Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, duke shkruar për hapjen e urës së Ibrit.
Osmani shkroi se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, por shtoi se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.
“Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i grupit për implementimin e Strategjisë dhe Udhërrëfyesit Rajonal për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë –AVLE. Takimi u kryesua nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, përkatësisht Koordinatori Nacional për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve.
Në këtë takim u bë një vlerësim i përgjithshëm i të gjitha objektivave strategjike dhe zbatimit në praktikë të aktiviteteve që dalin nga Strategjia dhe Udhërrëfyesi Rajonal, ku u konstatua se një pjesë e madhe e aktiviteteve janë duke u zbatuar sipas dinamikës së planifikuar, ndërkohë që u diskutuan edhe sfidat për disa aktivitete tjera.
Ky takim pati theks të veçantë, fushatën vetëdijesuese: “Festo me zemër, jo me armë”, që është duke u zbatuar aktualisht nga MPB dhe me këtë rast Zëvendësministri Gashani, vuri në pah se kjo fushatë do të vijojë të jetë dinamike gjatë gjithë vitit, me qëllim që të arrihen synimet për rënien e numrit të rasteve ku ka të shtëna festive.
Zëvendësministri Gashani vuri në dukje se fushata është duke i dhënë efektet e saj, pasi kemi një numër të shtuar të rasteve kur qytetarët janë duke i raportuar këto të shtëna, ndërkohë që këto raportime janë duke u trajtuar seriozisht në veprime konkrete nga Policia e Kosovës, të cilët janë dukë ndërhyrë në konfiskimin e armëve dhe arrestimin e të dyshuarave.
Në këtë takim si sfidë e rëndësishme u diskutua edhe forma e cilësimeve të veprave, në rastet kur ka të shtëna me armë dhe i gjithë grupi u dakordua se kjo formë në të ardhmen duhet të ndryshojë bazuar në ligjet në fuqi dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Reshjet e shiut duket se kanë ndihmuar forcat zjarrfikëse në shuarjen e 28 vatrave të zjarrit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se aktive vijojnë të mbeten 3 vatra zjarri.
“Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të territorit të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive. Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi”, thotë ministri në një postim në Facebook.
Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës. Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, do të vazhdojë këtë të hënë (sot, 19 gusht), pas pushimeve të verës.
E ashtuquajtura Gjykatë Speciale do të vazhdojë procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas rreth tri javëve në pushime verore. Gjyqi në rastin e katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së – rasti më i madh i Gjykatës Speciale – do të nisë në orën 09:00, ndërsa në bazë të kalendarit, seancë do të ketë edhe të martën e të mërkurën (20 e 21 gusht).
DHSK-ja në vendimin e fundit për Thaçin dhe Veselin ka konstatuar se ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e gjykatës dhe kryejnë krime kundër kundërshtarëve të perceptuar të UÇK-së apo dëshmitarëve, prandaj ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj. Kjo masë ndaj tyre është vazhduar përmes dy vendimeve të ndara nga kryetari i trupit gjykues.
Ndryshe, nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar rreth 80 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa këtë të hënë pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës. Kjo seancë, që pritet të zgjasë disa ditë, sipas njoftimit, do të jetë e hapur për publikun.
Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.
Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Kështu e pësoi edhe një mërgimtar nga Gjermania, vetura e të cilit u vodh gjatë ditës së djeshme në Gjilan, por që Policia këtë herë e kapi hajnin në afat rekord, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se viktima e denoncoi rastin në Polici dhe kërkoi ndihmë për gjetjen e veturës së tij, që u vodh në rrugën “Sadullah Brestovci” në Gjilan.
Si rezultat i raportimit, Policia arriti të sigurojë prova, që çuan në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Pasi i dyshuari u kap, vetura e vjedhur u gjet dhe iu kthye mërgimtarit.
Ndaj të dyshuarit që u prangos, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
Faturimi i konsumit të energjisë elektrike me vlerë fikse apo paushall mund të jetë praktikë prezente në katër komunat me shumicë serbe edhe për një vit.
Dy muaj e gjysmë nga mbyllja e tenderit, Bashkimi Evropian nuk e kanënshkruar kontratën për furnizim me matës të mençur, për konsumatorët në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Pa dhënë detaje, Zyra e BE-së përsëriti përgjigjen që i kishte dhënë ATV-së në fillim të muajit Qershor.
“Aktualisht, Bashkimi Evropian është duke i vlerësuar ofertat e pranuara. Me kusht që procedura është suksesshme, kontrata do të nënshkruhet së shpejti”, thanë nga zyra e BE-së në Kosovë.
Të mbyllur, sikur për secilën çështje tjetër, mbeten nëElektrosever – kompaninë bijë të “ElektroPrivredaSerbija”,e licencuar në Kosovë në Qershor të vitit 2022.
Megjithatë nëpërmjet fletushkave, papërmendur detaje dhe afate, kjokompani ka nisur informimin e konsumatorëve të saj se matësit aktualë“në të ardhmen të ndërrohen me të mençur”
Matësit, të cilët do t’i blejë Bashkimi Evropian, do t’i dorëzohen KEDS-it, që pastaj në bashkëpunim me Elektroseverin do të vijojë me vendosjen e tyre.
Draft-kontrata, të cilën e ka parë ATV-ja, dhe e cila parasheh furnizim me rreth 25 mijë matës “smart”, si dhe koncentratorë e transmormatorë të tensionit të energjisë, ka afat zbatimit prej 365 ditësh.
Sipas kushteve specifike në draft-kontratë, brenda tre muajve të parë, furnitori do të bëjë dërgesën e parë prej jo më shumë se 10% të totalit të matësve.
Nga 1 Janari 2024, kur Elektrosver mori përsipër furnizimin në katër komunat me shumicë serbe në veri pjesa dërmuese e konsumatorëve paguajnë paushall, në vlerë rreth 20 euro.
Që nga përfundimi i luftës, dëmi buxhetor si pasojë e mos-pagesës së energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro.
Për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, këtë javëështë hapur edhe thirrja nga komuna, për operatorët ekonomik.
Kryetari Përparim Rama përmes fotografive të postuara në rrjetet sociale ka përshkruar se sheshit në fjalë do t’i shtohen hapësirat gjelbëruese.
Ndryshime do të pësojë edhe sheshi “ZahirPajaziti” bashkë me hapësira tjera përreth.
Megjithatë, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, qëështëopozitë në kryeqytet, plani i Ramës nuk është i qëlluar.
“Projekte nëthojza, edhe ky duket vetëm një vizatim. Prandaj nuk dua të thellohem më shumë as nëaspektin Teknik as financiar pasi për mua ështëvetëm një vizatim. Për këtë çështje kemi reaguar disa herë për faktin se bëhet mbyllja e segmentit rrugor për dy vite pa plan se cka do të bëhet më tutje. Është një mungesë e ideve të mirëfillta, pasi duhet trajtimi ishkollav, çerdheve, e të tjera por të cilat nuk janë as në horizont. I bëjmë thirrje kryetarit të merret me probleme më të mëdha e jo me vizatime të tilla të cilat janë vetëm në shijen e kryetarit”, deklaruan nga LV-ja.
Por për disa qytetarë, intervenimet e paralajmëruara nëshesh, janë të duhura.
Komuna e Prishtinës të premten ka hapur thirrjen për operatorët ekonomik për rindërtimin e sheshit “XhorxhBush” e cila sipas parashikimeve pritet të kushtojë 18 milion e 400 mijë euro.
Sidoqoftë, para 7 muajve, disa qytetarë përmes një proteste kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me vendimin e kryetarit Përparim Rama për mbylljen e këtij segmenti rrugor.
Mësimet që i marrin paradite, do t’i ushtrojnë pasdite, përmes argëtimit.
Në pesë shkollat e kryeqytetit ku do të nis mësimi gjithëditor, pas orës 12 janë planifikuar aktivitete të ndryshme nga literatura bazike. Ato përfshijnë lojërat, këndimin, shkrimin e leximin.
Sipas drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku, ky plan ka për qëllim që nxënësit të kenëedhe rekreacion, gjatëmësimittërëditor.
“Fillon 7:45, me mëngjesin, 8:30 orët e rregullta, pastaj deri në 3:45, paraditja lëndët bazike, sporti, aktivitete muzikore, shrkim lexim, përforcim, detyra logjike, përmes aktiviteteve ti kombinojnëato, basketball me thysaështë një aktivitet që do tu ndihmojnë nxënësve ti kuptojnëthyesat duke luajtur basketboll e kemi sigurua një platformë qëka kurikulë edhe tema të caktuara”, deklaroi Lushaku.
Lëndët e shkathtësisë siç janë sporti e muzika do tëmbahen nga mësimdhënës përkatës.
Drejtorë të shkollave ku pritet të fillojë kjo risi e shohin këtë si përparësi për nxënësit, në disa aspekte.
Njëlehtësim shtesë po konsiderohet të jetë edhe për prindërit, pasi tash e tutje nuk do ketë nevojë që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në kurse private.
Gjatë kësaj kohe, nxënësve do t’u ofrohet edhe ushqim i cili do të sigurohet nga Kuzhina Qendrore, e për këtë komuna ka ndarë 1.7 milion euro për 1 vit shkollor.
Mësimi tërëditordo të nis në shkollën “Faik Konica”, “XhemailMustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “NazimGafurri” dhe “Qamil Batalli”.
Por në procesin e ardhshëm zgjedhor, në shkurt të vitit 2025, diaspora do të mund të votojë për subjektet e tyre të preferuara, edhe në përfaqësitë diplomatike tëKosovës, nëpër shtetet ku jetojnë.
Regjistrimi si votues, sipas Ligjit të Ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, mund të bëhet në formë elektronike.
“Dy janë mënyrat për të aplikuar për regjistrim: njëra prej tyre do të jetë aktive, behët fjalë për aplikimin për t’u regjistruar përmes platformës elektronike. Mënyra tjetër, por kjo mundësohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, behet përmes postës, në një nga kutitë postare të KQZ-së. KQZ-ja mundëson regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës edhe përmes e-mailit personal”, deklaroi Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së:
Ky proces, për mërgimtarët ndahet në dy faza. Në të dytën, duhet të përcaktohet mënyra e votimit.
“Në momentin e regjistrimit, votuesit do të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit, fizikisht, në përfaqësi diplomatike apo në hapësira të tyre, të cilat shndërrohen në qendra të votimit, sipas kritereve të KQZ-së, duke dërguar fletëvotimet përmes kutisë postare të KQZ-së, në postën e Kosovës dhe duke dërguar fletëvotimet përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës”, tha Elezi.
Këto reforma, sipas politologut Fidan Ukaj, reflektojnë pozitivisht për Kosovën. Madje Ukaj thotë se lehtësimi i procesit të votuesve nga diaspora, do të ndikojë në rritjen e numrit të tyre.
“Rrjedhimisht edhe interesimi për të votuar do të jetë i lartë, pritet numër i konsiderueshëm i votuesve nga jashtë”, tha ai.
Në zgjedhjet e 2021-ës ishin mbi 100 mijëvotues jashtë Kosovës të regjistruar dhe verifikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votim.