ATV

Author: K.B.

  • Edhe kompania “24 Yjet” njofton për ndërprerjen e linjave

    Edhe kompania “24 Yjet” njofton për ndërprerjen e linjave

    “24 Yjet” ka pezulluar të gjitha linjat urbane për shkak se siç njofton kjo kompani, nuk janë paguar nga muaji maj, dhe kjo e ka vështirësuar tej mase punën për operim të rregullt, thuhet në njoftim.

    Në një postim në FB, kjo kompani thotë kanë “mbuluar shpenzimet për aq sa kemi pasë mundësi por ju njoftojme se nga neser me datë 24.11.2025 jemi të detyruar të nderpresim operimin në të gjitha linjat si 10, 10 A, 10B, 10 C si dhe linjen nr 20.

    “Ne kërkojme mirëkuptimin e udhëtarve të cilët udhëtojnë me kompanin tonë, por përgjegjsia për këtë situatë nuk është e jona”, vijon njoftimi.

  • Hoteli më i lartë në botë sapo është hapur në Dubai, me 377 metra lartësi dhe 82 kate

    Hoteli më i lartë në botë sapo është hapur në Dubai, me 377 metra lartësi dhe 82 kate

    Hoteli më i lartë në botë ka hapur zyrtarisht dyert për mysafirët.

    Ciel Dubai Marina, shtesa më e fundit në Koleksionin Vignette nga IHG, i bashkohet radhëve të megastrukturave qiellgërvishtëse në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Hoteli është 377 metra i lartë, me 82 kate dhe 1,004 dhoma dhe suita. Ja një vështrim brenda pronës rekordthyese.

    Dubai është në prag të një bumi turistik. Qyteti mirëpriti 18.7 milionë turistë ndërkombëtarë vitin e kaluar, 9% më shumë se në vitin 2023, dhe po kërkon gjithnjë e më shumë të tërheqë vizitorë të pasur.

    Investimet e huaja në turizëm arritën në 2 miliardë dollarë (1.7 miliardë euro) në vitin 2024, dhe Marina Ciel Dubai është emblematike e karakterit maksimalist të kësaj rritjeje.

    “ Jemi të kënaqur të mirëpresim mysafirët në Ciel Dubai Marina, Koleksionin Vignette, një pikë referimi vizionare që ripërcakton inovacionin, luksin dhe kreativitetin në çdo nivel”, tha Heinrich Morio, drejtor menaxhues i hotelit.

    “Ky hotel i jashtëzakonshëm pasqyron statusin e Dubait si një destinacion global për turizëm dhe biznes, duke ofruar një përvojë që është aq e lartë sa edhe e paharrueshme”, shtoi ai.

    Struktura në formë gjilpëre është projektuar nga arkitektët e NORR Group, dhe gjithçka sillet rreth lartësisë.

    Të gjitha dhomat kanë dritare nga dyshemeja në tavan për të përfituar nga pamjet panoramike të Palm Jumeirah, horizontit të Dubait dhe Gjirit Arabik.

    Në katin 76 ka një pishinë të jashtme pafundësie me pamje nga oqeani – një nga më të lartat në botë – dhe maja e kullës përmban një platformë vëzhgimi me pamje të larta drejt horizontit.

    Arkitektët thonë se dizajni i Ciel adreson “shumë sfida komplekse, duke përfshirë efikasitetin e burimeve dhe qëndrueshmërinë”.

    “Ciel është ambicioz, duke paraqitur kopshte të mbyllura vertikalisht të vendosura në të gjithë lartësinë e kullës”, shkruan firma arkitekturore në faqen e saj të internetit.

    “Në fillim të përpjekjeve të dizajnit, analiza dinamike llogaritëse e lëngjeve dhe modelimi i tunelit të erës patën një ndikim dramatik në strukturën dhe formën e kullës”, thuhet ndër tjera.

    Pajisjet e hotelit janë po aq ekstravagante sa dizajni.

    Ka tetë vende ngrënieje. West 13 ofron përvojën mesdhetare, me makarona të punuara me dorë, gyros, tacos, meze dhe krijime artizanale të furrës së bukës.

    East 14 i çon mysafirët në një aventurë bufe aziatike me ramen të gjallë, pho, sushi, dim sum dhe salcë arky. Risen Café dhe Artisanal Bakery shërbejnë mëngjes, drekë dhe një menu gjatë gjithë ditës me pasta të pjekura fllad dhe kafe speciale.

    Oferta më dramatike është Tattu, një koncept modern aziatik i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, i vlerësuar me çmime. Hoteli ka tre lokale: Tattu Restaurant & Bar, Tattu Sky Pool dhe Tattu Sky Lounge.

    Përvoja fillon në katin 74, ku restoranti i mirëpret mysafirët në një botë të “mitologjisë së lashtë, mjeshtërisë moderne dhe kuzhinës bashkëkohore kineze dhe japoneze”.

    Në katin 76 është Tattu Sky Pool, 310 metra lart, me divanë të butë, ushqime japoneze-fusion dhe një energji që evoluon nga relaksimi gjatë ditës deri te setet e DJ-ve në perëndim të diellit.

    Kulmi i përvojës në Tattu Dubai është në katin 81, ku Sky Lounge & Terrace kombinon muzikën, koktejet dhe pamjet 360 gradë.

    Ka një palestër moderne 24-orëshe me pamje nga horizonti. Në katin përdhes, mysafirët mund të shijojnë qasje në Soluna Beach Club në Palm Jumeirah. Në shkurt të vitit 2026, spa do të hapet në katin 61.

  • Konfirmimi i Ramës për ndërprerjen e transportit publik nga nesër, vjen reagimi i Muratit

    Konfirmimi i Ramës për ndërprerjen e transportit publik nga nesër, vjen reagimi i Muratit

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, konfirmoi ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme, për shkak të buxhetit të bllokuar.

    Pas këtij lajmi, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se “Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike”, por sipas tij, stafi i komunës së Prishtinës kishte përfunduar orarin e punës.

    Reagimi i tij i plotë:

    Të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike.

    Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”.

    Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje e tyre nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur, kur kishin kërkuar alokim të parakohshëm.

    Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur që të bëjnë propagandë anti-qeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën.

    Sepse po të paguanin faturat të premten, s’do të mund të vazhdonin propagandën të shtunën e të dielen.

    Kjo e sqaron edhe arsyen pse Lumir Abdixhiku me deputetët tjerë të LDK-së nuk e votuan buxhetin për Prishtinën në Kuvend.

    Sepse në mungesë të kauzave reale, paskan vendosur që të mos i kursejnë as qytetarët e Prishtinës, me shpresën që mos dikush rastësisht u beson se fajin e paska Qeveria.

  • Mot i ndryshueshëm në javën e ardhshme: Diell, vranët dhe me shi

    Mot i ndryshueshëm në javën e ardhshme: Diell, vranët dhe me shi

    Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

    Sipas IHMK-së, moti gjatë javës parashihet të jetë i ndryshueshëm, me intervale të shkurta me diell, i vranët dhe me shi.

    E hënë

    Moti i vranët dhe me intervale me diell.

    Temperaturat minimale: 0-3°C

    Temperaturat maksimale: 5-9°C

    Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

    E martë

    Mot kryesisht i vranët.

    Temperaturat minimale: 0-2C

    Temperaturat maksimale: 8-11°

    Era: nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s

    E mërkurë

    Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 3-5 °C

    Temperaturat maksimale: 10-13°C

    Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

    E enjte

    Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

    Temperaturat minimale: 1 deri 3°C

    Temperaturat maksimale: 4-6°C

    Era: nga veriperëndimi , 1-4 m/s

    E premte

    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu.

    Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

    Temperaturat maksimale: 4-6°C

    Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

  • Republika Serbe voton për presidentin e ri pas shkarkimit të Dodikut

    Republika Serbe voton për presidentin e ri pas shkarkimit të Dodikut

    Votuesit në Republikën Serbe të Bosnjës po votojnë për një president të ri në zgjedhjet e parakohshme të dielën, të shpallura pasi ish-presidenti, Milorad Dodik, u hoq nga detyra dhe u ndalua nga politika për gjashtë vjet.

    Vota do të përcaktojë nëse rajoni i dominuar nga serbet e Bosnjës do të largohet nga agjenda nacionaliste e Dodikut apo do të vazhdojë me politika separatiste, që rrezikojnë kohezionin e brendshëm të vendit të brishtë ballkanik.

    Separatisti pro-rus Dodik u dënua në shkurt për sfidimin e gjykatës kushtetuese dhe një të dërguari ndërkombëtar për paqe, duke çuar në krizën më të madhe politike të Bosnjës që nga fundi i luftës së saj shkatërruese 30 vjet më parë.

    Ai e hodhi poshtë vazhdimisht vendimin, i cili u mbështet nga një këshill apeli në gusht dhe gjykata kushtetuese në fillim të këtij muaji, por në tetor caktoi papritur një aleat besnik si zëvendësuesin e tij të përkohshëm.

    Kompetencat e presidentëve të rajoneve janë kryesisht ceremoniale, por Dodik, i cili ka mbajtur poste të larta qeveritare në rajonin serb për pjesën më të madhe të 25 viteve të fundit, kishte uzurpuar të gjitha pushtetet ekzekutive gjatë mandateve të tij.

    Shumica e njerëzve që hodhën votat e tyre herët të dielën në qytetin më të madh të rajonit, Banja Lluka, ishin të zhgënjyer për mundësinë e ndryshimit.

    “Nuk ka asgjë për të pritur. Na mbetet të menaxhojmë vetë”, tha Bozidar Knezevic.

    Midis gjashtë kandidatëve për postin presidencial, ka dy të preferuar – aleati i Dodik, Sinisa Karan nga Aleanca e tij qeverisëse e Social Demokratëve të Pavarur, dhe kandidati i opozitës Branko Blanusha i Partisë Demokratike Serbe.

    Mandati presidencial do të zgjasë më pak se një vit që kur zgjedhjet e përgjithshme janë planifikuar në tetor të ardhshëm.

    Dodik ka bërë fushatë aktive për Karan, i cili aktualisht shërben si ministër i Zhvillimit Shkencor dhe Teknologjik të Republikës Serbe.

    Karan ka bërë fushatë nën moton se një votë për të është një “votë për presidentin Dodik” dhe fotografi të dyshes duke buzëqeshur nga posterat janë postuar në të gjithë rajonin.

    Blanusa është një profesor universiteti i cili është një fytyrë e re në politikë. Ai mbështetet nga shumica e partive opozitare serbe dhe është zotuar të luftojë kundër korrupsionit dhe “kapjes shtetërore” të burimeve në Republikën Serbe.

    Më shumë se 1.2 milion njerëz kanë të drejtë vote në zgjedhje. Rezultatet paraprake priten pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00.

  • Trafiku Urban del me njoftim: Nga nesër ndërpresim të gjitha linjat, ju kërkojmë ndjesë qytetarëve

    Trafiku Urban del me njoftim: Nga nesër ndërpresim të gjitha linjat, ju kërkojmë ndjesë qytetarëve

    Trafiku Urban ka dalë me njoftim pas konferencës për media të kryetarit të Komunës, Përparim Rama i cili njoftoi se nga dita e hënë, transporti publik në kryeqytet do të ndalet.

    Ai ka thënë se buxheti është bllokuar për çështje politike.

    Trafiku Urban u ka kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit.

    Postimi:

    “Të nderuar qytetarë,

    Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025.

    Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për pasojat që kjo ndërprerje do t’ju shkaktojë. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes.

    Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme.

    Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve.

  • Netanyahu zotohet se Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

    Netanyahu zotohet se Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të dielën se vendi i tij do të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për ta parandaluar rigrupimin e Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

    Gjatë javës së kaluar Izraeli ka goditur disa shënjestra në Libanin fqinj, ndërsa ushtria izraelite tha të shtunën se goditi raketahedhës dhe caqe ushtarake të Hezbollahut.

    Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se 21 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në disa sulme ajrore izraelite të shtunën.

    Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera – Izraeli shkëmbyen sërish akuza për shkeljen e armëpushimit të brishtë që është në fuqi që nga 10 tetori.

    “Ne po vazhdojmë ta godasim terrorizmin në disa fronte”, tha Netanyahu në hapje të mbledhjes së kabinetit të tij qeveritar të dielën.

    “Këtë fundjavë, IDF-ja [ushtria izraelite] goditi në Liban, dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta penguar Hezbollahun ta rikthejë aftësinë e tij kërcënuese ndaj nesh”.

    “Këtë po e bëjmë edhe në Rripin e Gazës. Që prej armëpushimit, Hamasi nuk ka ndaluar së shkeluri atë, dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Netanyahu.

    E shtuna ishte një nga ditët më vdekjeprurëse qëkurse armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi, pas dy vjetëve luftë.

    Ushtria izraelite tha se një “terrorist i armatosur” kishte kaluar të ashtuquajturën vijë e verdhë – kufiri brenda Rripit të Gazës, përtej të cilit forcat izraelite janë tërhequr – dhe kishte hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.

    Ushtria “filloi t’i godasë objektiva terroriste në Rripin e Gazës” si përgjigje, thuhej në deklaratë.

    Netanyahu pretendoi të dielën se Hamasi kishte bërë “disa tentativa” për të depërtuar përtej vijës së verdhë për të “tentuar të dëmtojë ushtarët tanë”.

    “Ne e kemi parandaluar këtë me forcë të madhe dhe gjithashtu jemi kundërpërgjigjur duke shkaktuar një çmim shumë të rëndë. Kjo përfshin shumë terroristë që kemi eliminuar”, shtoi ai.

    Netanyahu tha se ideja se Izraelit i nevojitej miratim i jashtëm para ndërmarrjes së veprimeve, është “gënjeshtër absolute”.

    “Ne vendosim në mënyrë të pavarur nga çdo faktor, dhe ashtu duhet të jetë. Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet”, tha ai.

    Ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet pretenduan se sulmet e së shtunës në Gazë “eliminuan kreun e furnizimit dhe pajisjeve në qendrën e prodhimit të Hamasit”.

    Alaa Haddadeh “vepronte për të transferuar armë nga qendra e Hamasit te komandantët e batalioneve dhe të fushës”, thuhej në një deklaratë të përbashkët.

  • Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar

    Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar

    media ka ngritur shqetësime serioze për situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet, duke thënë se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë.

    “Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodh që qeveria qendrore t’i bllokojë hyrat vetanake të Kryeqytetit, shërbime jetike të Kryeqytetit. Bëhet fjalë për funksione elementare për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve tona. Më shumë se një vit, në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht me dispozitat ligjore kemi kërku alokimin e buxhetit që i duhet Kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtu. Buxheti i Prishtinës është blloku për çështje krejtësisht politike, 35 milionë euro kur prej tyre 25 milionë euro janë të hyra vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar janë blloku nga Ministria e Financave me kundërshtim me ligjin dhe me kushtetutë. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Murati për shkelje të ligjit. Jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga dhe shërbimet bazike janë në rrezik”, tha Rama.

    Ai bëri të ditur se situata ka arritur në pikën kritike, duke konfirmuar ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme.

    “Sapo e përfundova takimin me me përfaqësuesit e ndërmarrjes së transportit publik dhe të shoqatës të tranportit privat dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, theksoi ai.

    Rama u bëri thirrje institucioneve qendrore që të ndërhyjnë menjëherë për të zhbllokuar situatën.

    “Në cilësinë e kryetarit të kryeqytetit, qytetarët janë përcaktuar që unë ta drejtoj edhe për një mandat. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve, zyrtarëve dhe ministrave: veproni. Zgjedhjet kanë përfunduar, tani është koha t’u kthehemi punës”, shtoi ai.

  • Mjekët dhe neuroshkencëtarët shpjeguan se çfarë ndodh në tru kur shohim ëndrra të këqija

    Mjekët dhe neuroshkencëtarët shpjeguan se çfarë ndodh në tru kur shohim ëndrra të këqija

    Një ëndërr e keqe nuk është vetëm një “projeksion” emocional i ditës, por rezultat i proceseve konkrete në tru.

    Kur zgjoheni pas një nate në të cilën keni ëndërruar diçka shqetësuese, një situatë në të cilën keni ikur, keni humbur të dashurit ose keni qenë plotësisht të pafuqishëm, është normale të pyesni veten: çfarë do të thoshte dhe pse keni ëndërruar një ngjarje ose njerëz të caktuar? Dhe më e rëndësishmja, çfarë po ndodh vërtet në trurin tuaj ndërsa po shihni një ëndërr të keqe ?

    Ekspertët e gjumit dhe neuroshkencës shpjegojnë se një ëndërr e keqe nuk është vetëm një “projeksion” emocional i ditës, por rezultat i proceseve shumë specifike në tru – ndryshime në aktivitetet e rajoneve të ndryshme të trurit, çekuilibër në neurotransmetues dhe cilësi e shqetësuar e gjumit.

    Faza e gjumit në të cilën shfaqen ëndrra të këqija

    Shumica e ëndrrave të gjalla, përfshirë edhe ankthet e këqija, ndodhin gjatë gjumit REM (Lëvizje e Shpejtë e Syve). Në atë fazë, pulsi, frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut përshpejtohen dhe truri shfaq aktivitet elektrik të ngjashëm me gjendjen e mendjes së zgjuar, sipas një studimi të Harvardit.

    Gjatë gjumit REM, aktivizohen strukturat në tru që i përkasin të ashtuquajturit “rrjet kryesor”, një rrjet i lidhur me proceset e brendshme mendore si të menduarit, të kujtuarit dhe përpunimi emocional. Pikërisht në fazat e mëvonshme REM, kur ciklet e gjumit REM zgjaten, ndodhin më shpesh ankthet.

    Cilat pjesë të trurit “funksionojnë” gjatë ëndrrave të këqija

    Një nga lojtarët kryesorë është amigdala – një strukturë e vogël në tru që është qendra e reaksioneve emocionale, veçanërisht frikës dhe pasigurisë. Gjatë një makthi, ajo bëhet tepër aktive, ndërsa pjesët e korteksit prefrontal që duhet të vlerësojnë “qetësisht” situatën dhe të rregullojnë emocionet, kanë një ndikim të dobësuar.

    Përveç kësaj, nivelet neurokimike ndryshojnë: në ëndrrat e këqija ose ankthet, janë vërejtur nivele më të larta të hormoneve të stresit – siç është kortizoli, dhe aktivizim i shtuar i sistemit nervor simpatik, i cili na përgatit për përgjigjen “lufto ose ik”.

    Pse “shkaktohen” ëndrrat e këqija?

    Ëndrrat e këqija mund të shkaktohen nga një numër faktorësh: stresi, trauma, mungesa e gjumit, sëmundja ose një çrregullim i gjumit.

    Gjatë gjumit, truri jo vetëm që “përpunon” informacionin e ditës, por edhe konsolidon kujtimet, filtron dhe lidh të dhënat e reja me të vjetrat. Kur ky proces çrregullohet, për shembull për shkak të gjumit të pamjaftueshëm, probabiliteti i ëndrrave të këqija rritet.

    Neuroshkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Penn po punojnë aktualisht për të hetuar mekanizmat e maktheve duke ndjekur ndryshimet në amigdalë dhe korteksin prefrontal tek njerëzit dhe kafshët për të kuptuar më mirë pse ndodhin ëndrra të tilla.

    Çfarë rëndësie kanë ëndrrat e këqija për trurin?

    Edhe pse ëndrrat e këqija shpesh perceptohen si të padëshiruara dhe traumatike, ekspertët besojnë se ato mund të kenë një funksion adaptues: ato ndihmojnë trurin të “përpunojë” emocionet e vështira, t’i integrojë ato dhe në një farë mënyre të zvogëlojë ndikimin e tyre.

    Megjithatë, kur ankthet janë të shpeshta dhe intensive, ato mund të jenë një tregues i çrregullimeve të gjumit ose problemeve mendore në të ardhmen. Studimet tregojnë një lidhje midis ëndrrave të këqija të përsëritura dhe, për shembull, ankthit ose depresionit.

    Çfarë do të thotë për ju nëse keni parë një ëndërr të keqe?

    Nëse keni parë një ëndërr shqetësuese mbrëmë, ja çfarë ka ndodhur në trurin tuaj:

    Amigdala juaj ndoshta është aktivizuar, duke shkaktuar një përgjigje emocionale ndërsa ishit në gjumin REM.

    Në të njëjtën kohë, rajoni prefrontal i trurit që supozohet të “qetësojë sistemin” ishte më pak efektiv, prandaj mund ta interpretonit ëndrrën si reale dhe traumatike.

    Në sfond, truri po përpiqej të konsolidonte kujtimet dhe të përpunonte emocionet, por procesi u ndërpre, ndoshta sepse nuk flinit mjaftueshëm dhe me cilësi të lartë.

    Si rezultat, u zgjuat me një ndjesi shqetësimi të fortë, zemra ju rrihte fort, mund të jeni ndjerë të çorientuar ose në ankth.

    Si të parandaloni që ëndrrat e këqija të bëhen të shpeshta

    Edhe pse nuk mund t’i kontrollojmë plotësisht ëndrrat që do të shohim, ka hapa që mund të ndihmojnë:

    Bëni gjumë të mjaftueshëm dhe cilësor. Faza REM zgjat më shumë në orët e vona të gjumit, kështu që të shkosh në shtrat më herët mund të ndihmojë.

    Kujdesuni për zakonet e rregullta të gjumit: krijoni një dhomë të qetë dhe të errët, shmangni ushqimet e rënda dhe kafeinën afër kohës së gjumit.

    Nëse jeni të ekspozuar ndaj shumë stresit ose traumës, mbështetja profesionale mund të ndihmojë në uljen e frekuencës së ëndrrave shqetësuese.

    Gjumi i keq shpesh nuk është thjesht “zgjedhje e keqe e shtratit” ose “një film shumë emocionues para gjumit”. Është një sinjal se truri juaj ka qenë aktiv në një nivel përtej përpunimit të zakonshëm të ditës dhe se ka nevojë për vëmendjen tuaj.

    Nëse ëndrrat e këqija përsëriten, merrni në konsideratë ndryshimin e zakoneve tuaja dhe, nëse është e nevojshme, kërkoni ndihmë profesionale.

  • Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

    Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

    Dy minatorë të “Trepçës” kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në horizontin e 10-të.

    Ushtrues detyre i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Gazmend Berisha, ka konfirmuar se minatorët janë trajtuar në repartin e Oftalmologjisë.

    “Po, kanë marrë trajtim mjekësor në repartin e Oftalmologjisë, gjendja e tyre është stabile”, ka deklaruar Berisha, duke shtuar se pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.

    Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i minierës “Trepça”, Shyqyri Sadiku.

    “Gjatë fryrjes së një gome të kamionit në horizontin e 10-të ka ardhur deri te shpërthimi. Lëndimet janë të lehta, kanë marrë trajtim në spital dhe janë liruar në shtëpi”, ka thënë Sadiku.