ATV

Author: G.O.

  • Arrestohet një burrë në Prizren, gjuajti me armë gjatë një ahengu

    Arrestohet një burrë në Prizren, gjuajti me armë gjatë një ahengu

    Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë e Hasit, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri.

    Policia bën të ditur përmes raportit se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz me 28 copë fishekë dhe 8 copë gëzhoja të fishekëve.

    I njëjti është dërguar në mbajtje.“Fsh. Lubizhdë e Hasit, Prizren / 25.05.2026 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë një ahengu dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me gas me 28 copë fishekë dhe 8 copë gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

  • Arrestohet një person për vrasje në tentativë, policia jep detaje

    Arrestohet një person për vrasje në tentativë, policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, i dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar është bërë më 25 maj, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 21 maj në rrugën “Imer Alushani” në Drenas.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • IBAS paralajmëron rritje të mashtrimeve online: Kujdes me pagesat me Visa dhe Mastercard, ofrohet edhe rimbursim

    IBAS paralajmëron rritje të mashtrimeve online: Kujdes me pagesat me Visa dhe Mastercard, ofrohet edhe rimbursim

    IBAS ka dalë me një njoftim drejtuar klientëve, duke paralajmëruar për rritjen e rasteve të mashtrimeve dhe pagesave të dyshimta në internet.

    Në këtë njoftim, IBAS u bën thirrje qytetarëve që para çdo pagese online të verifikojnë me kujdes linkun dhe ueb-faqen ku po kryhet transaksioni, pasi faqet mashtruese shpeshherë duken pothuajse identike me ato zyrtare.

    “Ju lusim që të verifikoni vegëzën/linkun nëse është zyrtar apo jo. Para realizimit të pagesave me kartelat IBAS, mund të na kontaktoni për verifikim nëse faqja është e sigurt,” thuhet në njoftim.

    IBAS sqaron se në rastet kur qytetarët bien viktimë e mashtrimeve dhe kryejnë pagesa përmes faqeve të rreme, ata duhet të paraqesin ankesë, në mënyrë që të iniciohet procesi i kërkesës për kthimin e mjeteve.

    Sipas IBAS, institucionet financiare që mundësojnë pranimin e pagesave përmes skemave Visa dhe Mastercard kanë detyrim që të trajtojnë rastet dhe të bëjnë rimbursimin e mjeteve te pala e dëmtuar, qoftë nga institucioni përkatës ose nga vetë mashtruesit.

    Procesi i kthimit të parave, sipas njoftimit, mund të zgjasë deri në dy muaj, ndërsa klientët kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për rimbursim brenda 30 ditëve, e në disa raste edhe më gjatë, te institucioni që ka lëshuar kartelën.

    “Secili klient ka të drejtë të iniciojë kërkesë për kthimin e mjeteve te banka që ka lëshuar kartelën Mastercard ose Visa,” thuhet më tej.

    IBAS u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të kartelave bankare në internet.

  • Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora

    Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora

    Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili do të zgjasë deri më 6 qershor 2026.

    Për t’ua lehtësuar procedurat të gjithë votuesve të regjistruar jashtë vendit, dërgesat me fletëvotime mund të dërgohen direkt në kutitë postare të hapura në 23 shtete të ndryshme.

    ​Më poshtë gjeni listën e plotë dhe të saktë të adresave sipas shteteve ku duhet të nisni votën tuaj:

    ​Evropa Perëndimore dhe Veriore

    Gjermani

    KQZ – Zgjedhjet

    Postfach 31 01 24

    10631 Berlin

    ​Zvicër

    KQZ – ZGJEDHJET

    POSTFACH

    3024 Bern

    ​Mbretëri e Bashkuar

    KQZ – Zgjedhje

    PO Box 81220

    London

    WC1A 9UA

    Francë

    KQZ – ZGJEDHJET

    BP 30034

    75362 Paris Cedex 08

    ​Belgjikë

    KQZ – Zgjedhje

    Ambassade de la Republique du Kosovo

    P.O. Box 104

    Rue Saint – Lambert 139

    1200 Woluwe – Saint – Lambert

    ​Holandë

    Postbus 90521, 2509 LM ‘S-GRAVENHAGE

    ​Danimarkë

    Pak & Send

    PO 102 KQZ – Zgjedhjet

    Gl. Kongevej 163

    DK-1850 Frederiksberg C.

    ​Suedi

    KQZ 3661, 103 59 Stockholm

    ​Norvegji

    Embassy of the Republic of Kosovo

    KQZ Zgjedhjet

    Post Boks 2383 Solli

    0201 Oslo

    ​Evropa Qendrore dhe Jugore

    ​Austri

    KQZ – Zgjedhje

    Postfach 0010

    1040 Wien

    ​Itali

    KQZ-Zgjedhjet Ambasciata Kosovo

    CS Fiumicino

    Casella Postale 6000

    00054 Fiumicino RM

    ​Çeki

    KQZ

    BOX 828

    Jindřišská 14, Pošta Praha 1

    110 00 Prague 1

    ​Hungari

    KQZ-ZGJEDHJET

    BP 1253, PF 80

    Adresa e postës: 1013 Budapest, Pauler utca 3.

    ​Slloveni

    KQZ – Zgjedhjet

    p.p. 1593

    1101 Ljubljana

    ​Kroaci

    KQZ – Zgjedhjet Veleposlanstvo Republike Kosovo P. P. 510 10001 Zagreb

    ​Rajoni (Ballkani dhe Turqia)

    ​Shqipëri

    Ambasada e Republikës së Kosovës, kutia postare nr.8192, Tiranë

    ​Maqedoni e Veriut

    Ambasada e Kosoves ne Shkup

    P056

    Cair

    1010 Skopje

    ​Mali i Zi

    KQZ – Zgjedhjet

    Postanski Fah 131

    81000 Podgorica

    ​Turqi

    KQZ – Zgjedhjet

    Posta kutusu No. 2

    34360 Şişli İstanbul

    ​Përtej Oqeanit (Amerikë & Australi)

    ​SHBA

    KQZ SHBA – Zgjedhjet

    450 Lexington Ave, Unit 4476,

    New York, NY, 10163

    ​Kanadë

    KQZ-Zgjedhjet

    PO Box 5595

    OTTAWA PO B, ON, K1P 5P7

    ​Australia

    Embassy of Kosovo – Elections

    PO Box 6331

    Kingston ACT 2604

    ​Kosovë (Për dërgesat brenda vendit)

    ​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

    Posta 6

    Kutia postare 351

    10000 Prishtinë, Kosovë

    ​Fletëvotimet duhet të arrijnë në njërën nga këto kuti postare më së voni deri më 6 qershor 2026. Rekomandohet që dërgimi të bëhet sa më parë për të shmangur vonesat postare

    ​Fletëvotimet duhet të arrijnë në njërën nga këto kuti postare më së voni deri më 6 qershor 2026. Rekomandohet që dërgimi të bëhet sa më parë për të shmangur vonesat postare.

  • Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve

    Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të shënohet të mërkurën. Sipas njoftimit, manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e Madhe, ku programi festiv nis në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut.

    Ndërkohë, qytetarët kanë nisur përgatitjet për festë duke blerë artikujt e nevojshëm për tryezën festive, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës është aktivizuar në terren për monitorimin e lëvizjeve të çmimeve.

    Në prag të festës së Kurban Bajramit, një numër i madh i qytetarëve kanë nisur përgatitjet për këtë festë.

    Megjithatë, disa prej tyre shprehen se çmimet aktuale janë vështirë të përballueshme, duke theksuar se gjatë festave vërehet ngritje e çmimeve të produkteve.

    “Katastrofë janë, shumë shtrenjtë. Hiç asgjë, si më herët sikurse sot”, thotë një qytetare.

    Ndërkohë, disa qytetarë thonë se rritja e çmimeve ndikohet edhe nga fakti se shumë toka bujqësore kanë mbetur djerrinë.

    “Te artikujt që i bleva vërejta që ka një ndryshim për të mirë. Por edhe në rast ngritje të çmimeve e meritojmë sepse ne nuk i punojmë tokat tona”, është shprehur një tjetër qytetar.

    Ankesat e blerësve, tregtarët i arsyetojnë me rritjen e çmimeve të furnizimit nga vendet e tjera, por edhe me varësinë nga importi dhe mungesën e prodhimit vendor, çka sipas tyre ndikon drejtpërdrejt në çmimet në treg.

    Nga ana tjetër, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës thekson se po e përgatit analizën e shportës bazike ushqimore, e cila përfshin 20 produkte esenciale, me qëllim të monitorimit të lëvizjeve të çmimeve dhe vlerësimit të ndikimit të tyre te konsumatorët.

    Sipas tyre, nga monitorimi i deritanishëm është vërejtur se gjatë periudhave festive ndërmarrjet shpesh aplikojnë oferta promovuese dhe zbritje për produkte të ndryshme, me qëllim të tërheqjes së konsumatorëve dhe rritjes së konkurrueshmërisë në treg.

    Autoriteti i Konkurrencës paralajmëroi edhe masa, përfshirë shqiptimin e gjobave deri në 10% të qarkullimit vjetor të ndërmarrjeve për të cilat konstatohet se kanë kryer shkelje.

  • Temperatura rekord të majit përfshijnë Francën, ndërsa nxehtësia ekstreme godet Evropën Perëndimore

    Temperatura rekord të majit përfshijnë Francën, ndërsa nxehtësia ekstreme godet Evropën Perëndimore

    Më shumë se 350 qytete franceze kanë regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë për muajin maj, ndërsa Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur rekorde kombëtare për nxehtësinë mes një ngjarjeje ekstreme të nxehtësisë në fillim të verës që mund të çojë në rritjen e temperaturës në 40 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës deri në fund të javës.

    Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar tha se rekordi i të gjitha kohërave i vendit për muajin maj u thye kur një temperaturë prej 34.8 gradë Celsius u regjistrua në Kopshtet Kew të Londrës, shkruan The Guardian.

    Météo France tha vonë të hënën se temperaturat maksimale mujore për majin ishin regjistruar në 352 stacione meteorologjike kryesisht në Francën perëndimore, me temperaturën më të lartë – 37.1 gradë Celsius të regjistruar pranë Hossegor, në departamentin jugperëndimor të Landes, transmeton Sinjali.

    “Ky është një ngjarje e paprecedentë me një shans një në 1,000 për të ndodhur në këtë kohë të vitit bazuar në klimën nga viti 1979 deri në vitin 2025 dhe praktikisht e pamundur në epokën paraindustriale”, tha Christophe Cassou, një shkencëtar i klimës, për Le Monde.

    Më shumë nivele të reja të temperaturës ka të ngjarë të vendosen në Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, thanë parashikuesit e motit, me temperatura që tejkalojnë normat me 12 ose 13 gradë Celsius në atë që Météo France e përshkroi si një episod të nxehtësisë “të parakohshme, të jashtëzakonshme dhe të gjatë” që pritet të zgjasë edhe disa ditë.

    Agjencia kombëtare meteorologjike e Francës tha se temperaturat rekord u shkaktuan nga një kupolë nxehtësie, me ajër të nxehtë nga Maroku të bllokuar nën një zonë me presion të lartë, duke shtuar se Evropa mund të presë që ngjarje të tilla “të ndodhin gjithnjë e më shpesh dhe më herët, dhe të jenë gjithnjë e më intensive”.

    Modelet kanë vlerësuar tashmë se, me efektet e përkeqësimit të klimës, valët e të nxehtit të qershorit tani janë rreth 10 herë më të mundshme në Evropë sesa ishin në epokën paraindustriale, dhe e njëjta trajektore po bëhet e dukshme për majin.

    “Kjo zgjatje e sezonit të valëve të të nxehtit është tërësisht karakteristikë e efekteve të ndryshimeve klimatike”, tha për Agence France-Presse Robert Vautard, një studiues i klimës. “Përfundimisht, do të shohim ngjarje të ngjashme të nxehtësisë në prill dhe tetor.”

    Tridhjetë e një nga 96 departamentet administrative të Francës metropolitane janë vendosur në gatishmëri për temperaturë të lartë deri të martën, përfshirë tetë në nivelin portokalli, i dyti më i lartë, duke kërkuar që banorët të “marrin masa paraprake”. Ishte hera e parë që sistemi kombëtar i paralajmërimit për nxehtësinë në vend është aktivizuar gjatë majit që kur u prezantua në vitin 2004.

    Météo-France tha në një buletin të hënën se temperaturat mund të rriten lokalisht në afërsisht 36 gradë Celsius në disa qytete dhe në 37 gradë Celsius të martën. “Perëndimi i vendit do të shohë temperatura disa gradë më të larta se të regjistruara ndonjëherë në maj”, tha ajo.

    Temperaturat u rritën mbi 35 gradë Celsius në qytetet perëndimore të Niort dhe Nantes dhe arritën në 34.3 gradë Celsius në Poitiers, ndërsa kryeqyteti, Paris, iu afrua 33 gradëve Celsius. Pjesa më e madhe e rajonit veriperëndimor të Bretanjës priste temperatura midis 33 dhe 35 gradë Celsius të martën.

    Gazeta Le Parisien tha se mesatarja kombëtare e temperaturës, e matur në 30 stacione meteorologjike në të gjithë vendin, arriti një rekord prej 24.4 gradë Celsius të hënën, kundrejt një maksimumi të mëparshëm prej 23.7 gradë Celsius që daton që nga viti 1944. Shifra nuk është konfirmuar ende nga Météo France.

    Një burrë vdiq gjatë një gare vrapimi 10 km në periferi të Parisit, Maisons-Alfort, të dielën, thanë shërbimet e mbrojtjes civile, thuhet se pasi pësoi një atak në zemër, ndërsa 10 vrapues të tjerë u desh të dërgoheshin në spital në gjendje kritike pas garës.

    Vala e vapës në Spanjë – ku temperaturat në disa zona jugore arritën 38 gradë Celsius gjatë fundjavës, midis 5 dhe 10 gradë Celsius më të larta se normalja – pritet gjithashtu të vazhdojë gjatë gjithë javës, tha Rubén del Campo i zyrës shtetërore meteorologjike Aemet.

    “Gjëja tjetër vërtet e dukshme është se situata do të zgjasë të paktën deri në fund të javës. Në fakt, mund të bëhet edhe më nxehtë të enjten dhe të premten, me temperatura prej të paktën 34 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit”, tha del Campo.

    Ai shtoi se temperaturat maksimale prej 36-38 gradë Celsius në luginat e Guadiana, Guadalquivir dhe Ebro priten midis të mërkurës dhe të premtes, duke thënë se “në disa nga ato zona, temperaturat mund të arrijnë 40 gradë Celsius”.

    Del Campo tha gjithashtu se pjesa më e madhe e vendit mund të presë të ashtuquajturat “net tropikale”, në të cilat temperatura e natës nuk bie nën 20 gradë Celsius.

    Pjesë të Mbretërisë së Bashkuar mund të hyjnë në një valë të nxehti, me temperatura që kalojnë 26 deri në 28 gradë Celsius – varësisht nga vendndodhja për tre ditë. Në Francë, temperaturat e natës duhet gjithashtu të qëndrojnë mbi një nivel të caktuar që të shpallet zyrtarisht një valë e të nxehtit.

  • Dy kongresistë amerikanë vizitojnë sot Kosovën

    Dy kongresistë amerikanë vizitojnë sot Kosovën

    Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam nga sot, 26 maj, pritet të zhvillojnë vizitë zyrtare në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.

    Siç ka bërë të ditur organizata “Albanians For America”, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë ata do të takojnë përfaqësues të institucioneve shtetërore, zyrtarë të sigurisë, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Në agjendë parashihen edhe takime me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë në Camp Bondsteel, si dhe me shoqërinë civile dhe mediat.

    Qëllimi i kësaj vizite, sipas organizatës, është forcimi i partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diskutimi i zhvillimeve të sigurisë në rajon, si dhe mbështetja e të drejtave të shqiptarëve.

    Pas vizitës në Kosovë, kongresistët amerikanë do të qëndrojnë edhe në Luginën e Preshevës, ku do të takojnë përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, liderë politikë dhe drejtues të komunave të Preshevës dhe Bujanocit. Fokus i bisedimeve do të jenë të drejtat e shqiptarëve dhe sfidat me të cilat përballen në këtë rajon.

    Organizata thekson se kjo vizitë vjen në një periudhë të angazhimit të shtuar të Kongresit amerikan për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe proceset euro-atlantike të Kosovës.

  • Trump reagon pas sulmeve të ShBA-së në Iranin jugor

    Trump reagon pas sulmeve të ShBA-së në Iranin jugor

    Presidenti i Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të SHBA në Iranin jugor, duke deklaruar se uraniumi i pasuruar do t’i dorëzohet menjëherë Shteteve të Bashkuara.

    Në një deklaratë të tij, Trump u shpreh:

    “Uraniumi i pasuruar (pluhuri bërthamor!) do t’i dorëzohet menjëherë Shteteve të Bashkuara për t’u sjellë në shtëpi dhe për t’u shkatërruar, ose, mundësisht, në bashkëpunim dhe koordinim me Republikën Islamike të Iranit, për t’u shkatërruar në një vend tjetër në bashkëpunim, me Komisionin e Energjisë Atomike, ose ekuivalentin e tij, dëshmitar të këtij procesi dhe ngjarjeje”, tha Trump.

  • Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

    Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

    Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve me një mesazh urimi.

    Tërnava do të iu drejtohet qytetarëve nga Salla e Fakultetit të Studimeve Islame me fillim nga ora 11:00.

    Nesër, e mërkurë, shënohet Kurban Bajrami, ndërsa manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    BIK ka njoftuar se manifestimi fillon në orën 4:25, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani – kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

    Ndërsa, namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu Tërnava.

  • Khamenei urdhëron: Uraniumi i pasuruar nuk largohet nga Irani

    Khamenei urdhëron: Uraniumi i pasuruar nuk largohet nga Irani

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka urdhëruar që rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta të mos largohen nga territori iranian, një vendim që mund të tensionojë më tej negociatat me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor dhe sigurinë rajonale.

    Sipas burimeve iraniane, para shpërthimit të luftës së fundit në rajon, Teherani kishte sinjalizuar gatishmëri për të eksportuar një pjesë të uraniumit të pasuruar në 60 për qind, si pjesë e një kompromisi të mundshëm diplomatik.

    Megjithatë, pas kërcënimeve të përsëritura ushtarake nga administrata amerikane dhe sulmeve ndaj objektivave iraniane, udhëheqja iraniane ka ndryshuar qëndrim dhe tani këmbëngul që materiali bërthamor të mbetet nën kontrollin e plotë të shtetit iranian.

    Presidenti amerikan, Donald Trump kishte kërkuar që uraniumi i pasuruar pothuajse në nivel armësh të largohej nga Irani në kuadër të çdo marrëveshjeje të re, duke argumentuar se kjo do të zvogëlonte rrezikun e zhvillimit të armëve bërthamore. Megjithatë, zyrtarët iranianë besojnë se dorëzimi i rezervave strategjike do ta bënte vendin më të cenueshëm ndaj presioneve dhe sulmeve të ardhshme.

    Vendimi i Teheranit shihet nga analistët si një sinjal se Irani synon të ruajë kapacitetin e tij bërthamor si mjet presioni në negociata dhe si garanci sigurie përballë kërcënimeve të jashtme. Në të njëjtën kohë, kjo lëvizje pritet të shtojë shqetësimet në Perëndim dhe te aleatët rajonalë të SHBA-së, veçanërisht te Izraeli, i cili prej kohësh e konsideron programin bërthamor iranian si kërcënim direkt për sigurinë kombëtare.

    Burime diplomatike paralajmërojnë se mosmarrëveshjet mbi uraniumin e pasuruar mund të bëhen pengesa kryesore për çdo marrëveshje të ardhshme mes Iranit dhe SHBA-së, në një periudhë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten jashtëzakonisht të larta. /Telegrafi/