ATV

Author: G.O.

  • Sveçla: Prokuroria dhe Policia pres të dalin me raport për sulmin në Banjskë dhe kidnapimin e policëve

    Sveçla: Prokuroria dhe Policia pres të dalin me raport për sulmin në Banjskë dhe kidnapimin e policëve

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pret që Policia dhe Prokuroria të dalin me raport mbi gjetjet për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe kidnapimit të tre policëve. Kjo gjë, ai thotë se pret të ndodhë ditëve në vijim, raporton Ekonomia Online.

    “Për çështjen e sulmit terrorist në Bansjkë më 24 shtator, tashmë jeni njoftuar që Policia e Kosovës me Prokurorinë janë duke bërë hetimet më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës. Patjetër unë shpresoj që shumë shpejtë do ta dalin me rezultatet preliminare, kjo është edhe një ndër kërkesat që i kam adresuar edhe Policisë dhe Prokurorisë përmes Policisë, që sa më shpejtë të kemi një raport preliminar mbi të gjeturat nga ky rast, por edhe nga rasti i kidnapimit të policëve”.

    “D.m.th përgjegjësit kryesorë për hetim dhe për të ndërmarrë hapat e duhur se a do të dalin me raport për hetimet e tyre unë besoj që duhet t’i pyesni ata. Unë pres që ditëve në vijim që Prokuroria dhe Policia të dalin me raport mbi të gjeturat për këto dy raste jashtëzakonisht të rënda për Kosovën”.

  • Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së, askush nuk mund të investojë jashtëligjshëm

    Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së, askush nuk mund të investojë jashtëligjshëm

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që u morr nën kontroll nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, ishte pronë e kwsja Agejncia, raporton Ekonomia Online.

    Sveçla ka deklaruar se kjo është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Ai foli edhe për menaxhimin e këtij kompleksi tash e tutje, ndërsa tha se destinimin final të këtij objekti do ta përcaktojmë ndërkohë.

    Ministri i Brendshëm ka shtuar se sa i përket menaxhimit të atij kompleksi është rezultat i bashkimit të dy ministrive MPB dhe ish-ministrisë së Administratës Publike.

    “Pronare e këtij kompleksi është AKP dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi.Pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj që është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë”.

    “Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojmë ndërkohë”.

  • Ky është numri i telefonit për marrjen e informacioneve rreth lëvizjes pa viza nga 1 janari

    Ky është numri i telefonit për marrjen e informacioneve rreth lëvizjes pa viza nga 1 janari

    Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen pa pasur nevojë të presin më para ambasadave të huaja për t’u pajisur me vizë.

    Lidhur me liberalizimin e vizave faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës javët e fundit ka dhënë informata të ndryshme, të nevojshme për qytetarët.

  • Deputetja Musliu ia refuzon dhuratën për fundvit kryeministrit Kurti

    Deputetja Musliu ia refuzon dhuratën për fundvit kryeministrit Kurti

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka refuzuar një dhuratë për fundvit nga kryeministri Albin Kurti.

    Në një video të publikuar në Facebook, Musliu ka thënë se Kurti e ka shndërruar rolin e kryeministrit në babadimër.

    Ajo ka akuzuar Kurtin se i ka lënë pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Albin Kurti i cili rolin e Kryeministrit e ka shndërruar në Babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tentojë të poshtërojë e denigrojë deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhurojë dhurata për vitin e ri. Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuratën”, ka shkruar ajo në Facebook.

  • Pesë filmat më të shikuar të vitit 2023

    Pesë filmat më të shikuar të vitit 2023

    Viti 2023 solli shumë prurje dhe risi në botën e kinemasë, e pesë më të shikuarit sipas përzgjedhjes nga televizioni BBC radhitën në vend të parë filmin “Saint Omer’.

    Ky film dramatik me regjisoren Alice Diop dhe personazh kryesor Rama (Kayije Kagame), rrwfen ngjarjen e një romanciere shtatzënë, që shkon në qytetin e Shën Omerit për të dëshmuar gjyqin e Laurence Coly (Malanda), një grua senegaleze e akuzuar për vrasjen e fëmijës së saj 15 muajsh.

    Regjisori francez e bazoi dialogun e saj në transkriptet e gjykatës, por rezultatet shkojnë përtej fakteve duke krijuar një film magjepsës me dy gra të forta në ekran.

    Në pozitën e dytë renditet filmi “Holy Spider” apo në shqip Merimanga e Shenjtë, nën skenarin e regjisorit iranian Ali Abbas. Ky film bazohet në historinë e vërtetë të një burri të martuar, i cili vrau 16 punonjëse seksi në një qytet të Iranit në vitet 2000-2001. Në rolin kryesor luan aktorja Zar Amir Ebrahimi, e cila heton krimet. Kthesa provokuese ndodh se disa qytetarë dhe politikanë e shohin vrasësin si një hero lokal në një kryqëzatë morale.

    Filmi i Nida Manzoor është një nga komeditë më argëtuese të vitit 2023, që sipas BBC-së radhitet në pozitën e tretë.

    Regjisorja britanike ka zgjedhur të krijojë një heroinë adoleshente të quajtur Ria, me prejardhje pakistaneze, e cila ka vendosur të ndjekë artet marciale. Filmi bëhet interesant kur motra e madhe e Rias, Lena vendos të martohet me një burrë të pasur, për të cilin ajo dyshon se nuk është ashtu siç duket.

    Frymëzuar nga libri i Andreas Malm, ‘’How to Blow Up a Pipeline’’, është film thriller i vitit 2022 i cili prezanton një grup eko-aktivistësh që po planifikojnë të bombardojnë një tubacion nafte në Teksasin Perëndimor. Ata të gjithë janë prekur nga ndotja, lakmia e korporatave dhe kriza klimatike, dhe besojnë se kjo është e vetmja mënyrë për të luftuar. Regjisori amerikan Daniel Goldhaber vë në fokus një grup prej tetë të rinjsh, të cilët ndërmarrin veprime ekstreme në adresimin e krizës klimatike.

    Këtë listë e mbyll filmi ‘’Past Lives”, si njëri nga filmat më të shikuar të vitit 2023. Filmi i “Celine Song” është një romancë që hedh poshtë klishetë e këtij zhanri. Nora dhe Hae Sung, të cilët janë dy shokë klase të lidhur shumë me njëri-tjetrin, dhe kjo shoqëri zgjatë deri në momentin që familja e Norës emigron në Kanada. Vite më vonë, kur Nora është e martuar dhe jeton në New York, Hae Sung rihyn në jetën e saj. Filmi ndërthur historinë e dashurisë së Norës shumë kohë më parë për Sung si edhe martesën e saj me bashkëshortin Arthurin.

  • Vit i zi për Kosovën, 103 persona humbën jetën në trafik

    Vit i zi për Kosovën, 103 persona humbën jetën në trafik

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka prezantuar disa të dhëna mbi aksidentet që kanë ndodhur gjatë vitit 2023.

    Hoxha ka thënë se gjatë periudhës 1 janar-18 dhjetor, kanë vdekur 103 persona, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha se 46 nga personat e vdekur në aksidente kanë qenë shoferë, 29 persona kanë qenë këmbësorë dhe 28 kanë qenë pasagjerë.

    Hoxha ka bërë të ditur edhe shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve. Ai ka treguar edhe për aktivitetet dhe inspektimet që janë bërë. Hoxha ka shfaqur të dhënat për aksidentet fatale nga viti 2002.

    Gjatë këtij viti, Hoxha ka thënë se më së shumti të vdekur në aksidente ka pasur në muajin korrik, 18 persona.

    LEXONI EDHE:

    Aksidenti në Prizren – Sveçla: Ky grup organizoi gara të tilla edhe më herët, janë marrë masa ndaj policëve

  • Aksidenti në Prizren – Sveçla: Ky grup organizoi gara të tilla edhe më herët, janë marrë masa ndaj policëve

    Aksidenti në Prizren – Sveçla: Ky grup organizoi gara të tilla edhe më herët, janë marrë masa ndaj policëve

    Personat që mbrëmjen e së shtunës organizuan gara me vetura duke shkaktuar aksidentin që ua mori jetën tre të rinjve, në magjistralen “Ibrahim Rugova”, e kishin bërë të njëjtën gjë edhe më herët.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha në një konferencë për media se pas këtij aksidenti, kanë biseduar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën për “masat që duhet të ndërmerren, sidomos nga Policia e Kosovës në raport me organizimin e garave automobilistike të jashtëligjshme” dhe “për veprimet e ndërmarra nga Policia për rritjen e sigurisë në trafik”.

    Ai la të kuptohet se drejtori i Policisë ka marrë masa “Lidhur me neglizhencën e zyrtarëve policorë në trajtimin me prioritet të organizimit të garave të paligjshme”.

    “Policia e Kosovës, të njëjtit grup ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla. Siç tashmë është bërë publike në media, të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme nga Policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie dhe rrezikim në komunikacion, ndërsa njërit prej tyre i është konfiskuar patent-shoferi për tejkalim shpejtësie dhe filmim e publikim i këtyre garave”.

    Këtë vit, ministri tha se 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente, ndërsa Policia e Kosovës ka shqiptuar 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara të jashtëligjshme automobilistike.

    Në mesin e masave të ndërmarra, Sveçla tha se “zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore” dhe se janë futur në funksion “vetura me pajisje inteligjente për evidentimin elektronik të shkeljeve në komunikacion”.

  • Çatitë e shtëpive në fshatin Sar Agha Seyed në Iran përdorën si rrugë

    Çatitë e shtëpive në fshatin Sar Agha Seyed në Iran përdorën si rrugë

    Në fshatin e lashtë malor të Sar Agha Seyed çatitë e shtëpive kanë një qëllim të dyfishtë, ato nuk janë vetëm mbulesa e tyre mbrojtëse por edhe rruga kryesore ku banorët çarkullojnë në brendësi të fshatit, fshati gjendet në zemër të maleve Zagros, 135 km larg Shahrekord dhe 230 km larg Isfahan në zonat qendrore të Iranit.

    Sipas ekspertëtve besojnë se fshati i rrallë daton prej kohës së paleolitit dhe ashtu si shumë vendbanime të kësaj zone është gdhendur në faqen e malit nga kolonët e parë të ardhur në zonë, çka daton mijëra vjet më parë.

    Megjithatë i vetmi dokument ekzistues për vjetërsinë e Sir Agha Seyed është historia e familjes Imamzah, që tregon për rezidencën e saj aty prej të paktën 600 vjet më parë, njerëzit në këtë zonë fitonin jetesën e tyre me anë të bujqësisë dhe vitet e fundit në të është rritur dhe turizmi. Fshati gjendet në zemër të maleve Zagros, 135 km larg Shahrekord dhe 230 km larg Isfahan në zonat qendrore të Iranit.

    Shtëpitë e tij janë vendosur thuajse njëra mbi tjetrën, teksa janë ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme me baltë, gur dhe dru, por ato janë gjithsesi të forta e me mure të gjera për të parandaluar që i ftohti dimrit të hyjë brenda.

    Fshati Sar Agha Seyed njihet edhe për shumë atraksione të tjera, siç është edhe ajo miniera e kripes aty ndodhet një burim I vogël me ujë dhe kripër që banorët bëjnë pellgje të vogla për të nxjerrë kripen dhe pastaj të bëhet importimi I atij produktin në vende të ndryshme në botë.

    Sa i përket mbijetesës në këtë fshat, gratë e fshatit gatuajnë ushqimin në dhoma me dru dhe pjekin bukën në furrat e tyre, produktet e tyre përfshijnë drithërat, patate dhe gjithashtu bulmetin nga kafshët e kultivuara, gjithashtë gratë e Sar Agha Seyed punojnë përkrah burrave të tyre, thurrin tenda nga leshi i dhive, të cilin e punojnë gjithashtu në mënyrë artizanale.

    Rezidentët luajnë muzikë në instrumentin vendas Sorna (i njohu në krahinën e Lorestan), dhe kryejnë kërcime tradicionale në ceremonit, banorët e Sir Agha Seyed ndjekin rregullisht ceremonitë dhe besimet fetare, me rite të gjera të mbajtura në ditë festash dhe në muajin e Ramazanit.

     

     

  • 20 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

    20 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

    Sot e më çdo 20 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e solidaritetit, veçanërisht në arenën globale.

    Rezoluta për shënimin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor’, është miratuar në vitin 2005 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila po ashtu krijoi Fondin Botëror të Solidaritetit, me qëllim që të luftohet varfëria dhe të promovohet zhvillimi social.

    Sipas Kombeve të Bashkuara solidariteti është një nga konceptet themelore të njerzimit, derisa janë në themel të marrëdhënieve mes njerëzve në shekullin e 21-të.

    Ideja e solidaritetit në të cilën mbështetet trupi global për “bashkëpunimin në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare me karakter ekonomik, social, kulturor ose humanitar”, e ka shtyrë atë të besojë se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë thelbësore në luftimin e sëmundjeve globale si varfëria.

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vlerëson solidaritetin si një nga vlerat themelore dhe universale”, e cila përcakton marrëdhëniet midis popujve dhe vendeve anembanë globit, prandaj vendosi që datën 20 dhjetor ta shpall si ‘Ditë Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor.
    Dita e Solidaritetit Njerëzor’ inkurajon nisma dhe plane të reja për zhdukjen e varfërisë dhe çështjeve të tjera globale.
    Kjo ditë, rithekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, siç është çrrënjosja e varfërisë.

    Në rritjen e pandemisë së korona virusit, solidariteti ndërkombëtar është bërë edhe më vendimtar.

    Për këtë ditë kërkohet që të shpërndahen foto me mesazhe që nxisin solidaritetin dhe qëndrimin e njerëzve së bashku./atvlive.tv/

     

     

  • Dhunohet një e mitur në Podujevë, i dyshuari në arrati

    Dhunohet një e mitur në Podujevë, i dyshuari në arrati

    Një e mitur në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person që gjendet në arrati.

    Policia njoftoi se rasti dyshohet të ketë ndodhur më 18 dhjetor, ndërkohë që bëri të ditur se janë duke kryer hetimet.

    “Podujevë 18.12.2023 – 12:45. Me 20.12.2023 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ende gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.