ATV

Author: G.O.

  • Haradinaj u drejtohet mërgimtarëve për zgjedhjet e reja: Mos lejoni asnjë propagandë që i dëmton familjet

    Haradinaj u drejtohet mërgimtarëve për zgjedhjet e reja: Mos lejoni asnjë propagandë që i dëmton familjet

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu drejtua sot mërgatës kosovare me një mesazh të qartë për festat e fundvitit, duke thënë se vizitat tradicionale familjare do të shoqërohen edhe me një angazhim për zhvillimin e vendit.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, pretendojnë të kthejnë vendin “në binarët e normalitetit”.

    Ai u shpreh kundër ndarjes së mjeteve financiare, siç i quan ai të vogla, të dara nga qeveria në detyrë, siç janë shpërblimet simbolike prej 100 eurosh, duke theksuar se qytetarët meritojnë angazhim institucional të qëndrueshëm dhe jo “shtesa të përkohshme që i shërbejnë pushtetit”.

    “Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj”.

    “Ne duam që familjet tona të ndjejnë dorën e shtetit, jo ndihma të përkohshme që i rrisin vetëm pushtetarët për një javë apo një muaj”,ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ai bëri thirrje që mërgimtarët të diskutojnë mes tyre dhe të vendosin për të ardhmen e vendit, duke theksuar se uniteti brenda familjeve dhe komunitetit ka qenë gjithmonë forca e Kosovës, sidomos pas sakrificave të luftës për liri.

    “Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen”, përfundoi lideri i AAK-së, duke bërë thirrje për besnikëri ndaj atdheut dhe kombit dhe për rezistencë ndaj çdo propagande që mund të dëmtojë unitetin e familjes.

  • Pse melatonina mund të jetë e lidhur me probleme kardiake?

    Pse melatonina mund të jetë e lidhur me probleme kardiake?

    Miliona njerëz mbështeten te melatonina si një mjet natyral dhe i lirë për gjumë, por një studim i ri sugjeron se ky suplement, i cili mund të blihet pa recetë, mund të jetë i lidhur me një rrezik më të lartë për probleme kardiake

    Hulumtimi, i paraqitur së fundmi në ses-ionet shkencore të American Heart Association 2025 (ende i parecensuar), zbuloi se përdoruesit e melatoninës kishin përqindje më të larta të insuficiencës kardiake, hospitalizimeve dhe vdekshmërisë krahasuar me ata që nuk e përdornin. Megjithatë, ekspertët theksuan se studimi nuk provon se melatonina shkakton këto probleme të zemrës.

    Për të kuptuar më mirë ndikimin e mundshëm të melatoninës te zemra, studiuesit rekrutuan mbi 130.000 të rritur – 65.414 që kishin marrë melatonin të paktën një vit dhe një numër të njëjtë që nuk e kishin marrë. Gjatë pesë viteve, ata monitoruan shfaqjen e diagnozave të reja të insuficiencës kardiake, shtrimet në spital për insuficiencë dhe vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, transmeton Telegrafi.

    Si ndikon melatonina te zemra pas 5 vitesh përdorimi?

    Studiuesit zbuluan se përdoruesit e melatoninës kishin norma më të larta në të gjitha kategoritë:

    Insuficienca kardiake: 4.6% e përdoruesve të melatoninës (3.021 persona) zhvilluan insuficiencë kardiake, krahasuar me 2.7% (1.797 persona) në grupin kontroll, rreth 90% rrezik më i lartë.
    Hospitalizimet: 19% e përdoruesve të melatoninës (12.411 persona) u hospitalizuan për insuficiencë kardiake, krahasuar me 6.6% (4.309 persona) të mos-përdoruesve, pra 3.5 herë rrezik më i madh.
    Vdekshmëria nga të gjitha shkaqet: Përdoruesit e melatoninës kishin pothuajse dyfish më shumë gjasa të vdisnin nga çfarëdo shkaku gjatë periudhës pesëvjeçare.

    A mund ta përkeqësojë melatonina shëndetin e zemrës?

    Autori kryesor i studimit, dr. Ekenedilichukwu Nnadi, specializant i mjekësisë së brendshme në SUNY Downstate/Kings County Primary Care në Brooklyn, tha se këto rezultate ngritin pyetje të rëndësishme.

    “Suplementet e melatoninës ndoshta nuk janë aq të padëmshme sa supozohet zakonisht. Nëse studimi ynë konfirmohet, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si mjekët këshillojnë pacientët për ‘ndihmësit e gjumit’, tha dr. Nnadi.

    Megjithatë, ai dhe ekspertët e tjerë theksuan se është shumë herët për të thënë se melatonina dëmton zemrën.

    Dr. Abha Khandelwal, kardiologe dhe profesore e mjekësisë kardiovaskulare në Stanford Medicine, theksoi se nevojiten më shumë të dhëna për dizajnin e studimit dhe karakteristikat e pjesëmarrësve.

    Kardiologia dr. Joyce M. Oen-Hsiao nga Yale Medicine shtoi se këto rezultate bien ndesh me gati dy dekada kërkimesh që sugjerojnë se melatonina mund të ketë efekte pozitive te pacientët me insuficiencë kardiake. Por studimi i ri nuk është konceptuar për të provuar një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë.

    Dr. Oen-Hsiao shtoi se faktorë të tjerë mund të shpjegojnë rrezikun më të lartë mes përdoruesve të melatoninës: një pjesë e madhe e personave me pagjumësi vuajnë edhe nga gjendje të tjera mjekësore, si ankthi, depresioni, obeziteti, hipertensioni, diabeti ose aktivitet i ulët fizik, të cilat ndikojnë në shëndetin e zemrës.

    Pse melatonina mund të jetë e lidhur me probleme kardiake?

    Studiuesit theksojnë se nuk ka prova të qarta që melatonina shkakton probleme të zemrës apo rrit rrezikun e vdekjes. Megjithatë, ekzistojnë shpjegime të mundshme:

    Melatonina është hormon që prodhohet në tru dhe rregullon ritmin cirkadian, i cili ndikon në tensionin e gjakut, ritmin kardiak dhe tonusin vaskular.

    Marrja e saj kronike ose në doza shumë të larta, të paregulluara, mund të prishë ritmet natyrore ditë-natë.

    Suplementet shpesh përmbajnë doza më të larta se sa deklarohet në etiketë, duke rritur rrezikun e efekteve të padëshiruara.

    Nga ana tjetër, kërkimet tregojnë se melatonina mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit në arterie. Ajo gjithashtu përmirëson cilësinë e gjumit, gjë që lidhet me stres më të ulët dhe energji më të lartë.

    A duhet të heqin dorë njerëzit nga melatonina?

    Ekspertët thonë se nuk ka arsye për panik. Shumica e njerëzve mund ta marrin në dozat e rekomanduara pa probleme të mëdha. Idealja është:

    të fillohet me dozën më të ulët të mundshme,
    të mos merret çdo natë,
    përdorimi i saj të jetë nën këshillimin e mjekut, sidomos nëse pacienti ka sëmundje të zemrës ose përdor ilaçe të tjera.
    /Telegrafi/

  • Pezullimi i Ballukut, Rama: Rast unikal në Europë, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

    Pezullimi i Ballukut, Rama: Rast unikal në Europë, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

    Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar pezullimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut nga Gjykata e Posaçme.

    “Do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres dhe në ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë, te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këto jemi ne”, tha Rama në një konferencë për mediat bashkë me Komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, në Tiranë.

    Kryeministri tha se maxhoranca socialiste do ta mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, edhe kur ajo është arbitrare, sipas tij.

    “Pavarësia e gjyqësorit nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm. Por është një shkëputje historike nga e kaluara. Dhe e realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë. Por ama ka shfaqur dobësitë e natyrshme të një pushteti të ri”.

    Tutje Rama u shpreh se personalisht për të mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për çdo qëndrim nga ana e tyre “Sepse, siç thotë edhe një fjalë e mençur, ‘kurrë nuk duhet hedhur fëmija, baskë me fjalën e pistë’”.

    “Pezullimi nga detyra e një ministri dhe zv.kryeministri është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart, të një pushteti krejt të ri, dhe e reflekseve antidemokratike”, shtoi Rama.

    Kryeministri i Shqipërisë theksoi se rasti i Ballukut është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit evropian të vendeve të ish-Lindjes komuniste, ku s’ka ndodhur kurrë siç tha ai “që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie”.

    “Por nëse një prokuror dhe gjykatës special, i shkallës së parë të speciales në Shqipëri, kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenimi i drejtpërdrejtë i një pushteti tjetër të pavarur, zgjedhja jonë në këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht. Ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë arbitraritet. Por dot ë vazhdojmë me durimin tonë strategjik. Do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres dhe në ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë, te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këto jemi ne. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante sa kjo situatë, për të cilën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese”. (A2 Televizion)

  • Policia arreston 47-vjeçarin e shpallur në kërkim në Suharekë

    Policia arreston 47-vjeçarin e shpallur në kërkim në Suharekë

    Të enjten stacioni policor në Suharekë ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, në të cilën kërkohej që i dënuari S.S., mashkull, 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc – Suharekë, të lokalizohej dhe të dërgohej për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, Prishtinë.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se dënuari S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

    “Policia e Kosovës, përmes patrullës së Stacionit Policor Suharekë, e ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

  • Asllani shkëlqen edhe në Torino, presidenti i ekipit: Duhet të vazhdojë kështu

    Asllani shkëlqen edhe në Torino, presidenti i ekipit: Duhet të vazhdojë kështu

    Ylli i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, pos që shkëlqeu në ndeshjet për kualifikimet në Kupë n e Botës, gjë mangët nuk po ia lë as për ekipin e Torinos.
    Mesfushori shqiptar është kthyer në një element të rëndësishëm për torinezët, të cilët e morën në huazim nga Interi në merkaton e verës.

    Në lidhje me të ardhmen e shqiptarit te italianët, ka folur presidenti i Torinos, Urbano Cairo. Ky i fundit ka theksuar se Asllani është një lojtar shumë i mirë, por për të vendosur për blerjen e tij përfundimtare vendos trajneri, duke i lënë kështu gjithë “peshën” timonierit t ekipit për të vendosur për të ardhmen e liderit të Kombëtares shqiptare.

    “Asllani ka luajtur mirë me Shqipërinë dhe po shkon drejt fazës eliminatore. Ai pati një pjesë të dytë të shkëlqyer kundër Juventusit, madje shënoi. Na pëlqen lojtari, e morëm në huazim, po luan mirë, por varet nga trajneri.

  • Reshje bore në Angli, mbi 100 shkolla të mbyllura dhe mijëra njerëz pa energji

    Reshje bore në Angli, mbi 100 shkolla të mbyllura dhe mijëra njerëz pa energji

    Moti i ashpër me reshje shiu sollën çrregullime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke detyruar mbylljen e qindra shkollave dhe duke i lënë komunitetet pa energji elektrike.

    Zyra Meteorologjike ka lëshuar disa paralajmërime për motin ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm gjatë natës, me parashikuesit që paralajmërojnë se mund të ketë reshje të mëtejshme bore në orët në vijim.

    Më shumë se 100 shkolla janë mbyllur në verilindje të Skocisë, me mbyllje të mëtejshme të raportuara në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.

    Autoritetet lokale thonë se rrugët me akull dhe reshjet e dendura të borës e kanë bërë udhëtimin të pasigurt, ndërsa disa shkolla nuk janë në gjendje të hapen për shkak të problemeve me ngrohjen të shkaktuara nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

    Në Uellsin perëndimor, qindra shtëpi mbeten pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit që ra gjatë natës.

    Një paralajmërim më i ashpër për borë është në fuqi për pjesë të Anglisë veriore, veçanërisht Yorkshire të Veriut.

    Janë lëshuar tre paralajmërime të reja, të cilat do të qëndrojnë deri të premten, pasi pritet që vala e të ftohtit të vazhdojë.

    Nata e kaluar ishte më e ftohta e sezonit deri më tani në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, sipas autoriteteve vendase. Temperaturat ranë deri në -6.6 gradë Celsius në Benson, Oxfordshire, dhe u raportua ngricë e përhapur në të gjithë vendin.

  • Policia kap rreth 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, arrestohet shoferi

    Policia kap rreth 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, arrestohet shoferi

    Rreth 120 kilogramë substancë narkotike janë gjetur dhe sekuestruar në një autobus që po qarkullonte në rajonin e Prishtinës, gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të autobusit, të cilin e drejtonte i dyshuari B.K.

    Menjëherë pas gjetjes së drogës, shoferi është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, së bashku me Prokurorinë Speciale, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

    Me vendim të Prokurorisë Speciale, B.K. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Autoritetet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit.

  • Digjet një banesë në Pejë, 13 persona përfundojnë në Spital pas problemeve me frymëmarrje shkaku i tymit

    Digjet një banesë në Pejë, 13 persona përfundojnë në Spital pas problemeve me frymëmarrje shkaku i tymit

    13 persona kanë përfunduar në Spitalin e Pejës pas problemeve me frymëmarrje shkaku i tymit nga zjarri që ka përfshirë një banesë në Pejë.

    Në njoftimin e Spitalit thuhet se 7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit.

    Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

    “Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen”, thuhet në njoftim.

  • Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor

    Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor

    Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, tha nga Tirana se Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor.

    “Shtëpia e juaj po ju pret dhe ju jeni pjesë e Evropës”, tha ajo në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, ku do mbledhë në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Ajo e ka cilësuar si një gabim të së kaluarës vonesën në procesin e integrimit të rajonit. Ajo theksoi se BE duhet të përshpejtojë hapjen e dyerve për vendet aspiruese dhe të forcojë bashkëpunimin institucional.

    “Tashme është një çështje me të cilën po punojmë dhe gjithmonë e më shumë kjo çështja ka të bëjë më sigurinë dhe Evropa nuk mund te jetë e sigurt pa BP dhe ky është një gabim që kemi bërë në shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe ta rregullojmë dhe jam e kënaqur që këto takime që po bëjmë për planin e rritjes po bëjnë gjithmonë e më shumë dyer dhe ju përmendët 7 prej tyre dhe shumë dyer të tjera do të hapen. Ju jeni pjesë e Evropës dhe ne thjeshtë duhet ta bëjmë këtë edhe në formë institucionale, që ju të bëhen shtet anëtar Evropian”, u shpreh Kos.

  • Nën ndikim të alkoolit sulmoi dy gra, arrestohet i dyshuari në Deçan

    Nën ndikim të alkoolit sulmoi dy gra, arrestohet i dyshuari në Deçan

    Policia në Deçan ka arrestuar një burrë kosovar që dyshohet se, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht dy gra. Ngjarja është raportuar rreth orës 11:45 të së enjtes, ndërsa patrulla policore është aktivizuar menjëherë pas marrjes së informacioneve fillestare.

    Sipas policisë, gjatë incidentit njëra prej viktimave ka përdorur sprej ndaj të dyshuarit në përpjekje për t’u mbrojtur. Ndërkohë, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar sprejin, i cili dyshohet të jetë përdorur pa autorizim.

    Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj viktimës që ka përdorur sprejin është iniciuar procedurë për armëmbajtje pa leje. Ajo është liruar në procedurë të rregullt.