ATV

Author: K.B.

  • Deda: Do të ishte korrektësi minimale që Kurti me kohë t’i tregonte Osmanit se nuk e përkrah për mandat të dytë

    Deda: Do të ishte korrektësi minimale që Kurti me kohë t’i tregonte Osmanit se nuk e përkrah për mandat të dytë

    Analisti Ilir Deda vlerëson se situata aktuale në vend me moszgjedhjen e presidentit do “evitohej lehtë po t’i tregonte me kohë Kurti Osmanit që nuk e ka përkrahjen e tij për mandat të dytë – që do të ishte korrektesia minimale pas një bashkëpunimi 6 vjeçar”.

    Sipas tij, “këtë krizë e ka shkaktuar dëshira për kontroll absolut të çdo institucioni në vend”, referuar Kurtit.

    Postimi i plotë:

    “Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje gjatë shkeljeve të Kushtetutës, heshtje kur linçohen kritikët, heshtje përgjatë abuzimit institucional.

    Ruajtje “si sytë e ballit” meriton veç interesi i vendit, jo formacionet partiake apo bartësit institucional.

    Loja politike me mandatin e dytë të presidentes veq shpërfytyroi politikën partiake që bazohet vetëm në interes për aq kohë sa partitë kanë nevojë për te. Reagimet emocionale i mbesin votuesve që me çdo kusht refuzojnë të jetë mendje ftohtë dhe të kuptojnë që politika s’ka asgjë të bëjë me dashuri.

    E sa i përket krizës së tanishme, kjo mund të evitohej lehtë po t’i tregonte me kohë Kurti Osmanit që nuk e ka përkrahjen e tij për mandat të dytë – që do të ishte korrektesia minimale pas një bashkëpunimi 6 vjeçar. Dhe, të gjente me të vërtetë një figurë konsensuale me partitë në opozitë, e jo të luante lojë të fajësimit.

    Këtë krizë e ka shkaktuar dëshira për kontroll absolut të çdo institucioni në vend.

  • Aeroplani luftarak i Emirateve të Bashkuara Arabe ndjek dhe qëllon dronin iranian – pushuesit shikonin të habitur nga plazhi

    Aeroplani luftarak i Emirateve të Bashkuara Arabe ndjek dhe qëllon dronin iranian – pushuesit shikonin të habitur nga plazhi

    Ky është momenti kur një aeroplan luftarak F-16E i Emirateve të Bashkuara Arabe ndjek një dron iranian Shahed-136 mbi plazhin Al Mamzar në Dubai.

    Pamjet e mediave sociale tregojnë plazhistë të tronditur që shikojnë qiellin ndërsa droni fluturon ulët mbi ujë, transmeton Telegrafi.

    Brenda sekondash, F-16E hyn në skenë dhe qëllon atë që duket të jetë një AIM-9X Sidewinder, një raketë ajër-ajër që kërkon nxehtësi, e projektuar për sulme në distancë të afërt, drejt dronit.

    Droni shkatërrohet më pas pak çaste pas impaktit. Ndërhyrja ndodhi ndërsa ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha të dielën se u zbuluan gjithsej 117 dronë, me 113 të ndërhyrë dhe të shkatërruar, ndërsa katër ranë brenda vendit.

    Ministria tha se mbrojtja e saj ajrore gjithashtu ndërhyri dhe shkatërroi 16 raketa iraniane, ndërsa një raketë ra në det.

    Irani nisi një seri sulmesh të furishme hakmarrëse në të gjithë Lindjen e Mesme pas vrasjes së Ajatollah Khameneit, duke nisur sulme ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe ndaj shteteve të tjera të Gjirit si Katari, Bahreini dhe Arabia Saudite.

    Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë se Irani ka qëlluar 238 raketa balistike në territorin e tyre që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael, me 221 të shkatërruara dhe vetëm dy që arrijnë në destinacionin e tyre.

  • Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

    Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

    Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë kanë përfunduar dhe sipas tij, mazhoranca nuk e ka shfrytëzuar kohën që kishte në dispozicion për t’i dhënë vendit drejtim institucional.

    Ai beson që presidentja ka vepruar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e cila parasheh që në rast se presidenti nuk zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vendi shkon në zgjedhje.

    “Mendojmë që afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit kanë përfunduar dhe mazhoranca partia fituese e zgjedhjeve nuk e ka shfrytëzuar kohën që e ka pasur në dispozicion për me i dhënë vendit drejtim, po besoj që presidentja ka vepruar sipas asaj që parasheh Kushtetuta e Kosovës në rastin kur presidenti nuk zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual dhe aty thuhet qartë që vendi shkon në zgjedhje”, ka deklaruar Gashi në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

    Gashi tha se PDK nuk ka menduar se Kosova është dashur të shkojë në zgjedhje, pasi sipas tij nuk ka pasur arsye për një situatë të tillë.

    Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti me vetëdije e ka çuar vendin drejt një situate të paqartë dhe zgjedhjeve.

    “PDK nuk mendon që është dashur Kosova të shkojë në zgjedhje, nuk ka pasur asnjë arsye, gjithmonë jemi të gatshëm me iu përgjigj zgjedhjeve, megjithatë as s’kemi qenë të interesuar. S’mund të ketë emër konsensual nëse i njëjti propozohet prej partisë në pushtet, ne kemi pasur qëndrim të qartë për një anëtar të familjes Jashari dhe i kemi dhënë mbështetje të fuqishme. 22 votat e PDK-së kanë qenë për, mendojmë që figura e familjes Jashari do të ishte përtej partive politike. Kryeministri Kurti me vetëdije e ka quar vendin në një situatë të paqartë dhe drejt zgjedhjeve, sepse jam i bindur që ka pasur më shumë se dhjetë kandidatë që ka mundur me iu ofrua kësaj legjislature përfshirë edhe presidenten aktuale për të cilën LDK-ja nuk ka qenë kundër”, ka theksuar ai.

  • Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri

    Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri

    Ish-banorja e BBVK-së, Fjolla Morina ka gëzuar fansat e saj me lajmin e ri.

    Këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore.

    “Jam duke punuar për super hite të reja këtë verë me djeg”, ka shkruar artistja në Instagram duke mos zbuluar më shumë.

  • ‘Do vij me historinë time’, Fifi së shpejti në koncertin e parë recital

    ‘Do vij me historinë time’, Fifi së shpejti në koncertin e parë recital

    Fifi ka njoftuar zyrtarisht se do të realizojë koncertin e saj të parë recital, një ngjarje që pritet të bëhet një nga më të rëndësishmet kulturore të pranverës në Tiranë.

    Më 25 prill, Pallati i Kongreseve do të hapë dyert për një mbrëmje të mbushur me muzikë, emocione dhe surpriza të veçanta nga artistja.

    Përmes një video-mesazhi emocionues në rrjetet sociale, Fifi ka zbuluar se ky projekt është rezultat i muajve të tërë pune intensive. Bashkë me ekipin e saj, ajo ka punuar për çdo detaj: nga repertori dhe skenografia, deri te energjia dhe atmosfera e natës, për t’i ofruar publikut një eksperiencë të paharrueshme.

    “Po vij me historinë time, me muzikën, ndjenjën, zemrën… Kjo është dhurata ime për ju që e doni muzikën time,” ka thënë Fifi, duke e konsideruar koncertin një dedikim për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë viteve.

    Fansat do të kenë mundësinë të ndjejnë afërsinë dhe emocionin e skenës, duke përjetuar çdo notë dhe varg të këngës së saj.

    Biletat për këtë ngjarje të veçantë do të dalin së shpejti, dhe pritet që të shiten shpejt për shkak të interesit të madh nga publiku.

  • Prebreza nënshkruan vendimin për mbështetje financiare të fermerëve të qumështit

    Prebreza nënshkruan vendimin për mbështetje financiare të fermerëve të qumështit

    Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka nënshkruar sot vendimin për subvencionimin e prodhuesve të qumështit në komunë, duke vendosur një mbështetje prej 7 cent për çdo litër qumështi të prodhuar.

    “Ky është një mbështetje konkrete për fermerët tanë dhe për prodhimin vendor”, ka shkruar Prebreza në postimin e tij në Facebook.

    Ai ka theksuar se fermerët e Fushë Kosovës do të kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe të Komunës.

    “Fermerët e Fushë Kosovës do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe të Komunës”, ka shtuar kryetari i komunës, duke siguruar vazhdimësinë e përkrahjes për prodhimin lokal të qumështit.

  • Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë

    Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë

    Administrata e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT.

    Burime bëjnë me dije se administrata dhe deputetët që prej mëngjesit të sotëm nuk ka pasur akses në kompjuterat dhe adresat e emailit, shkruan A2.

    “Homeland Justice” i ka publikuar emailet në Telegram.

  • Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

    Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

    Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në rajonin e Lindjes së Mesme dhe ngushtica e Hormuzit ndikojnë në tregjet globale, duke reflektuar edhe në çmimet lokale.

    Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Çmimet që sot sillen përafërsisht në Kosovë janë: dizeli prej 1.40 euro deri në 1.60 euro, kurse benzina prej 1.27 euro deri në 1.39 euro, bëri të ditur për RTKlive Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Kosovës.

    Berjani ka thënë se dje çmimi i furnizimit me shumicë ka qenë 1.53 euro.

    Ai shtoi se çmimet e derivateve kanë qenë të qëndrueshme për tre muaj dhe nuk ka pasur lëvizje në bursë.

    “Lufta në Iran, rritja e tensioneve dhe rreziku i ndërprerjes së prodhimit, si dhe ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë, mund të ndikojnë në tregjet globale. Çdo problem në këtë korridor reflektohet edhe te ne në Kosovë. Ku më parë kalonin qindra anije në ditë, tani nuk kalojnë më shumë se 4–5 në ditë dhe ato me rrezikshmëri të madhe”, theksoi Berjani.

    Ai gjithashtu theksoi se qytetarët nuk kanë nevojë për panik, pasi derivate ka mjaftueshëm në Kosovë, dhe shpresohet se do të arrihet një marrëveshje paqeje që do të stabilizojë tregun e naftës në të gjithë botën. Sipas tij, qytetarët e Kosovës po furnizohen me çmime më të lira në rajon.

    “Stabilizimi i tregut të naftës bëhet vetëm kur ndalet lufta. Ai gjithashtu varet nga vendimet ndërkombëtare, përfshirë rolin e presidentit Donald Trump”, theksoi Berjani.

    Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit bëhet e ditur se institucionet po monitorojnë tregun e derivateve për të parandaluar çdo praktikë të padrejtë tregtare dhe për të mbrojtur konsumatorët. Sipas tyre, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ndërmarrë masa ndëshkuese në rast se konstatohet shkelje e ligjit.

    Ndërkohë raportohet se çmimi i naftës ka shënuar rënie pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Iranin që të mos ndërhyjë në një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit global me energji.

    Trump deklaroi se çdo përpjekje e Iranit për të penguar qarkullimin e naftës në Ngushtica e Hormuzit do të përballet me reagim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit, ata do të goditen nga SHBA-ja 20 herë më fort se sa janë goditur deri tani”, ka theksuar ai.

    Në tregjet aziatike, çmimi i naftës së papërpunuar ra me rreth 6.5 për qind, duke zbritur nga 92.46 dollarë në 88.15 dollarë për fuçi.

    Një ditë më parë, çmimi kishte arritur pothuajse 120 dollarë për fuçi për shkak të frikës se lufta mund të zgjasë, por u ul pasi Trump la të kuptohej se konflikti mund të përfundojë shpejt.

  • Azemi: As në Ministrinë e Punës nuk po respektohet paga minimale

    Azemi: As në Ministrinë e Punës nuk po respektohet paga minimale

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët e sigurimit fizik dhe ata teknik të cilët punojnë në objektin e Ministrisë së Punës kanë marrë pagë më të vogël sesa paga minimale që ka ndryshuar nga 1 janari sipas vendimit të Qeverisë.

    Përmes një njoftimi për media, Azemi tha po ashtu që sot, më 10 mars, këta punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin shkurt, “që sipas të gjitha gjasave do të ju ofrohet e njëjta pagë”, transmeton Klankosova.tv.

    “Është krijuar një kaos i vërtetë në shumë spitale të Kosovës dhe në shumë Ministri pasi që punëtorët ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin paraprak, fajtor sipas deklarimit të pronarëve të kompanive janë Ministritë përkatëse dhe Kuvendet Komunale pasi që këto nuk ua kanë alokuan mjetet e nevojshme kompanive që kryejnë shërbime për institucione publike dhe komunale”, thuhet tutje në njoftim.

  • KRU “Prishtina”: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

    KRU “Prishtina”: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

    Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët që furnizohen nga sistemi publik i ujësjellësit të nënshkruajnë kontratat për shërbime me kompaninë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Mjeku tha se këto kontrata rregullojnë marrëdhëniet juridike ndërmjet kompanisë dhe konsumatorëve, duke përcaktuar të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve.

    Sipas saj, çdo konsumator që është i kyçur në sistemin publik të ujësjellësit është i obliguar ta nënshkruajë kontratën.

    “Me këtë kontratë përcaktohen të gjitha të drejtat dhe obligimet mes kompanisë dhe konsumatorit. Konsumatori që nuk e nënshkruan kontratën do të marrë një afat ligjor prej rreth 10 ditësh, dhe nëse nuk e nënshkruan, mund të shkyçet nga furnizimi me ujë të pijshëm”, tha Mjeku.

    Ajo bëri me dije se deri më tani janë nënshkruar mbi 70 mijë kontrata, ndërsa kompania furnizon me ujë mbi 180 mijë konsumatorë.

    Mjeku shtoi se kontratat u janë dërguar konsumatorëve përmes postës, inkasantëve ose mund të nënshkruhen në pikat e arkëtimit dhe në zyrat për konsumatorë të kompanisë.

    Duke folur për konsumatorët që kanë borxhe të papaguara, Mjeku tha se kompania fillimisht dërgon disa vërejtje para se të ndërmarrë masa për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit.

    “Para se të shkyçet një konsumator, ne dërgojmë të paktën tri vërejtje. Ata që duan marrëveshje mund ta rregullojnë borxhin duke paguar fillimisht 10 për qind të shumës totale dhe pjesën tjetër ta riprogramojnë në këste nga 12 deri në 36 muaj pa kosto shtesë”, tha ajo.

    Ajo theksoi se niveli i liqeneve akumuluese Liqeni i Batllavës dhe Liqeni i Badovcit është në gjendje të kënaqshme, gjë që pritet të garantojë furnizim të qëndrueshëm me ujë deri në fund të vitit 2026.