ATV

Author: G.O.

  • Sanksione të reja kundër Rusisë, BE-ja pritet të bëjë njoftimin sot

    Sanksione të reja kundër Rusisë, BE-ja pritet të bëjë njoftimin sot

    Bashkimi Evropian pritet të shpallë sot paketën më të fundit, të 19-të, të sanksioneve kundër Rusisë, për të cilën presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, tha se do të synojë kriptovalutat, bankat dhe energjinë.

    BE-ja po shqyrton gjithashtu vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive në Kinë dhe Indi që po ndihmojnë tregtinë e naftës së Rusisë, ka raportuar Bloomberg, sipas The Guardian.

    Ky hap vjen mes presionit në rritje nga presidenti amerikan, Donald Trump, që blloku të përshpejtojë gjithashtu planet e tij për të hequr dorë nga nafta ruse.

    Duke folur krah kryeministrit britanik, Keir Starmer, ai tha dje se SHBA-ja ishte “për të bërë gjëra të tjera” për të ndihmuar evropianët të kundërshtojnë Rusinë, por “jo kur njerëzit për të cilët po luftoj po blejnë naftë nga Rusia”.

    “Nuk mund ta bëni [këtë], kjo nuk është lojë e ndershme me Shtetet e Bashkuara, dhe ne nuk mund ta pranojmë”, tha ai.

  • Dasma e djalit të politikanes shqiptare po ‘çmend’ rrjetin – 1 milion euro shpenzime për një natë!

    Dasma e djalit të politikanes shqiptare po ‘çmend’ rrjetin – 1 milion euro shpenzime për një natë!

    Vera po shkon… po jo edhe dasmat dhe dashuria që ne shqiptarët kemi për to.

    Dasmat shqiptare janë show më vete: një miks i lluksit, traditës, humorit, kush është vesh ma mire e ‘kush e pat muzikën më të fortë’.

    E ne i duam këto momente edhe kur e dimë që kuleta do të qajë më shumë se nusja kur largohet nga shtëpia.

    Shqiptarët janë ndër popujt që shpenzojnë më shumë për dasma në krahasim me të ardhurat që kanë.

    Marrim shkas nga dasma më e përfolur e momentit, ajo e djalit te ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topalli, dhe modelja e njohur Cindy Marina qe kurorëzuan dashurinë e tyre në Basilikën e Shën Marisë në Romë ,ku gjithçka ishte lluks me ‘LL’ të madhe. Ku mendohet qe është një nder dasmat me luksoze të cilës shpenzimet i shkuan deri ne 1 milionë euro….po po e dëgjuat mire 1 milionë euro.

    Por e vërteta është se pothuajse te gjithë shqiptarët bëjnë të njëjtën gjë, vetëm me ‘bugjet’ më të vogël, a me kredi a pa kredi, me borxh a pa borxh, dasmat në Shqipëri e Kosovë janë një kulturë më vete

    Pra kjo nuk është vetëm një histori VIP-ash. Çdo vit, mijëra çifte shqiptare organizojnë dasma që shpesh kushtojnë dhjetëra mijëra euro. Vetëm muzika dhe këngëtarët mund të kushtojnë nga 2 deri në 10 mijë euro për një natë. Dekori, lulet dhe ambienti shpesh tejkalojnë koston e ushqimit. Fustani i nuses, makinat luksoze dhe fotografët nga jashtë janë kthyer në standard për shumë familje.

    Sociologët thonë se kjo ndodh sepse te ne dasma nuk është thjesht një ceremoni, por një “shfaqje” statusi dhe nderi. Familjet ndihen të detyruara t’i tregojnë të gjithëve që kanë mundësi edhe kur kjo nënkupton kredi ose borxhe të mëdha.

    Pra, sa kushton dashuria? Ndoshta shumë, ndoshta pak… por një gjë është e sigurt: dasma shqiptare është gjithmonë eventi i vitit me ose pa lluks.”

  • Kujdes! Këto mesazhe mund t’ju rrezikojnë privatësinë dhe paratë

    Kujdes! Këto mesazhe mund t’ju rrezikojnë privatësinë dhe paratë

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI

    Shpeshherë, qytetarët pranojnë mesazhe të kamufluara si ky, kinse njofton dicka që ndërlidhet me poseduesin e numrit.

    Me mesazhin bashkëngjitet një link, vegzë e cila ka për qëllim marrjen e të dhënave personale e bankare të individëve.

    Ky fenomen i shkeljes se privatësisë, sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi është bërë edhe me i dukshëm me zhvillimin e teknologjisë dhe vështirë se gjendet dërguesi.

    Andaj, apelohet për kujdes të shtuar kur hasen mesazhe të dyshimta.

    Shkelje e privatësisë po konsiderohet te jenë edhe mesazhet e marketingut që dërgohen kryesisht nga kompanitë private.

    Disa sosh, kohëve të fundit kanë marrë gjoba.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi u bënë thirrje qytetarëve që kushdo që pranon mesazhe të tilla mos t’i klikojnë ato dhe poashtu të raportojnë çdo kompani që prezanton produktet përmes numrave telefonik./ATVLIVE.TV

  • Lagje të tëra të Prishtinës mbesin pa ujë sot – ja cilat janë

    Lagje të tëra të Prishtinës mbesin pa ujë sot – ja cilat janë

    KRU “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë në Prishtinë do të mbesin pa ujë, për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj”.

    Deri në sanimin e problemit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e lagjes Kalabria.

    Ndërkohë, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në këto zona shërbimi; Rr.”Luan Haradinaj”, Rr.”Holger Pedersen”, Rr.”Sylejman Vokshi”, Rr.”Agim Ramadani”, Rr.”Asllan Pireva”, Rr.”Elez Geci”, Rr.”Faton Shabani”, Fshati Leban, Fshati Milevc.

  • Kimmel mori kërcënime me vdekje para pezullimit për komente rreth Charlie Kirk

    Kimmel mori kërcënime me vdekje para pezullimit për komente rreth Charlie Kirk

    Përfaqësuesit e Walt Disney Company dhe prezantuesi Jimmy Kimmel po përpiqeshin të mërkurën të gjenin një mënyrë për të qetësuar stuhinë në mediat sociale të shkaktuar nga komentet e tij në lidhje me aktivistin konservator të vrarë Charlie Kirk, mësoi Reuters nga një burim i afërt me rastin.

    Deklaratat e Kimmel në monologun e së hënës shkaktuan reagime të ashpra dhe arritën kulmin të mërkurën, duke përfshirë kërcënime me vdekje që shkaktuan shqetësim për sigurinë e prezantuesit dhe ekipit të tij, tha burimi. Edhe pse Kimmel ishte gati t’i drejtohej publikut, ai dhe përfaqësuesit e Disney nuk mundën të gjenin një formulim që nuk do ta përkeqësonte situatën.

    Ndërsa afrohej ora e xhirimeve të serialit në orën 16:30, CEO i Disney, Bob Iger, dhe bashkëpresidentja e Disney Entertainment, Dana Walden, vendosën se ishte më mirë ta ndërprisnin përkohësisht serialin dhe të gjenin një mënyrë që Kimmel të kthehej më vonë. Walden e informoi personalisht Kimmel për vendimin.

    ABC, e cila është në pronësi të Disney, konfirmoi se seriali u tërhoq për shkak të komenteve të Kimmel në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe një aleat i ngushtë i Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Vendimi është dënuar nga disa pjesë të Hollywood-it, ku konsiderohet si dorëzim ndaj presionit politik dhe një sulm ndaj lirisë së fjalës.

    Në monologun e tij, Kimmel tha: “Ne arritëm nivele të reja uljeje gjatë fundjavës, ndërsa ekipi i MAGA u përpoq me dëshpërim ta portretizonte këtë djalë që vrau Charlie Kirk si dikë tjetër, ndërsa njëkohësisht përpiqej të fitonte pikë politike.”

    Polemika u nxit më tej nga Kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC), Brendan Carr, i cili deklaroi se Kimmel kishte keqinformuar publikun rreth lidhjes së supozuar të sulmuesit me lëvizjen MAGA. Carr madje paralajmëroi se FCC mund të shqyrtojë revokimin e licencave të stacioneve televizive lokale që transmetojnë “mbeturina të tilla”.

    “Mund ta zgjidhim këtë në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë”, tha Carr në një intervistë me podkasterin konservator Benny Johnson. “Këto kompani mund të gjejnë mënyra vetë për të ndryshuar sjelljen dhe për të ndërmarrë veprime kundër Kimmel.”

    Pas monologut, grupet më të mëdha të stacioneve televizive lokale në Amerikë, Nexstar Media dhe Sinclair Broadcast Group, njoftuan se do të ndalonin transmetimin e emisionit të Kimmel. Sinclair tha se pezullimi do të zgjasë derisa Kimmel t’i kërkojë falje familjes Kirk.

    Gjatë një vizite shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Donald Trump tha se Kimmel u “ndëshkua për thënien e një gjëje të tmerrshme” për Kirk, të cilin shumë e shohin si çelësin për zgjerimin e bazës së Trump midis konservatorëve të rinj./REL

  • “Nuk jemi prishur me Amerikën” – Kurti sqaron marrëdhëniet me ShBA: Ka vetëm pezullim të planifikimit të dialogut strategjik

    “Nuk jemi prishur me Amerikën” – Kurti sqaron marrëdhëniet me ShBA: Ka vetëm pezullim të planifikimit të dialogut strategjik

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të premten, ka sqaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhet me pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik dhe jo me ndërprerjen e tij.

    Ai ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të qëndrueshme dhe se nuk ka prishje të raporteve.

    “Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. I siguroj qytetarët se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Në diplomaci kemi dallime në raport me Serbinë dhe veprimet e saj në Kosovë. Bashkëpunimi ushtarak po vazhdon. Marrëdhëniet janë të thella”, tha ai.

  • Një grua në Mitrovicë ka njoftuar policinë se nipi i saj ka tentuar ta vrasë

    Një grua në Mitrovicë ka njoftuar policinë se nipi i saj ka tentuar ta vrasë

    Një grua ka raportuar në polici se nipi i saj ka tentuar ta privojë nga jeta.

    Rasti ka ndodhur të enjten në orët e mëngjesit, rreth orës 09:00.

    “Mitrovicë Jug 18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta. I dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët”, ka njoftuar policia.

    Viktima është dërguar në IML për ekzaminim.

    Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

  • Viti: Tentativë vrasjeje, i dyshuari ende në arrati

    Viti: Tentativë vrasjeje, i dyshuari ende në arrati

    Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Debëlldeh të Vitisë.

    Në njoftimin e policisë thuhet se një person është plagosur nga arma e zjarrit nga një i dyshuar, dhe se deri tani motivet janë ende të panjohura.

    “Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

    Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë gjysmë automatike, 1 pushkë pneumatike, 1pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë.

    Rasti është duke u hetuar.

  • Fifi dhe Muma sjellin këngën e re “Amore”

    Fifi dhe Muma sjellin këngën e re “Amore”

    Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Fifi dhe Muma, kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri, një projekt muzikor që titullohet “Amore”.

    Kënga u publikua së fundmi në YouTube dhe po pritet mirë nga fansat e të dy artistëve.

    Projekti vjen i kompletuar me videoklip, ku të dy këngëtarët shfaqen në një interpretim artistik e stil të veçantë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e romantike që përputhet në mënyrë të përkryer me temën e këngës.

    Teksti dhe melodia janë krijuar nga vetë Fifi dhe Muma, gjë që i jep këngës një dimension më personal dhe origjinal.

    Kjo tregon edhe një herë aftësinë e tyre jo vetëm si interpretues, por edhe si autorë që dinë të shprehin ndjenjat dhe përjetimet e tyre përmes muzikës.

    Për pjesën vizuale është kujdesur regjisori i mirënjohur Valon Aziri, i cili ka sjellë një klip estetikisht të kuruar deri në detaj.

    Pas publikimit, fansat kanë shpërndarë komente pozitive në rrjete sociale, duke vlerësuar zërin e fuqishëm të Fifit, energjinë e Mumës dhe harmoninë që ata kanë arritur të krijojnë së bashku. /Telegrafi/

  • E çuditshme: Avioni mbeti një orë në ajër për shkak të kontrollorit në gjumë

    E çuditshme: Avioni mbeti një orë në ajër për shkak të kontrollorit në gjumë

    Të martën, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin “Napoleon Bonaparte”.

    Një Airbus i llojit A320 që i takon kompanisë Air Corsica, i nisur nga Parisi me një orë vonesë, u detyrua të qëndrojë në ajër për gati një orë, pasi që kontrollorin e kishte zënë gjumi, tregon kapiteni i fluturimit.

    Sipas mediave franceze, avioni u përball me mungesë komunikimi nga kulla e kontrollit, gjë që i detyroi pilotët të bëjnë rrotullime mbi Gjirin e Ajaccios, ndërsa kërkonin ndihmë nga kontrollorët rajonalë.

    Vetëm një kontrollor ishte në shërbim dhe nuk u përgjigj, duke detyruar ekipin e zjarrfikësve të aeroportit të lajmëronte xhandarmërinë.

    Pas disa vonesash për shkak të dyerve të sigurisë, kontrollori u gjet duke fjetur në zyrën e tij.Kapiteni, i cili foli në kushte anonimiteti, theksoi se nuk pati panik në bord dhe pasagjerët e morën situatën me qetësi.

    Kontrollori iu nënshtrua testimeve për alkool dhe drogë, të cilat rezultuan negative.