ATV

Author: G.O.

  • 10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

    10 arsye pse duhet të lexosh çdo ditë

    Nuk duhet të ketë arsye të caktuar se pse duhet të lexojmë, megjithatë për ata që kanë nevojë për shtysa të jashtme, më poshtë gjeni disa nga përfitimet që vijnë nga të lexuarit

    Stimulon mendjen

    Studimet kanë treguar se stimulimi i mendjes ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve si Alzhajmeri dhe demenca e pleqërisë. Por ta mbash trurin aktiv dhe të angazhuar ndihmon dhe mos të pësosh ndonjë goditje. Edhe truri ka nevojë për stërvitje, si çdo muskul i trupit.

    Redukton stresin

    Nuk ka rëndësi se sa stres ke akumuluar nga puna apo problemet e ditës, kur ke përpara një libër hyn në një tjetër dimension, si në një botë paralele, ku harron çdo gjë. Një roman i shkruar mirë të çon në një tjetër realitet.

    Përmirëson njohjet

    Çfarëdolloj gjëje që lexon i shtohet bagazhit kulturor dhe të vjen në ndihmë atëherë kur s’e pret. Sa më shumë informacion merr, aq më të lehtë e ke t’i përballosh sfidat që jeta ka rezervuar. Leximi është një metodë shumë e mirë për të ushqyer mendimet.

    Pasuron fjalorin

    Një ndër avantazhet më të rëndësishme. Sa më shumë lexon, aq më shumë përmirësohet mënyra e të folurit dhe të komunikuarit. Të shprehurit mirë dhe në mënyrë të artikuluar mund të vijë në ndihmë për punën. Dhe të folurit me siguri përpara një personi me rëndësi rrit vetëvlerësimin.

    Përmirëson kujtesën

    Kur lexon një libër duhet të mbash mend një sërë personazhesh, prapaskenat, ambiciet si dhe historitë e tyre, sepse detajet ndërthuren me ngjarjen. Edhe kujtesa ka një limit, por truri është diçka e mrekullueshme, pasi mund të kujtojë shumë detaje.

    Forcon kapacitetin analitik të mendimit

    Ke lexuar ndonjëherë një roman të verdhë, duke e zgjidhur enigmën më parë se të kesh mbaruar librin? Aftësia për të analizuar detajet hyn në punë për të kritikuar materialin. Kjo nëse është shkruar në mënyrë të pranueshme, nëse personazhet janë përshkruar dhe vendosur në mënyrë të përshtatshme, nëse ngjarja është e rrjedhshme…

    Përmirëson nivelin e përqendrimit dhe vëmendjes

    Në botën ku jetojmë, tërësisht të influencuar nga interneti, vëmendja shkon në drejtime të ndryshme. Në vetëm 5 minuta çdokush nga ne bën shumë veprime, dërgon e-mail, organizon punën, komunikon në celular dhe ndërvepron me kolegët. Gjithë këto lëvizje provojnë një lloj stresi, duke ulur produktivitetin. Kur lexon një libër e gjithë vëmendja është e përqendruar te historia, përfshihesh në detaje dhe çdo gjë tjetër mbetet jashtë.

    Përmirëson aftësitë në të shkruar

    Kjo pikë është në të njëjtën linjë me pasurimin e fjalorit. Mënyra e mirë e të shkruarit në punë apo kudo është e ndikuar edhe nga pena e autorëve që lexon, që në mënyrë të pashmangshme ndikon në përditshmërinë personale.

    Të qetëson

    Përveç qetësisë që të sjell leximi i një libri, historia që lexon mund të të bëjë të ndjesh paqe shpirtërore dhe qetësi. Sipas studimeve, të lexosh materiale spirituale të jep qetësi dhe ul presionin e gjakut, duke të dhënë një ndjenjë relaksimi.

    Është dhe një lloj argëtimi jo i shtrenjtë

    Për secilin tip personi ka një libër që i përshtatet. Largohu pak nga interneti, hap një libër dhe mbushe sërish shpirtin me krijimtari. Nëse lexon një libër në javë për një vit rresht të paktën do të kursesh edhe paratë e abonimit të internetit.

  • Talat Xheferi e pranon mandatin për formimin e Qeverisë: Edhe si kryeministër do të punojë me përkushtim

    Talat Xheferi e pranon mandatin për formimin e Qeverisë: Edhe si kryeministër do të punojë me përkushtim

    Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pranuar sot mandatin për formimin e Qeverisë teknike.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdoj të punojë me përkushtim.

    Ai ka bërë me dije se gjithmonë do ta ketë parasysh mirëqenien e qytetarëve.

    “Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Xhaferi.

  • Mbyllen katër komuna paralele serbe në Dragash, Krasniqi: Objekte të tilla nuk kanë vend në Kosovë

    Mbyllen katër komuna paralele serbe në Dragash, Krasniqi: Objekte të tilla nuk kanë vend në Kosovë

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë njoftuar se sot në Vranisht të Dragashit janë mbyllur katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për shumë vite.

    Krasniqi tha se këto komuna kanë qenë përgjegjëse edhe për komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Rahovecit.

    “Aktiviteti ilegal i strukturave paralele të Serbisë ka fund. Këto objekte nuk mund të ekzistojnë, funksionaliteti i tyre është në kundërshtim me ligjin”.

    “Kosova ka komuna që janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të të gjithë qytetarëve. Ky objekt sikurse edhe objektet tjera që kanë vepruar në Kosovë janë jashtë juridiksionit të Kosovës dhe si të tilla nuk kanë vend në Kosovë”, tha Krasniqi.

    Ndërsa, Sveçla u shpreh se kriminaliteti do të luftohet në çdo cep të Kosovës, kurse sipas tij, në Kosovë s’ka vend për Serbinë, përveç ambasadës së saj në Prishtinë.

    “Ashtu siç edhe jemi zotuar, në çdo cep të Kosovës do të luftohet kriminaliteti, ilegaliteti dhe cfarëdo shkelje e ligjit”.

    “Në Kosovë do të ketë organe legjitime që do t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Nuk ka vend për Serbinë përveç ambasadës së saj në Prishtinë”, tha Sveçla.

  • Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave për posedim e shitblerje të narkotikëve në Prizren

    Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave për posedim e shitblerje të narkotikëve në Prizren

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj personave me inicialet E.Sh., Z.K., F.Sh., dhe V.Z., për shkak se kanë kryer veprat penale për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri E.Sh., më 5 gusht 2023 rreth orës 21:40, në Prizren, në lokalin me inicialet “L.B”, pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe, të njëjtën e shpërndan te të tjerët.

    Gjatë kontrollit, në trupin e tij janë gjetur 16 qese plastike me substancë të dyshuar kokainë, ndërsa në lokal janë gjetur 70 qese plastike me kokainë në peshë neto 29.46 gramë dhe një dozë e substancës së njëjtë në peshë 0.31 gramë ia kishte shpërndarë dhe dorëzuar të pandehurit Z.K.

    Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në Hoqë e Qytetit, në dhomën e fjetjes është gjetur një peshore digjitale për matjen e substancës narkotike dhe 4.050 euro që dyshohet se janë fituara nga shitja e substancave narkotike.

    Me këtë, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Po ashtu, i pandehuri E.Sh., më 5 gusht 2023 në lokalin “L.B”, lejon dhe toleron përdorimin e narkotikëve në atë mënyrë që të pandehurve F.Sh., Z.K. dhe V.Z., në cilësinë e konsumatorëve, u lejon përdorimin e marihuanës dhe kokainës, me çka kryen veprën penale “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

    Të pandehurit F.Sh., Z.K., dhe V.Z., më 5 gusht 2023 rreth orës 21:40, derisa kanë qenë në cilësinë e konsumatorëve në lokalin “L.B” në Prizren, pa autorizim kanë poseduar narkotikë në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga ana e policisë, tek i pandehuri F.Sh. ka gjetur gjysmë joint (cigare e përdorur marihuanë) e dyshuar për lëndë narkotike marihuanë, me peshë prej 0.12 gram.

    Tek i pandehuri Z.K., policia ka gjetur katër foli alumini, me sasi të dyshuar narkotikë marihuanë, me peshë neto 1.6 gram dhe një qese plastike me substancë narkotike kokainë, me peshë 0.31 gram.

    Ndërsa, tek i pandehuri V.Z., policia me rastin e kontrollit ka gjetur mbetje të substancës narkotike të dyshuar për marihuanë, me peshë 0.26 gram, një peshore digjitale dhe një mulli së bashku me një paketim rizlla, mjete këto për përgatitjen e substancës narkotike për konsumim.

    Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor katër të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

  • Kryeministri i Malit të Zi: Jemi të gatshëm të forcojmë pozicionin tonë në Kosovë

    Kryeministri i Malit të Zi: Jemi të gatshëm të forcojmë pozicionin tonë në Kosovë

    Mali i zi është i gatshëm që ta forcojë pozitën në Kosovë. Kështu ka thënë sot kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq gjatë një konferencë të përbashkët, pas takimit që pati me me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Spajiq u pyet për mundësinë e forcimit të pranisë së Malit të Zi në misionet në rajon dhe në krahun lindor të Aleancës dhe tha se stabiliteti i Ballkanit është i një rëndësie më të madhe për Malin e Zi.
    Duke folur për prezencën në Kosovë, Spajiq thotë se tashmë Mali i zi është shumë i pranishëm në Kosovë.

    “Ne jemi të gatshëm të forcojmë pozitën tonë në Kosovë. Mendojmë se situata është qetësuar kohëve të fundit, por siç diskutuam, jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë dhe është në interesin tonë të thellë kombëtar që të ruajmë paqen në Kosovë. E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë dhe Hercegovinën. Angazhimi ynë i palëkundur për integritetin territorial dhe paqen e Bosnje dhe Hercegovinës është i një rëndësie të madhe për Malin e Zi. Ne ndajmë një kufi të madh me Bosnjën dhe Hercegovinën, kështu që ne jemi patjetër të gatshëm të jemi një aleat i besueshëm në NATO në çdo formë”, tha ai.

    “Së bashku arritëm në përfundimin se Mali i Zi kontribuon në mënyrë aktive në detyrat kyçe të NATO-s dhe të mbrojtjes kolektive në përgjithësi. Ne konfirmuam praninë tonë në Lindje, në Letoni, Bullgari, Irak dhe Kosovë. Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë të vendosur për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa është e nevojshme në luftën e saj për sovranitet dhe zbatimin e reformave të rëndësishme si për rrugën drejt BE-së ashtu edhe për NATO-n”, tha kryeministri malazez.

    Ballkani Perëndimor, forcimi i NATO-s, dhe përgatitjet për samitin e Uashingtonit, kanë qenë temat kryesore të këtij takimi.

    “Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO-ja menjëherë të angazhojë forca shtesë në Kosovë“, ka thënë Stoltemberg.

    Ai ka paralajmëruar se javën që vjen, Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës, do të vizitojë Bosnje – Hercegovinën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e parezervë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës.

    Stoltenberg e ka falënderuar Malin e Zi për kontributin në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, por edhe për rolin konstruktiv për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit.

  • Rasti i 53-milionëshit, Prokuroria kërkon dënim maksimal për Lekajn e Berishën

    Rasti i 53-milionëshit, Prokuroria kërkon dënim maksimal për Lekajn e Berishën

    Sot është dhënë fjala përfundimtare në rastin e 53-milionëshit, ku të akuzuar janë Pal Lekaj dhe Eset Berisha.

    Prokurori Special, Valdet Gashi, tha se mbetet në tërësi pranë të gjitha pikave të aktakuzës kundër të pandehurve dhe Prokuroria Speciale konfirmon me bindje të plotë se është provuar në tërësi gjendja faktike dhe se veprimet e të pandehurve manifestohen.

    Gashi, gjatë fjalës përfundimtare për këtë rast, ka thënë se të akuzuarit kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, me qëllim të shkaktimit të dëmit në buxhetin e shtetit.

    Prokurori Gashi ka vlerësuar se mohimi i të pandehurve për veprën penale është i pabazuar, pasi këtë e kanë bërë për t’iu shmangur përgjegjësisë penale pasi kanë qenë të vetëdijshëm për këtë vepër, teksa për të akuzuarit ka kërkuar dënim maksimal.

    Afera e pagesës së 53 milionë eurove shtesë në emër të vonesave për konsorciumin “Bechtel-Enka”, që ka ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”, është një nga aferat më të diskutuara në Kosovë.

  • Podujevë: Kryeministri Kurti teston talentin e tij në basketboll

    Podujevë: Kryeministri Kurti teston talentin e tij në basketboll

    Kryeministri Albin Kurti sot ka qëndruar për vizitë te komuna që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.

    Në Podujevë, Kurti përveç agjendës së tij, gjeti kohë edhe për pak sport, në një sallë basketbolli.

    Gjuajtja në kosh nuk i shkoi huq. Kurti si kryeministër u pa si rrallëherë duke luajtur basketboll, por kjo s’është e rrallë për homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, i cili si një ish-basketbollist, shihet shpesh duke i testuar reflekset edhe tash si kryeministër.

    Gjatë kësaj vizite, Kurti ka marrë pjesë në lansimin e programit kombëtar “Sport në shkolla” e organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSSHRK), ngjarje në të cilën kanë marrë pjesë ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci e kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

    Kryeministri Kurti mori pjesë edhe në vendosjen e gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë.

     

  • Sofia Vergara flet për ndarjen: Nuk dua të bëhem nënë në këtë moshë

    Sofia Vergara flet për ndarjen: Nuk dua të bëhem nënë në këtë moshë

    Sofia Vergara u shpreh haptazi rreth divorcit me Joe Manganiello. Duke bërë një rrëfim personal në një intervistë, aktorja zbuloi se kishte arritur në një mospajtim me Joe për çështjen e krijimit të familjes.

    “Lidhja jonë përfundoi sepse ishim në dy stade të ndryshme të jetës,” u shpreh Vergara.

    “Ai, si një burrë më i ri, kishte dëshirën të bënte fëmijë ndërsa unë nuk isha e gatshme të ndërmarrë një rrugëtim të tillë në këtë pikë të jetës sime.”

    Vergara, tregoi se ka pritur me padurim kapitullin e ri të jetës pa përfshirjen e rritjes së një fëmije meqë siç tha ajo, është e vjetër për të rritur atë.

    “Kam një perspektivë tjetër ndaj rrethanave dhe ndjej se duhet të jem e sinqertë ndaj vetes dhe të mos ndjek rrugën e prindërimit në këtë fazë,” tha ajo, duke shtuar se respekton plotësisht njerëzit që zgjedhin të bëjnë fëmijë në çdo moshë, por për veten e saj, kjo nuk është më një mundësi që ajo dëshiron të ndjekë.

  • Justin Timberlake feston ditëlindjen me koncert falas në Irving Plaza të New York-ut

    Justin Timberlake feston ditëlindjen me koncert falas në Irving Plaza të New York-ut

    Justin Timberlake, ka njoftuar një performancë të jashtëzakonshme falas në Irving Plaza në qendër të New Yorkut, sipas lajmeve të fundit të dalë nga CBSNeës.

    Ky koncert, i cili do të zhvillohet në nder të ditëlindjes së artistit më 31 janar, premton të jetë një festë e madhe për të.

    Timberlake ka tërhequr vëmendjen me zbulimin e një video të për albumin e tij të ardhshëm me titull “Everything I Thought It Was”.

    Pasi tërhoqi vëmendjen me albumin e tij të mëparshëm në 2018 “Man of the Woods”, i cili pushtoi vendin e parë në renditjen prestigjioze të “Billboard Hot 200”, Timberlake duket se është gati të vazhdojë me të njëjtin hov dhe të jetë edhe më afër audiencës së tij./atvlive.tv/

  • Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës për të moshuarit në Podujevë, Kurti: Siç kujdesemi për fëmijët duhet të kujdesemi edhe për pleqtë

    Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës për të moshuarit në Podujevë, Kurti: Siç kujdesemi për fëmijët duhet të kujdesemi edhe për pleqtë

    Të premten në Podujevë është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar, me ç’rast në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe humanisti, Halil Kastrati.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se kjo qendër do ti ketë sipërfaqen 2700 metra katror dhe për këtë investim janë dhënë 530 mijë euro nga shteti dhe nga organizata “Jetimat e Ballkanit” janë dhënë 2 milionë euro.

    Ai tha se për pleqtë duhet të kujdesemi si për fëmijët.

    “Jemi këtu me kryetarin Podujevës dhe me veprimtarinë e shquar sociale Halil Kastratin, që të vëmë gurë themelim e Qendrës Rezidenciale për të moshuar e cila do ta ketë sipërfaqen 2700 metra katror. Meqë rast 530 mijë euro janë investim nga shteti nga Komuna, ndërkaq investim i organizatës  Jetimët e Ballkanit janë 2 milionë euro. Kjo Qendër Rezidenciale për të moshuar do ta ketë parkun, do ta ketë fizioterapinë por gjithashtu do ta ketë edhe kujdesin primar shëndetësor”, tha Kurti.

    “Do ta ketë edhe bujtinën andaj do të jetë moderne në çdo aspekt me kushte tejet të mira  për ata të moshuar të cilët do ta gëzojnë pleqërinë e tyre këtu me këtë rast e falënderoj Halil Kastratin e falënderoj Komunën e Podujevës dhe falënderojë të gjithë këta veprimtarë e personalitete që janë këtu me neve në këtë përurim sot. Duhet të kujdesimi për të gjitha shtresat e popullsisë për të gjitha moshat në vendin tonë. E unë do të thosha që ashtu siç kujdesimi për fëmijët duhet të kujdesemi edhe për pleqtë, sepse ata kanë kontribuar shumë për vendin tonë dhe meritojnë pleqëri të dinjitetshme”, shtoi tutje ai.

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se në këtë qendër do të kenë mundësi që të marrin shërbime afër 100 të moshuar.

    Ai falënderoj bamirësin Kastrati për kontributin që është duke e dhënë për këtë kategori të shoqërisë.

    “Kjo është një shenjë që po tregojmë përveç investime që po i bëjmë në infrastrukture publike shkollore, është radha të mendojmë edhe për këtë kategorie të moshuarave. Këtu do të kenë mundësin qe te marrin  shërbime përafërsisht 100  të moshuar brenda ditës. Ketë rast e falënderoj bamirësin ton Halil Kastratin për krejt ketë ndihmë që po bënë në komunën tonë në kategorinë e të moshuarave”, tha ai.

    Ndërkaq, humanisti Halil Kastrati, tha se ky projekt ka ardhur pas një bashkëpunimi mes organizatës së tij dhe komunës së Podujevës.

    “Ky projekt vjen pas një bashkëpunimi të mirëfillte mes “Jetimëve të Ballkanit” edhe të Komunës së Podujevës, ku neve përveç këtij projekti kemi realizuar edhe mbi 100 shtëpi nevojtare për komunën e Podujevës. E kemi zgjedh ditën e sotme meqenëse jemi në prag të ditës së heronjve te Podujevës. i falënderoj familjarët e tyre për pjesëmarrje po ashtu faleminderit Kryeministër kryetar Bulliqi për bashkëpunim”, tha ai.