ATV

Author: G.O.

  • Kearns: Një muaj pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq i lirë

    Kearns: Një muaj pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq i lirë

    Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për sulmin terrorist të 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës, duke kërkuar drejtësi për policin e vrarë dhe ndëshkim për Serbinë.

    Kearns rikujton se janë bërë një muaj që kur Milan Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ndërsa ai vazhdon të jetë i lirë në shtetin e Serbisë.

    “Tashmë ka kaluar një muaj që kur Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit. Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi”, ka shkruar ajo në X.

  • Trupa e Baletit në harresë nga institucionet, balerini Bikliqi ankohet për kushtet e punës

    Trupa e Baletit në harresë nga institucionet, balerini Bikliqi ankohet për kushtet e punës

    Mbrëmë trupa e baletit performoi në festivalin e këngës, me ç’rast mori shumë duartrokitje për performancen e shkëlqyer, mirëpo kjo trupë e baletit po has në vështirësi qe disa muaj tashmë për t’i realizuar ushtrimet paraprake, sepse ushtrimet për këto ngjarje të mëdha i mbajnë në kushte te mjerueshme. 

    Ani pse iu ishte premtuar që këtu do t’i mbajnë ushtrimet e baletit vetëm rreth 2 muaj, por trupa e Baletit të Kosovës këtu po ushtron për më shumë se një vjet.

    Ky objekt i takon Ansamblit Shota, por pas mbylljes së Teatrit Kombëtar për shkak të renovimit, edhe trupa e Baletit të Kosovës, ushtrimet për shfaqje i mbanë në të njëjtin vend.

    Hapësira e vogël, koordinimi i orareve me ansamblin shota, e kushtet e dhomës ku ushtrojnë janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen çdo dite balerinët e Kosovës.

    Balerini Muhamet Bikliqi shprehet krejtësisht i pakënaqur me trajtimin që po iu bëhet.

    “Këto janë probleme teknike që njerëzit të cilët vijnë me i pa shfaqjet nuk i shohin por neve na shkakton problem, kjo për shkak edhe të sallës që shfrytëzohet nga dy ansamble (baleti dhe shota), jemi në kushte të tilla të mjerueshme edhe shkaku i mbyllje së teatrit por nuk kemi zgjidhje tjetër në këto kushte ne po vazhdojmë veçshkaku i punës që e dojmë shumë”, tha Bikliqi.

    Ndër problemet kryesore për këta balerinë është dyshemeja e pa përshtatshme në të cilin ata ushtrojnë.

    Në anën tjetër, nuk ka shpresë që Teatri do të funskionalizohet edhe për disa vjet. Drejtori i tetarit Kombëtar të Kosovës Kushtrim Sheremeti tregon se Renovimi ende nuk ka filluar./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Prokurori thotë se provat vërtetojnë se Mustafa me qëllim shkaktoi lëndime të rënda ndaj viktimave

    Prokurori thotë se provat vërtetojnë se Mustafa me qëllim shkaktoi lëndime të rënda ndaj viktimave

    Gjatë seancës së Apelit, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka filluar prezantimin e parashtrimeve të veta lidhur me përcaktimin e dënimit ndaj Salih Mustafës.

    Prokurori tha se provat vërtetojnë se Salih Mustafa me qëllim shkaktoi lëndime të rënda ndaj viktimave me dijeni së mund të çonte në vdekje.

    “Në qoftë se provat nuk e vërtetojnë këtë, atëherë ju gjykatës duhet ta keni parasysh përkufizimin e synimit. Sipas nesh; provat në mënyrë të prerë vërtetojnë se zotri Mustafa të paktën në mënyrë të qëllimshme shkaktoi lëndime të rënda me dijeni se kjo mund të çonte në vdekje. Ka disa faktorë të aktgjykimi të cilat mund të nxjerrët në atë deduktim është prania e z. Mustafa në atë kompleks, kompleksi ishte i vogël, pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë në keqtrajtimin të burgosurve të tjerë përfshirë përdorimin e armëve të zjarrit, përdorimin e armëve të bejsbollit”, tha prokurori, përcjell Betimipërdrejtësi.

    Sipas prokurorit, nëse provat nuk mund të përcaktojnë se Mustafa kishte për synim për të shkaktuar lëndim të rëndë, ai logjikisht mund ta kishte ditur se veprimet ose mosveprimet të çonin në vdekje.

    “Duhet të vlerësonin faktin se synimi i z Mustafa nuk mund të deduktohet në asnjërin prej këtyre kritereve. Me fjalë të tjera trupi gjykues konstatoi se ai kishte synimin për të vrarë, por në qoftë se provat nuk mund ta përcaktojnë se ai kishte të paktën synimin për të shkaktuar lëndim të rëndë fizik dhe logjikisht duhet ta kishte ditur se veprimet ose mosveprimet të çonin në vdekje. Nga këto aspekte, dikush, një gjykues i arsyeshëm mund të nxjerrë përfundimin lidhur me dijeni dhe elementin e cenueshmërisë”, tha prokurori.

    Lidhur me Mustafën, prokurori tha se ai e la viktimën në gjendje e cila nuk mund të ecte dhe e la në prag të vdekjes.

    “Dhe përsëri do të theksoj versionin më të dobishëm për Z.Mustafa që është që ai e la atë njëri në atë gjendje ku nuk mund të ecte në prag të vdekjes. Njëri që kishte në ndalimin e tij në një gjendje që ishte në rrezik të drejtpërdrejtë të vdekjes”, tha prokurori.

    Lidhur me pyetjen se si duhet të përkufizohet dënimi i zbatueshëm, prokurori tha se në mënyrë të arsyeshme konstatohet se Mustafa dhe vartësit e tij të BIA-së vranë qëllimisht viktimën e vrasjes.

    “Pyetja e dytë është se si duhet të përkufizohet dënimi i zbatueshëm. Sipas nesh; Kjo nuk është një pyetje i nderuar gjykatës që duhet ta gjeni në këtë çështje sepse në mënyrë të arsyeshme konstatohet se Mustafa dhe vartësit e tij të BIA-së vranë qëllimisht viktimën e vrasjes së paligjshme”, tha prokurori.

  • Krasniqi: Qeveria të mos fshihet – të takojë minatorët dhe të plotësojë kërkesat e tyre

    Krasniqi: Qeveria të mos fshihet – të takojë minatorët dhe të plotësojë kërkesat e tyre

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e katërt të grevës dhe gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet shpejt dhe ndjeshëm.

    Sipas tij, kjo formë e protestës nuk ishte zgjedhje e tyre – por ishte zgjidhja e vetmja për shkak të injorimit të plotë që u ka bërë Qeveria kërkesave të tyre për më shumë se dy vjet.

    “Kërkesat e tyre janë të drejta dhe të domosdoshme – andaj duhet të plotësohen urgjentisht. Fatkeqësisht, edhe pse kanë kaluar më shumë se 72 orë në grevë, këta qindra minatorë që po qëndrojnë qindra metra në thellësi të tokës, nuk kanë pasur asnjë vizitë nga Kryeministri, as nga Ministrja e as nga ndonjë tjetër pushtetar. Natyrisht që ikin – sepse premtimet e tyre të mëdha dje për Trepçën dhe minatorët, sot po vërtetohet të kenë qenë vetëm mashtrime”, ka shkruar Memli Krasniqi.

    Ai ka thënë se fshehja e Qeverisë nuk është zgjidhje.

    “E ftoj Kryeministrin dhe Qeverinë që t’u dalin zot premtimeve të tyre ndaj minatorëve dhe të plotësojnë kërkesat që ata kanë. PDK është e gatshme që të jap kontributin e vet në këtë drejtim, andaj nuk do të heshtim para padrejtësive dhe injorimit që po u bëhet kërkesave të minatorëve tanë – heronjve të nëntokës”, ka përfunduar ai.

  • Dy minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore, dërgohen në Emergjencë – greva vazhdon

    Dy minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore, dërgohen në Emergjencë – greva vazhdon

    Dy minatorë janë dërguar në Emergjencën e qytetit të Mitrovicës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

    Por edhe përkundër kësaj minatorët e “Trepçës”, do të vazhdojnë grevën, i ka konfirmuar Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

    Ai ka përsëritur kërkesat e minatorëve e që janë realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor.

    Ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator iu ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë.

  • Gashi: Kurti përdori dhunë brenda e jashtë Kuvendit për Asociacionin dhe në fund e pranoi

    Gashi: Kurti përdori dhunë brenda e jashtë Kuvendit për Asociacionin dhe në fund e pranoi

    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka hedhur kritika në adresë të kryeministrit Albin Kurti për pranimin e draftit të Asociacionit, raporton Ekonomia Online.

    Madje sipas tij, kjo nuk është normale ngase Kurti ka përdorur dhunë brenda e jashtë Kuvendit dhe në fund pranojë që ta themelojë Asociacionin.

    “Me të thënë drejtën është e padrejtë kjo sjellje e pushtetit. Ka shumë zhvillime që kanë ndodhur këto ditë dhe Kuvendi nuk është i njohur nga ky zhvillim. Kemi një sjellje të Kurtit që refuzon bisedimet me partnerët ndërkombëtarë e që prodhon edhe sanksione dhe tash me atë”.

    “Çfarë pamë është se Kurti ka pranuar një draft të Asociacionit. Çka ndodhi nga data 24 shtator deri më sot kur Asociacioni ishte i papranueshëm tash është i pranueshëm,  ku u vranë edhe njerëz”.

    “Kryeministri e pranon Asociacionin, por nuk raporton në Kuvend. Si mund të pranohet kjo sjellje dhe si është e mundur që të sillemi si gjë normale kur Kurti ka bërë dhunë jashtë dhe brenda Kuvendit ta pranojë Asociacionin”.

    Gashi tha se i është e mundur që Asociacioni të pranohet tani kur kanë humbur edhe jetë njerëzish, raporton EO.

    “Si ndodhi që diçka e papranueshme (asociacioni) që kanë humbur edhe jetë njerëzish dhe i kanë humbur dhjetë vjet këtij vendit, të pranohet tani. Kurti duhet të vijë të raportojë në Kuvend. Është i palogjikshëm dhe joinstitucional. I ka 64 folës i ka, për çka po frikësohet, ndoshta nga mungesa e argumentit”, tha tutje Gashi.

  • ​Gjermanët i premtojnë Komunës së Shtimes një automjet për zjarrfikës

    ​Gjermanët i premtojnë Komunës së Shtimes një automjet për zjarrfikës

    Kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, i është premtuar kësaj komune edhe një automjet për zjarrfikës. Gjatë kësaj vizite me kryetarin e Qarkut Unna, Harmut Ganzke, ishin dakorduar për dhurimin e një kamioni për mbledhjen e mbeturinave për komunën e Shtimes.

    Kryetari Aliu ka thënë se zizita zyrtare në Gjermani që po merr fund, është hapi fillestar për shumë projekte e përfitime që do t’i gëzojë Komuna e Shtimes dhe qytetarët, që do të lindin nga bashkëpunimi i arritur gjatë këtyre ditëve me aleatët tanë gjermanë në Gjermani.

    “Përpos kamionit 26 tonësh për mbledhjen e mbeturinave, në takimin me deputetin aktual të SPD-së dhe ish-ministrin e Nordrhein-Westfalisë, Hartmut Ganzke, MdL, ish-deputetin e të njëjtit subjekt, Falk Heinrichs dhe anëtarin e asamblesë të Fröndenbergut të Ruhrit, Arbër Aliun, më premtuan edhe një automjet modern të zjarrfikjes, që do t’i shtojë kapacitetet dhe gatishmërinë për fikjen e zjarrit eventual në Komunën tone”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    Ai më tej ka theksuar se: “Në përputhje me bindjet dhe vlerat e përbashkëta që i afirmojmë e për të cilat angazhohemi, me kënaqësi u bëra anëtari më i ri i SPD-së, me të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! është pjesë në Internacionalen Socialiste dhe që punojmë për një politikë progresive e më të drejtë për shtresat shoqërore”.

    Sipas tij, Gjermania është vend mik e partner që me kontributin e saj po ndihmon në avancimin e e shtetndërtimit, ashtu siç u dëshmua edhe nga mikpritja dhe mbështetja që na u ofrua nga kjo vizitë, punët e mira të të cilës do të jenë domethënëse për Komunën e Shtimes dhe qytetarët tanë.

  • VV-ja e bojkoton edhe seancën e veçantë të opozitës – Tahiri: Kjo është frikë për t’u ballafaquar me realitetin

    VV-ja e bojkoton edhe seancën e veçantë të opozitës – Tahiri: Kjo është frikë për t’u ballafaquar me realitetin

    Shefi i deputetë të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë në seancë e veçantë, raporton Ekonomia Online.

    “E shoh si një veprim të papërgjegjshëm si një pamaturi dhe si një frikë e VV për t’u ballafaquar me realitetin”.

    Në rend të ditës është miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

  • MAShTI ndan 3 milionë euro për studentët, shpallet konkursi për bursa

    MAShTI ndan 3 milionë euro për studentët, shpallet konkursi për bursa

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës.

    Për rimbursimin e studentëve për vitin akademik 2023/2024 janë buxhetuar 3 milionë euro, të cilat do të ndahen sipas këtyre kategorive:

    1.-1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve.

    Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/435

    2.-100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor. Linku për aplikim: : https://ekosova.rks-gov.net/434

    3.-Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9.

    Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318

    4.-Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master

    Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318

    5.- 20 bursa nga 7 mijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master.

    Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/408

  • Gërvalla thirrje BE-së ta sanksionojë Serbinë për agresionin dhe refuzimin për marrëveshje

    Gërvalla thirrje BE-së ta sanksionojë Serbinë për agresionin dhe refuzimin për marrëveshje

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Serbia ka refuzuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.

    Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023 dhe ka shprehur shqetësimin se çdo vonesë në këtë çështje do të kontribuojë vetëm në përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

    “Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla në platformën X.

    Qeveria e Kosovës ka dalë me njoftim pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve evropianë në Bruksel dhe takimin e fundit me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak.

    Në njoftim thuhet se Kurti ka ritheksuar edhe një herë se është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen bazike për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe po ashtu atë për Asociacionin apo siç thuhet në njoftim “draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike”.

    Një gjë të tillë, sipas Qeverisë së Kosovës, e ka refuzuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka kërkuar që “që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor 2023”

    Në fund të takimit, sipas njoftimit, kryeministri Kurti tha “Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”.

    Tutje, sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti gjatë takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, prioritet është siguria në Kosovë, e veçanërisht siguria e kufirit me Serbinë.