ATV

Author: G.O.

  • Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit të KFOR-it në aksident

    Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit të KFOR-it në aksident

    Gjatë ditës së djeshme në një aksident rrugor humbi jetën tragjikisht pjesëtari i KFOR-it italian, Claudio Caddedu.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka shprehur ngushëllime familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre.

    “Me dhimbje të madhe shprehi ngushëllimet e mija familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

  • OKB: Operacionet e ndihmës në Gaza mund të mbyllen deri në fund të ditës

    OKB: Operacionet e ndihmës në Gaza mund të mbyllen deri në fund të ditës

    Operacionet e ndihmës në Gaza mund të detyrohen të ndërpriten deri të mërkurën mbrëma nëse nuk dërgohet karburant në territor, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA).

    Furnizimet jetike të karburantit të nevojshëm për funksionimin e spitaleve, pompimin dhe shkripëzimin e ujit dhe furrave të energjisë elektrike janë në prag të mbarimit, me agjencinë kryesore të ndihmës në Gaza duke paralajmëruar se kriza e thellë humanitare po përkeqësohet çdo orë.

    “Nëse nuk marrim karburant urgjentisht, do të jemi të detyruar të ndalojmë operacionet tona në Rripin e Gazës që nga nesër mbrëma”, shkroi UNRWA në X, dikur Twitter, të martën. “Duhet të lejohen dërgesat e karburantit për të siguruar që njerëzit të kenë ujë të pijshëm të pastër, spitalet të mund të mbeten të hapura dhe operacionet e ndihmës për shpëtimin e jetës të mund të vazhdojnë”, thuhet në postimin e UNRWA./CNN/

  • Kryeministri Kurti i përgjigjet pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim në margjina të samitit të Këshillit Evropian

    Kryeministri Kurti i përgjigjet pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim në margjina të samitit të Këshillit Evropian

    Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian.

    Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7.

    Kryeministri Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kryeministrit Kurti, megjithatë ai shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtësore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes.

  • ​Kuka mposhtet nga xhudistja austriake

    Xhudistja jonë, Loriana Kuka është njoftuar me humbje në Grand Slam-in që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka u mposht në raundin e dytë nga austriakja, Michaela Polleres, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, në raundin e parë Kuka e mposhti xhudisten nga Holanda, Sanne Vermeer.

  • KGjK-ja shkarkon kryetaren e Gjykatës Themelore në veri, Liljana Stevanoviq

    KGjK-ja shkarkon kryetaren e Gjykatës Themelore në veri, Liljana Stevanoviq

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shkarkuar nga pozita kryetaren e Gjykatës Themelore në veri Liljana Stevanoviq dhe udhëheqësin e divizionit të Apelit në Veri, Nikolla Kabashiq.

    Këtë e ka konfirmuar për ATV-në kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj.

    “Në fakt ashtu siç kemi njoftuar edhe më herët kanë pasur dy procedura disiplinore ndaj atyre, këto dy procedura janë zhvilluar në KGjK dhe pastaj është dhënë propozimi te Presidentja e Republikës për shkarkimin e tyre dhe dje kemi pranuar dekretin nga Presidenca për shkarkimin e kryetares dhe udhëheqësin e divizionit të Apelit”, tha ai për ATV-në./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Peja luan sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup

    Peja luan sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup

    Kampioni i Kosovës në basketboll, Peja do të zhvillojë sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup.

    Me fillim nga ora 19:00, Peja ndeshet me skuadrën e njohur holandeze, Heroes Den Bosch, në palestrën e sporteve “Karagaçi”, raporton KosovaPress.

    Në ndeshjen e parë të kësaj gare, Peja u mposht 98:72 nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz, kurse Heroes Den Bosch u mposhtën nga GE Spojnia Stargard me shifrat 89:92.

    Kampioni i Kosovës ishte në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por që u mposht nga kampioni i shumëfishtë i Danimarkës, Bakken Bears Aarhus me rezultat 103:79.

  • Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

    Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

    Rreth orës 14:30 është parashikuar të mbahet seanca ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa “detyrim paraqitje” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

    Seanca e djeshme për Berishën u ndërpre, pasi mbrojtja e tij kërkoi kohë të njihet me aktet.

    Ndërkohë njëri prej dy avokatëve të Berishës, Genc Gjokutaj ka thënë se ka bërë kallëzim ndaj gjyqtares së çështjes Irena Gjoka dhe kërkesë për përjashtimin e saj.

    Por nga Gjykata në një reagim u tha se nuk kishte ardhur një kërkesë e tillë.

    Berisha refuzoi të shkonte në seancë por doli në një konferencë për mediat, ku edhe njëherë nënvizoi se po respekton Kushtetutën.

     

  • ​Dyshohet për keqtrajtim të fëmijës, ndalohet në paraburgim

    ​Dyshohet për keqtrajtim të fëmijës, ndalohet në paraburgim

    Një person me autorizimin e prokurorit, është intervistuar nën dyshimin se kishte kryer veprën keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

    Sipas Policisë, dyshohet se rasti ka ndodhur më 11 tetor në Gjilan.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Nuk e pranuan në Kosovë, sot Valëza Kastrati është avokate në Gjykatën Supreme në New York

    Nuk e pranuan në Kosovë, sot Valëza Kastrati është avokate në Gjykatën Supreme në New York

    Valëza Kastrati është avokatja më e re (në moshë) në Gjykatën Supreme – Civile në New York.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Studio A”, Valëza tregoi se si arriti të fitojë këtë pozitë të rëndësishme në Neë York, derisa përmendi se në Kosovë nuk kishe arritur të gjej një vend pune të përshtatshëm për 3 vite radhazi, me arsyetimet se nuk i përmbush kriteret apo ishe e mbikualifikuar.

    “Dëshira më e madhe e çdo të riu kosovar është me qenë në vendin e vet dhe që të kontribuojë për shtetin tonë. Është një ëndërr që akoma më flen në zemër dhe synojë që padyshim ta realizojë në të ardhmen. Pas përfundimit të masterit në vitin 2018 jam kthyer në Kosovë , pata mundësinë të fillojë punën si asistente në fakultetin juridik në Pejë mirëpo hasa në vështirësi të cilat fatkeqësisht më kanë bo me kuptu që nuk ofrohen vendi që e meritojmë dhe nuk na jepet hapësirë për kontributin që ne dëshirojmë ta japim. Një nga këto vështirësi që po i përmend është ajo se isha në një barazi me disa persona që nuk e kishin kualifikim e njëjtë, prandaj e kam parë të arsyeshme që të kontribuojë për Kosovën por nga larg”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

     

  • Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën tragjikisht

    Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën tragjikisht

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm tragjik ku mbeti i vdekur një ushtar i KFOR-it dhe një tjetër i lënduar.

    Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian, ndërsa ka uruar shërim të shpejt për të lënduarin.

    “I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovë, ndërsa ushtarit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, është shprehur Haradinaj.