ATV

Author: G.O.

  • Regjistrimi i automjeteve me targa serbe, radhë të gjata në veri të Kosovës

    Regjistrimi i automjeteve me targa serbe, radhë të gjata në veri të Kosovës

    Një kolonë me automjete me targa “KM” u pa mëngjesin e 2 nëntorit para Qendrës për Regjistrim në Mitrovicë të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për ri regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.

    Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

    Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.

    Çështja e targave ka shkaktuar një sërë krizash në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

    Fillimisht, më 31 korrik të vitit 2022 u ngritën barrikada për shkak të çështjes së targave dhe në nëntor të po atij viti, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, pasi u suspendua drejtori i policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

  • Kurti thotë se duhet luftuar diskriminimin: Po punojmë për qeverisje të drejtë pa dallime

    Kurti thotë se duhet luftuar diskriminimin: Po punojmë për qeverisje të drejtë pa dallime

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, raporton Ekonomia Online.

    Kurti para të pranishmëve tha se po punohet për ta mposhtur racizmin dhe të mundur pabarazinë.

    Kurti theksoi se që nga fillimi i qeverisjes kanë vendosur prioritet dhe vizion për drejtësi për të gjithë pa dallim.

    Ai ka folur, edhe për të drejtat e komuniteteve romë e ashkalinjë, për të cilët tha se më 2022 është miratuar një strategji e parë, ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete.

    “Ne jemi sot këtu për të së bashku me zotimin për tu përballur e diskriminim racor për të mposhtur racizmine për ta luftuar pabarazinë. Që nga fillimi i qeverisjes sonë kemi vendosur prioritetin dhe vizionin tonë për drejtësi për të gjithë pa dallim. Për të ruajtur bashkësinë, ne duhet ta luftojmë diskriminimin e për të trajtuar rastet e diskriminimit duhet ta bëjmë aty ku më së shumti është i pranishëm”.

    “Strategjia jonë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe askalinj e cila është miratuar në citin 2022 është strategjia e parë ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete”.

  • Suarez bëhet me skuadër të re

    Suarez bëhet me skuadër të re

    Luis Suarez është përforcimi i ri i Inter Miami.

    Sulmuesi uruguaian do ta mbyllë vitin në Gremio dhe do t’i bashkohet skuadrës së Lionel Messit në vitin 2024.

    Kontrata e tij do të jetë për një sezon dhe klubi do të ketë mundësi ta zgjasë atë edhe për një tjetër, përcjellë KosovaPress.

    Qendërsulmuesi uruguaian, siç theksohet nga “Tyc Sport”, do t’i bashkohet gjithashtu shokëve të tij të vjetër Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

  • Nesër organizohet protestë për Astrit Deharin

    Nesër organizohet protestë për Astrit Deharin

    Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka njoftuar se nesër do të mbahet protestë, për shkak siç shkruan ai të neglizhencës së Prokurorisë, në hetimin për rastin e Deharit.

    Protesta do të fillojë nga ora 12:00, përballë objektit të Prokurorisë Speciale, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë.

    “Gjaku i Astritit nuk falet. U bene 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk don ta shef te verteten !”, ka shkruar mes tjerash Gashi.

     

  • Më 9 nëntor do të mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë në shumën prej 25 milionë euro

    Më 9 nëntor do të mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë në shumën prej 25 milionë euro

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 09 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

    “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

    Sipas njoftimit, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

     

  • QKUK: 172 gra u operuan nga kanceri i gjirit vetëm këtë vit

    QKUK: 172 gra u operuan nga kanceri i gjirit vetëm këtë vit

    Është rritur numri i operacioneve të karcinomës së gjirit, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Bazuar në statistikat e kësaj klinike, vetëm këtë vit, deri më tani, janë kryer 172 operacione të karcinomës së gjirit, kurse tërë vitin 2022, ishin kryer 149 raste.

    Pacientet që kanë nevojë për operacion pas karcinomës së gjirit, nuk kanë nevojë të shkojnë për trajtim jashtë vendit, ngase klinika ka numër të mjaftueshëm dhe profesional të mjekëve dhe stafit që kryejnë të gjitha llojet e operacioneve të gjirit.

    Për operacion, pas karcinomës së gjirit, nuk ka listë të pritjes dhe të gjitha gratë që kanë nevojë për operacion trajtohen me prioritet nga mjekët e klinikës.

  • Bullock për herë të parë në publik pas vdekjes së partnerit

    Bullock për herë të parë në publik pas vdekjes së partnerit

    Lajmi se partneri emocional i Sandra Bullock, Bryan Rendall, vdiq në moshën 57-vjeçare në fillim të gushtit kapi njerëzit në mbarë botën.

    Fotografi i njohur dhe ish-modelja luftoi me sklerozën laterale amiotrofike për tre vjet në fshehtësi të rreptë.

    Për herë të parë që nga humbja e partnerit të saj, Sandra Bullock u fotografua me vajzën e saj Lyla dhe truprojën e saj në Los Angeles të enjten, me nënën dhe vajzën të kapur për dore teksa ecnin.

    Aktorja e njohur është shfaqur pa grim, me fytyrë të zbehtë dhe sy të pikëlluar, e duke qenë se nuk ndahet nga fëmijët, nuk ka dyshim se ata janë mbështetja dhe ngushëllimi më i madh i saj pas humbjes së burrit të saj të dashur.

    Kujtojmë se Sandra Bullock, e cila është 59 vjeç dhe Bryan, dy vjet më i ri, u njohën në janar të 2015-ës, kur fotografoi ditëlindjen e djalit të saj Luis.

    Ata u miqësuan shumë shpejt dhe pas disa kohësh mes tyre lindën emocione dhe hynë në një marrëdhënie emocionale. Sandra adoptoi dy fëmijë, por kurrë nuk e mendoi seriozisht martesën./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Ndryshe nga motrat, Kim Kardashian merr vendim të ri për fëmijët

    Ndryshe nga motrat, Kim Kardashian merr vendim të ri për fëmijët

    Në episodën e re të reality show ‘’Keeping up with the Kardashians’’, Kim Kardashian bëri të ditur se ndryshe nga motrat e saj, ajo ka punësuar një djalë për tu kujdesur për fëmijët e saj.

    Sipas Kim, në familjen e saj dominojnë vajzat dhe qëllimisht ka punësuar një djalë, në mënyrë që fëmijët e saj të kuptojnë më mirë rreth barazimit gjinorë dhe siç tha Kim, si djemtë ashtu edhe vajzat janë njësoj dhe secili fëmijë duhet rritur në këtë frymë.
    Tutje ajo tregoi se e kishte të vështirë t’ia tregonte ish bashkëshortit të saj, Kanye, vendimin që ka marrë, duke u frikësuar nga mënyra se si do të reagonte.

    Por, Kim u shpreh se Kanye reagoi mjaft mirë dhe I pëlqeu si ide dhe kaloi kohë me djalin që kujdeset për fëmijët e tyre, në mënyrë që ta njoh më mirë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Aktorët e serialit ‘’Friends’’, me deklaratë për vdekjen e Matthew Perryt

    Aktorët e serialit ‘’Friends’’, me deklaratë për vdekjen e Matthew Perryt

    Lajmi për vdekjen e aktorit, Matthew Perry në moshën 54-vjeçare ka shkaktuar trishtim në mbarë botën.

    Aktori që u bë i famshëm për rolin e Chandler Bing në serialin e njohur Friends u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij pasi pësoi një atak kardiak.

    Aktorët e dikurshëm të serialit Friends, të cilët vazhdonin të mbanin miqësi njëri me tjetrin, dhanë një deklaratë të përbashkët zyrtare në lidhje me vdekjen tragjike të aktorit Perry.
    Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc dhe David Schëimmer nënshkruan të gjithë deklaratën, duke u thënë fansave se janë zemërthyer nga lajmi.

    “Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë. Ne jemi një familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të mbajtur zi dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matthew, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën”, thanë ata për “People”./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

    Ndryshe dëshmitari i fundit që ka dëshmuar ka qenë i 31-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ai ishte dëshmitari i mbrojtur me shifrën W04753.
    Ndryshe me 5 nëntor bëhen 3 vjet nga arrestimi i ish udhëheqësve të UÇK-së, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Megjithatë procesi gjyqësor është ende në periudhën fillestare, raporton RTKlive.

    Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

    Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

    ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet. Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022.

    Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.

    Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.