ATV

Author: G.O.

  • Ndërprerja e punimeve në “Rrugën A”, sot protestohet në Prishtinë

    Ndërprerja e punimeve në “Rrugën A”, sot protestohet në Prishtinë

    Sot do protestohet në lagjen Kalabria në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin për ndërprerjen e punimeve në projektin “Rruga A”.

    Protesta është thirrur nga 12:00 përmes një faqeje në Facebook, ku bëhet thirrje që kundërshtohet vendimi i Gjykatës Komerciale.

    Njoftoheni se të enjten më dt. 26.10.2023 do të organizohet protesta paqësore lidhur me pezullimin e projektit në “Rruga A”(Jim Xhema), e cila lidhet me kolektorin në lagjen Kalabria, përkatësisht në rrugën ‘Ali Vitia. Protesta ka për qëllim shprehjen e qëndrimit tonë paqësor lidhur me pezullimin e punimeve tek ‘Rruga A’ dhe të planit rregullativ për lagjen. E njëjta do të zhvillohet dhe organizohet në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhet rendi dhe qetësia publike”, thuhet në njoftim

  • Kurti e Vuçiq sot në Bruksel, do të kenë takime individuale me liderë të caktuar të BE-së

    Kurti e Vuçiq sot në Bruksel, do të kenë takime individuale me liderë të caktuar të BE-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë ftuar në Bruksel sot për takime me liderët e Bashkimit Evropian.

    Ndryshe sipas qeverisë, agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kurtit, por ai është shprehur i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes.

    “Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7. Kryeministri Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kryeministrit Kurti, megjithatë ai shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes” ka bërë të qeveria”, kanë thënë ata.

  • Sot mbahet seanca e Apelit në rastin kundër Salih Mustafës

    Sot mbahet seanca e Apelit në rastin kundër Salih Mustafës

    Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara sot mban seancën në çështjen ndaj Salih Mustafës. Sipas njoftimit të Speciales, gjykimi do të mbahet nga ora 13:30 deri në 17:10.

    Salih Mustafa pretendohet se ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’).

    Aktakuza e ngarkon atë për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në fshatin Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës. Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022 dhe deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022.

    Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022: Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.

    Në këtë çështje ishin 8 viktima pjesëmarrëse. Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023: Trupi Gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve për të cilat është shpallur fajtor.

    Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja e Mustafës njoftimin (konfidencial) për apel kundër Aktgjykimit. Versioni i redaktuar i fundit i dosjes së korrigjuar të apelit të Mbrojtjes u dorëzua më 15 shtator 2023. Seanca e apelit është caktuar të mbahet më 26 dhe 27 tetor 2023.

  • Çfarë ndodhi me vajzën 26-vjeçare që u dhunua në Vlorë, dhe me gazetaren që raportoi rastin?

    Çfarë ndodhi me vajzën 26-vjeçare që u dhunua në Vlorë, dhe me gazetaren që raportoi rastin?

    Rreth orës 07:00 të mëngjesit, ditë e diel (22 tetor), në sallën operative të Policisë në Vlorë u njoftua se është gjetur anë rruge, një vajzë 26-vjeçare në gjendje shoku dhe e pavetëdijshme.

    Një person i stafit të një hoteli mori Policinë për t’i njoftuar për gjendjen e vajzës. Sipas informacioneve deri tani 26-vjecarja u drogua, pastaj u përdhunua dhe u la në rrugë pa vetëdije.

    Deri tani janë arrestuar dy të dyshuar dhe po kërkohet i treti. Ndërkohë gazetarja nga Shqipëria, Afrovita Hysaj ka raportuar për ngjarjen dhe aludoi se në këtë përdhunim kanë marr pjesë 4 djem e jo 3 siç ka informacione deri tani dhe pikërisht pasi bëri publik lajmin për këtë ngjarje ajo u kërcënua me jetë.

    Gazetari Isa Myzyraj në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “A LIVE”, tha se personi i cili kërcënoi me jetë gazetaren në fjalë është babai i djalit që pretendohet se u fsheh nga policia.

    Ai tha se personi që kanosi gazetaren u lirua me procedurë të rregullt, duke u rrezikuar jeta e gazetares.

    “Njoftimi i policisë së Vlorës thotë se në aktin e përdhunimit kanë marrë pjesë tre persona të dyshuar dhe jo 4 dhe një gazetare nga Vlora ka bërë një status në rrjete sociale duke thënë se Policia e ka fshehur ngjarje, duke e fshehur një person, i cili është pikërisht djali i pronarit të një televizioni në Vlorë. Dhe pikërisht ky person, pra babai i djalit që gazetarja pretendon se është fshehur nga policia, e ka kërcënuar me jetën gazetaren dhe i njëjti është lënë i lirë. Një person i cili më rrezikon jetën mua nuk mund të jetë i lirë. Ai duhet të arrestohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe duhet marr në mbrojtje gazetarja, sepse kërcënimet janë serioze.”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • KRU “Prishtina”: Dy autobote janë vendosur për shpërndarje të ujit në rrugën “B”

    KRU “Prishtina”: Dy autobote janë vendosur për shpërndarje të ujit në rrugën “B”

    Janë bërë gati një javë që kur është ndaluar uji për pije dhe gatim nga liqeni i Badocit. Për këtë, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se edhe sot (e mërkurë) ka vendosur dy autobote me ujë të pijshëm te rruga”B” në Prishtinë.

    “Furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotit te rruga “B” në Prishtinë, dy autobote”, thuhet në njoftim.

    KRU “Prishtina”, ka vendosur autobot edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, te shkolla” Ismail Qemajli” dhe në rrugën “Muharrem Fejza”.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje të enjten e kaluar qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

    IKSHPK ka bërë të ditur se ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë dhe se mos përdorimi i ujit për pije dhe përgatitje të ushqimit do të vlejë deri në njoftimin e radhës.

  • Përfundon dëshminë dëshmitari Mark Shala në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

    Përfundon dëshminë dëshmitari Mark Shala në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij 3-ditore dëshmitari Mark Shala në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

    Gjatë kësaj seance pyetjet ndaj dëshmitarit i ka parashtruar trupi gjykues, mirëpo në pyetje janë ndërlidhur edhe avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, avokati Mohamed Hedi Aouini dhe prokuroja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Gaia Pergolo.

    Pyetjen e fundit që parashtroi avokati Hedi Aouini kishte të bënte me uniformat të cilët janë përdorur gjatë luftës nga pjesëtarët e UÇK-së.

    “Me sa dini ju, ju na thatë që uniformat ishin rastësore, varet se ku gjendeshin, masat, me sa dini ju a është bërë përpjekje nga ndonjë sektor që të përpiqeshin të dalloheshin nga sektori tjetër përmes uniformave?”, pyeti avokati Hedi Aouini.

    Ndërsa, dëshmitari Shala tha se nuk ka pasur tentim që të bëhen dallime.

    “Nuk ka pas tentim të bëhet dallimi, përveç stafit mjekësor që ata kur e kanë kryer punën mjekësore i kanë pas uniformat e tyre, mantelet e bardh sidomos kur e kanë kry punën në spitalet fusharë”, tha dëshmitari Shala.

    Ndërsa prokurorja Pergolo e pyeti dëshmitarin se kur ka filluar operacioni “Shigjeta” nën komandën e Ruzhdi Seramatit a kishte pasur ndonjë drejtim apo pozicion të caktuar në fron.

    “Drejtimi i tij është quajtur drejtimi numër 4 dhe ka qenë drejtimi Kukës-Goruzhub-Qafëmorinë”, u përgjigj dëshmitari Shala në pyetjen e prokurores Pergolo.

    Ndryshe, kryetarja e trupit gjykues njoftoi se seanca e radhës në çështjen ndaj Pjetër Shalës pritet që të mbahet me 20 nëntor. /BetimipërDrejtësi

  • 170 minatorë po qëndrojnë të mbyllur në minierë, madje kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore

    170 minatorë po qëndrojnë të mbyllur në minierë, madje kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore

    Nga dita e djeshme Minatorët e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minierë dhe kanë disa kërkesa të cilat duhet përmbushur (1) Realizimi pagës mujore me kohë ,(2) Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe (3) Sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.

    Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi në një intervistë në emisionin “A LIVE” tha se ata do të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

    “Ne kemi pasur mungesë të komunikimit me kryeshefin pra, ne kemi shkuar vetëm drejt humbjes. Ne e shohim si fajtor një keqmenaxhim dhe dikush është përgjegjës për këtë, andaj edhe kemi kërkuan shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv”, tha Jonuzi.

    Tutje ai tha se gjatë ditës së sotme mbi 50 minatorë që janë në grevë urie nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore, madje kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Gjakova i pandalshëm, arrin gjysmëfinalen e Grand Slam Abu Dhabi

    Gjakova i pandalshëm, arrin gjysmëfinalen e Grand Slam Abu Dhabi

    Xhudisti ynë, Akil Gjakova po kalon një ditë fantastike, pasi që ka arritur ta prek gjysmëfinalen e Grand Slam-it që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova mposhti në çerekfinale xhudistin amerikan, Jack Yonezuka, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, deri te gjysmëfinalja, Akili në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj finlandezit, Valtteri Olin.

    Gjakova vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.

    Në çerekfinale, Gjakova e mposhti amerikanin, Jack Yonezuka.

    Tani, në gjysmëfinale xhudisti ynë do të luftojë kundër xhudistit nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.

  • Lirohen nga akuza të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjakovë

    Lirohen nga akuza të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurve A.Ç., J.D., dhe G.H., të cilët sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, akuzoheshin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri B.F., i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”.

    Sipas njoftimit, trupi gjykues së bashku me kryetarin e këtij trupi, Sulltan Dobraj, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale si në aktakuzë.

    “Të pandehurit A.Ç., J.D. dhe G.H., akuzoheshin se në konkursin e shpallur nga bordi i drejtorëve të K.R.M. “Çabrati”, për pranimin e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, në atë mënyrë që duke qenë në cilësinë e anëtarëve të komisionit rekrutues kanë shpërfillur udhëzimin administrativ (MASHT) nr. 126/2016, lidhur me parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave, duke përzgjedhur kandidatin që nuk i plotëson kriteret sipas konkursit si dhe duke i cenuar të drejtat e punësimit të tjerëve në atë mënyrë që kandidatit B.F., në dokumentacionin e konkursit ka prezantuar diplomë të Universitetit “K.”, i lëshuar në Republikën e Shqipërisë, të pa nostrifikuar, si dhe nuk i plotëson kriteret e parapara që të ketë përvojën e punës në nivelin e lartë drejtues, me ç’rast iu kanë shkaktuar dëm kandidatëve të tjerë”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa i pandehuri B.F., akuzohej se në cilësinë e kandidatit, me vetëdije paraqet deklarim të rremë në konkursin e shpallur nga bordi i drejtorëve të K.R.M. “Çabrati”, për pranim të kryeshefit Faqe 2 nga 2 ekzekutiv të kompanisë, paraqet një deklaratë nën betim në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, se kandidati duhet të ketë pesë (5) vjet përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit dhe një deklaratë nën betim, në të cilën deklaron se ai i përmbushë kushtet e kualifikimit. Për kundër faktit, i njëjti nuk i plotëson kriteret për përzgjedhje sipas konkursit për pranimin e kryeshefit ekzekutiv, në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

  • Deputeti nga Estonia kërkon nga Kosova e Serbia të punojnë në de-eskalimin e situatës në veri

    Deputeti nga Estonia kërkon nga Kosova e Serbia të punojnë në de-eskalimin e situatës në veri

    Kryetari i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë, Parlamenti i Estonisë, Kristo Enn Vaga tha se shteti i tij po e përcjell me vëmendje situatën e sigurisë në Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Ai u ka bërë thirrje të dy shteteve që të punojnë për de-eskalimin e situatës. Madje ka garantuar mbështetjen e shtetit të tij në çdo hap për Kosovë. Ai pohoi se do të punojë me vendet anëtare që të gjendet paqe në rajon.

    “Sigurisht që ne diskutuam për situatën në Kosovë. Parlamenti i Estonisë me vëmendje e ka përcjell situatën. Kosova po punon, por edhe duhet që të punojë në de-eskalimin e situatës. I bëjmë thirrje Serbisë që të punojë në de-eskalimin e situatës që të gjendet një zgjidhje”.

    “Ne po e montojmë situatë dhe do ta ndihmojë Kosovën në çdo hap, unë personalisht do të mundohem të flas me diplomatët dhe të gjithë që ata kanë ndikim që të ketë paqe”.

    Fitore Pacolli, kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Estoni, në këtë takim është përmendur bashkëpunimi në fushën e dixhitalizimit dhe investimeve.

    Deputetja Pacolli, tha se në këtë takim është diskutuar edhe në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku sipas saj, Kosova e ka mbështetjen e plotë të shtetit të Estonisë.

    “Gjatë dy viteve të fundit ka pasur shkëmbime të shpeshta ndaj dy shteteve. Interesi mes dy shtete është shumë i madh që të vazhdojmë bashkëpunimin tutje dhe të bashkëpunojmë në fushat e digjitalizimit”.

    “U përmend sulmi terrorist i cili u organizuar me 24 shtator, këtu e kemi mbështetjen e fortë të Estonisë sa i përket luftë tonë për demokraci dhe për paqen në rajon po ashtu sa i përket edhe të drejtësi së Kosovës për të marr pjesë në organizata ndërkombëtare si shtet më të drejta tw plota, për të mos u bllokuar nga Serbia. Gjithashtu dhe mbështetje e pa rezervë të Estonisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës sidomos dhe në anëtarësim në BE”, tha ajo.