Janina Ymeri ka një paralajmërim edhe për gurëthyesit

    Jo veç KEK-un, Janina Ymeri ka një paralajmërim edhe për gurëthyesit

    Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar se do të nis hetimet për licencat e gurëthyesve. “Nga nesër do nisë punën edhe Komisioni për ekonomi, tregti, industri edhe inovacion.

    Krahas ndërmarrjeve publike ku hyn si produkt edhe energjia elektrike, do analizoj edhe problemin e licencave për gurëthyesit.
    Është ankesa më e shpeshtë që kam pranuar pas problemeve me energji elektrike.

    Plus kësaj, çfarë është me shumë rëndësi, gjendja na ka bërë të rritet importi i produkteve përcjellëse prej Serbisë edhe nuk ka nevojë nëse problemi është mungesë licencimi.

    Sido që të jetë gjendja do shoh anën ligjore, ekzekutive krahas ankesave nga odat/bizneset për të ardhur në përfundime konkrete”, shkruan Ymeri në njoftim.

  • Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi: E kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

    Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi: E kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është zhbllokuar rruga drejt Malit të Zi, që më parë ishte e bllokuar për qarkullimin e kamionëve.

    Në njoftim thuhet se rruga është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

    “Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar të Malit të Zi, kemi marrë informacion se rruga është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Për më shumë kontaktoni QKMK në numrat e telefonit +383(0)45198606”, thuhet në njoftim.