ATV

Author: G.O.

  • Të hënën nisin seancat gjyqësore për 2024-ën ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Të hënën nisin seancat gjyqësore për 2024-ën ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën me 15 janar fillojnë seancat gjyqësore për vitin 2024 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Në këtë çështje gjyqësore deri më tani janë dëgjuar gjithsej 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në njoftimin javor të DhSK-së, të enjten, u tha se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera.

    Sipas zëdhënësit, Michael Doyle, kjo kërkesë përfshinte edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur.Po ashtu, edhe katër seanca që janë paraparë për muajin shkurt në këtë çështje gjyqësore, janë anuluar.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor 2022.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

    Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

    2 mijë e 218 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

    Në 24 orët e fundit gjithashtu janë arrestuar 20 persona dhe 13 janë dërguar në mbajtje.

  • Davos 2024, çfarë do të trajtojë këtë vit Forumi Ekonomik Botëror?

    Davos 2024, çfarë do të trajtojë këtë vit Forumi Ekonomik Botëror?

    Forumi i 54-të Ekonomik Botëror (WEF) do të mbahet në Davos të Zvicrës javën e ardhshme, nga 15-19 janar. Samiti do të presë qeveri nga më shumë se 100 vende, si dhe të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare.

    Ajo do të ketë gjithashtu një përzierje të ndryshme të eksporteve të industrisë, mediave, përfaqësuesve të të rinjve, sipërmarrësve socialë dhe liderëve të shoqërisë civile.

    Tema e këtij viti është Rindërtimi i Besimit, i cili duket të jetë një vazhdim i temës “Të punojmë së bashku, të rivendosim besimin” të vitit 2022, kur pjesa më e madhe e botës ishte ende e rrënuar nga Omicron.

    Pra, çfarë saktësisht përfshin rindërtimi i besimit?

    Sipas Presidentit të Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende: “Forumi ofron strukturën për zhvillimin e kërkimit, aleancave dhe kornizave që promovojnë bashkëpunimin e drejtuar nga misioni gjatë gjithë vitit”.

    Këtë vit, tema është e ndarë në thelb në katër kategori: Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer Krijimi i rritjes dhe vendeve të punës për një epokë të re Inteligjenca artificiale si një forcë lëvizëse për ekonominë dhe shoqërinë Një strategji afatgjatë për klimën, natyrën dhe energjinë, transmeton albinfo.ch.

    Përveç kësaj, samiti do të kërkojë të rivendosë parimet themelore të qëndrueshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies midis liderëve globalë.

    Kjo është në një shtysë me shpresë për të përmirësuar bisedat midis liderëve të biznesit global, qeverisë dhe shoqërisë civile për t’i lejuar ata të punojnë së bashku për të përfituar sa më shumë nga përparimet teknike në industri, shkencë dhe shoqëri.

    Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të përçarë. Kjo është potencialisht një nga pikat më të rëndësishme në axhendën e këtij viti, veçanërisht përballë konflikteve të vazhdueshme si lufta Rusi-Ukrainë dhe kriza Izrael-Hamas.

    Kjo do të thotë se bashkëpunimi global për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar këto rreziqe konflikti është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm muajt e fundit. Kjo përfshin gjithashtu identifikimin dhe trajtimin efektiv të burimeve përçarëse të fragmentimit, në një mënyrë që është e dobishme për të gjithë aktorët përkatës. Në disa raste, kjo do të nënkuptojë gjithashtu se zgjidhjet e përkohshme të tilla si vendosja e forcave të SHBA-së në vende të tjera në botë për të ruajtur sigurinë, do të duhet të rishqyrtohen në favor të zgjidhjeve më afatgjata dhe të përhershme.

    Mund të diskutohet gjithashtu për shkëmbimin më transparent të të dhënave ndërmjet vendeve për të identifikuar dhe për të frenuar rreziqet, veçanërisht në kufijtë ndërkombëtarë. Mund të krijohen një sërë aleancash dhe marrëveshjesh të reja, veçanërisht kur bëhet fjalë për kundërshtimin e ndikimeve në rritje të kombeve si Kina në rajone të tilla si Azia Juglindore./albinfo.ch

  • Dy të dyshuar për plagosjen në Prishtinë në arrati, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt

    Dy të dyshuar për plagosjen në Prishtinë në arrati, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt

    Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

    Siç ka njoftuar Policia, në këtë rast janë përfshirë katër persona të dyshuar, nga të cilët ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si rezultat i kësaj, njëri prej të dyshuarve është plagosur dhe është duke u trajtuar në QKUK.

    Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke arrestuar dy nga të dyshuarit, të cilët më pas janë liruar.

    Ndërsa, dy prej dyshuarve të tjerë gjenden ende në arrati.

    Vendimi për lirimin e dy të arrestuarve është marrë në procedurën e rregullt nga prokurori.

    “Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Nga QKUK-ja është bërë e ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

    “Po, një i plagosur ka ardhur, lëndime me armë zjarri, gjendja e tij është stabile, është në trajtim stabil, mandej vendosim nëse do të lirohet apo çfarë do të ndodhë. Jashtë rrezikut për jetë ka marrë plagë në këmbë”, ka thënë për Dukagjini, doktori kujdestar, Ejup Govori.

  • Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

    Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një person po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

    Bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndriçuar rastin./Sinjali

  • Ministri Maqedonci konfirmon se Kosova ka kërkuar të blej raketat Javelin, jep edhe detaje tjera

    Ministri Maqedonci konfirmon se Kosova ka kërkuar të blej raketat Javelin, jep edhe detaje tjera

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar se Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e sistemit raketor antitank “Javelin”.

    Ai ka thënë se për këtë blerje ka diskutuar në Departamentin amerikan të Shtetit dhe Departamentin e Mbrojtjes.

    Maqedonci ka thënë se kjo lëndë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe se presin përgjigje pozitive.

    “Ministria e Mbrojtjes mbështet Forcën e Sigurisë se Kosovës për t’i ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes së territorit në koordinim me partnerët strategjikë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës me ShBA-të ka program bashkëpunimi për blerje ushtarake direkt me ShBA përmes programit FMS (Foreign Military Sales). Në kuadër të këtij programi parashihen blerjet ushtarake, duke përfshirë sistemin raketor antitank “Javelin”, por dhe sisteme tjera të armatimit. Për sistemin Javelin është dërguar dhe pranuar kërkesa dhe për këtë rast blerje kam diskutuar në Departamentin e Shtetit dhe Departament të Mbrojtjes. Sipas informacioneve publike që keni marrë edhe nga ambasadori Hill, kjo lëndë tashmë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, ka thënë Maqedonci për Dukagjinin.

  • Kolegji AAB nderohet me mirënjohje nga Federatata e Sporteve Universitare e Kosovës

    Kolegji AAB nderohet me mirënjohje nga Federatata e Sporteve Universitare e Kosovës

    Kolegji AAB është nderuar me mirënjohje nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, duke qenë institucioni i vetëm i arsimit të lartë jopublik në Kosovë që ishte i pranishëm.

    Kjo mirënjohje u dha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistët dhe partnerët e sportit universitar, për vitin 2023.

    Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, pranoi mirënjohjen me motivacion kontributin e dhënë për sportin universitar duke promovuar aktivitetet sportive në mesin e studentëve.

  • Dua thyen sërish rekord, artistja e parë femër me tre këngë me nga dy miliardë klikime në Spotify

    Dua thyen sërish rekord, artistja e parë femër me tre këngë me nga dy miliardë klikime në Spotify

    Këngëtarja e njohur shqiptare më famë botërore, Dua Lipa ka thyer sërish një rekord të ri në karrierën e saj muzikore.

    Dua është bërë artistja e parë dhe e vetme në botë, që në tre këngët e saj të publikuara në Spotify ka marrë nga dy miliardë klikime.

    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Instagram nga shtëpia diaskografike, Warner Records.

    “Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga dy miliardë dëgjime në Spotify në tri këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram.

    Tri hitet e Duas që shënojnë këtë arritje janë “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Warner Records (@warnerrecords)

  • Arrestohen tre persona në Drenas, dyshohen për vjedhje të rëndë

    Arrestohen tre persona në Drenas, dyshohen për vjedhje të rëndë

    Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Drenas, njoftoi Policia e Kosovës.

    Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda, të kryera gjatë periudhës nëntor 2023 – janar 2024.

    Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë A.U, 32 vjeç dhe G.S 17 vjeç si dhe E.H, 19 vjeç.

    Tutje, Policia njoftoi se gjatë arrestimit, u konfiskua edhe një armë e gjatë.

  • Për çka përdoren dhe sa kushtojnë raketat “Javelin”, të cilat Kosova do t’i blejë nga ShBA-ja

    Për çka përdoren dhe sa kushtojnë raketat “Javelin”, të cilat Kosova do t’i blejë nga ShBA-ja

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank FGM-148 “Javelin”.

    Tani, kërkesa do të shkojë në Kongresin Amerikan, sipas procedurës.

    Por, çka janë raketat “Javelin” dhe për çka shërbejnë?

    FGM-148 Javelin është një sistem antitank portativ i prodhuar nga ushtria amerikane.

    Raketa prodhohet që nga viti 1994 dhe nga atëherë kanë ardhur duke u përmirësuar. Ushtria amerikane e përdori për herë të parë këtë raketë në Irak dhe Afganistan më 2003.

    Raketa Javelin u bë e njohur në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina i ka përdorur gjerësisht këto raketa për shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse.

    Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës.

    Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

    Raketat Javelin rrallë huqin objektivin. Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

    Ushtria amerikane ka prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla deri tash. Rreth 20 deri në 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme – pjesa tjetër është përdorur për testime.

    ​SHBA ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”