ATV

Author: G.O.

  • Moti sot: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

    Moti sot: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu më të theksuara në Dukagjin.

    Parashihen edhe intervale të shkurtra kohore me diell sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme.

    E mërkura sjellë mot të ngjashëm paradite, kurse pasdite vonë dhe në mbrëmje do të ketë dendësim masiv të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve dhe rrebesheve të shiut. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje dhe në mbrëmje masa të ftohta polare përfshijnë së pari veriun e Kosovës me reshje bore, pastaj këto masa të ftohta shtrihen gradualisht në viset tjera.

    Të enjten në Kosovë pritet mot i ftohtë dhe me reshje bore. Parashihet edhe krijimi i shtresave të borës, por jo aq të mëdha. Reshje bore priten edhe në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në të gjitha viset.

  • Cihan Yilmaz emërohet Drejtor Menaxhues i Bankës TEB

    Cihan Yilmaz emërohet Drejtor Menaxhues i Bankës TEB

    Banka TEB ka njoftuar emërimin e Cihan Yilmaz në pozitën e Drejtorit Menaxhues, me efekt nga 1 janari 2026.

    Yilmaz pason Orcun Ozdemir, i cili do të vazhdojë të kontribuojë në rritjen e bankës si anëtar i Bordit të Drejtorëve të TEB Sh.A.

    Me 19 vite përvojë në sektorin bankar dhe shërbimet financiare, Yilmaz sjell ekspertizë të provuar në strategji, bankim për individë dhe NVM, transformim digjital, menaxhim risku dhe përvojë të klientit.

    Ayse Asardag, Kryetare e Bordit të Drejtorëve në TEB Bank, në lidhje me emërimin tha: “Jemi të bindur se lidershipi dhe vizioni i z. Yilmaz do të forcojnë pozicionin e TEB Bank në treg dhe do të përforcojnë angazhimin tonë për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe bankim të orientuar drejt klientit.”

    Yilmaz shtoi: “Është një nder të udhëheq TEB Bank Kosova. Pres me padurim të punoj ngushtë me ekipet tona për të ndërtuar mbi themelet e forta, për të rritur vlerën për klientët tanë, për të kontribuar pozitivisht në ekonomi dhe komunitetet që shërbejmë, si dhe për të siguruar përputhshmëri të plotë me kërkesat rregullatore.”

    Nën udhëheqjen e tij, TEB Bank do të vazhdojë të fokusohet në prioritetet strategjike: Digjitalizimi, Përfshirja financiare, Rritja e biznesit në Retail dhe Kartela, Mbështetja për NVM, Qëndrueshmëria dhe ESG dhe Inovacioni.

    Që nga 2008, TEB Bank është e pranishme në Kosovë si një ndërmarrje e përbashkët me BNP Paribas apo Bankën më të madhe në Eurozonë. Me një pozicion të fortë në Retail dhe Kartela, TEB Bank ka sjellë standarde moderne bankare në Kosovë, duke ofruar zgjidhje financiare inovative dhe duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me klientët dhe stafin.

  • Mbi 90% e votave të numëruara për deputetë, ja kush po prin në lista

    Mbi 90% e votave të numëruara për deputetë, ja kush po prin në lista

    Numërimi i votave për deputetë është duke vazhduar, deri tani janë numëruar mbi 91% e votave.

    Në faqen e Komisionit Zgjedhor të Kosovës janë vazhdimisht duke u publikuar të dhënat e reja për kandidatët për deputet të partive politike.

    Në Lëvizjen Vetëvendosje në pesëshen e parë të deputetëve më të votuar janë, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

    Te Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza kryeson listën, pas tij janë Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

    Në listen e Lidhjes Demokratike të Kosovës të renditur janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

    Ndërsa tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku.

  • Policia arreston një shtetas turk të dyshuar për vrasje, ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut

    Policia arreston një shtetas turk të dyshuar për vrasje, ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut

    Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, pas identifikimit të të dyshuarit.

    “Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me vendim të prokurorit kompetent, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për një periudhë prej 48 orësh, gjatë së cilës do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në përputhje me ligjin.

  • Reagim i shpejtë i policisë, shpëtohet një qytetare nga lumi Ibër

    Reagim i shpejtë i policisë, shpëtohet një qytetare nga lumi Ibër

    Një grua është shpëtuar mbrëmë nga lumi Ibër falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

    Rreth orës 22:00, policia u njoftua se një femër kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani”.

    Njësitet policore intervenuan menjëherë dhe e gjetën qytetaren në shtratin e lumit, në gjendje të rënduar shëndetësore, duke arritur ta nxjerrin nga uji dhe ta shpëtojnë.

    Ajo u dërgua në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së saj, rënia kishte ndodhur si pasojë e rrëshqitjes. Policia po heton rrethanat e rastit.

  • Rikthehen kolonat në pika kufitare, deri në 80 minuta pritje

    Rikthehen kolonat në pika kufitare, deri në 80 minuta pritje

    Janë krijuar sërish kolona në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm pritjet për dalje nga Kosova në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 80 minuta.

    Në Merdarë, kolona e automjeteve është rreth 600 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë rreth 400 metra.

    Në pikat tjera kufitare, pritjet mbeten normale, nga 3 deri në 5 minuta.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci

    Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci

    Akademiku Nexhat Daci, do të varroset sot me nderime shtetërore në varrezat e Dragodanit.

    Familja ka publikuar agjendën zyrtare të ceremonive mortore.

    Homazhet do të mbahen nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa akademia përkujtimore nga ora 12:00 deri në 12:45 në sallën plenare.

    Varrimi do të bëhet nga ora 13:40 deri në 14:20.

    E pamja mbahet nga 3 deri më 5 janar në Hotel Sirius.

  • Vdes Daci, Kurti: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

    Vdes Daci, Kurti: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

    Pikëlluese ka ardhur lajmi se Nexhat Daci, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka ndërruar jetë në ditën e parë të vitit 2026.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Dacit.

    “Ai ishte një nga figurat kryesore dhe më aktive në skenën politike në Kosovë mes viteve 2001 dhe 2011, kur si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj nga viti 2007, si themelues dhe kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë. Si anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 200”, shkroi Kurti.

    Daci, i lindur më 26 korrik 1944 në Tërnoc të Bujanocit, pati një karrierë të pasur akademike dhe shkencore, duke u zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe duke drejtuar këtë institucion dy herë.

    Daci, një nga figurat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, la pas një trashëgimi të shquar si politikan, akademik dhe lider institucional.

  • Pas vdekjes së Dacit, Osmani: U angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi

    Pas vdekjes së Dacit, Osmani: U angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur trishtimin e saj për humbjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë. Ajo theksoi se Daci dha një kontribut të madh në krijimin e shtetit të Kosovës me dijen, maturinë dhe vizionin e tij.

    “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar Nexhat Daci. Ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm që bashkoi dijen shkencore me angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit”, ka shkruar Osmani.

    Ajo po ashtu ka theksuar rolin e Dacit gjatë periudhës më të vështirë për Kosovën, sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta, ku ai kontribuoi aktivisht në kauzën për liri dhe pavarësi si një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova. “Kontributi i tij shumëdimensional në ndihmën e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë,” përfundoi Osmani.

  • Vdes Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Vdes Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Ka ndërruar jetë politikani kosovar, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

    I ndjeri ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit dhe edhe si President në detyrë të Kosovës pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006.

    Ai është themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka qenë aktiv në politikë edhe pas mandatit të tij si kryeparlamentar.