ATV

Author: K.B.

  • 50 tonë misër nga Serbia bllokohen në Elbasan, 25 tonë mund të asgjësohen

    50 tonë misër nga Serbia bllokohen në Elbasan, 25 tonë mund të asgjësohen

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, e ardhur nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve të importuara nga ky vend.

    Ky vendim është marrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore, një çështje që ka alarmuar autoritetet dhe ka vënë në fokus produktet bujqësore të importuara.

    Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike. Aktualisht, të gjitha 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe kontrollet paraprake.

    Paralelisht, AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në disa subjekte të tjera në qark, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Autoriteti thekson se çdo produkt që nuk plotëson kushtet e kërkuara do të bllokohet dhe, në rast nevoje, asgjësohet.

    Institucionet po vijojnë monitorimin dhe pritet që ditët në vijim të publikohen rezultatet e analizave përfundimtare.

  • Arsimtari mohon akuzat për përdhosjen e flamurit kombëtar

    Arsimtari mohon akuzat për përdhosjen e flamurit kombëtar

    Mësimdhënësi i gjuhës angleze Muhamed Hajredinaj është deklaruar i pafajshëm për akuzën se hodhi në shportë të mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Në pyetjen e gjykatësit nëse e ndien veten fajtor, ai u përgjigj: “Absolutisht jo”.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 24 prill 2025, Muhamed Hajredinaj akuzohet se më 27 nëntor 2024, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, në cilësinë e arsimtarit të gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, sapo ka hyrë në klasë dhe i përballur me pamjen dhe simbolet kombëtare shqiptare që nxënësit kishin veshur me rastin e festës së flamurit kombëtare shqiptar, i pandehuri për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i ka shprehur edhe më parë në prani të nxënësve, ka marrë flamurin kuq e zi dhe plisin, dhe përkundër kundërshtimeve të nxënësve, i ka hedhur në shportën e mbeturinave.

    Aktakuza thotë se i pandehuri po ashtu ka larguar nga ora mësimore nxënësen e cila mbante këto simbole, me qëllim të pjesëmarrjes në programin festiv të organizuar nga shkolla për Ditën e Flamurit. Më këto veprime, i pandehuri akuzohet se publikisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare.

    Me këtë, Hajredinaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, par. 4 lidhur me par. 3 të Kodit Penal.

  • Parandaloni formimin e mykut në lavatriçen tuaj me dy hapa të thjeshtë

    Parandaloni formimin e mykut në lavatriçen tuaj me dy hapa të thjeshtë

    Lavatriçet mund të jenë të prirura ndaj mykut sepse bien rregullisht në kontakt me lagështinë, por një hap shtesë gjatë ditës së larjes mund të parandalojë formimin e mykut.

    Lavatriçet na e bëjnë jetën shumë më të lehtë, por ato kërkojnë kujdes të duhur që të funksionojnë pa probleme. Mund të mos mendoni se është e rëndësishme, por pastrimi dhe mirëmbajtja e lavatriçes mund ta ndihmojë atë të lajë rrobat tuaja në mënyrë efektive dhe të parandalojë që ato të kenë erë të keqe.

    Meqenëse lavatriçet përdorin shumë ujë, disa pjesë të pajisjes janë të ndjeshme ndaj mykut. Kjo është veçanërisht e vërtetë në zonat ku uji mund të grumbullohet për periudha të gjata kohore, siç është sirtari i detergjentit dhe guarnicioni prej gome rreth derës.

    Nëse i lejoni këto pjesë të makinës suaj të ndoten, ato do të duhet të pastrohen plotësisht dhe, në disa raste, mund t’ju duhet t’i zëvendësoni pjesët.

    Vulat e gomës janë veçanërisht të rrezikshme kur myken sepse myku mund ta gërryejë gomën dhe të shkaktojë vrima – që do të thotë se makina juaj nuk do të jetë e papërshkueshme nga uji dhe mund të rrjedhë.

    Megjithatë, nuk keni pse ta pastroni thellë lavatriçen pas çdo përdorimi për të parandaluar formimin e mykut. Në fakt, ka dy gjëra që mund të bëni pas çdo larjeje që zgjasin vetëm një minutë dhe do të sigurojnë që të mos formohet myk.

    E tëra çfarë duhet të bësh është të fshish guarnicionin me një leckë dhe ta lësh derën hapur që të qarkullojë ajri.

    Gjithashtu mund ta hiqni sirtarin e detergjentit dhe të derdhni ujin e tepërt, duke e lënë të thahet plotësisht përpara se ta vendosni përsëri në makinë larëse. Kjo duhet të parandalojë formimin e mykut në çdo pjesë të makinës suaj.

  • Tragjike në SHBA, humbin jetën në moshë të re studiuesi shqiptar dhe e fejuara e tij

    Tragjike në SHBA, humbin jetën në moshë të re studiuesi shqiptar dhe e fejuara e tij

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor, ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë, të identifikuar si Samira Xhaferi dhe Albi Çela.

    Lajmi i rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri, ndërsa familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për t’i sjellë trupat e tyre në atdhe.

    Sipas inicuesve të fondit, Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor.

    Ndërsa Albi, 30 vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Law dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.

  • Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzohen mbi 2 mijë të tjera

    Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzohen mbi 2 mijë të tjera

    Më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 1 komunave, janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

    Zëdhënësi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se jo të gjitha nga to e kanë marrë aprovimin e KQZ-së.

    Ai tregon se rreth 2 mijë e 570 janë refuzuar dhe nuk do të përfshihen në numërim, pasi në shumicën prej tyre, në 2 mijë e 500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument unik që votuesit e pranojnë nga KQZ kur të regjistrohen.

    “Deri të premten, në orën 10:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë sjellur në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 9,800, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 7,240, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,570. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi.

    Sipas tij, më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. Deri më tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosovë.

    Po sipas KQZ-së, në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikohen të dhënat për çdo komunë për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

  • Labinot Tahiri propozon Agim Aliun për kryetar të PDK-së: Ai e meriton më shumë se kushdo tjetër

    Labinot Tahiri propozon Agim Aliun për kryetar të PDK-së: Ai e meriton më shumë se kushdo tjetër

    Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë një propozim të papritur për politikën kosovare, duke sugjeruar që kryetari i ardhshëm i PDK-së të jetë Agim Aliu, aktualisht kryetar i Komunës së Ferizajt.

    Tahiri thekson se Aliu ka dëshmuar se si duhet të jetë një lider:

    “Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër: me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal. Ai ka punu për Ferizajn, më shumë se sa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar.”

    Kujtojmë se kryetari i deritashëm i PDK-së, Memli Krasniqi, ofroi dorëheqjen nga posti i të parit të këtij subjekti politik ditën e mërkurë.

    Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

    Mirëdita shqiptarë, Ferizaj e gjithandej kudo që jemi!
    Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër: me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal.
    Ai ka punu për Ferizajn, më shumë sesa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar.
    Ferizaj për një kryetar apo çdo kryetar që do të vijë pas Agimit, është i madh sa Kosova për një kryeministër.
    Me këto fjalë, i drejtohem PDK-së edhe pse nuk jam antar i kësaj partie e cila ka berë shumë ndryshime në vend.
    Nëse e duan vërtet ndryshimin dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, atëherë le ta propozojnë Agim Aliun për kryetar të partisë.
    Ai e ka dëshmuar me punë dhe rezultate se mund ta çojë partinë përpara ashtu sikur këtë qytet gjigant, ku në të cilin po vijnë dhe po jetojnë banorë nga qytete e tjera; saktësisht edhe nga Shkupi.
    Një koment për Agimin, vlen një mirënjohje për familjen e tij e cila ishte e përndjekur si shumë familje shqiptare nga Serbia!
    Sinqerisht,
    Labi, Kosovë e Shqipërisë!

  • Ariana Grande sulmohet në premierën e filmit në Singapor

    Ariana Grande sulmohet në premierën e filmit në Singapor

    Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Ariana Grande, ka përjetuar një moment tronditës në premierën e filmit të saj të ri “Wicked: For Good” në Singapor, kur një burrë iu afrua me vrap dhe e zvarriti në tapetin e verdhë.

    Në videot e publikuara në rrjete sociale, Grande shihet duke ecur me kolegët e saj kur burri me bluzë të bardhë dhe flokë të gjatë të zinj me nuanca bionde e kap dhe e tërheq drejt vetes. Kolegja e saj, Cynthia Erivo, ndërhyri menjëherë duke u vendosur mes tyre, ndërsa rojet e sigurisë e larguan të dyshuarin.

    Ariana u shfaq e tronditur pas incidentit dhe u mbështet nga ekipi i saj. Fansat e identifikuan burrin si Johnson Wen, i cili më pas publikoi videon e momentit në Instagram duke shkruar: “E dashur Ariana Grande, faleminderit që më lejove të kërcej në tapetin e verdhë me ty”.

    Wen është i njohur për ndërhyrjet e tij në evente të yjeve; në qershor u ngjit në skenën e Katy Perry-t, ndërsa në gusht hyri me forcë në koncertin e The Weeknd para se sigurimi ta largonte.

  • Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që po dyshohet për vjedhje të rëndë.

    “Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, tha policia.

    Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

  • Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar

    Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar

    Dogana e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shamponë) të falsifikuar të markës tregtare HOBBY, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithsej 324 pako.

    Dogana e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shamponë) të falsifikuar të markës tregtare HOBBY, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithsej 324 pako.

    Pas verifikimit është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme rrezikshme për shëndet, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë.

  • Meta mbetet në burg, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e ish-presidentit

    Meta mbetet në burg, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e ish-presidentit

    Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.

    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

    Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. AI akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.