ATV

Author: G.O.

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në Prekallë të Istogut

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Prekallë të Istogut

    Mbrëmë në fshatin Prekallë të Istogut, është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij.

    Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Sipas dëshmitarëve, viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësore Ligjore për obduksion.

  • Arrestohet një e dyshuar, tentoi të fuste substancë narkotike në burgun e Dubravës

    Arrestohet një e dyshuar, tentoi të fuste substancë narkotike në burgun e Dubravës

    Është arrestuar një e dyshuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, sepse e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

    “Q. Korrektuese, Dubravë, Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

  • Arrestohet një burrë pasi kërcënoi gjyqtarin, prokurorin dhe policët

    Arrestohet një burrë pasi kërcënoi gjyqtarin, prokurorin dhe policët

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi ka kanosur dhe fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.

    Atij më pas i është bastisur shtëpia, mirëpo nuk është gjetur asgjë.

    “Gjykata Themelore dega Fushë Kosovë  23.04.2024 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohen dy femra në Prizren, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë

    Arrestohen dy femra në Prizren, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë

    Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

    Sipas raportit të policisë, dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

    Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

    “Prizren 23.04.2024 – 13:22. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht një të mitur, ku më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë, një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet një person në Pejë

    Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet një person në Pejë

    Është arrestuar dje një person në Pejë, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të moshës nën 16 vjeçare.

    I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Rr. Emin Basha, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • PDK-ja mban sot konferencë për media

    PDK-ja mban sot konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media.

    Konferenca mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Selinë Qendrore të kësaj partie.

    Ndryshe nga kjo parti nuk kanë bërë të ditur arsyeje e kësaj konference.

  • Hashim Thaçi feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush ish-presidenti

    Hashim Thaçi feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush ish-presidenti

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes.

    As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për shkak se nga nëntori i vitit 2020, ai ndodhet në paraburgim si i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

    Kujtojmë se Thaçi ka qenë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës si dhe kryeministri i parë i Kosovës së pavarur.

    Hashim Thaçi është i lindur më 24 prill 1968 në fshatin Burojë të Skenderajt dhe ishte presidenti i pestë i Republikës së Kosovës, derisa dy herë ishte shef qeverie.

  • Venecia vendos tarifë për turistët, hyn në fuqi nga nesër

    Venecia vendos tarifë për turistët, hyn në fuqi nga nesër

    Nga e enjtja, Venecia do të fillojë tarifat e hyrjes për udhëtarët ditorë, e para e këtij lloji në botë

    Bashkia e Venecias njoftoi nëntorin e kaluar se për 29 ditë në 2024, për shkak të turizmit masiv, do të aplikonte një tarifë krejtësisht të re prej 5 eurosh për turistët që do të vizitonin vetëm për një ditë.

    Tarifa do të aplikohet gjatë sezonit turistik, nga data 25 prill deri më 5 maj, pastaj fundjavat në maj (11 dhe 12, 18 dhe 19 dhe 25 dhe 26), qershor (8 dhe 9, 15 dhe 16, 22 dhe 23 maj dhe 29 dhe 30), si dhe dy fundjavë në korrik (6 dhe 7 dhe 13 dhe 14).

    Taksa, zbatimi i së cilës është vonuar disa herë, synon vetëm turistët që hyjnë në pjesën e vjetër midis orës 08:30 dhe 16:00 me orën lokale, thanë zyrtarët e qytetit.

    Është një eksperiment që synon të përmirësojë cilësinë e jetës në qytet, për ata që jetojnë dhe për ata që punojnë atje, thonë autoritetet.

    Gjobat e mundshme për mosrespektim variojnë nga 50 deri në 300 euro. Një tarifë e tillë nuk do të paguhet për fëmijët nën 14 vjeç.

  • Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë

    Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë

    Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të votojnë në zgjedhjet e shtata me radhë, për president shteti.

    Kujtojmë se presidenti i parë, Kiro Gligorov, u zgjodh në seancë parlamentare më 27 janar 1991, kur Maqedonia u krijua si shtet i pavarur.

    Për Zgjedhjet Presidenciale që do të mbahen sot (24 prill 2024), numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317.

    Zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj 2019, në të cilat Stevo Pendarovski fitoi me 435.656 vota ose 53,59 për qind të numrit të votuesve që dolën dhe votuan në rrethin e dytë.

    Ai kandidoi edhe në këto zgjedhje, ndërsa përkrah tij janë Gordana Siljanovska, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maxim Dimitrievski./Alsatm

  • Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë

    Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika e Çekisë.

    Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm.

    Kreu i Kuvendit vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, si dhe angazhimet e institucioneve për garantimin e paqes dhe sigurisë, në kohën, kur shteti serb po angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit.

    Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit çek ndaj Republikës së Kosovës, duke i falënderuar anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes.

    Anëtarët e Komisionit e falënderuan kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.