ATV

Author: G.O.

  • Shkupi gati, fillojnë të mblidhen protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

    Shkupi gati, fillojnë të mblidhen protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

    Shqiptarë nga të gjitha trevat kanë nisur të mblidhen në Shkup, ku sot nga ora 13:00 do të mbahet protesta e radhës kundër Gjykatës Speciale.

    Qytetarë të shumtë, duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe flamuj të UÇK-së, kanë filluar të mblidhen në vendin ku do të mbahet protesta.

    Në hapësirën ku do të mbahen fjalimet është vendosur një fotografi e madhe me mbishkrimin “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”.

    Ky mbishkrim është vendosur poshtë fotografive të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.

    Kjo protestë është e katërta që po organizohet me kërkesën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Fillimisht protesta u mbajt në Prishtinë, më pas në Tiranë, pastaj në Strasburg të Francës, ndërsa tani po mbahet në Shkup.

  • Dy super përballje në elitën e basketbollit kosovar

    Dy super përballje në elitën e basketbollit kosovar

    Superliga e basketbollit në Kosovë është bërë më interesant se kurrë, ku nuk ka favoritë absolutë në asnjë ndeshje.

    Çdo përballje pritet të jetë e paparashikueshme, dhe fituesi nuk po dihet deri në momentet e fundit.

    Takimi i parë i xhiros së 11-të është mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ish-kampioni dhe kampioni përballen në një sfidë interesante në Therandë. Verdhezinjtë kanë tri fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e tri humbje.

    Bora – Vëllaznimi është tjetër përballje e së shtunës, ku dy skuadrat janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Prishtinasit numërojnë katër fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tri fitore e shtatë humbje.

  • Vendimi për astet e ngrira ruse, Costa: Liderët kanë përmbushur angazhimin e tyre

    Vendimi për astet e ngrira ruse, Costa: Liderët kanë përmbushur angazhimin e tyre

    Më 12 dhjetor 2025, Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim për të ndaluar përkohësisht (por në praktikë pa afat të caktuar) çdo transferim të aseteve të ngrira të Bankës Qendrore Ruse drejt Rusisë.

    Kjo do të thotë se rreth 210 miliardë euro asete ruse do të mbeten të bllokuara derisa Rusia të ndërpresë luftën agresore kundër Ukrainës dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara.

    Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e ka konfirmuar përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), duke thënë se “në tetor, liderët e BE-së u angazhuan të mbajnë asetet ruse të immobilizuara derisa Rusia të ndërpresë luftën e saj agresore kundër Ukrainës dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara. Sot ne e mbajtëm këtë premtim”.

    Ai shtoi se hapi tjetër është sigurimi i nevojave financiare të Ukrainës për vitet 2026–2027 (përmes një kredie reparacioni të mbështetur nga këto asete).

  • Gucati: Veteranët po kalojnë kufirin pa pengesa

    Gucati: Veteranët po kalojnë kufirin pa pengesa

    Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, të shtunën, po bëhen përgatitjet e fundit për protestën në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, njoftoi se qytetarët nga Kosova, përfshirë veteranët e luftës, po kalojnë kufirin drejt Maqedonisë së Veriut pa asnjë problem.

    “Deri tash kufiri është i lirë dhe nuk ka ndonjë problem, qytetarët dhe veteranët po vijnë pa pengesa deri në këto momente”, deklaroi Gucati para fillimit të protestës.

  • Aksidentohen tri vetura në të njëjtin vend ku dje vdiqën dy gra

    Aksidentohen tri vetura në të njëjtin vend ku dje vdiqën dy gra

    Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

    Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit ku një ditë më parë u shënua një aksident tragjik, ku humbën jetën dy gra, shtetase të Shqipërisë.

    Raportohet se në aksidentin e sotëm dyshohet se janë përfshirë tri automjete.

    Kjo pjesë e autostradës konsiderohet e rrezikshme për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur disa muaj më parë, e cila ende nuk është pastruar.

     

  • Më shumë gjuhë të reja në Google Translate

    Më shumë gjuhë të reja në Google Translate

    Pas viteve të tëra duke i ndihmuar udhëtarët në vende ku nuk flasin gjuhën lokale, Google Translate ka lansuar një mjet të ri për mësimin e gjuhëve gjatë verës.

    Tani, Google ka shtuar në heshtje disa gjuhë të reja që mund t’i praktikoni direkt përmes aplikacionit.

    Google ka lançuar versionin beta të Modalitetit Practice në aplikacionin Translate, duke ofruar mundësi për t’u mësuar spanjisht dhe frëngjisht folësve të anglishtes, si dhe anglisht për njerëzit që flasin frëngjisht, spanjisht ose portugalisht.

    Sipas raportimeve, aplikacioni tani po shton edhe portugalisht dhe gjermanisht në gjuhët që mund të mësojnë folësit e anglishtes.

    Ndoshta më e rëndësishme është se aplikacioni tani mund t’u mësojë anglisht folësve të tetë gjuhëve të reja, që janë: bengalisht, gjermanisht, gjuhën indiane, italiane, holandeze, rumune, suedeze dhe kineze.

    Ky mjet i Google është ideal për të përmirësuar aftësitë gjuhësore, edhe nëse nuk jeni folës amtar i një gjuhe të caktuar.

  • Kurti njofton se anija me ndihmën humanitare të Qeverisë së Kosovës për Gazën është nisur nga porti i Mersinit në Turqi

    Kurti njofton se anija me ndihmën humanitare të Qeverisë së Kosovës për Gazën është nisur nga porti i Mersinit në Turqi

    Pakot ushqimore, batanijet dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje si ndihmë humanitare që Qeveria e Kosovës dha për popullin e Gazës tashmë është nisur nga porti i Mersinit në Turqi.

    Se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Kosovës e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    “Sapo morëm njoftimin se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Dërgesa jonë humanitare, me vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje.  Edhe pse Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë këtë vendim që në janar, realizimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza. Na gëzon fakti që jemi qeveria e parë e Republikës së Kosovës që arrijmë të ofrojmë një mbështetje të tillë për banorët e Gazës. Shpresojmë që ajo të kontribuojë, qoftë edhe në mënyrë modeste, në lehtësimin e vuajtjeve dhe në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet për të gjithë.  Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke, për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar”, ka shkruar Kurti.

  • Vdes aktori i famshëm Peter Greene, portretizuesi i kriminelëve të famshëm në film

    Vdes aktori i famshëm Peter Greene, portretizuesi i kriminelëve të famshëm në film

    Peter Greene, aktori i njohur për rolet në “Pulp Fiction” dhe “The Mask”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

    Ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork të premten, konfirmoi menaxheri i tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Greene mori vlerësime për rolet e ndryshme të kriminelëve dhe të personazheve negativë që interpretoi gjatë karrierës së tij, e cila nisi në të 20-tat.

    “Asnjë nuk interpretoi një njeri të keq më mirë se Peter,” tha menaxheri Gregg Edwards për NBC News, partner i Sky News në SHBA, raporton skynews.

    “Por ai gjithashtu kishte një anë të butë që shumica e njerëzve nuk e panë kurrë, dhe një zemër të madhe si ari.”

    Greene luajti personazhin Zed, një roje sigurie sadist dhe përdhunues, në filmin e Quentin Tarantino-s të vitit 1994, “Pulp Fiction”.

    Ai gjithashtu interpretoi villainin Dorian në filmin me Jim Carrey, “The Mask”, po në të njëjtin vit. Përveç roleve mbështetëse, Greene luajti në filmin e vitit 1993 “Clean, Shaven”, ku portretizonte një burrë me skizofreni që dyshohet për një vrasje.

    Ai gjithashtu mbahet mend për rolin në “Training Day” pranë Denzel Washington. Greene u shfaq edhe në filmin “The Usual Suspects”.

    Greene ka lindur në Montclair, New Jersey, dhe lë pas një motër dhe një vëlla.

  • Kim Jong Un lartëson trupat koreanoveriore pas kthimit nga misioni në Rusi

    Kim Jong Un lartëson trupat koreanoveriore pas kthimit nga misioni në Rusi

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në mirëpritjen e një njësiti të ushtrisë koreanoveriore, pas kthimit të tij në atdhe pasi kishte kryer detyra në Rusi, raportoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

    Në një fjalim të transmetuar nga KCNA, Kim vlerësoi oficerët dhe ushtarët e Regjimentit të 528-të të Inxhinierëve të Ushtrisë Popullore Koreane (KPA) për sjellje “heroike” dhe “heroizëm të madh” në përmbushjen e urdhrave të dhëna nga Partia e Punëtorëve të Koresë në pushtet gjatë një dislokimi 120-ditor jashtë vendit.

    Në videon e publikuar nga Koreja e Veriut shihen ushtarë me uniformë duke zbritur nga një avion, Kimi duke e përqafuar një ushtar të ulur në karrocë invalidi, si dhe ushtarë dhe zyrtarë të mbledhur për të mirëpritur trupat.

    KCNA tha se njësiti ishte dërguar në fillim të gushtit dhe kishte kryer detyra luftarake dhe inxhinierike në rajonin e Kurskut në Rusi gjatë luftës së Moskës në Ukrainë.

    Muajin e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat e Koresë së Veriut, të cilët ndihmuan Rusinë ta zmbrapste një inkursion të madh ukrainas në rajonin perëndimor të Kurskut, tani po luajnë rol të rëndësishëm në pastrimin e zonës nga minat.

    Sipas një pakti të ndërsjellë për mbrojtje mes dy vendeve, Koreja e Veriut vitin e kaluar dërgoi rreth 14.000 ushtarë për të luftuar përkrah Rusisë në Kursk, dhe më shumë se 6.000 prej tyre u vranë, sipas burimeve nga Koreja e Jugut, Ukraina dhe Perëndimi.

    Kim tha se nëntë ushtarë u vranë gjatë misionit, duke e përshkruar vdekjen e tyre si “humbje që ta copëton zemrën”, dhe njoftoi se regjimenti do të nderohej me Urdhrin e Lirisë dhe Pavarësisë.

    Ceremonia e pritjes u mbajt të premten në Phenian dhe u ndoq nga zyrtarë të lartë ushtarakë, udhëheqës të partisë në pushtet, familjarë të ushtarëve dhe turma të mëdha njerëzish, sipas KCNA, raporton rel.

    Në fjalimin e tij, Kim tha se regjimenti kishte pastruar zona të rrezikshme në kushte luftarake dhe kishte demonstruar “besnikëri absolute” ndaj partisë dhe shtetit. Ai gjithashtu lavdëroi indoktrinimin politik, disiplinën dhe unitetin mes trupave, duke e quajtur paraqitjen e tyre shembull për forcat e armatosura.

    Koreja e Veriut i ka nderuar haptazi trupat e saj që luftuan për Rusinë në luftën në Ukrainë.

    Në gusht, Kim i lavdëroi ata në një takim me oficerë të përfshirë në operacione jashtë vendit, ndërsa më herët mediat shtetërore e shfaqën atë duke mbuluar arkivole me flamurin kombëtar në atë që dukej të ishte riatdhesimi i ushtarëve të vrarë përkrah forcave ruse.

  • Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

    Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

    Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij dje në Prizren.

    Në vend të ngjarjes shkuan edhe zjarrfikësit, të cilëve iu desh ta hapnin derën me forcë në prani të familjarëve të të ndjerit.

    ”Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, tha policia