ATV

Author: K.B.

  • “Një nga mendjet më të bukura të kulturës shqiptare”, Begaj i mërzitur për vdekjen e Qosjes

    “Një nga mendjet më të bukura të kulturës shqiptare”, Begaj i mërzitur për vdekjen e Qosjes

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar, Rexhep Qosja.

    Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

    “Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor”, ka shkruar ai.

  • Vazhdojnë SMS-të mashtruese në emër të bankave, qytetarët paralajmërohen të mos ndajnë të dhëna personale

    Vazhdojnë SMS-të mashtruese në emër të bankave, qytetarët paralajmërohen të mos ndajnë të dhëna personale

    Mesazhet mashtruese përmes SMS-ve, të cilat pretendojnë se dërgohen në emër të bankave, po vazhdojnë të shfaqen, duke rritur shqetësimin për sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve.

    Së fundmi, Raiffaisen Bank ka njoftuar klientët për një SMS të tillë mashtrues, i cili synon të mashtrojë përmes kërkesave për ndarjen e informacioneve të ndjeshme.

    Sipas njoftimit, këto mesazhe paraqiten si komunikime zyrtare dhe shpesh kërkojnë veprime urgjente nga pranuesit, duke pretenduar se ekziston një problem me llogarinë bankare apo duke ofruar shpërblime të rreme.

    Banka u ka bërë thirrje klientëve që të mos ndajnë asnjë të dhënë personale apo bankare me faqe dhe burime që nuk janë kanale zyrtare, duke theksuar se mashtrime të tilla synojnë vjedhjen e të dhënave dhe keqpërdorimin e tyre.

    “Mesazhet telefonike që pretendojnë se dërgohen nga kompani legjitime janë një metodë e shpeshtë mashtrimi dhe kanë për qëllim t’i nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të rrezikshme ose të japin informacione të ndjeshme”, thuhet në njoftim.

    Ky fenomen nuk është i ri, pasi më herët janë raportuar edhe raste të SMS-ve mashtruese në emër të Postës, çka tregon për një trend në rritje të tentativave për mashtrim përmes komunikimeve elektronike.

    Autoritetet dhe institucionet financiare u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të verifikojnë çdo mesazh të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare, në mënyrë që të shmangen rastet e mashtrimit dhe humbjet financiare.

  • Ilir Shaqiri me fjalë prekëse për Rexhep Qosjen: U shua institucioni i mendimit shqiptar

    Ilir Shaqiri me fjalë prekëse për Rexhep Qosjen: U shua institucioni i mendimit shqiptar

    Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një figurë madhore të mendimit shqiptar dhe një prej emrave më të rëndësishëm të kulturës sonë.

    Në reagimin e tij publik, Shaqiri përdori fjalë të forta dhe metafora të spikatura për të përshkruar ndikimin e Qosjes ndër dekada, duke e quajtur atë “institucion” dhe një dritë udhërrëfyese për shqiptarët.

    “U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashëri, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve! Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë! Lamtumirë, PROFESOR!”, shkroi Shaqiri.

  • Importi mbi 651 milionë, eksporti veç 88 milionë: Kosova ngulfatet nga mallrat e huaja

    Importi mbi 651 milionë, eksporti veç 88 milionë: Kosova ngulfatet nga mallrat e huaja

    Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë se në mars 2026 deficiti tregtar arriti në 563,5 milionë euro, që është rritje prej 5,2 % krahasuar me marsin 2025. Eksporti në këtë muaj ishte 88,4 milionë euro, ndërsa importi 651,8 milionë euro

    Kosova vazhdon të mbushet çdo ditë e më shumë me mallra të huaja, ndërsa prodhimi dhe eksporti vendor mbeten shumë prapa në raport me kërkesën e brendshme dhe importet në rritje.

    Të dhënat tregojnë se vendi vazhdon të importojë shumë më tepër sesa eksporton, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e deficitit tregtar. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe rritje e eksporteve.

    Sipas të dhënave zyrtare, deficiti tregtar në muajin mars 2026 arriti në 563,5 milionë euro, që paraqet rritje prej 5,2 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur kishte qenë 535,7 milionë euro.

    Eksporti mbulon importin me vetëm 13,6 %, duke treguar se raporti ndërmjet mallrave që shiten jashtë vendit dhe atyre që importohen mbetet i ulët.

    Eksporti i mallrave gjatë muajit mars 2026 kishte vlerën 88,4 milionë euro, duke shënuar rritje prej 18,2 % krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar.

    Ndërkohë, importi arriti në 651,8 milionë euro, me rritje prej 6,8 %. Kjo tregon se edhe pse eksportet janë rritur me ritëm më të shpejtë, vlera e importeve mbetet shumë më e lartë.

    Sa i përket strukturës së eksporteve, pjesëmarrjen më të madhe e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 26,2 %. Pas tyre renditen plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 12,4 %, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11,1 %, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 8,3 %, si dhe tekstili dhe artikujt prej tekstili me 8,2 %.c

    Në anën tjetër, importet dominohen nga produktet minerale me 14,5 %, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike me 14,3 %, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 10,6 %, mjetet e transportit me 10,6 %, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 10,0 %.

    Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 29,3 milionë euro ose 33,2 % të eksporteve totale, me rritje prej 12,9 %. Partnerët kryesorë ishin Gjermania me 10,0 %, Italia me 3,8 % dhe Holanda me 2,9 %.

    Importet nga vendet e Bashkimit Evropian arritën në 284,1 milionë euro ose 43,6 % të importeve të përgjithshme, me rritje prej 14,1 %. Pjesëmarrjen më të lartë e kishin Gjermania me 13,5 %, Italia me 4,5 % dhe Polonia me 3,4 %.

    Sa i përket vendeve të CEFTA-s, eksportet arritën në 40,8 milionë euro ose 46,2 % të eksporteve totale, me rritje prej 21,8 %. Partnerët kryesorë ishin Maqedonia e Veriut me 16,2 %, Shqipëria me 14,2 %, Serbia me 8,8 % dhe Mali i Zi me 5,2 %.

    Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 78,1 milionë euro ose 12,0 % të importeve totale, duke shënuar rënie prej 23,1 %. Pjesëmarrjen më të madhe e kishin Shqipëria me 3,8 %, Maqedonia e Veriut me 3,6 % dhe Serbia me 3,3 %.

    Eksportet me vendet e tjera arritën në 18,2 milionë euro ose 20,7 % të eksporteve të përgjithshme. Partnerët kryesorë ishin Zvicra me 10,2 % dhe Turqia me 3,8 %.

    Ndërkohë, importet nga vendet e tjera arritën në 289,6 milionë euro ose 44,4 % të importeve totale, ku pjesëmarrjen më të lartë e kishin Kina me 14,6 % dhe Turqia me 11,0 %.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,3 milionë euro ose rreth 33,2 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12,9 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,0 %), Italia (3,8 %), Holanda (2,9 %), etj.

    Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

    Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 40,8 milionë euro ose 46,2 % të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21,8 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,2 %), Shqipëria (14,2 %), Serbia (8,8 %), Mali i Zi (5,2 %), etj.

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 18,2 milionë euro ose 20,7 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,2 %) dhe Turqia (3,8 %).

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 284,1 milionë euro ose 43,6 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14,1 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,5 %), Italia (4,5 %), Polonia (3,4 %), etj.

    Importet nga vendet e CEFTA-s

    Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 78,1 milionë euro ose 12,0 % të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-23,1 %). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (3,8 %), Maqedonia e Veriut (3,6 %), Serbia (3,3 %).

    Importet e Kosovës me vendet e tjera

    Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 289,6 milionë euro ose 44,4 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14,6 %) dhe Turqia (11,0 %). /Metro

  • Avokati i Naim Murselit i gatshëm të ankohet për dënimin me burgim të përjetshëm

    Avokati i Naim Murselit i gatshëm të ankohet për dënimin me burgim të përjetshëm

    Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke i dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa për Kushtrim Kokallën është shqiptuar dënimi me 30 vjet burgim.

    Pas vendimit, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj, në një prononcim për KlanKosova ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit me burgim të përjetshëm për klientin e tij.

    “Kur të merret vendimi, gjithsesi po. Pa e marrë aktgjykimin nuk mund të them asgjë. Pa e parë aktgjykimin nuk e di saktësisht, por ankesa do të bëhet”, deklaroi ai.

  • Cakolli: Ndryshimet në buxhet rrezik të politizohen, votimi mund të shtyhet deri më 28 prill

    Cakolli: Ndryshimet në buxhet rrezik të politizohen, votimi mund të shtyhet deri më 28 prill

    Hulumtuesi Eugen Cakolli ka paralajmëruar se, pavarësisht miratimit nga Qeveria, ndryshimet në buxhet vështirë se mund të kalojnë me kohë në Kuvend.

    Sipas tij, edhe me procedura të përshpejtuara, projektligji mund të votohet “më së hershmi më 28 prill”, në të njëjtën ditë kur skadon afati për zgjedhjen e Presidentit.

    Ai thekson se situata “bart rrezikun” që buxheti të përdoret për qëllime politike, pasi ndryshimet mund të përfshijnë pako financiare me ndikim të drejtpërdrejtë në garën zgjedhore.

    “Përtej aspektit procedural, kjo situatë bart rrezikun që diskutimet në një seancë eventuale atë ditë, por edhe vet projektligji, të shfrytëzohen për qëllime politike dhe si mjet parafushate. Kjo sidomos duke pasur parasysh se ndryshimet në buxhet pritet të përfshijnë edhe pako financiare dhe fiskale, shpërndarja e të cilave gjatë majit ose qershorit mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin dhe garën zgjedhore,” tha ai.

  • Edi Rama reagon pas lajmit për vdekjen e Qosjes: Lamtumirë shqiptar i mirë

    Edi Rama reagon pas lajmit për vdekjen e Qosjes: Lamtumirë shqiptar i mirë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut dhe studiuesit të njohur Rexhep Qosja, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.

    Rexhep Qosja vdiq sot në moshën 90 vjeçare. Varrimi i tij u bë në prani të familjes së ngushtë.

  • Haradinaj bën homazhe në nderim të dëshmorëve të Sllupit, Hereqit dhe Dujakës

    Haradinaj bën homazhe në nderim të dëshmorëve të Sllupit, Hereqit dhe Dujakës

    Fundi i prillit të vitit 1998 rikthen në kujtesë një ndër periudhat më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin, kur grupet e para të luftëtarëve që po ktheheshin me armët e lirisë ranë heroikisht në përballje me armikun, në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët.

    Në këtë përvjetor, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në nderim të dëshmorëve të rënë.

    Haradinaj theksoi se lufta dhe sakrifica e tyre përbën një nga mesazhet më të fuqishme të vendosmërisë së shqiptarëve për liri.

    Ai u shpreh se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmuan se liria ishte një ideal për të cilin ia vlente çdo sakrificë, deri në vetëflijim.

    “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e saj,” ka deklaruar Haradinaj.

  • Miratohet Ligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, Pacolli: Hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të ujit

    Miratohet Ligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, Pacolli: Hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të ujit

    Sot në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Ligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.
    Në lidhje me këtë ligj, ka shkruar edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

    Ajo ka falënderuar deputetët për votimin e këtij ligji.

    “Sapo u miratua Ligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujit, si pasuri jetike për vendin tonë. Falënderoj deputetët për mbështetjen dhe votën e tyre në miratimin e këtij ligji të domosdoshëm”, ka shkruar Pacolli.

  • Konflikte të ashpra me Hegseth, bëhet publike arsyeja e dorëheqjes së shefit të Marinës Amerikane

    Konflikte të ashpra me Hegseth, bëhet publike arsyeja e dorëheqjes së shefit të Marinës Amerikane

    Dorëheqja e Sekretarit të Marinës së SHBA-së, John Phelan, erdhi nga tensionet e vazhdueshme me shefin e Pentagonit, Pete Hegseth, sipas Wall Street Journal.

    Sipas raportimit, pakënaqësitë e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe zëvendësit të tij të parë, Steve Feinberg, lidhen me marrëdhënien e afërt të Phelan me presidentin Donald Trump. Phelan thuhet se komunikonte rregullisht me Trump në klubin privat Mar-a-Lago, madje edhe për çështje të ndërtimit të anijeve gjatë natës.

    Phelan, themelues dhe bashkëthemelues i disa kompanive investuese, u konfirmua nga Senati si sekretar i Marinës më 25 mars 2025 dhe më pas bëri betimin. Në këtë rol, ai ishte përgjegjës për mbështetjen logjistike të forcave detare dhe menaxhimin e burimeve financiare të tyre. Sekretari i Marinës, ashtu si homologët në Forcat Ajrore dhe Ushtri, nuk është anëtar i kabinetit presidencial.

    Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, njoftoi të mërkurën se Phelan është larguar nga detyra me efekt të menjëhershëm.