ATV

Author: G.O.

  • Ish-deputeti Gramos Agusholli lirohet pas ndalimit nga autoritetet serbe në Merdarë

    Ish-deputeti Gramos Agusholli lirohet pas ndalimit nga autoritetet serbe në Merdarë

    Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ish-deputeti Gramos Agusholli, është liruar nga autoritetet serbe, pasi ishte ndaluar në pikën kufitare në Merdarë.

    MPJD-ja ka thënë se ai ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit për në Slloveni.

    Ministria ka shtuar se do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje secilën situatë që cenon të drejtat e qytetarëve, derisa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë ndaj Serbisë “për ndalimin e praktikave të tilla represive”.

    Pak minuta para njoftimit të MPJD-së, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se po bëjnë maksimumin që ai të lirohet.

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes ndalohet nga Serbia në Merdarë

  • Macron sqaron videon ku Zonja e Parë shihet duke e shtyrë me duar, thotë se ishte një shaka

    Macron sqaron videon ku Zonja e Parë shihet duke e shtyrë me duar, thotë se ishte një shaka

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas videos virale ku bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Brigitte Macron, shihet duke e shtyrë me duar në fytyrë, teksa po zbrisnin nga aeroplani, pasi kishin mbërritur në Vietnam, për një turne në Azinë Juglindore.

    Macron u ka thënë gazetarëve se ata ishin duke bërë shaka, shkruan skynews.

    Ai hodhi poshtë pretendimet për ndonjë incident në familje.

    Në vend të kësaj u tha gazetarëve se nuk ishte asgjë dhe se ishte “stërmadhuar”.

    “Asnjë nga këto gjëra nuk është e vërtetë – megjithatë video është reale”, tha Macron.

    Ai përfundoi duke këmbëngulur se të gjithë duhet të “qetësohen” dhe “të interesohen për çështjet aktuale”.

     

     

  • Ish-deputeti i Vetëvendosjes ndalohet nga Serbia në Merdarë

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes ndalohet nga Serbia në Merdarë

    Sot paradite, më 26 maj 2025, Ministria e Punëve të Brendshme është njoftuar për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë.

    Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin.
    MPJD dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.

  • Estetika moderne, kufiri mes përmirësimit dhe ekzagjerimit

    Estetika moderne, kufiri mes përmirësimit dhe ekzagjerimit

    Në një kohë kur estetika është bërë pjesë e përditshme e jetës moderne dhe standardet e bukurisë shpesh i nënshtrohen filtrave dhe trendëve kalimtare, është e nevojshme të dimë për kufirin mes përmirësimit dhe ekzagjerimit, sidomos mbi përdorimin e botox-it, filler-ëve dhe metodave të tjera.

    Të gjitha këto do t’i kuptoni përmes një interviste të realizuar me Dr. Rexh Sahatçiu.

    Për më shumë klikoni materialin e përgatitur nga ATV:

     

  • Dizajneri nga Prizreni që po thyen kufijtë e modës dhe stereotipeve

    Dizajneri nga Prizreni që po thyen kufijtë e modës dhe stereotipeve

    Në një botë ku moda shpesh ndjek rryma të paracaktuara, Ardit Krasniqi nga Prizreni vjen me një stil krejtësisht të veçantë që e dallon në çdo krijim të tij.

    Me një vizion artistik që kapërcen kufijtë klasikë të dizajnit, Arditi ka ndërtuar emrin e tij si një ndër talentet më premtues në industrinë e modës shqiptare.

    Por rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë  zgjedhja e një profesioni të cilësuar shpesh si “jo tradicional” për meshkujt, solli me vete paragjykime dhe sfida të shumta.

    Për më shumë klikoni materialin e përgatitur nga ATV:

  • Artisti nga Gjakova që krijon bukuri në çdo formë

    Artisti nga Gjakova që krijon bukuri në çdo formë

    Alban Buxhovi nga Gjakova krahas zanatit të tij si berber, ndjek dhe pasionin e tij, atë për skulpturën.

    Derisa në sallonin e tij, krijon stil e elegancë, në punishten e tij të vogël, iu jep formë skulpturave.

    Puna dhe përkushtimi i Albanit, dëshmojnë se një shpirt kreativ është gjithnjë në kërkim të artit dhe fantazisë.

    Për më shumë ndiqni materialin e përgatitur nga ATV:

     

  • KYFF, rinia që foli përmes gjuhës universale të filmit

    KYFF, rinia që foli përmes gjuhës universale të filmit

    Në një atmosferë të gjallë kreative, hapësirat alternative të Termokiss dhe Burgut të Idealit në Prishtinë u shndërruan në skenë për edicionin e parë të Kosovo Young Filmmakers Festival (KYFF), një platformë kjo ndërkombëtare që i kushtohet zërave të rinj filmik nga mosha 15 deri në 25 vjeç.

    Për tri ditë me radhë, festivali solli mbi 90 filma të shkurtër nga vende të ndryshme të

    botës, duke përfshirë Kosovën, Gjermaninë, SHBA-në, Argjentinën, Iranin dhe Filipinet.
    Një nga figurat kyçe që qëndron pas këtij organizimi, Avni Dalipi, foli për për përzgjedhjen e filmave. Por, ai mbetet i pakënaqur sa i përket përfaqësimit të të rinjve nga Kosova.

    Për më shumë detaje klikoni materialin e përgatitur nga ATV:

  • Osmani në darkën e NATO-s: Ëndrrat tona u mbrojtën nga ushtarët tuaj

    Osmani në darkën e NATO-s: Ëndrrat tona u mbrojtën nga ushtarët tuaj

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në SHBA me ftesë të Kongresit Amerikan, për të marrë pjesë në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka mbajtur një fjalim në darkën e organizuar nga Kongresi Amerikan dhe Asambleja Parlamentare e NATO-s.

    Në adresimin e saj para udhëheqësve të lartë të Kongresit dhe përfaqësuesve të vendeve anëtare të NATO-s, Osmani theksoi se paqja nuk trashëgohet por ndërtohet, mirëmbahet dhe mbrohet vazhdimisht.

    “Sot përfaqësoj një Kosovë të lirë dhe sovrane, një tokë që dikur ishte e shkatërruar nga lufta, por që sot flet me gjuhën e paqes, shpresës dhe mirënjohjes. Ushtarët amerikanë dhe aleatët e NATO-s erdhën në Kosovë jo për lavdi, por sepse besonin në të drejtën themelore të çdo njeriu për të jetuar i lirë nga shtypja”, tha Osmani.

    Sipas Osmanit në momentet më të brishta, ata nuk na ofruan strehë vetëm për shtëpitë tona, por edhe për ëndrrat tona.

    “Falë tyre, fëmijët e Kosovës më në fund flenë të sigurt. Falë tyre, një shtet u ngrit nga hiri”, tha presidentja.

    Në këtë kontekst, presidentja Osmani tha se ushtarët amerikanë që erdhën me uniformë dhe qëndruan me vendosmëri, gjithmonë do ta kenë një shtëpi në Kosovë.

  • Çitaku shkruan për Thaçin në Ditën e Presidentit: Të paktë janë ata që shënojnë epoka

    Çitaku shkruan për Thaçin në Ditën e Presidentit: Të paktë janë ata që shënojnë epoka

    Për nder të Ditës së Presidentit, Vlora Çitaku e PDK-së ka bërë një postim për ish-kreun e vendit, Hashim Thaçi, duke ia uruar këtë ditë dhe që beteja me të cilën ai po përballet tani, të jetë e fundit.

    Në Facebook ajo shkroi se për aq sa do të ketë Kosovë, do të ketë edhe presidentë, ministra e deputetë. Por se sipas saj, të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë.

    “Të paktë janë ata që shënojnë epoka. Edhe pse i mbyllur padrejtësisht mes katër muresh, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë, e fuqishme, e pathyeshme”.

    “Le të jetë kjo beteja e fundit, President. Urime Dita e Presidentit!”, shkroi tutje Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

    Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet prej më shumë se katër vjetësh në paraburgim në Hagë.

  • Bajrami: Transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro

    Bajrami: Transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro

    Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të jenë një ndër shqetësimet kryesore për qytetarët dhe bizneset në Kosovë, teksa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur një alarm të ri mbi keqmenaxhimin në sektorin energjetik.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se sipas disa raportimeve, qytetarëve iu faturua transporti i energjisë me çmim marramendës – duke kaluar nga vetëm 1.11 euro në blerje, në 798 euro në faturim.

    “Veç mendojeni, janë këta ‘profesionistë të pavarur’ që caktojnë çmime për energjinë që ne detyrohemi t’i paguajmë”, ka shkruar ajo.

    Deputetja opozitare thekson se kjo nuk ka të bëjë me vetë energjinë, por vetëm me transportin, dhe sipas saj, këto janë ndër shkaqet kryesore të rritjes së ndjeshme të çmimeve në katër vitet e fundit.

    “Këto janë arsyet pse në katër vitet e fundit çmimi i energjisë është rritë 128% dhe pse 200 prodhues vendor e 1100 kompani shërbyese e tregtare janë duke u shty drejt mbylljes ose rritjes çmimeve.”

    Në deklaratën e saj, Bajrami ka përmendur me emra përgjegjësit institucionalë, duke theksuar:
    “Shihni Ligjin për Energjinë Elektrike, drejtëpërdrejtë përgjegjës janë KOSTT dhe ZRrE”.