ATV

Author: G.O.

  • Vjehrra rrah nusen në Fushë-Kosovë

    Vjehrra rrah nusen në Fushë-Kosovë

    Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar se është rrahur nga vjehrra e saj dhe një i dyshuar tjetër i cili është arrestuar.

    Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

    “Fushë Kosovë, 12.01.2024-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe vjehrra e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

  • Basketbollisti nga Amerika konvertohet në mysliman në Kosovë

    Basketbollisti nga Amerika konvertohet në mysliman në Kosovë

    Basketbollisti i cili luan për skuadrën nga Suhareka “Golden Eagle Ylli”, Alonzo Verge nga ShBA-ja, është konvertuar në mysliman në njërën nga xhamit e Kosovës dje gjatë ditës.

    Kështu ka bërë të ditur imami Sabit Halil Gashi, i cili tha se konvertimi i Verges ka nga ndodhur në Xhaminë e Bardhë në Suharekë.

    Imami ka shkuar se ishte kënaqësi e veçantë që ta përjetosh këtë moment.

    ”Mund te themi se eshte hera e pare qe ne Xhamine e Bardhe ne Suhareke, ne diten e xhuma ne prani te xhematit, te pranoje dikush Islamin”, tha imami.

    Postimi i plotë:

    Pershendetje te gjitheve!

    Sot, me date 12.01.2024 ne Xhamine e Bardhe ne Suhareke ne kete dite te bekuar xhumaje, pranoi Islamin basketbollisti i nderuar Alonzo Verge nga Amerika i cili luan per K.B. Golden Eagle YLLI.

    Ishte kenaqesi e veçante te perjetosh ato momnte kur dikush shqipton Shehadetin duke degjuar nga goja jote.

    Mund te themi se eshte hera e pare qe ne Xhamine e Bardhe ne Suhareke, ne diten e xhuma ne prani te xhematit, te pranoje dikush Islamin.

    Keshtu eshte kjo bote, dikush duhet te kaloje sa e sa kilometra qe te afrohet tek Zoti i tij, perderisa disa te tjere duke qen afer ikin dhe largohen nga Zoti i tyre me kilometra larg!

    Falenderojme Zotin fillim e mbarim!

  • Voziti nën ndikim të alkoolit, 38-vjeçari gjobitet me 200 euro dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj

    Voziti nën ndikim të alkoolit, 38-vjeçari gjobitet me 200 euro dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj

    Policia e ka gjobitur me 200 euro dhe ia ka konfiskuar patentë shoferin për gjashtë muaj një 38-vjeçari, i cili ka vozitur nën ndikim të alkoolit.

    Veç kësaj, shoferit i janë hequr edhe dy pikë të patentë shoferit.

    “Në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtë policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, ka njoftuar Policia.

  • Superliga sjell sot dy derbi – Prishtina e pret Yllin, Peja përballet me Trepçën

    Superliga sjell sot dy derbi – Prishtina e pret Yllin, Peja përballet me Trepçën

    Java e 17-të në Superligën e Kosovës do të hapet sot me dy ndeshje që pritet të jenë tejet interesante.

    Derbi i parë do të zhvillohet nga ora 17:00, me Sigal Prishtinën që në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve e pret Golden Eagle Yllin.

    Të dy skuadrat kanë bilanc të njëjtë deri tash, duke regjistruar nga dhjetë fitore e gjashtë humbje.Bilanc të njëjtë kanë edhe në përballjet direkte këtë sezon në kampionat.

    Prishtina dhe Ylli kanë nga një fitore në dy përballjet paraprake mes tyre.Ylli renditet i treti në tabelë me 26 pikë, aq sa ka edhe Prishtina si e katërta.

    Derbi tjetër i ditës së sotme dhe i kësaj xhiroje do të zhvillohet në palestrën sportive “Karagaçi” nga ora 19:00, mes kampiones në fuqi, Pejës, dhe nënkampiones nga sezoni i fundit, Trepçës.

    Mitrovicasit po kalojnë formë më të mirë këtë sezon dhe janë liderë në tabelë me 30 pikë, me një bilanc prej 14 fitoreve dhe dy humbjeve.

    Pejanët janë të dytit me 28 pikë, me bilanc prej 12 fitoreve dhe katër humbjeve.Bilanci është i njëjtë sa i përket përballjeve direkte në dy ndeshjet e kaluara të këtij sezoni në Superligë.

    Peja e kishte fituar derbin si vendase, ashtu siç kishte bërë edhe Trepça në “Minatori”.

  • 2 mijë e 23 gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

    2 mijë e 23 gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

    Policia e Kosovës njoftoi se 2 mijë e 23 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në vend.

    Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur gjithsej 52 aksidente trafiku, prej të cilave 21 nga aksidentet janë me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale.

    Tutje në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar tetë persona.

  • “Ne nuk harrojmë” – më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

    “Ne nuk harrojmë” – më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka njoftuar se më 15 janar, duke nisur nga ora 19:30 në sheshin e Prishtinës do të ndizen qirinj si shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

    Qendra ka ftuar edhe institucionet qendrore e lokale që çerekshekullin e gjenocidit ta shënojnë në mënyrë të dinjitetshme.

    15 janari është caktuar nga Kuvendi i Kosovës si ditë e përkujtimit të viktimave të gjenocidit. Qirinjtë do të ndizen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Iniciuesit kanë ftuar edhe qytetarë të komunave të tjera të bëjnë njëjtë, në të njëjtën kohë.

    “Ne nuk harrojmë” thuhet në thirrjen që është vendosur para Teatrit Kombëtar.

    “Organizimi me vetiniciativë edhe i qytetarëve në qytetet jashtë kufijve të Kosovës është i mirëseardhur, andaj ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë të bëjnë nderimin e viktimave të gjenocidit pikërisht më 15 janar 2024 nga ora 19:30. Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre. Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë”, thuhet në ftesë.

    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka thënë se përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që duhet të bëhet në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit.

  • Von Cramon për njohjen e targave RKS nga Serbia: Hap drejt njohjes de facto

    Von Cramon për njohjen e targave RKS nga Serbia: Hap drejt njohjes de facto

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur hap drejt njohjes de facto nga Serbia, njohjen e targave RKS. Ajo ka thënë se këtë e sheh si përparim të vogël në drejtimin e duhur.

    Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Von Cramon ka thënë se ndihet e turpëruar që qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në vitin 2024 për liberalizimin e vizave, pasi sipas saj, kriteret ishin përmbushur qysh më 2018.

    Cramon, që të premten nisi vizitën disaditore në Kosovë, ka takuar udhëheqës institucionesh e liderë opozitarë. Pas disa takimesh ka thënë se “niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes, por edhe te të drejtat që opozita i gëzon”.

    “Në njërën anë është një gjë e mirë, ka një shumicë stabile në parlament, në anën tjetër, megjithatë niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes por edhe të drejtat që opozita i gëzon dhe pastaj trajtimi se si ndërveprohet me opozitën dhe në këtë pikë do të thosha se gjerat do të mund të përmirësoheshin”, ka thënë ajo.

    Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, ajo ka thënë se është e vështirë të parashikohet. Ajo ka thënë se duhet që të ketë presion të madh nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të sigurohet se ngjarje të tilla si Banjska të mos përsëriten dhe që Serbia t’i përmbushë zotimet në kuptimin e njohjes.

    “Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, ka shtuar ajo.

    Ndërsa, për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës në shtetin e Serbisë me targa të Republikës së Kosovës, (RKS) Von Cramon u shpreh se e sheh si progres të vogël drejt drejtimit të duhur që nuk mjafton, por që është edhe një hap tjetër drejt njohjes defakto, duke shtuar se duhet të shkojmë deri te njohja e plotë, por që po shihet se ngadalë ka lëvizje drejt normalizimit.

    Von Cramon ka shtuar se Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa implementimin e tij do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara./RTK

  • Gruaja nga Gjakova raporton zhdukjen e vëllait: Më 25 nëntor është nisur në drejtim të Serbisë dhe më nuk është kthyer

    Gruaja nga Gjakova raporton zhdukjen e vëllait: Më 25 nëntor është nisur në drejtim të Serbisë dhe më nuk është kthyer

    Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se i është zhdukur vëllai.

    Sipas saj, i njëjti më 25 nëntor kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur në drejtim të Serbisë dhe se më nuk është kthyer e as nuk e di se ku gjendet.

    “Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë 12.01.2024-15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri me tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në raport.

  • Parashikimi i motit për sot, temperaturat minimale deri në -8

    Parashikimi i motit për sot, temperaturat minimale deri në -8

    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në pjesën e parë të ditës, ku vranësirat më të shtuara do të jenë në Rrafshin e Kosovës.

    Menjëherë pasdite vranësirat pritet të tërhiqen në të gjithë vendin. Acar i fortë në orët e mëngjesit.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-25 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C.

  • Gori: Infermierët s’mund ta kalojnë muajin me pagën aktuale, janë ndalur shujtat e s’po përkrahen financiarisht

    Gori: Infermierët s’mund ta kalojnë muajin me pagën aktuale, janë ndalur shujtat e s’po përkrahen financiarisht

    Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka thënë Ligji për Paga ka shtuar pakënaqësi të madha tek infermieret, pasi me paga aktuale është e pamundur ta kalojnë muajin, raporton Ekonomia Online.

    Ajo ka thënë për Ekonomia Online, se shpreson që qeveria ta bëjë një rishikim të Ligjit për Paga dhe ta bëjë rritjen e saj.

    Gori ka thënë se për infermieret me ligjin e ri u janë ndalur edhe shtesat për shujta, e që kjo sipas saj po shton çdo ditë pakënaqësitë tekë ta.

    Ajo ka theksuar se para viti të ri shteti ka paguar të gjithë mjekët të cilët nuk punojnë në sektorin privat, e për infermieret nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

    “Pakënaqësia tek infermieret çdo ditë e më shumë po shtohet. Me ligjin e ri të pagave kanë dal në pah shumë pakënaqësi, njëra ndër to ka qenë edhe kjo e cila me kontratën kolektive ata është paguar edhe shujta, ndërsa tani është hequr. Tash para viti të ri janë pagur të gjithë mjeket të cilët nuk punojnë në sektorin privat dhe infermieret as një nga ta nuk e ka marr të paktën as një motivim qoftë ajo mjete financiare apo çka do qoftë, sikur këta infermierë nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor. Kjo ka bërë që ankesat edhe pakënaqësitë e tyre të shtohen edhe më shumë. Shumica e infermiere, mamive dhe profesionisteve tjerë shëndetësor nuk punojnë në sektorë private dhe ajo nuk është marrë parasysh”, është shprehur ajo.

    Gara ka thënë se koeficienti prej 110 euro është i pa mjaftueshëm. Sipas saj, është për të ardhur keq me pagën të cilën e marrin infermieret, mamitë, e profesionistet të tjerë shëndetësor.

    Ajo shtoi se shpreson që qeveria do ta bëjë një rishikim dhe do të ndërhyjë në rritje të pagave për profesionistët shëndetësor.

    “Është për të ardhur keq, me pagën çfarë e posedojnë infermieret, mamitë, edhe profesionistet shëndetësor dhe duke e parë fluksin e çmimeve çfarë është sidomos tash më pas pandemisë, është e pa mundur për ta kaluar muajin. Unë shpresoj që tash do të bëhet një rishikim dhe do të ketë një ndërhyrje dhe një përmirësim tekë pagat e profesionisteve shëndetësor”, ka thënë ajo.

    Sipas të dhënave të OIK, vetëm gjatë vitit 2023, Oda ka lëshuar 713  licenca të pa plastifikuara për infermierë, certifikata këto që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.