ATV

Author: G.O.

  • Deputetja Deliu-Kodra thotë se qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre

    Deputetja Deliu-Kodra thotë se qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se si PDK kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës. Kontrata një burimore janë standard i rregullt i kësaj qeverie, raporti për vendin e thotë se gjatë viti 2022, 78.5 milionë janë nënshkruar me negocim pa publikim, raporton Ekonomia Online.

    “Sot nuk do flasim as për dështimet e mëdha të kësaj qeverie, temë e sotme është themelimi i komisionit hetimor për kontratat një burimore, pra është korrupsioni. Si PDK kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës. Kontrata një burimore janë standard i rregullt i kësaj qeverie, raporti për vendin e thotë se gjatë viti 2022, 78.5 milionë janë nënshkruar me negocim pa publikim”.

    Deliu-Kodra tha se deri me tani janë regjistruar 1800 kontrata një burimore. Prandaj PDK e konsideron Të rëndësishëm komisionin hetimor për të zbardhur abuzimet e mëdha për të cilat kemi diskutuar tash e sa kohë.

    “Cila është vlera e secilës kontratë, a janë përmbushur kushtet, këto dhe shumë pyetje komisioni hetimor parlamentar do i shtroj para vetes, e qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre sepse në vend se këto të holla të përfundojnë në shkolla, çerdhe po shkojnë në xhepat e këtyre qeveritarëve”, ka thënë Deliu-Kodra.

  • Vdekja e ish-senatorit Lieberman, Konjufca ngushëllon senatin: Ishte mik i madh i Kosovës

    Vdekja e ish-senatorit Lieberman, Konjufca ngushëllon senatin: Ishte mik i madh i Kosovës

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glak Konjufca, i ka shprehur ngushëllime senatit amerikan për vdekjen e ish-senatorit Joseph Lieberman.

    Në fillin të seancës së jashtëzakonshme parlamentare, Konjufca ka vlerësuar lartë kontributin e ish-senatorit amerikan për lirin e Kosovës.

    Ai ka bërë me dije se miku i madh i Kosovës kurrë nuk do të harrohet nga shoqëria kosovare.

    “Dëshiroj që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në emër të të gjithë juve si deputetë, t`i shprehim ngushëllime senatit amerikan dhe familjes Lieberman, sepse dje ndërroi jetë miku i madh i Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, senatori amerikan Joseph Lieberman, i cili për 34 vite ishte anëtar i senatit amerikan dhe një mik shumë i madh i interesave tona, i cili në çdo moment jo vetëm nuk hezitoi, por në mënyrë të palodhshëm e mbrojti kauzën për lirinë e popullit të Kosovës, për Kosovën Republikë si shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj, mendimet tona janë me familjen Lieberman dhe senatin amerikan. Do të kujtohet pa dyshin nga populli dhe shoqëria e jonë”, ka thënë Konjufca.

  • Vrasja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet njëri prej të dyshuarve që po trajtohej në QKUK

    Vrasja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet njëri prej të dyshuarve që po trajtohej në QKUK

    Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të martën mbrëma në rrugën “Jeronim De Rada”, në Kolovicë.

    Ndërkaq policia konfirmoi edhe vdekjen e gruas që u plagos po atë natë, e ku numri i të vrarë nga konfrontimi në mes të dy grupeve ka shkuar në dy.

    “Prishtinë / 26.03.2024-21:20. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me nje rast te mehershem, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar ne mbajtje kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

  • Haradinaj: Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët

    Haradinaj: Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sa i përket kërcënimeve të  paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.

    “Kërcënimet e paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcenimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”, tha ai.

    Ndërkaq, i pyetur për anëtarësimet e Kosovës në organizatat e huaja tha se është meritë e aleatëve.

    “Është pozicionim i qartë i aleatëve me avancu Kosovën mendoj përkundër pengesave që keyeministri kurti ua ka nxjerr aleatëve ata prap se prap arritën me nxjerr këtë rezultat, është krejtëisht punë e tyre”, deklaroi Haradinaj.

    Ndërkaq i pyetur për kandidatin në zgjedhje, Haradinaj tha se AAK nuk e ka përcaktuar ende dhe se do shihet me kohë.

    “Po, duhet me u shkarku qeveria e mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka shumë rendësi, do e dëgjoj zotin Krasniqi, po i propozon data Kurtit e së pari duhet ta definojmë mënyrën se si shkojmë në zgjedhje, pra data pason pas procesit, duhet me u shkarku qeveria Kurti. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejtë me shpërbërje të kuvendit që kërkon 2/3 -ën eshtë kryesisht agjenda e Kurtit që i bjen PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion për mënyrën se si me ec përpara drejt zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

  • Florian Marku rikthehet në ring, tregon datën e meçit të madh

    Florian Marku rikthehet në ring, tregon datën e meçit të madh

    Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë tejet interesant ky meç.

    Kjo, pasi që duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

    Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim.

    Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist.

    Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.

  • Kurti pas miratimit të raportit për anëtarësim në KiE: Arritje e madhe, kemi punuar dy vjet e gjysmë, do të kurorëzohet në pranverë

    Kurti pas miratimit të raportit për anëtarësim në KiE: Arritje e madhe, kemi punuar dy vjet e gjysmë, do të kurorëzohet në pranverë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

    Kreu i ekzekutivit tha se është lajm i mirë për Evropën e kombin shqiptar që “Federata ruse është jashtë Këshillit të Evropës e Republika e Kosovës brenda”.

    “Besoj se kjo është një arritje e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë Pranverë gjithçka do të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë në këtë pranverë. Hapi tjetër vie në mes të prillit kur do të votohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në Këshillin e Ministrave në maj”, tha Kurti, teksa falënderoi

    “… është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, u shpreh Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë.

    Në takimin e së mërkurës në Paris, Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci e ka miratuar me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim opinionin e raportueses, Dora Bakoyannis, me rekomandimin që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës.

     

  • Kurti për dinarin: S’i ndalim ndihmat që vijnë nga Serbia por duhet të bëhen euro në Kosovë

    Kurti për dinarin: S’i ndalim ndihmat që vijnë nga Serbia por duhet të bëhen euro në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendimin për çështjen e dinarit e ka marrë Banka Qendrore e Kosovës dhe se do të mbështetet nga ekzekutivi. Kurti ka mohuar pretendimet e Serbisë për incidente pas këtij vendimi, raporton Ekonomia Online.

    Pas homazheve në varrezat e anëtarëve të vrarë të familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë, Kurti tha se Qeveria e Kosovës nuk i ndal ndihmat nga Beogradi për qytetarët serb por që ato duhet të kthehen në valutën euro.

    Ai përmendi edhe numrin e qytetarëve që kanë llogari bankare e që marrin pensione nga Qeveria e Kosovës.

    “Për anëtarësim në Këshill të Evropës na prinë Ministria e Punëve të Jashtme, për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë, na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregullin e ri ajo e ka bërë planin tranzitor me dhjetë hapa, ne do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet ekzekutivi me dikaster e vet. Jemi në rrugë të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren”, u shpreh Kurti, teksa tregoi se pagesat në veri bëhen në valutën euro.

    “Në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok e Mitrovicë të veriut, nëpër lokale paguhet me euro por gjithashtu edhe mos të harrojmë se janë mbi 33 mijë gjirollogari ku serbët i marrin ndihmat e tyre në valutën euro që ua jep Qeveria e Kosovës. Ne nuk jemi për t’ua ndalur ndihmat që u vijnë edhe nga Serbia por nëse ato vijnë edhe në dinarë, duhet të bëhen euro në Kosovë”, deklaroi ai.

  • Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam

    Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt.

    “Kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes”, u shpreh Osmani.

    Më tutje ajo kujtoi të rënët në këtë masakër.

    “Ndaj sot kujtojmë 25 vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë”.

    “Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë”, tha Osmani.

    “Në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë”.

    Osmani u shpreh se kujtimin për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajnë gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi.

    “Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 147 të vrarët në Izbicë!”.

    25 vjet nga masakra në Izbicë

  • Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në ShBA

    Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në ShBA

    Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë kreu një sulm me thikë në disa lokacione në shtetin amerikan të Illinoisit, tha policia.

    Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma, tha policia në qytetin Rokford. Në deklaratën e policisë u tha se një i dyshuar 22-vjeçar është arrestuar.

    Autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur se cili mund të jetë motivi i këtij incidenti.

    Rokford, qytet me afër 150.000 banorë, gjendet rreth 144 kilometra në veriperëndim të Çikagos.

    Në mesin e të vrarëve ishin një vajzë 15 vjeçe, një grua 63-vjeçare dhe dy burra të moshës 49 dhe 22 vjeç, tha policia. Sipas autoriteteve, tre nga viktimat vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërkaq një në spital.

    “Sot jemi të tronditur nga një tjetër akt i dhunës së tmerrshme kundër pjesëtarëve të pafajshëm të komunitetit tonë”, tha kryetari i Rokfordit, Tom McNamara.

    Policia tha se pesë persona të tjerë janë plagosur, por mediat amerikane më vonë, duke cituar policinë, thanë se shtatë persona ishin plagosur./REL/

  • Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

    Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38-vjeçar.

    Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:‘‘ Lëndim trupor” me dënim burgimi prej trembëdhjetë muajve.

    Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.