ATV

Author: G.O.

  • Zlatan Elek, kandidati i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, nuk siguron votat e nevojshme

    Zlatan Elek, kandidati i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, nuk siguron votat e nevojshme

    Kandidati i dytë i Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputeti Zlatan Elek, ka dështuar të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.

    Elek mori vetëm 9 vota pro, 52 kundër dhe 42 abstenime, duke mos arritur të përmbushë kërkesat për të marrë postin e nënkryetarit.

    Ky dështim i dytë brenda një periudhe të shkurtër pas refuzimit të kandidaturës së Slavko Simiq tregon se ende nuk ka arritur të sigurohet një dakordim për këtë pozitë të rëndësishme.

    Kuvendi i Kosovës ka afat 12 ditë për të përfunduar konstituimin e tij, dhe zgjedhja e nënkryetarit serb është një parakusht për përmbushjen e këtij procesi, siç është përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

    LEXONI EDHE:

    Lista Serbe propozon Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit, dështon t’i marr votat e nevojshme

  • Lista Serbe propozon Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit, dështon t’i marr votat e nevojshme

    Lista Serbe propozon Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit, dështon t’i marr votat e nevojshme

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur pas një pauze prej më shumë se një muaji për të zgjedhur nënkryetarin serb. Lista Serbe ka propozuar Slavko Simiq për këtë pozitë, por ai nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të kaluar në këtë post.

    Në votim, Simiq mori vetëm 9 vota pro, 54 kundër dhe 42 abstenime, duke bërë që ai të mos arrijë numrin e kërkuar për t’u zgjedhur. Kryeparlamentari Dimal Basha e bëri të ditur këtë rezultat pas përfundimit të seancës.

    Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka afat 12 ditë për të përfunduar konstituimin e tij, ku zgjedhja e nënkryetarit serb mbetet një parakusht për këtë proces. Tashmë, deputetët do të duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje që të përmbushë kërkesat ligjore.

  • Konjufca: Sot pritet të përfundojë votimi për nënkryetarin e Kuvendit

    Konjufca: Sot pritet të përfundojë votimi për nënkryetarin e Kuvendit

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pret që gjatë ditës së sotme të përmbyllet procesi i votimit për nënkryetarin e pestë të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kandidatura e Nenad Rashiqit nuk përbën asnjë shkelje të Kushtetutës.

    “Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin. Pas tentimeve të deputetëve të Listës Serbe, presim t’i vijë radha Rashiqit. Zgjedhja e tij gjykojmë që nuk përbën shkelje kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë pro për asnjë nga deputetët e Listës Serbe”, deklaroi Konjufca.

    Sipas tij, me përfundimin e konstituimit të Kuvendit, pritet të nisë edhe afati për formimin e qeverisë së re, me Albin Kurtin si mandatar për postin e kryeministrit.

    “Pritjet janë që nga nesër të nisë të rrjedhë afati për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin si mandatar për kryeministër”, shtoi Konjufca.

  • Bajrami: Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit

    Bajrami: Duhet marrëveshje politike për konstituim të Kuvendit

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, nuk tregoi se si do të votojnë deputetët e partisë së saj në seancën e sotshme, por shtoi se “me 20 votat e LDK-së, Kuvendi nuk mund të konstituohet”.

    Ajo insistoi se “LVV-ja duhet t’i thërrasë partitë e tjera për konsultim për konstituimin e Kuvendit, presim ftesë për marrëveshje politike”.

    Pas pak pritet të nisë seanca për konstituimin e Kuvendit pas pezullimit të punës së Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Deputetët kanë 12 ditë afat për ta konstituuar Kuvendin me pikën e vetme të papërfunduar për zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit.

  • Dëshmitari kthehet nga të akuzuarit: “Personin që e solli Granitin me marrë veturën me qira, nuk po e shoh në sallë”

    Dëshmitari kthehet nga të akuzuarit: “Personin që e solli Granitin me marrë veturën me qira, nuk po e shoh në sallë”

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke vazhduar gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Në këtë seancë, Dëshmitari Aurel Pajaziti, pohoi se Granit Plava mori veturë me qira ditën kritike, i shoqëruar nga një person tjetër.

    Sipas tij, ky shoqërues nuk gjendet në mesin e të akuzuarve në sallën e gjyqit.

    I pyetur nga avokati i familjes Ademaj, dëshmitari u kthye nga të pandehurit dhe deklaroi se personi që solli Plavën me një Range Rover nuk ishte prezent, mirëpo i akuzuari Granit Plava tha se kishte kamera që e konfirmojnë.

    Ndërkohë, sipas aktakuzës, Naim Murseli akuzohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa Granit Plava për ekzekutim dhe Kushtrim Kokalla për bashkëpunim.

  • “Duhet ta majt familjen” – çfarë i tha Granit Plava personit nga i cili mori veturën me qira?

    “Duhet ta majt familjen” – çfarë i tha Granit Plava personit nga i cili mori veturën me qira?

    Është duke u mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

    Dëshmitari i betuar para Prokurorisë, Aurel Pajaziti, është intervistuar në polici për rastin e makinës që ia ka lëshuar me qira. Vetura e tipit Seat-i iu ka dhënë Granitit.

    E kishte marrë më 27 nëntor 2023 për dy ditë, deri më 29 nëntor. Rreth orës 14:00 e kishte kthyer, ndërsa pas një ore e ka marrë përsëri.

    “Makina ishte në fshatin e shtëpisë sime. Graniti ka ardhur me dikë që nuk e njoh. Tipi i makinës që ka ardhur për ta marrë ishte Range Rover. Kur e ka marrë makinën me qira, Graniti e ka vozitur”.

    Tutje dëshmitari ka deklaruar se në ditën kritike tu hypë në kerr me shku kishte thënë: Duhet me e majtë familjen.

    Kujtojmë se, Liridona Ademaj u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Sinidoll të Prishtinës, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. 30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.

    Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.

  • “Nëse më vjen radha”, Rashiq thotë se do të kandidojë për nënkryetar të Kuvendit

    “Nëse më vjen radha”, Rashiq thotë se do të kandidojë për nënkryetar të Kuvendit

    Deputeti Nenad Rashiq nga partia serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë njoftoi se do të kandidojë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, nëse i mundësohet.

    “Nëse vjen radha ime, siç kam thënë gjithmonë jam politikan i përgjegjshëm, dhe nëse votojnë për mua, unë natyrisht që do ta marrë përgjegjësinë. Nuk e di si do të shkojë procesi, nëse Lista Serbe i shpenzon krejt kandidatët dhe pastaj vjen radha ime, unë do të kandidoj”, tha Rashiq para seancës.

    Kushtetuesja tha se partisë më të madhe serbe, në këtë rast Listës Serbe, i takon të parës të propozojë kandidat për nënkryetarin serb.

    Por, nëse Lista Serbe dështon ta zgjedhë nënkryetarin, atëherë gjykata la të hapur mundësinë për votim me short dhe kjo do t’i jepte mundësi Rashiqit të kandidojë.

  • Bahtiri: Unë e presë dorën dhe nuk e votoj Listën Serbe

    Bahtiri: Unë e presë dorën dhe nuk e votoj Listën Serbe

    Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka thënë se Nenad rashiq do të jetë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e ku ka shtuar se e pret dorën dhe nuk e voton Listën Serbe.

    “Rashiqi do të zgjidhet. Unë kam deklaruar dhe po deklaroj përsëri se e presë dorën dhe nuk e votoj Listën Serbe, kështu e kam mendimin dhe kolegët e mi të Vetëvendosjes. Kjo është bazuar në problemet të cilat i kanë bërë në veri dhe janë të kyçur direkt në atë pjesë. Disa deputetë të partive të tjera nuk na ndihmuan ta zgjedhim Rashiqin. Sigurisht që tash është e qartë për arsye se edhe qëndrimet kanë ndryshuar për momentin”, tha ai.

  • Dëshmitari: Granit Plava shkoi në klub nate pak orë pasi u vra Liridona Ademaj

    Dëshmitari: Granit Plava shkoi në klub nate pak orë pasi u vra Liridona Ademaj

    Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, po dëshmon Florian Avdija, dëshmitar i propozuar nga Prokuroria.

    Avdija është bashkëfshatar i tre të akuzuarve. Ai ka folur për njohjet me të akuzuarit dhe kontaktet e tyre në kuadër të biznesit të tij familjar.

    “Në dëshminë time ju kam treguar për biznesin familjar që kemi, dhe që Naimin e kam bashkëfshatar.

    Naimin më pak, sepse ka jetuar jashtë. Ndërsa Granitin dhe Kushtrimin po, sepse i kam pasur klientë aty. Edhe jam pyetur a keni parë ndonjë shumë të madhe parash që kanë ardhur në lokal.

    Edhe ju kam thënë që jo, s’kam parë ndonjë shumë të madhe, e kam pyetur edhe prindin, ka thënë jo. Jam pyetur a kam parë Granitin natën kritike, kam thënë që e kam parë në një klub. Granitin në orën 12 të natës.”

    Ai shtoi se ka dorëzuar një video tek autoritetet, të cilën ia kishte dërguar bashkëshortja e tij, Leonora, natën kur ndodhi vrasja.

    “Leonora (bashkëshortja) natën kritike ma ka dërguar një video-incizim që e ka marrë edhe policia.

    U kon Graniti edhe një çikë tjetër.” Avdija deklaroi se Naim Murseli kishte qenë disa herë në lokalin e tij, ndërsa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin klientë të rregullt.

    “Naim Murseli nja 8-10 herë ka qenë në lokalin tim. Kurse Graniti dhe Kushtrimi kanë qenë klientë të rregullt.”

  • Vdes një grua në Dragash, dyshohet se shkaku është shpërthimi i bombolës së gazit

    Vdes një grua në Dragash, dyshohet se shkaku është shpërthimi i bombolës së gazit

    Një grua në Dragash dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e saj.

    Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

    “Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.