ATV

Author: K.B.

  • Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën

    Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën

    Ushtarët italianë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë të zhvillojnë patrullime të rregullta në gjithë Kosovën, përfshirë edhe përgjatë Vijës Administrative Kufitare.

    Në njoftimint e KFOR-it thuhet se “të realizuara si gjatë ditës ashtu edhe natën, këto aktivitete pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

    “KFOR-i vijon zbatimin e mandatit të tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

  • Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre

    Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre

    Komisionet parlamentare që janë trupa punuese të Kuvendit të Kosovës përmes të cilave ushtrohet funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës, janë themeluar së fundi.

    Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës emëron komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione ad hoc, që pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit.

    Kuvendi në fillim të këtij mandati e ka përcaktuar numrin dhe strukturën e komisioneve parlamentare, duke formuar komisione të përhershme dhe komisione funksionale.

    Komisioni për Buxhet, 11 anëtarë:

    1) Enver Haliti, kryetar, GP – LVV,

    2) Kujtim Gashi, zëvendëskryetar i parë, GP – PDK,

    3) Verica Ćeranić, zëvendëskryetare e dytë, GP-LS,

    4) Fatos Geci, anëtar, GP – LVV,

    5) Ilir Kërçeli, anëtar, GP – LVV,

    6) Valon Hoti, anëtar, GP – LVV,

    7) Shqipe Metaj Isufi, anëtar, GP – LVV,

    8) Mergim Lushtaku, anëtar, GP – PDK,

    9) Besian Mustafa, anëtar, GP – LDK,

    10) Emilija Redžepi, anëtare, GP – Multietnik dhe

    11) Daut Haradinaj, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, 12 anëtarë:

    1) Verica Ćeranić, kryetare, Komuniteti serb,

    2) Adnan Rrustemi, zëvendëskryetar i parë, GP – LVV,

    3) Bahrim Šabani, zëvendëskryetar i dytë, komunitetet tjera që nuk janë shumicë,

    4) Eman Rrahmani, anëtar, GP – PDK,

    5) Kujtim Shala, anëtar, GP – LDK,

    6) Besnik Tahiri, anëtar, GP – AAK,

    7) Miljana Nikolić, anëtare, GP – Komuniteti serb,

    8) Slavko Simić, anëtar, GP – Komuniteti serb,

    9) Srdjan Popović, anëtar, GP – Komuniteti serb,

    10) Fatma Taçi, anëtare, GP – Komunitetet tjera që nuk janë shumicë,

    11) Erxhan Galushi, anëtar, GP – Komunitetet tjera që nuk janë shumicë dhe

    12) Fridon Lala, anëtar, GP – Komunitetet tjera që nuk janë shumicë.

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, 11 anëtarë:

    1) Përparim Gruda, kryetar, GP – PDK,

    2) Vigan Qorrolli, zëvendëskryetar i parë, GP – LVV,

    3) Ljiljana Stefanović, zëvendëskryetare e dytë, GP- LS,

    4) Arijeta Rexhepi, anëtare, GP – LVV,

    5) Artan Abrashi, anëtar, GP – LVV,

    6) Blerim Gashi, anëtar, GP – LVV,

    7) Adnan Rrustemi, anëtar, GP – LVV,

    8) Blerta Deliu, anëtare, GP – PDK,

    9) Doarsa Kica-Xhelili, anëtare, GP – LDK,

    10), Erxhan Galushi, anëtar, GP – Multietnik dhe

    11) Besnik Tahiri, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Integrim Evropian, 11 anëtarë:

    1) Hykmete Bajrami, kryetare, GP – LDK,

    2) Liza Gashi, zëvendëskryetare e parë, GP – LVV,

    3) Fridon Lala, zëvendëskryetar i dytë, GP- Multietnik,

    4) Adelina Grainca, anëtare, GP – LVV,

    5) Fatos Geci, anëtar, GP – LVV,

    6) Fahrush Rexhepi, anëtar, GP – LVV,

    7) Blerim Gashi, anëtar, GP – LVV,

    8) Arian Tahiri, anëtar, GP – PDK,

    9) Ariana Musli-Shoshi, anëtare, GP – PDK,

    10) Zlatan Elek, anëtar, GP – LS dhe

    11) Time Kadrijaj, anëtar, GP – AAK.

    Formohen 12 (dymbëdhjetë) komisione funksionale, sipas emërtimit dhe përbërjes, si në vijim:

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, 11 anëtarë:

    1) Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare, GP – LVV,

    2) Lutfi Haziri, zëvendëskryetar i parë, GP – LDK,

    3) Bahrim Šabani, zëvendëskryetar i dytë, GP- Multietnik,

    4) Shqipe Selimi, anëtare, GP – LVV,

    5) Vigan Qorrolli, anëtar, GP – LVV,

    6) Abdullah Klinaku, anëtar, GP – LVV,

    7) Fjolla Ujkani, anëtare, GP – LVV,

    8) Enver Hoxhaj, anëtar, GP – PDK,

    9) Elmi Reçica, anëtar, GP – PDK,

    10) Zlatan Elek, anëtar, GP – LS, dhe

    11) Time Kadrijaj, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, 11 anëtarë:

    1) Arjeta Fejza, kryetare, GP – LVV,

    2) Sala Jashari, zëvendëskryetare e parë, GP – PDK,

    3) Fatma Taçi, zëvendëskryetare e dytë , GP – Multietnik,

    4) Fahrush Rexhepi, anëtar, GP – LVV,

    5) Mytaher Haskuka, anëtar, GP – LVV,

    6) Arbërie Nagavci, anëtare, GP – LVV,

    7) Shqipe Isufi, anëtare, GP – LVV,

    8) Enver Hoxhaj, anëtar, GP – PDK,

    9) Jehona Lushaku-Sadriu, anëtare, GP – LDK,

    10) Nemanja Biševac, anëtar, GP – LS, dhe

    11) Besnik Tahiri, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, 11 anëtarë:

    1) Rozeta Hajdari, kryetare, GP – LVV,

    2) Janina Ymeri, zëvendëskryetare e parë, GP – LDK,

    3) Milan Kostić, zëvendëskryetar i dytë GP – LS,

    4) Driton Hyseni, anëtar, GP – LVV,

    5) Ejup Ahmeti, anëtar, GP – LVV,

    6) Taulant Kelmendi, anëtar, GP – LVV,

    7) Valon Ramadani, anëtar, GP – LVV,

    8) Uran Ismaili, anëtar, GP – PDK,

    9) Ferat Shala, anëtar, GP – PDK,

    10) Lazar Radulović, anëtar, GP – Multietnik, dhe

    11) Besnik Tahiri, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, 11 anëtarë:

    1) Arsim Ademi, kryetar, GP – LVV,

    2) Mergim Lushtaku, zëvendëskryetar i parë, GP – PDK,

    3) Srdjan Popović, zëvendëskryetar i dytë GP – LS,

    4) Alban Bajrami, anëtar, GP – LVV,

    5) Salih Zyba, anëtar, GP – LVV,

    6) Artan Abrashi, anëtar, GP – LVV,

    7) Drita Pajaziti, anëtare, GP – LVV,

    8) Ferat Shala, anëtar, GP – PDK,

    9) Ukë Rugova, anëtar, GP – LDK,

    10) Ergül Mazrek, anëtar, GP – Multietnik, dhe

    11) Albana Bytyqi, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Shëndetësi, 11 anëtarë:

    1) Haxhi Avdyli, kryetar, GP – LVV,

    2) Uran Ismaili, zëvendëskryetar i parë, GP –PDK ,

    3) Ergül Mazrek, zëvendëskryetar i dytë GP- Multietnik,

    4) Naim Bardiqi, anëtar, GP – LVV ,

    5) Fitim Haziri, anëtar, GP – LVV,

    6) Labinotë Demi-Murtezi, anëtare, GP – LVV,

    7) Sylejman Meholli, anëtar, GP – LVV,

    8) Artan Behrami, anëtar, GP – PDK,

    9) Armend Zemaj, anëtar, GP – LDK,

    10) Miljana Nikolić, anëtare, GP – LS, dhe

    11) Albana Bytyqi, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, 11 anëtarë:

    1) Ariana Musliu-Shoshi, kryetare, GP – PDK,

    2) Alban Bajrami, zëvendëskryetar i parë, GP – LVV,

    3) Igor Simić, zëvendëskryetar i dytë, GP- LS,

    4) Egzon Azemi, anëtar, GP – LVV,

    5) Fitim Haziri, anëtar, GP – LVV,

    6) Bajram Mavriqi, anëtar, GP – LVV,

    7) Adriana Matoshi, anëtar, GP – LVV,

    8) Ganimete Musliu, anëtare, GP – PDK,

    9) Ermal Sadiku, anëtar, GP – LDK,

    10) Emilja Redžepi, anëtare, GP – Multietnik, dhe

    11) Time Kadrijaj, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, 11 anëtarë:

    1) Mefail Bajqinovci, kryetar, GP – LVV,

    2) Fadil Hadergjonaj, zëvendëskryetar i parë, GP – LDK,

    3) Lazar Radulović, zëvendëskryetar i dytë GP- Multietnik,

    4) Enver Dugolli, anëtar, GP – LVV,

    5) Arbër Rexhaj, anëtar, GP – LVV,

    6) Rufki Suma, anëtar, GP – LVV,

    7) Shqipe Selimi, anëtare, GP – LVV,

    8) Rrahman Rama, anëtar, GP – PDK,

    9) Ganimete Musliu, anëtare, GP – PDK,

    10) Slavko Simić, anëtar, GP – LS, dhe

    11) Albana Bytyqi, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, 11 anëtarë:

    1) Fatmire Kollçaku, kryetare, GP – LVV,

    2) Artan Behrami, zëvendëskryetar i parë, GP – PDK,

    3) Ljiljana Stefanović, zëvendëskryetare e dytë GP- LS,

    4) Aferdita Hajrizi, anëtare, GP –LVV ,

    5) Salih Zyba, anëtar, GP – LVV,

    6) Mytaher Haskuka, anëtar, GP – LVV,

    7) Edona Llalloshi, anëtar, GP – LVV,

    8) Sala Jashari, anëtare, GP – PDK,

    9) Armend Zemaj, anëtar, GP – LDK,

    10) Ergül Mazrek, anëtar, GP – Multietnik, dhe

    11) Albaba Bytyqi, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, 11 anëtarë

    1) Arben Mustafa, kryetar, GP – PDK,

    2) Hysen Durmishi, zëvendëskryetar i parë, GP – LVV,

    3) Artan Asllani, zëvendëskryetar i dytë GP- Multietnik,

    4) Bajram Mavriqi, anëtar, GP – LVV,

    5) Jeton Raka, anëtar, GP – LVV,

    6) Taulant Kelmendi, anëtar, GP – LVV,

    7) Liza Gashi, anëtare, GP – LVV,

    8) Eman Rrahmani, anëtar, GP – PDK,

    9) Avdullah Hoti, anëtar, GP – LDK,

    10) Srdjan Popović, anëtar, GP – LS, dhe

    11) Besnik Tahiri, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, 11 anëtarë:

    1) Anton Quni, kryetar, GP – LDK,

    2) Salih Zyba, zëvendëskryetar i parë, GP – LVV,

    3) Nemanja Biševac, zëvendëskryetar i dytë GP- LS,

    4) Arbër Rexha, anëtar, GP – LVV,

    5) Agim Bahtiri, anëtar, GP – LVV,

    6) Luan Aliu, anëtar, GP – LVV,

    7) Mimoza Shala, anëtare, GP – LVV,

    8) Besa Kabashi-Ramaj, anëtar, GP – PDK,

    9) Rrahman Rama, anëtar, GP – PDK,

    10) Fridon Lala, anëtar, GP – Multietnik, dhe

    11) Bekë Berisha, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Kulturë Turizëm dhe Sport, 11 anëtarë

    1) Erxhan Galushi, kryetar, GP – Multietnik,

    2) Adelina Thaqi-Meta, zëvendëskryetare e parë, GP – LDK,

    3) Adriana Matoshi, zëvendëskryetare e dytë GP- LVV,

    4) Edona Llalloshi, anëtare, GP – LVV,

    5) Bylbyl Sokoli, anëtar, GP – LVV,

    6) Ilir Kërçeli, anëtar, GP – LVV,

    7) Arijeta Fejza, anëtare, GP – LVV,

    8) Arbnore Salihu, anëtare, GP – PDK,

    9) Blerta Deliu-Kodra, anëtare, GP – PDK,

    10) Milan Kostić, anëtar, GP – LS, dhe

    11) Bekë Berisha, anëtar, GP – AAK.

    Komisioni për Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur, 11 anëtarë

    1) Adnan Rrustemi, kryetar, GP – LVV,

    2) Arbnore Salihu, zëvendëskryetare e parë, GP – PDK,

    3) Artan Asllani, zëvendëskryetar i dytë GP- Multietnik,

    4) Mytaher Haskuka, anëtar, GP – LVV,

    5) Sylejman Meholli, anëtar, GP – LVV,

    6) Mimoza Shala, anëtare, GP – LVV,

    7) Jeton Raka, anëtar, GP – LVV,

    8) Besa Kabashi-Ramaj, anëtare, GP – PDK,

    9) Besian Mustafa, anëtar, GP – LDK,

    10) Nemanja Biševac, anëtar, GP – LS, dhe

    11) Time Kadrijaj, anëtar, GP – AAK.

  • Lihet në arrest shtëpie ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi

    Lihet në arrest shtëpie ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi

    Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozuar në mbrëmjen e 23 shkurtit që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi t’i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak.

    Grubi u vetdorëzua gjatë ditës së hënë në pikën kufitare Bllacë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku dhe u ndalua.

    I njëjti dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

    Prokurorët dyshojnë se Grubi dhe një person tjetër kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

    Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për arrest shtëpiak, duke thënë se shumica e të dhënave tashmë janë të siguruara, për faktin që Grubi është dorëzuar vullnetarisht para agjencive shtetërore për zbatim të ligjit, si dhe ka sinjale që “siguria e tij personale nuk mund të garantohet në një qendër ndalimi”, raporton Euronews.al.

    Gjykata Themelore Penale në Shkup ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin për arrest shtëpiak. Ai do të jetë nën mbikëqyrje 24-orëshe nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

  • Komisioni për Arsim nis punën me debate e kundërshtime, propozohet takim me Çekun

    Komisioni për Arsim nis punën me debate e kundërshtime, propozohet takim me Çekun

    Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka miratuar fushëveprimin e Komisionit.

    Anëtari i këtij Komisioni, Fahrush Rexhepi propozoi që në fushë veprimtarinë e këtij komisioni duhet të përfshijë edhe mbikëqyrjen e institucioneve shkencore në arsim.

    “Propozoj futjen e mbikëqyrjen e ligjshmërisë në disa institucione tjera shkencore për Insitutin e Historisë dhe Albanologjik dhe është edhe Instituti i Pedagogjisë”, tha ai.

    Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci konsideroj se fushë veprimtaria është mjaftë gjithëpërfshirës dhe nuk ka nevojë të ngarkohet.

    “Janë përfshirë specifikisht disa tema bazuar në praktikat e më hershme. Ne mund të ndërhyjmë në aktivitete dhe mbikëqyrja edhe jashtë asaj që është e përcaktuar specifikisht. Të mos ngarkohet fushë veprimtaria siç është e cek dhe temat tjera mund t’i trajtojnë varësisht nga nevoja”, tha ajo.

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj u shpreh se meqenëse ende nuk ka program të qeverisë dhe nuk dihet qasje e qeverisë së re karshi fushës së arsimit, kërkoi një takim me ministrin e Arsimit, Hajrullah Cekun për të diskutuar, si dhe të ftohen edhe drejtorët e arsimit të komunave të Kosovës.

    Anëtarja e Komisionit për Arsim nga radhët e PDK, Sala Jashari kërkoi funksionalizimit të Këshillit Shtetërore Para-universitarë të përcaktuar me ligj.

    Anëtarja e komisionit për arsim nga LDK, Jehona Lushaku propozoi që agjenda evropian dhe harmonizimi dhe kurrikula të jetë prioritet i këtij komisioni, raporton KP.

    Anëtari i Komisionit nga Lista Serbe, Nemanja Bisevaq tha se çështja e mbikëqyrjes së arsimit të lartë në veri është çështje e dialogut.

    “Megjithatë, konsideroj se kjo është çështje e dialogut dhe një nga kompetencat e komisionit të ardhshëm të përbashkët, prandaj mendoj se ne nuk duhet të merremi me këtë çështje tani”, tha ai.

    Për këtë, Enver Hoxhaj tha se çështja e arsimit nuk i takon dialogut dhe politikës ditore.

  • Geci shkruan për “lëmshin” e Presidentit: Kurti s’e do Vjosën, për një anëtar te familjes Jashari rrinë në sallë PDK, LDK e AAK

    Geci shkruan për “lëmshin” e Presidentit: Kurti s’e do Vjosën, për një anëtar te familjes Jashari rrinë në sallë PDK, LDK e AAK

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke vlerësuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti për president e do dikë ‘’që ka më pak dije dhe ndikim në arenën ndërkombëtare, por edhe në popull.’’

    Geci ka thënë edhe se, Kurti ka edhe një arsye tjera se pse pse ‘’nuk e do’’ Osmanin si presidente për mandat të dytë, duke përmendur marrëveshjen e Brukselit dhe e Ohrit dhe se, siç ka thënë Geci, Kurti ‘’nuk po ia fal fjalët e Vjosa Osmanit për “lojën e bixhozit me miqtë tanë ndërkombëtarë ekzistencialë”.’’.

    ‘‘Tani, Albini, duke pasur parasysh se për Vjosën ka gjasa që 15 deputetët e LDK-së të mos rrinë në sallë, po don me e mënjanu Vjosën nga politika dhe po don me gjetë një figurë për të cilën mund të rrijë në sallë edhe AAK, të paktën, në mos edhe PDK. Për një anëtar të familjes Jashari, ne sallë rrinë te gjithë PDK LDK AAK . Se çfarë do të ndodhë saktë mbetet të shihet në këto 8 ditët e ardhshme.’’, ka thënë ai mes tjerash.

    Geci ka thënë edhe se LDK, e ka lëshuar rastin që të jetë faktor në vend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku i kishte 20 deputetë.

    Postimi:

    Të dashur qytetarë, jemi para një sfide të madhe për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

    Pasi LDK lëshoi shansin e vet për të qenë faktor në Republikën e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku kishte 20 deputetë dhe shumë mundësi, tani me 15 deputetë 5 më ks pak mundësi.

    Tani këtu kemi vetëm kalkulimet e Albin Kurtit.

    Pa dashjen e Albin Kurtit nuk mundet askush ta zgjedhë presidentin, pikë. Varet në tërësi se çfarë do dhe kë do të zgjedhë Albini.

    Angazhimi i Edi Ramës në këtë drejtim nuk i ka ndihmuar aspak Vjosa Osmanit, përkundrazi.

    Tani t’i shohim numrat:

    LVV 57 deputetë plus 9 minoritete = 66.

    PDK ka 22 deputetë.

    LDK ka 15 deputetë; është pikëpyetje a marrin pjesë të gjithë në zgjedhjen e Vjosa Osmanit.

    AAK i ka 6 deputetë.

    Lista Serbe ka 9 deputetë.

    Në sallë, për t’u zgjedhur Presidenti, duhet të qëndrojnë dhe të marrin pjesë në votim 2/3 e deputetëve, ose së paku 80 deputetë.

    Në LDK janë dy deri në katër deputetë që mund edhe të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente dhe, nga kjo arsye, Albin Kurti nuk po dëshiron të rrezikojë me Vjosa Osmanin: nga pak po dëshiron ta eliminojë Vjosen politikisht, e nga pak nuk po rrezikon me shku në zgjedhje te reja.

    Ka edhe një arsye tjetër pse Albin Kurti nuk e do Vjosën, e ajo është marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit, pra Asociacioni (Zajednica), Vetëmenaxhimi (Samoupravljanje).

    Albini, si duket, nuk po ia fal fjalët e Vjosa Osmanit për “lojën e bixhozit me miqtë tanë ndërkombëtarë ekzistencialë”.

    Vjosa Osmani është njohëse më e mirë e Kushtetutës dhe e marrëveshjeve ndërkombëtare se Albin Kurti. Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit është në kundërshtim me Kushtetutën – këtë e ka thënë presidentja Vjosa Osmani menjiher pas marrëveshjes .

    Vjosa është e vetmja që, në postin e presidentes, mund t’i sjellë probleme Albin Kurtit në raport me këtë marrëveshje antikushtetuese.

    Albini nuk dëshiron zhurmë në të ardhmen në këtë drejtim, pra po dëshiron implementimin e kësaj marrëveshjeje kundërkushtetuese pa zhurmë, sepse zhurma e atyre që e kanë pranuar marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 – këtë të fundit e rrëzoi Gjykata Kushtetuese – është ende prezente.

    Tani Albinit i duhet dikush që ka më pak dije dhe ndikim në arenën ndërkombëtare, por edhe në popull.

    Vjosa Osmani ka krijuar autoritet të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, që po e zbeh autoritetin e Albin Kurtit në politikën e jashtme.

    Thjesht, në një takim jashtë Kosovës ku marrin pjesë Vjosa Osmani dhe Albini, Albini mbetet nën hijen e Vjosës.

    Tani, Albini, duke pasur parasysh se për Vjosën ka gjasa që 15 deputetët e LDK-së të mos rrinë në sallë, po don me e mënjanu Vjosën nga politika dhe po don me gjetë një figurë për të cilën mund të rrijë në sallë edhe AAK, të paktën, në mos edhe PDK.

    Për një anëtar të familjes Jashari, ne sallë rrinë te gjithë PDK LDK AAK .

    Se çfarë do të ndodhë saktë mbetet të shihet në këto 8 ditët e ardhshme.

  • Lajçi i del në krah Osmanit: Kosova s’ka luks të eksperimentojë me besimin ndërkombëtar

    Lajçi i del në krah Osmanit: Kosova s’ka luks të eksperimentojë me besimin ndërkombëtar

    Aktori i njohur, Çun Lajçi ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se prioritet absolut duhet të mbetet mbrojtja e interesit shtetëror dhe forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

    Në reagimin e tij, Lajçi vë në pikëpyetje narrativën për mungesë uniteti rreth presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht.

    Sipas tij, historia politike e vendit dëshmon se asnjë lider nuk ka arritur të prodhojë unitet të plotë, për shkak të fragmentimit të skenës politike dhe dominimit të interesave partiake mbi ato shtetërore.

    “Kryeministër, Përtej retorikës së “unifikimit”, prioritet absolut duhet të mbetet mbrojtja e interesit shtetëror dhe forcimi i pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Pretendimet se Presidentja Vjosa Osmani nuk ka qenë figurë unifikuese janë të motivuara politikisht. Historia politike e vendit tonë dëshmon se që nga 2008, asnjë lider nuk ka arritur të prodhojë unitet, sepse skena politike ka qenë e fragmentuar dhe e udhëhequr nga interesa partiake, jo nga interesi shtetëror. Pyetja thelbësore është: Si mund të kërkohet unitet real, kur prioritet mbetet interesi partiak dhe jo ai kombëtar? Në shumë raste, përçarja e brendshme është prodhuar pikërisht nga liderët politikë, në emër të një uniteti selektiv, të përshtatur për nevoja elektorale. Përkundër kësaj, Vjosa Osmani ka arritur të artikulojë me qartësi dhe dinjitet zërin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

    Aktori shton se problemi nuk qëndron te figurat individuale, por te “mentaliteti përjashtues politik”.

    Në reagimin e tij përmendet edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin thuhet se ka shprehur gatishmëri për komunikim të drejtpërdrejtë me presidenten Osmani lidhur me çështjet që prekin raportet me Serbinë, duke e cilësuar këtë si çështje të kapitalit diplomatik dhe jo simpati personale.

    “Kujtoj se problemi nuk qëndron te figura, por te mentaliteti përjashtues politik. Në diplomaci, perceptimi dhe qasja janë thelbësore. Është fakt i njohur se Donald Trump i ka shprehur gatishmëri komunikimi të drejtpërdrejtë Presidentes Osmani lidhur me çështjet që prekin raportet me Serbinë. Kjo nuk është çështje simpatie personale, por çështje e kapitalit diplomatik. Gjatë katër viteve të fundit është ndërtuar një narrativë se raportet me Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar. Megjithatë, faktet tregojnë se Presidentja është pritur në mënyrë zyrtare dhe me respekt në Shtëpia e Bardhë, duke ruajtur komunikim institucional në nivel të lartë”.

    Sipas Lajçit, Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë me figura që duhet të nisin nga zero në ndërtimin e besimit ndërkombëtar.

    “Në një moment delikat për vendin, Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë me figura që duhet të nisin nga zero në ndërtimin e besimit ndërkombëtar. Nevojitet përvojë, kredibilitet dhe qasje e drejtpërdrejtë. Historia politike na ka mësuar se gabimi më i madh është të mohohet ajo që funksionon, vetëm sepse nuk i përket një kampi të caktuar politik”.

  • Gola priti në takim një delegacion të BE-së, flasin për konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit

    Gola priti në takim një delegacion të BE-së, flasin për konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit

    Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka pritur sot në takim një delegacion të Bashkimit Evropian, të përbërë nga Zuzana Michalcová Šutiaková, Shefe për Ballkanin Perëndimor në EEAS, si dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, Blerta Bejtullahu dhe Felix Rathje.

    Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit institucionale në vend, konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit, si dhe ritmin e vendimmarrjes në javët e para të punës.

    Nënkryetari Gola theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përkushtuara ndaj një agjende të qartë reformash dhe integrimi evropian.

    “Në këtë frymë, si një ndër vendimet e para të kësaj legjislature, Kuvendi miratoi Marrëveshjen për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova përfiton 882.6 milionë euro, duke reflektuar orientimin e palëkundur evropian dhe gatishmërinë për të avancuar me reforma konkrete.Po ashtu, u veçua miratimi i marrëveshjeve me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë euro, si dhe miratimi i Buxhetit për vitin 2026 në vlerë 4 miliardë euro, buxheti më i madh në historinë e vendit.Në fund të takimit u diskutua edhe për rolin e komuniteteve joshumicë në Kuvend dhe për përfshirjen e tyre aktive në jetën institucionale. U theksua se Kosova ka ndërtuar një model të avancuar për garantimin e të drejtave të komuniteteve, duke qenë ndër vendet me standardet më të larta në Evropë në këtë drejtim”, thuhet nw njoftimin e Kuvendit.

    Gola shprehu mirënjohje për mbështetjen e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së krizës politike të vitit të kaluar, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për avancimin e reformave që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian.

  • Ish-kryetari i PDK-së: Personalisht do të votoja për një kandidat nga familja Jashari për president

    Ish-kryetari i PDK-së: Personalisht do të votoja për një kandidat nga familja Jashari për president

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se personalisht do të mbështeste një kandidat për president nga familja Jashari.

    “Është vendim politik që i takon partisë, por personalisht do votoja për nëse do të kishe kandidat nga familja Jashari”, ka deklaruar Hoxhaj për media pas mbledhjes së Komisionit për arsim.

    Kanë mbetur 8 ditë të plota deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

    Partitë kryesore kanë zhvilluar deri tani vetëm diskutime, pa arritur ndonjë marrëveshje konkrete për kandidaturat.

    Afati po shkon drejt fundit, derisa kryeministri Albin Kurti deklaroi të hënën se duhet një zgjidhje për kreun e shtetit, për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare në rast se presidenti i ri nuk zgjidhet brenda afatit.

  • Vrasja e shqiptarit në Itali, lidhja me operacionin “Djali” të vitit të kaluar dhe skema e ‘trafikantëve turistë’

    Vrasja e shqiptarit në Itali, lidhja me operacionin “Djali” të vitit të kaluar dhe skema e ‘trafikantëve turistë’

    Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar me plumb në kokë në Asti të Italisë fundjavën e kaluar, mund të jetë e lidhur me një operacion antidrogë që karabinierët zhvilluan muajin korrik të vitit të kaluar, i koduar “Djali”.

    Pikërisht larja e hesapeve dhe prishja e pazareve të drogës mund të jetë pista kryesore që po hetohet nga autoritetet e Prokurorisë së Astit, por theksohet se viktima, emri i të cilit nuk u bë publik, nuk kishte precedentë penalë të regjistruar.

    Autopsia e kryer zbuloi se 25-vjeçari që jetonte në zonën e Alba por besohet se ditët e fundit ishte zhvendosur në zonën ku ndodhi krimi, kishte një plagë plumbi në kokë, por arma e krimit nuk u gjet në vendngjarje.

    Vrasja ka ndodhur në lagjen La Bassa, trupi u zbulua nga një kalimtar i rastësishëm pranë mjetit “Lancia” të viktimës. Ai ishte mbuluar me rërë dhe gjethe që të mos gjendej lehtë.

    Hetuesit mendojnë se viktima mund të ketë qenë në makinë bashkë me autorin, ose ka shkuar për një takim pikërisht në vendin ku ndodhi krimi dhe aty është qëlluar për vdekje. Një tjetër pistë është ngritja e pritës apo futja në kurth.

    “Trupi i tij u gjet i shtrirë në një fushë në Chivola, pak pas orës 07:30 të mëngjesit të 21 shkurtit, nga një shofer që po kalonte aty pranë. Djali ishte shtrirë përtokë, në një pellg gjaku, pranë një Lancia Ypsilon të regjistruar në emër të një anëtari të familjes, e cila tani është sekuestruar nga karabinierët”, informon media italiane.

    Sara Paterno, Zëvendës Prokurore Publike në Gjykatën e Astit, gjithashtu mori pjesë në vendngjarje, së bashku me Karabinierët e Bra dhe kolegët e Njësisë së Mjekësisë Ligjore.

    Ajo po koordinon hetimin, i cili aktualisht është nën konfidencialitet të rreptë. Trupi u gjet pranë shtëpisë historike të fshatit Pedaggera.

    “Djali, i cili me sa duket nuk ka të kaluar kriminale, mund të ketë qenë i përfshirë në një rrjet të dyshuar droge të lidhur me vrasjen. Ky model të kujton atë të zbuluar në Operacionin Djali—”djalë” në shqip—të kryer nga Karabinierët në Bra korrikun e kaluar, kur ata shkatërruan një bandë që rekrutonte trafikantë droge në Shqipëri, i sillte ata në Itali me viza turistike 90-ditore dhe më pas i riatdhesonte pasi i përdorte për trafik droge”, vijon raportimin media italiane.

    Kryetarja e bashkisë së Santa Vittoria d’Alba, Adriana Dellavalle, komentoi:

    “E di që Zyra e Prokurorit të Astit po heton me konfidencialitetin më të lartë. Më thanë se viktima me shumë mundësi ishte zhvendosur së fundmi në fshatin Cinzano dhe për këtë arsye ishte e panjohur për komunitetin. Si administratë, ne po e ndjekim situatën teksa evoluon”.

  • iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar

    iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar

    Në nëntor të vitit të kaluar, një raport pohoi se Apple do të përmirësonte kamerën selfie në të gjithë linjën e iPhone 18.

    Një thashethem i ri tani e vërteton përmirësimin, por sugjeron se kamera e përparme e përmirësuar mund të jetë e kufizuar në modelet Pro.

    Sipas informatorit Whylab, iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max do të kenë kamera selfie 24MP, një pretendim që përputhet me raportin e nëntorit që gjithashtu tregoi një përmirësim të sensorit të përparmë 24MP.

    Nëse është i saktë, sensori i ri duhet të ofrojë performancë të përmirësuar për selfie, thirrje video dhe selfie në dritë të ulët.

    iPhone 18 Pro thuhet gjithashtu se do të ketë një ‘Dynamic Island’ shumë më të vogël, me disa komponentë të Face ID që thuhet se lëvizin nën ekran.

    Apple pritet të zbulojë iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max në shtator të këtij viti së bashku me iPhone Fold.