ATV

Author: K.B.

  • S’i pastruan gomat, Policia u shqipton gjobë 1 mijë euro kompanive për ndotje të ambientit

    S’i pastruan gomat, Policia u shqipton gjobë 1 mijë euro kompanive për ndotje të ambientit

    Policia e Kosovës, ka gjobitur 3 kompani për ndotje të ambientit me gjobë prej 1 mijë eurosh.

    Shoferët e kamionëve transportues nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve, dhe si pasojë, tri lokacione të ndryshme është ndotur rruga magjistrale Ferizaj – Kaçanik.

    Postimi:

    Ndëshkohen dy kamionë (persona juridikë) në Ferizaj

    Ferizaj, 20.12.2025

    Pas ankesave të pranuara nga qytetarët përmes Qendrës së Komunikimit në Policinë Rajonale të Ferizajt, janë ndaluar nga policët e trafikut dhe ndëshkuar dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani (persona juridikë).

    Shoferët e autorizuar kishin për detyrë transportimin e dheut, mirëpo nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve. Si pasojë, në tri lokacione të ndryshme është ndotur rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik – fshati Komogllavë.

    Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 41, paragrafi 3, ndaj kompanive përgjegjëse është shqiptuar nga një gjobë në vlerë prej një mijë (1000) euro për ndotje të ambientit.

    Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore që gjatë kryerjes së punimeve të kenë kujdes të shtuar. Shoferit i ndalohet të hyjë nga një rrugë dytësore të pashtruar në rrugë të asfaltuar pa hequr baltën apo ndonjë material tjetër të papastërt nga rrotat.

  • Nga 16 këngët e Yllit, kjo është më e klikuara

    Nga 16 këngët e Yllit, kjo është më e klikuara

    Këngëtari i njohur Yll Limani ka surprizuar fansat me publikimin e albumit të tij më të ri, “Thirrem sot ose nesër”, i cili është lansuar para dy ditësh dhe tashmë po korr sukses të madh.

    Projekti muzikor përmban disa këngë të reja, të mbushura me emocione të forta dhe melodi të ndjera, duke dëshmuar edhe një herë pjekurinë artistike dhe vokalin karakteristik të Limanit.

    Megjithatë, kënga që ka marrë vëmendjen më të madhe në platformën YouTube është “Kthem”, e cila në vetëm dy ditë ka grumbulluar mbi 400 mijë klikime, duke u renditur si projekti më i dëgjuar i albumit.

    “Kthem” mbart një mesazh të fuqishëm emocional, pasi i kushtohet mërgimtarëve dhe ndjenjës së mallit për vendlindjen, një temë që ka prekur zemrat e shumë dëgjuesve brenda dhe jashtë vendit.

  • Airbnb gjobitet me 56 milionë paund nga Spanja për reklamimin e pronave pa licencë

    Airbnb gjobitet me 56 milionë paund nga Spanja për reklamimin e pronave pa licencë

    Qeveria spanjolle ka gjobitur gjigantin e qiradhënies së pronave Airbnb me 64 milionë euro (56 milionë paund) për reklamimin e apartamenteve pa leje.

    Gjithashtu tha se disa nga pronat e reklamuara në destinacionin e njohur turistik ishin të ndaluara të jepeshin me qira.

    Fundi, i cili nuk mund të apelohet, do të thotë që Airbnb duhet të tërheqë reklamat që promovojnë prona pa leje. BBC ka kontaktuar Airbnb për koment.

    Spanja, një nga vendet më të vizituara në botë, ka një ekonomi të gjallë turizmi, por kjo ka nxitur shqetësime në lidhje me strehimin e papërballueshëm, pasi kërkesa e lartë nga vizitorët rrit çmimin e strehimit, duke i shtyrë vendasit jashtë tregut, transmeton BBC.

    “Ka mijëra familje që jetojnë në prag të varfërisë për shkak të strehimit, ndërsa disa pasurohen me modele biznesi që i dëbojnë njerëzit nga shtëpitë e tyre”, tha ministri spanjoll i të drejtave të konsumatorit, Pablo Bustinduy, në një deklaratë.

    Ashtu si shumë vende, qeveria e Spanjës është gjithashtu e shqetësuar se si qiratë afatshkurtra të pushimeve mund të ndryshojnë një lagje, të nxitura nga një popullsi kalimtare pushuesish.

    Vendi ka qenë duke luftuar një betejë me mijëra lista të Airbnb, duke i ndaluar ato dhe duke kufizuar numrin e pronave që firma mund të reklamojë. Në maj, pati demonstrata kundër firmës përpara sezonit të ngjeshur të verës.

    Qeveria e Spanjës tha se 65,122 reklama në Airbnb shkelën rregullat e konsumatorit, duke përfshirë promovimin e pronave që nuk ishin të licencuara për t’u dhënë me qira, dhe pronat numri i licencës së të cilave nuk përputhej me ato në regjistrat zyrtarë.

    Duke shkruar në rrjetin social Bluesky, z. Bustinduy tha: “Ne do ta provojmë sa herë të jetë e nevojshme: asnjë kompani, pavarësisht sa e madhe ose e fuqishme, nuk është mbi ligjin. Aq më pak kur bëhet fjalë për strehimin.”

    Globalisht, disa qytete turistike të njohura vendosin kufizime të rrepta mbi Airbnb, duke përfshirë Barcelonën, Nju Jorkun, Berlinin, Parisin dhe madje edhe San Franciskon, ku u themelua Airbnb.

    Firma teknologjike filloi në vitin 2007, por u bë jashtëzakonisht popullore rreth vitit 2014, pasi turistët kërkonin akomodim të lirë pa kostot tatimore të vendosura mbi hotelet.

    Përdoruesit u shtuan pasi kushdo mund të bëhej “mikpritës” dhe të fitonte disa para shtesë nga dhënia me qira e dhomës së tij të lirë – megjithëse shumë qytete të mëdha që atëherë kanë vendosur kufizime mbi këto lloje qirash, pasi ankesat për festa të zhurmshme në shtëpi dhe mungesa e mikpritësve u bënë problem.

  • Këta janë 19 kandidatët me aktakuza aktive që garojnë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Këta janë 19 kandidatët me aktakuza aktive që garojnë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin mbi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, duke analizuar përfshirjen e tyre në raste penale.

    Sipas raportit, nga 1,179 kandidatët për deputetë, 28 persona (2.37%) janë të përfshirë në raste penale, prej të cilëve 19 kanë aktakuza aktive.

    Lista e plotë e 19 kandidatëve me aktakuza aktive, bazuar në të dhënat e raportit të IKD-së:

    1 Agim Ceku AAK 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar- 2019

    2 Albulena Haxhiu LVV 1 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-2016

    3 Arbërie Nagavci LVV 1 Mbajtja në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve -2019

    4 Besnik Krasniqi AAK 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar -2023

    5 Cel Gashi PDK 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar -2019

    6 Egzon Azemi LVV 2 Sulm ndaj personit zyrtar (2015); Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit -(2023) 2015, 2023

    7 Endrit Shala NISMA 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar- 2024

    8 Faton Thaqi NISMA 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar- 2021

    9 Fikrim Damka KDTP 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar -2025

    10 Fitore Pacolli Dalipi LVV 1 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm- 2019

    11 Glauk Konjufca LVV 1 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm -2017

    12 Pal Lekaj AAK 3 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (2015); Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (2016); Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar- (2022) 2015, 2016, 2022

    13 Rozeta Hajdari LVV 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar- 2025

    14 Salih Zyba LVV 1 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm- 2019

    15 Shkumbin Demalijaj PDK 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar- 2019

    16 Slavko Simiq Lista Serbe 1 Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi- 2025

    17 Valon Ramadani LVV 1 Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm- 2019

    18 Vesel Krasniqi NISMA 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar- 2024

    19 Xhelal Svecla LVV 1 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm-2019

    Nga analiza sipas subjekteve politike, LVV ka numrin më të madh të kandidatëve të përfshirë në raste penale, me 13 persona (11.81% e listës), e ndjekur nga AAK me 6 kandidatë (5.45%).

    Më pas vijnë Nisma Socialdemokrate 3 kandidatë (2.72%), PDK 2 kandidatë (1.81%), Lista Serbe 2 kandidatë (6.06%), KDTP 1 kandidat (6.25%) dhe LDK 1 kandidat (0.9%).

    Raporti gjithashtu evidenton se 12 janë të dënuar më parë me vendim të formës së prerë, ndërsa 3 kandidatë kanë edhe aktakuza aktive dhe dënime të kaluara.

  • Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, është arrestuar një person i dyshuar në veri të vendit.

    Sipas njoftimit të Sveçlës, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot në Leshak është arrestuar V.M., ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Ai kishte qenë i integruar në Policinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.

    Autoritetet dyshojnë se V.M. ka bashkëpunuar vazhdimisht me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe se ka pasur rol mbështetës në kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili më 1 nëntor 2025 ishte rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Gjatë këtij rasti, viktima ishte plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

    Sipas ministrit Sveçla, i arrestuari dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë serbe, ka ndihmuar në përgatitjen e të rinjve serbë për trajnime ushtarake, si dhe dyshohet se ka pasur njohuri për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

    Sveçla ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të zbardhin çdo rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në veprimtari kriminale dhe kërcënime ndaj sigurisë së vendit. Ai ka shtuar se askush nuk do të mund t’i shmanget drejtësisë dhe se, herët a vonë, përgjegjësit për këtë dhe raste të tjera do të përballen me ligjin.

  • Kurti në Ferizaj premton rritje pagash, mbështetje për familjet dhe investime strategjike në hekurudha

    Kurti në Ferizaj premton rritje pagash, mbështetje për familjet dhe investime strategjike në hekurudha

    Në ditën e katërt të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur tubim elektoral në Ferizaj, ku ka prezantuar të arriturat e mandatit të tij dhe prioritetet për mandatin e ardhshëm qeverisës.

    Gjatë fjalimit, Kurti ka listuar një sërë masash sociale dhe ekonomike të realizuara, duke përmendur rritjen e pensioneve, shtimin e buxhetit për listën e barnave esenciale, si dhe shtesat për fëmijë. Ai premtoi se gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat, në rastet kur të dy prindërit punojnë, do të përfitojnë nga 100 euro shtesë.

    Në fushën e pagave dhe mirëqenies sociale, Kurti deklaroi se nga 1 janari paga minimale do të rritet në 425 euro, ndërsa nga 1 korriku do të arrijë në 500 euro. Ai paralajmëroi gjithashtu se nga viti i ardhshëm punëtorët e sektorit privat do të përfitojnë pagën e 13-të.

    Duke folur për infrastrukturën, Kurti theksoi se mandati i ardhshëm do të jetë mandat i ndërtimit dhe rindërtimit të hekurudhave

    Në fund, Kurti përmendi çështjet e sovranitetit dhe sigurisë, duke theksuar se është hequr posta e Serbisë dhe është vendosur posta e Kosovës, si dhe se dinari është zëvendësuar me euron.

  • Dita e katërt e fushatës së PDK-së, Bedri Hamza në Ferizaj, Gjakovë dhe Pejë

    Dita e katërt e fushatës së PDK-së, Bedri Hamza në Ferizaj, Gjakovë dhe Pejë

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vazhduar sot fushatën e tij në disa qytete të vendit, duke prezantuar zotimet kryesore për pensionistët, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Në mëngjes, Hamza ndau një video-incizim për pensionet, ku theksoi angazhimin e tij për të rritur pensionet për 50% për të gjitha kategoritë, duke garantuar se asnjë pension nuk do të jetë më i ulët se 250 euro. Ai gjithashtu premtoi rritje të ndihmave sociale, duke siguruar që shteti të jetë pranë qytetarëve.

    Gjatë ditës, Bedri Hamza vizitoi Ferizajn dhe Gjakovën, ku u takua me qytetarë dhe biznese lokale. Ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së sektorit privat, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave.

    Në Gjakovë, ai premtoi ndryshime në Ligjin për Tatimin në Pronë dhe heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike, për të nxitur zhvillimin ekonomik.

  • Nisma Socialdemokrate vazhdon fushatën, Limaj: Bashkohuni aty ku ju rreh zemra, në numrin 122

    Nisma Socialdemokrate vazhdon fushatën, Limaj: Bashkohuni aty ku ju rreh zemra, në numrin 122

    Në ditën e katërt të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar aktivitetet e saj me mesazhe bashkimi dhe mobilizimi. Kandidati për kryeministër i Kosovës nga NISMA, Fatmir Limaj, gjatë ditës ka shpërndarë një video-incizim të veçantë.

    Në mesazhin e tij drejtuar bashkëluftëtarëve, Limaj ka kujtuar rrugëtimin e përbashkët të luftës për liri, duke theksuar guximin, sakrificën dhe dhimbjen e përjetuar ndër vite.

    Ai ka bërë thirrje për bashkim dhe rreshtim në mbështetje të Nismës Socialdemokrate me numrin zgjedhor 122.

    “Te dashur bashkëluftëtarë, bashkohuni aty ku ju rreh zemra, bashkohuni dhe rreshtohuni në numrin 122, t’ia japim Kosovë́s shpresën që meriton”, ka thënë ai.

    Në një mesazh tjetër drejtuar qytetarëve, Limaj ka falënderuar të gjithë ata që iu janë përgjigjur thirrjes së tij për bashkim.

    “Faleminderit shumë për të gjithë ju që iu përgjigjët thirrjes time për bashkim me numrin 122. Jam mirënjohës për përkrahjen tuaj. Mbrëmje të mirë për të gjithë”, ka përfunduar Limaj.

  • LDK në Dukagjin premton investime infrastrukturore, rritje të pagave e krijimin e ministrisë së familjes

    LDK në Dukagjin premton investime infrastrukturore, rritje të pagave e krijimin e ministrisë së familjes

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot ditën e katërt të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare me tubime në Junik, Deçan dhe Pejë. Kryetari i LDK-së dhe kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pritur nga qytetarë të shumtë, të cilëve u është drejtuar me programin dhe vizionin qeverisës të LDK-së.

    Gjatë fjalimeve të tij, Abdixhiku ka premtuar investime infrastrukturore, promovimin e turizmit në rajonin e Dukagjinit dhe formimin e ministrisë së familjes dhe mirëqenies.

    Ai ka theksuar se programi i LDK-së synon ndërtimin e një shteti funksional dhe të drejtë, ku qytetarët trajtohen me dinjitet dhe ku zhvillimi ekonomik krijon shpresë reale për të rinjtë.

  • Iniciativa Qytetare për Kosovë kërkon votën e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Iniciativa Qytetare për Kosovë kërkon votën e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Iniciativës Qytetare për Kosovë, Sokol Haliti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në procesin zgjedhor, duke u drejtuar veçanërisht votuesve të Komunës së Skenderajt që të dalin masivisht në votime.

    Në fjalën e tij, Haliti theksoi se historia dhe e kaluara e tij dëshmojnë për vendosmërinë e tij teksa u bëri thirrje rreth 35 mijë votuesve që, sipas tij, nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara në Skenderaj, që këtë herë të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre politik.

    Ai gjithashtu kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për keqpërdorime politike dhe për tentim të manipulimit të votës së qytetarëve të Drenicës, ndërsa u shpreh se vota duhet t’u besohet atyre që, sipas tij, kanë qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve.

    Haliti bëri thirrje që fushata dhe procesi zgjedhor të zhvillohen pa dallime dhe pa përçarje, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes demokratike në vendimmarrjen për të ardhmen e Kosovës.