ATV

Author: K.B.

  • Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

    Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gjilan

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethit në dalje të rrugës Prishtinë-Gjilan.

    Rama, përmës një postimi në Facebook, shkroi se kjo ndërhyrje do të funksionalizojë më mirë rrugët Nekibe Kelmendi, Richard Holbrooke dhe Xhevat Qena.

    “Një nga nyjet më të ngarkuara të Kryeqytetit po merr zgjidhjen që i ka munguar prej vitesh. Kemi filluar punimet për ndërtimin e rrethit te Gorenja, një ndërhyrje që do ta funksionalizojë daljen nga Prishtina drejt Gjilanit dhe do të lidhë më mirë rrugët Nekibe Kelmendi, Richard Holbrooke dhe Xhevat Qena”, shkroi i pari i kryeqytetit.

  • Takimi Osmani-Prattipati: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm

    Takimi Osmani-Prattipati: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë takimit, Osmani bashkë me diplomaten amerikane, kanë trajtuar zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe kanë folur për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Në fokus të diskutimit ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik në vend, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe ku debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive”, thuhet në njoftim.

    E para e shtetit theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ritheksuar se aleanca me SHBA-në mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme.

  • Arrestohen dy persona për 27 vjedhje në Prishtinë

    Arrestohen dy persona për 27 vjedhje në Prishtinë

    Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit, tha policia.

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit tha se pas një pune intensive hetimore dhe operative ka arritur të identifikojë dhe arrestojë ata.

    “Të dyshuarit A.D., 47 vjeç dhe H.M., 48 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e 27 veprave penale “Vjedhje e rëndë”. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova materiale që mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në këto raste”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Po ashtu, policia tha se janë realizuar kontrolle në vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale të dyshuara.

    “Në kuadër të hetimit janë ndërmarrë edhe masa të tjera hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të identifikimit dhe ndriçimit të plotë të rasteve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”.

  • Arifi: Kurti synon t’iu ikë obligimeve nga dialogu duke krijuar bllokada institucionale

    Arifi: Kurti synon t’iu ikë obligimeve nga dialogu duke krijuar bllokada institucionale

    Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se Kosova është larg anëtarësimit në BE përderisa siç thekson nuk ka as përparim në dialogun me Serbinë e as institucione që do ta mundësonin një përparim në proces.

    Sipas tij, Parlamenti Evropian e qartësoi se Kosova nuk mund të ec drejt rrugës evropiane pa progres në bisedimet me Serbinë. Arifi tha për RTV21 se Kurti synon t’iu ikë obligimeve nga dialogu duke krijuar bllokada institucionale.

    “Perspektiva e vetme e Kosovës është perspektiva evropiane. Ne duhet të futemi në familjen evropiane a jemi afër, a janë përpjekje serioze në përfarimin e Kosovës me BE-në përgjigja jonë është jo, s’kemi bërë progres, kemi bërë regres … Ka shumë që mendojnë se arsyeja e bllokimit të institucioneve është se Kurti synon kësisoj të iu ikë obligimeve që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit sepse ajo është në kundërshtim me parimet dhe qëndrimet e tij të mëparshme. Pa dialog s’ka asgjë(as anëtarësim në BE) dhe dialog s’mund të ketë pa institucione e institucione s’ka që dy vjet”, tha Arifi.

  • Kuvendi “i ngrirë” nga Kushtetuesja, Zulfaj akuzon opozitën për bllokadë: Le të rrinë në sallë e të votojnë kundër

    Kuvendi “i ngrirë” nga Kushtetuesja, Zulfaj akuzon opozitën për bllokadë: Le të rrinë në sallë e të votojnë kundër

    Këshilltari i kryeministri Albin Kurti, Jeton Zulfaj, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar sërish çështjen e zgjedhjes së presidentit. Në postimin e tij, Zuflaj, duke iu drejtuar partive opozitare ka thënë se ato duhet të marrin pjesë në votim.

    Këshilltari i Kurtit, ka akuzuar opozitën se qëllimi i tyre sipas tij është bllokimi.

    Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë masë përmes së cilës ka ndaluar çfarëdo veprimi të Kuvendit.

    Postimi i Zulfajt:

    Vitin e kaluar, kur nuk i kishim votat, opozita rrinte në sallë dhe votonte kundër për të bllokuar.

    Tani, kur i kemi votat, por kërkohet kuorumi, opozita nuk vjen në sallë me qëllimin e njëjtë: për të bllokuar.

    Pra, bllokimi është qëllimi.

    Nuk po kërkohet vota për të zgjedhur presidentin, por për të qëndruar në sallë.

    Le të votojnë kundër, por le të marrin pjesë.

  • APK konfirmon mbylljen e hetimeve: Nuk u gjetën mospërputhje në pasurinë e Presidentes Osmani

    APK konfirmon mbylljen e hetimeve: Nuk u gjetën mospërputhje në pasurinë e Presidentes Osmani

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar procesin e verifikimit lidhur me deklarimin e pasurisë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke konstatuar se nuk janë gjetur mospërputhje në të dhënat e deklaruara për periudhën 2024–2025.

    Hetimi ishte iniciuar në janar të këtij viti, pas dyshimeve për rritje të pasurisë së presidentes ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.

    APK bëri të ditur se gjatë procesit është zhvilluar një verifikim i detajuar i të dhënave të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë analizimin dhe krahasimin e informacionit përkatës për vitet 2024 dhe 2025.

    Sipas Agjencisë, stafi profesional ka shqyrtuar të gjitha të dhënat relevante në përputhje me obligimet ligjore që subjektet deklaruese kanë për raportimin e pasurisë.

    “Në kuadër të këtij procesi janë analizuar dhe krahasuar të dhënat relevante të deklarimit të pasurisë për periudhën kohore për të cilën subjektet deklaruese janë të obliguara të bëjnë deklarim sipas legjislacionit në fuqi. Si rezultat i këtij verifikimi, nuk ka qenë e mundur të dokumentohet ndonjë diskrepancë e provueshme në deklarimet e pasurisë për periudhën përkatëse”, thuhet në përgjigjen e APK-së për Insajderin.

    Në kuadër të transparencës për pasurinë e zyrtarëve publikë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur deklaratën e pasurisë për vitin 2025.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme, automjete dhe kursime, duke përfshirë edhe të ardhurat vjetore nga paga e saj dhe të bashkëshortit, Prindon Sadriu.

    Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit u deklarua vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro.

    Screenshot
    Screenshot

    Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu janë deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi.

    Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.

    Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro.

    Po ashtu u deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera).

    Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.

    Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani deklaroi se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro.

    E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit.

    Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj u deklaruan: Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.

    Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani ka deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e udhëtimet jashtë vendit.

    Po ashtu aty u deklaruan edhe paga e bashkëshortit sit ë hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro.

  • Presidenca dërgon komentet në Kushtetuese në mbrojtje të Dekretit për shpërndarje të Kuvendit

    Presidenca dërgon komentet në Kushtetuese në mbrojtje të Dekretit për shpërndarje të Kuvendit

    Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka konfirmuar për Express së Presidentja Osmani tashmë ka deponuar në Gjykatë Kushtetuese komentet në mbrojtje të Dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

    “Presidenca i ka dorëzuar komentet e hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë”, ka thënë Kupina për Express.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme sa i përket Dekretit të Osmanit për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës. Me këtë, Kushtetuesja ka ndaluar Presidencën që të marrë çfarëdo veprimi dhe Kuvendin e Kosovës gjithashtu.

  • KQZ pezullon AKR-në

    KQZ pezullon AKR-në

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar rekomandimin për pezullimin e një partie politike.

    Bëhet fjalë për Aleancën Kosova e re.

    Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se kjo parti obligohet që brenda afatit prej 45 ditësh të mbajë konventën e saj.

    Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar me vikat e tjera të rendit të ditës.

  • Gjykata ruse dënon 19 persona për sulmin vdekjeprurës në koncertin në Moskë

    Gjykata ruse dënon 19 persona për sulmin vdekjeprurës në koncertin në Moskë

    Një gjykatë në Moskë ka dwnuar 19 persona për përfshirje në sulmin me armë zjarri në vitin 2024 në një sallë koncertesh në Moskë, ku u vranë 149 persona dhe u plagosën mbi 600 të tjerë.

    Një fraksion i grupit të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për masakrën e 22 marsit 2024 në sallën e koncerteve Crocus City Hall. Autoritetet thanë se katër persona të armatosur, të identifikuar si shtetas të Taxhikistanit, qëlluan njerëz që po prisnin një shfaqje nga një grup i njohur roku dhe më pas i vunë flakën ndërtesës.

    Të 19 të pandehurve iu dhanë dënime të gjata me burgim: 15 morën dënime me burgim të përjetshëm, një mori 22 vjet e gjysmë dhe tre morën nga 19 vjet e 11 muaj secili.

    Ata me dënime me burgim të përjetshëm do të vuajnë një pjesë të dënimit në një burg dhe pjesën tjetër në një koloni penale të regjimit special, sipas vendimit.

  • Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Ballukut, reagon ambasada gjermane

    Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Ballukut, reagon ambasada gjermane

    Ambasada gjermane reagoi sot pas votimit në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

    Sipas ambasadës, përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mbetet i lidhur ngushtë me efektivitetin e drejtësisë ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se politika duhet ta garantojë këtë proces, raporton euronews.al.

    “Ambasada Gjermane deklaron se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.

    Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.

    Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, thuhet në reagim.