ATV

Author: G.O.

  • Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht pasditen e djeshme në Prishtinë.

    Policia njoftoi se lidhur me këtë rast është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë / 15.08.2024-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar.

     

  • Lija e majmunit paraqitet në Evropë, konfirmohet rasti i parë i variantit më të rëndë

    Lija e majmunit paraqitet në Evropë, konfirmohet rasti i parë i variantit më të rëndë

    Suedia konfirmoi rastin e saj të parë të variantit më ngjitës të lisë së majmunit, një infeksion viral që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, duke shënuar herën e parë që është gjetur jashtë Afrikës.

    Personi u infektua ndërsa ishte në një pjesë të Afrikës ku kishte një shpërthim të madh të sëmundjes, tha në një konferencë për shtyp Olivia Wigzell, drejtore e përgjithshme në agjencinë suedeze të shëndetit publik.

    Wigzell tha se personi që ishte infektuar kishte marrë kujdes dhe udhëzime në përputhje me rekomandimet e agjencisë shëndetësore.
    Kina njoftoi të premten se do të fillojë kontrollin e njerëzve dhe mallrave që hyjnë në vend për virusin e quajtur mpox gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Njerëzit që udhëtojnë nga vendet ku kanë ndodhur shpërthime të virusit, të cilët kanë qenë në kontakt me raste mpox ose shfaqin simptoma duhet të “marrin iniciativën për të deklaruar në doganë kur hyjnë në vend”, tha administrata doganore e Kinës në një deklaratë.

    Automjetet, kontejnerët dhe sendet nga zonat me kuti mpox gjithashtu duhet të dezinfektohen, shtohet në deklaratë.

    Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli “mpox” një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet, pas një shpërthimi në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vende të tjera.

    Në fillim të këtij viti, shkencëtarët raportuan shfaqjen e një forme të re të formës më vdekjeprurëse të mpox, e cila mund të vrasë deri në 10% të të infektuarve, në një qytet minerar kongolez dhe paralajmëruan se mund të përhapet më lehtë. Mpox përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me njerëzit e infektuar, duke përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale.

    OBSH tha se ka pasur më shumë se 14,000 raste dhe 524 vdekje në më shumë se një duzinë vende në të gjithë Afrikën këtë vit, të cilat tashmë i tejkalojnë shifrat e vitit të kaluar.

    Deri më tani, më shumë se 96% e të gjitha rasteve dhe vdekjeve janë në një vend të vetëm në Kongo.

  • Hapja e Urës së Ibrit, DASh: Nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetët e amerikanëve

    Hapja e Urës së Ibrit, DASh: Nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetët e amerikanëve

    Departamenti i Shtetit ka thënë se ShBA-ja nuk do të hezitojë të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të mbrojë personelin dhe popullin amerikan në Kosovë.

    Këto komente u bënë nga zëvendës zëdhënësi kryesor i DASh-it, Vedant Patel, gjatë një konference të djeshme për media.

    “Nuk do të hezitojmë të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme të sigurohemi që personeli amerikan dhe njerëzit tanë janë të mbrojtur”, ka thënë Patel.

    Ky reagim vjen në dritë të idesë për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë nga Qeveria e Kosovës.

    Kjo ide nuk ka hasur në mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

    ShBA-ja, BE-ja e vende tjera aleate të Kosovës i kanë kërkuar qeverisë që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se në rast të ndërmarrjes së një veprimi të tillë, mund të rrezikohet jeta e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it.

    Ky i fundit e ka lutur qeverinë që të mos vazhdojë me këtë ide në këtë kohë.

    Qeveria ndërkaq ka thënë se ura duhet të hapet dhe se e njëjta nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë.

  • Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Gjykata Speciale javën tjetër kthehet me tri seanca

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Gjykata Speciale javën tjetër kthehet me tri seanca

    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë javën tjetër kthehen nga pushimet me tri seanca.

    Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.

    Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre, ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar ndaj tyre.

    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

    Në tetor bëhen katër vjet që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

    Përkundër se ka kaluar kaq shumë kohë, Prokuroria e Specializuar e Hagës, ende nuk ka arritur as në gjysmën e dëshmitarëve që synon t’i ftojë për të dëshmuar.

    Kujtojmë se gjatë muajit korrik, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të martën shpallën fajtor ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala për tre akuza për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar dhe torturimin e të paktën 18 të burgosurve në Fabrikën e Metalit në Kukës, Shqipëri dhe vrasjen e një të burgosuri.

    Ky është aktgjykimi i dytë për krime lufte, i shpallur nga Gjykata Speciale.

  • Stano: Kosova do të mbetet “e vetme”, nëse nuk i dëgjon miqtë

    Stano: Kosova do të mbetet “e vetme”, nëse nuk i dëgjon miqtë

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e vet, pas veprimeve të saj së voni në veriun e vendit me shumicë serbe.

    “Ne nuk kemi asgjë për të thënë për këtë temë të rihapjes së urës. Vetëm mund të rikujtoj për të gjithë ata të cilët kanë problem të dëgjojnë dhe kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës, kanë thënë qartë dhe pa mëdyshje se është në interes të Kosovës t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët, ndryshe rrezikohet që të mbetet e vetmuar dhe të mbetet prapa”, tha Stano në një përgjigje për ATV-në.

    I pyetur rreth kritikave të zyrtarëve të Qeverisë dhe të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj bllokut – i cili ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë në Bruksel – Stano tha se nuk ka të bëjë me ndonjë marrëveshje të re, por me zbatimin e asaj të arritur më parë për urën.

    “Që të merremi me çështjen e urës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do të thotë të diskutohen modalitetet e implementimit të marrëveshjes së arritur për urën e jo një marrëveshje e re”, shtoi ai.

  • Një këmbësor goditet për vdekje nga vetura në Gjilan

    Një këmbësor goditet për vdekje nga vetura në Gjilan

    Një burrë ka ndërruar jetë në Gjilan pasi është goditur nga një veturë.

    Policia bën me dije se viktima fillimisht është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Aty edhe ka vdekur.

    I dyshuari që e goditi këmbësorin është dërguar në mbajtje, raporton Klankosova.tv.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • KQZ-ja në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon ndryshimet më të rëndësishme që duhet t’i dinë votuesit

    KQZ-ja në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon ndryshimet më të rëndësishme që duhet t’i dinë votuesit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimit të presidentes Osmani për datën e zgjedhjeve për të filluar përgatitjet. Mirëpo këtë vit, votimi do të bëhet me disa ndryshime, raporton Ekonomia Online.

    Së pari, votuesit do të kenë të drejtë të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur janë zgjedhur deri në 5 kandidatë.

    Së dyti, në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike dhe jo ajo e kandidatëve.

    Kjo, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do t’ia mundësojë Komisionit që brenda një kohe të shkurtër t’i publikojë rezultatet preliminare.

    Ai, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ndryshimet e lartcekura do t’i dallojnë zgjedhjet e radhës nga ato të kaluara.

    “Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve. Vendimi i presidentes së Republikës së Kosovës e detyron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të filluar me përgatitjet intensive. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është detyrë e KQZ-së që pas shpalljes së datës për mbajtjen e zgjedhjeve, të miratojë afatet dhe planin e aktiviteteve të zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

    Elezi ka shpjeguar në detaje punën e institucionit pasi të shpallet data për mbajtjen e zgjedhjeve, siç është përcaktimi i afateve kohore për zhvillimin e periudhave zgjedhore, regjistrimi i subjekteve politike, kandidatëve, por edhe për votimin jashtë Kosovës.

    “Vendosja e afateve dhe plani i aktiviteteve do të thotë përcaktim i saktë i kohës se kur fillon një aktivitet zgjedhor dhe koha se kur përfundon. Këto aktivitete përfshijnë: aplikimi i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimi i listës së kandidatëve; verifikimi i përshtatshmërisë/aftësisë së kandidatëve; deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit; periudha e regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe votimi jashtë Kosovës; periudha për regjistrimin dhe Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV); periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar; periudha për aplikimin dhe akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe mediave; periudha emërimin e trupave zgjedhore (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e Vendvotimeve) dhe trajnimin e tyre; certifikimi i Listës së Votuesve”, ka thënë Elezi.

    Ai ka përmendur ndryshimet në numrin e kandidatëve, si dhe në numërimin e fletëvotimeve, si asto më të rëndësishmet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e të cilat do t’i dallojnë zgjedhjet e radhës nga ato të kaluara.

    “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar nga Kuvendi i Kosovë në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime të procesit të votimit edhe brenda vendit. Kur flasim për votimin brenda vendit, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik, në zgjedhjet e kaluara votuesi ka pasur të drejtë të zgjedhë/votojë deri në 5 kandidatë për deputetë të një subjekti politik”.

    “Përveç kësaj, Ligji i ri ka ndryshuar edhe aspektin e numërimit të fletëvotimeve. Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike. Kjo ia mundëson KQZ-së që brenda një kohe të shpejtë të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike. Një ditë më pas, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë”, ka thënë ai për EO.

    Sipas KQZ-së, gjatë proceseve zgjedhore, në çdo komunë dhe kryesisht në palestra sportive, KQZ do të caktojë Qendrat Komunale të Numërimit.

  • Paraplegjikët dhe tetraplegjikët nuk do t’i nënshtrohen më rivlerësimit

    Paraplegjikët dhe tetraplegjikët nuk do t’i nënshtrohen më rivlerësimit

    PËRGATITI: ARMAND HOTI

    Kërkesa e kamotshme e organizatës HENDIKOS, më në fund u realizua. Tashmë më rregulloren e re të Ministrisë së Financave, personat paraplegjik dhe tetraplegjik, nuk do t’i nënshtrohen procedurave të rivlerësimit.

    Madje edhe ata që e kanë humbur statusin, do të kenë mundësi ta paraqesin kërkesën dhe ta rifitojnë atë i cili madje do të jetë i përhershëm.

    Ndërkaq zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna, thotë se rregullorja e re, ofron lehtësira në procedurat vlerësuese të aplikantëve për statusin.

    Drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, i vlerëson pozitive risitë në rregulloren e re. Ai përmend edhe nevojën për rritje të shumës së kompensimit financiar nga shteti.

    Organizata HANDIKOS kërkon që në rregullore të bashkëngjitët edhe pyetësori, që do të mundësojë një vlerësim të drejtë të personit paraplegjik apo tetraplegjik.

    Aktualisht rreth tre mijë persona paralegjik dhe tetralegjik, përfitojnë kompensim nga buxheti i shtetit, në baza mujore ndërkaq ndryshimet në rregullore u miratuan në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Ministria e Drejtësisë ende nuk e ka finalizuar projektligjin për nëpunësit civilë të gjykatave dhe prokurorive, sindikatat kërkojnë që të miratohet sa më shpejt

    Ministria e Drejtësisë ende nuk e ka finalizuar projektligjin për nëpunësit civilë të gjykatave dhe prokurorive, sindikatat kërkojnë që të miratohet sa më shpejt

    PËRGATITI: NORA LUTA 

    Ka më shumë se dy vjet që punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive, janë në pritje të miratimit të ligjit që rregullon statusin e tyre.

    Në mars të 2022-s ata ndërprenë grevën me premtimin se do të fillojë hartimi i ligjit, megjithatë vetëm drafti fillestar i tij është përfunduar në korrik të këtij viti.

    Nga Sindikata e nëpunësve civilë të Prokurorisë e Gjykatës në Prishtinë thonë se Ministria është vonuar në këtë drejtim.

    Punëtorët kanë kërkuar kompensim, dhe paga në bazë të shkallshmërisë, duke theksuar që të nivelizohet paga e gjyqtarëve e prokurorëve me atë të bashkëpunëtorëve profesionalë.

    Megjithëse pagat e nëpunësve civilë janë rregulluar edhe me ligjin për paga, nga sindikatat thonë se Gjykata Kushtetuese ka hapur rrugë që pagat e tyre të trajtohen me ligj të veçantë.

    Me projektligj parashihet ndër të tjera edhe përgatitja profesionale e nëpunësve gjatë punësimit.

    Ministria e Drejtësisë nuk ka kthyer përgjigjeje gjatë ditës se kur pritet që projektligji të finalizohet, dhe të dërgohet fillimisht në Qeveri për miratim./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Në vend të spitalit, Podujeva do të bëhet me poliklinikë specialistike

    Në vend të spitalit, Podujeva do të bëhet me poliklinikë specialistike

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI 

    “Ka pesë vjet që pritet shiriti, por spitali nuk është askund, Podujeva s’ka spital të vet, t’ mos ketë prerje shiritash pa spital”, pati deklaruar kryeministri Albin Kurti, por edhe kur  kanë kaluar katër vjet që nga kjo deklaratë, spitali i Podujevës nuk u bë.

    Megjithatë, të mërkurën, Qeveria ndau 1.7 milionë euro për pajisje e funksionalizimin e ambulancës specialistike në Llap. E objekti ku pritet të funksionalizohet poliklinika ndodhet pesë kilometra larg qendrës në të cilin fillimisht ishte destinuar spitali.

    “Ne kemi bërë kërkesë moti, na vjen mirë që na është aprovuar sepse ka rëndësi të madhe për llapjanët…ka qenë për spital por u duk më e arsyeshme për poliklinikë”, deklaroi zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

    Për të vazhduar puna Komuna pret vetëm bartjen e mjeteve buxhetore.

    Ndonëse qyteti do të ketë poliklinikë, qytetarët megjithatë druajnë se nuk do t’i marrin të gjitha shërbimet specialistike.

    Përpos mungesës së spitalit, Podujeva aktualisht siç mëson ATV-ja ka edhe numër të vogël të specialistëve mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: