ATV

Author: K.B.

  • Mbledhjet e nënshkrimeve për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK’së, Osmani nuk komenton

    Mbledhjet e nënshkrimeve për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK’së, Osmani nuk komenton

    sh-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raporton EO.

    E pyetur për zhvillimet e fundit brenda LDK-së, Osmani tha se tashmë e ka shprehur qëndrimin e saj për këto çështje dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

    “Jam deklaruar për këto tema më herët dhe i qëndroj prapa atyre deklarimeve. Të njëjtat vlejnë edhe tani”, tha Osmani.

    Video:

  • Shtiu me armë në gazmend familjar, ndalohet i dyshuari në Prizren

    Shtiu me armë në gazmend familjar, ndalohet i dyshuari në Prizren

    Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informacione për përdorim të armës së zjarrit në një gazmend familjar në rrugën “Reshat Qoqaj” në Prizren.

    “Njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke intervenuar në vendngjarje, identifikuar lokacionet dhe personin e dyshuar. I dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka deklaruar se kanë pasur një gazmend familjar; i njëjti ka dorëzuar armën, një pistoletë”, konfirmon policia.

    “Në vendngjarje, përveç armës janë sekuestruar edhe dy gëzhoja si prova materiale. Pas intervistimit të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprat përkatëse, përfshirë “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa apo gazmende familjare, duke respektuar ligjin dhe duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme”, apelon policia.

  • Fermerët i reagojnë ministrit Muja: Qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë

    Fermerët i reagojnë ministrit Muja: Qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë

    Fermerët e Kosovës po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, pasi tash e katër ditë është ndaluar përkohësisht grumbullimi i qumështit, duke paraprirë mbylljen e përkohshme të qumështores Vita.

    Fermerët i janë kundërpërgjigjur ministrit në detyrë, Armend Muja, duke i thënë se “Qumështi Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”.

    Ndërsa të njëjtit, kanë theksuar se po gjykohen padrejtësisht kinse po helmojnë popullin e vet.

  • Publikohet video gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë

    Publikohet video gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë

    Policia e Kosovës ka publikuar videon gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikimi i drogës.

    Policia informon se operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.

    Video:

  • “Babi të do shumë”- Vritet aksidentalisht në Suedi i riu shqiptar, babai prek me dedikimin për djalin

    “Babi të do shumë”- Vritet aksidentalisht në Suedi i riu shqiptar, babai prek me dedikimin për djalin

    Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Suedi, ku i riu Gent Maksutaj dyshohet se aksidentalisht u qëllua për vdekje.

    Sipas informacioneve të para, viktima ishte kalimtar rasti në një përleshje mes bandave kriminale.

    Babai i viktimës, ka ndarë një postim prekës për humbjen e djalit të tij.

    “U presh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë”, ka shkruar ai.

  • Fermerët e qumështit protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para ministrisë

    Fermerët e qumështit protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para ministrisë

    Fermerët kosovarë të qumështit kanë nisur protestën e paralajmëruar pranë Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave dhe gjendjes në sektorin e qumështit.

    Protestuesit kanë sjellë traktorë para objektit të ministrisë, ndërsa në shenjë revolte kanë derdhur qumësht në hyrje të institucionit dhe kanë larë me qumësht dritaret e objektit.

    Ata gjithashtu kanë tentuar të fusin qumësht edhe brenda ndërtesës së Ministrisë, por janë penguar.

    Gjatë protestës, fermerët kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Mos e dobësoni industrinë vendore!”, duke kërkuar nga institucionet mbështetje më të madhe për prodhuesit vendorë dhe masa konkrete për mbrojtjen e sektorit të qumështit.

    Vendimi për organizimin e protestës është marrë nga Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit, e cila e ka cilësuar protestën si të domosdoshme pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat, situatë që, sipas tyre, rrezikon seriozisht ekzistencën e shumë prodhuesve vendorë.

    Protesta vjen edhe pas mbylljes së përkohshme të fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita” në Istog, pas një aksioni të autoriteteve.

    Përmes protestës, ata kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme për tejkalimin e krizës dhe kanë paraqitur tri kërkesa kryesore:

    -rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat;

    – publikimin urgjent të rezultateve të analizave, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi cilësinë e produkteve vendore;

    – rikthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, duke theksuar se ulja e çmimit po i çon shumë ferma drejt falimentimit.

    Ndërkohë, protesta po zhvillohet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

    Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet.

  • Haradinaj kujton Betejën e Loxhës: Siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim atëherë

    Haradinaj kujton Betejën e Loxhës: Siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim atëherë

    Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë më të fuqishme të bashkimit të shqiptarëve përballë armikut dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë homazhe për luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në betejë, duke theksuar se Loxha mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit.

    “Nderojmë përjetë luftën e luftëtarëve shqiptarë në Loxhë. Ashtu siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim të gjithë bashkë në Loxhë”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka shprehur nderimin e përjetshëm për dëshmorët Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj, të cilët, sipas tij, u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës.

    Haradinaj ka kujtuar gjithashtu luftëtarët, Nimon Bajraktarin, Haki Ahmetxhekajn dhe Bashkim Mehmetajn, të cilët ranë në përpjekje për të sjellë armët e lirisë, si dhe bashkëluftëtarin Arsen Mazrekaj, i cili ra po në të njëjtën ditë.

    “Lavdi!”, ka përfunduar postimin e tij Haradinaj.

  • Abdixhiku përkujton Betejën e Loxhës: Gjaku i derdhur për liri, amanet të mos e harrojmë të kaluarën

    Abdixhiku përkujton Betejën e Loxhës: Gjaku i derdhur për liri, amanet të mos e harrojmë të kaluarën

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët në Betejën e Loxhës 28 vjet më parë.

    Në këtë përvjetor, Abdixhiku kujtoi dhe nderoi heronjtë e shquar të historisë kombëtare, të gjithë ata që lanë gjurmë të paharrueshme duke luftuar për rrugëtimin e Kosovës që të jetë e lirë dhe e pavarur.

    “Në këtë ditë kujtese, nderojmë qëndresën, guximin dhe dashurinë e pashoq për atdheun të Kolonel Tahir Zemajt; strategut të urtë dhe komandantit të vendosur, që qëndroi krah për krah me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e vështirë për liri. Kujtojmë me nder dhe krenari Heroin Rrustem Bruçi; juristin, veprimtarin dhe luftëtarin e palodhur për të drejtat e popullit tonë, si dhe një prej themeluesve të LDK-së e komandantin e UÇK-së në zonën e Deçanit”, ka thënë ai.

    Në Betejën e Lavdishme të Loxhës, Abdixhiku theksoi se ranë për të mos vdekur kurrë edhe heronjtë Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, “të cilët me trimërinë e pashoq treguan se ëndrrat kombëtare janë më të vlefshme se çdo gjë tjetër”.

    “Gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të gjithë të rënëve në betejën e Loxhës!”

  • Detaje të reja për aksidentin në rrugën Gjakovë-Prizren, 6 të lënduar

    Detaje të reja për aksidentin në rrugën Gjakovë-Prizren, 6 të lënduar

    Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

    Elezaj theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka thënë Elezaj.

  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan më 2021, avokati Koci në emër të familjes kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit

    Vrasja e trefishtë në Gllogjan më 2021, avokati Koci në emër të familjes kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit

    Avokati i familjes së Gani Gjokajt, njërit prej të vrarëve në Gllogjan më 2021, Arianit Koci, ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, Halil, Kastriot e Kreshnik Mehemtaj.

    Ai ka thënë se Gjokaj, nuk ishte viktimë e rastësishme, por ishte shënjestër, shkruan Koha.net.

    “Të gjithë e përshkruajnë të njëjtën skenë, që një person i maskuar ecte si i dehur që autobusi të ndalte shpejtësinë. U vërtetua se Gani Gjokajn ngriti duart, si shenjë vetëmbrojtje. Nga raportet e autopsisë u vërtetua vdekja e tre viktimave. Plumbat nuk e prekën vetëm hekurin e autobusit, por prekën jetë njerëzish. Nga bastisjet në shtëpinë e të akuzuarve u vërtetua se u gjetën 157 fishekë… kërkojmë të akuzuarit të shpallen fajtor, sipas aktakuzës. Kërkojmë që nga të akuzuarit, të shpallet dënimi më i rëndë, burgimi i përjetshëm”, është shprehur Koci.

    Ai ka thënë se ky është dënimi që i jep kuptim drejtësisë.

    Dënim maksimal ka kërkuar edhe bashkëshortja e Gjokajt. “Shpresoj të jepet dënimi maksimal” , ka theksuar ajo.

    Përveç Gjokajt, që ka qenë shofer i autobusit ku ka ndodhur rasti, u patën vrarë edhe dy të miturit, L.H. 17-vjeçar dhe G.M. 17-vjeçare.

    Në seancën e së hënës nxënësit që kanë qenë në autobus, në kohën kur ka ndodhur rasti, kanë kërkuar drejtësi shokët e tyre.