ATV

Author: E.R.

  • Priten gjoba për ata që nuk e kanë paguar tatimin në pronë

    Priten gjoba për ata që nuk e kanë paguar tatimin në pronë

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se të gjithë ata që nuk e kanë paguar tatimin në pronë deri më datën 30 prill do të gjobiten nga Ministria e Financave.

    Në një intervistë në “Direkt”, në ATV, Ibrahimi ka thënë se do të ketë gjobë 10% dhe një rritje e kamatës për çdo muaj.

    Më poshtë mund ta ndiqni deklaratën e Sazan Ibrahimit:

  • Brnabiq e dëshpëruar: Prisnim që Bosnja e Hercegovina të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Brnabiq e dëshpëruar: Prisnim që Bosnja e Hercegovina të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot Serbia e vlerëson faktin që Bosnja dhe Hercegovina (BeH) nuk e ka njohur Kosovën, por është tha se nuk e ka të qartë se pse ky shtet nuk votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “E di që brenda BeH ka qëndrime të ndryshme. Duhet të pranoj se nuk e kam të qartë votën e BeH, pra abstenimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u tha Brnabiq gazetarëve në Mostar.

    Siç rapoton “Noava”, kryeministrja serbe ka thënë se ka pritur që Bosnja dhe Hercegovina të votojë kundër, sepse “nuk mund të abstenojë në çështjen e anëtarësimit të një shteti inekzistent në Këshillin e Evropës”, transmeton Telegrafi.

    Komiteti i Këshillit të Ministrave i Këshillit të Evropës më 24 prill të këtij viti ka shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe ka vendosur që t’i bartë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ka mandatin për të përgatitur opinionin dhe rekomandimin lidhur me kërkesën e Kosovës.

    Vendimin e sotëm për këtë akt e kanë mbështetur 33 vende anëtare të Këshillit të Evropës, 7 ishin kundër, ndërsa 5 vende kanë abstenuar në votim.

    Në mesin e shteteve që kanë votuar kundër ka qenë edhe Serbia, me çka edhe formalisht ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut më 27 shkurt, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

    Sipas procedurave të Këshillit të Evropës tash pritet që në një prej takimeve të radhës – ose në atë në qershor apo më vonë në vjedhtë, në tetor – të përgatitet raporti i Asamblesë parlamentare dhe të jepet rekomandimi për të pranuar Kosovën në në këtë organizatë.

    Më pas, prapë Këshilli Ministror merr vendimin për të pranuar apo jo Kosovën si vend anëtar.

  • ​Kosova e Turqia afër marrëveshjes në fushën ushtarake të trajnimeve dhe teknikës

    Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, sot ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

    Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy vendeve, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej.

    “Jemi duke punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës. Ministri Akar shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit. Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë. Gjithashtu, kemi zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit, Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso, Aimé Berthelemy Simporé”, ka shkruar ai.

  • Kurti takohet me ish-kryeministrin grek, flitet për bashkëpunim bilateral

    Kurti takohet me ish-kryeministrin grek, flitet për bashkëpunim bilateral

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjithashtu takoi ish-kryeministrin grek, njëherësh presidentin e nderit të Internacionales Socialiste dhe aktualisht kryetarin e Lëvizjes së Socialistëve Demokrat, George Papandreou.

    Me Papandreou, kryeministri Kurti pati një mëngjes pune gjatë të cilit u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon dhe kontinentin e Evropës.

    Kryeministri Kurti po qëndron në Delphi të Greqisë ku po merr pjesë në forumin vjetor ekonomik.

  • ​23 instalacione artistike ndriçuese shndërrojnë Sofjen në një galeri arti të hapur

    ​23 instalacione artistike ndriçuese shndërrojnë Sofjen në një galeri arti të hapur

    Njëzet e tre instalacione artistike ndriçuese do ta shndërrojnë Sofjen në një galeri të hapur në mbrëmje, nga 11 deri më 14 maj 2023. Me dhjetë më shumë se në edicionin e parë të Festivalit LUNAR të Dritave, veprat e artit do të ndriçojnë disa nga vendet parqet, shehset dhe fasadat më të famshme kryeqytetit, tha për BTA të martën Zyra e Parlamentit Evropian në Sofje.

    Programi i eventit përfshin lloje të ndryshme të veprave artistike të krijuara nga artistë nga e gjithë bota. Të gjitha ato do të jenë të hapura për publikun, falas, dhe dritat do të ndizen nga ora 21:00 deri në mesnatë gjatë katër netëve.

    Katër video dhe tetë projeksione statike në ndërtesa, si dhe nëntë instalime drite, një studio interaktive me pikturë me dritë dhe një paradë me dritë, do të prezantohen para vizitorëve të ngjarjes. Arti i ilustrueses legjendare bullgare, e njohur nga kopertinat e Library Galactica – Tekla Alexieva, e cila është krijuese e ilustrimit kryesor për edicionin e sivjetshëm të manifestimit, do të përdorë si kanavacë disa nga fasadat më emblematike të kryeqytetit.

    Rruga e festivalit fillon nga Biblioteka Kombëtare e Shën Kirilit dhe Metodit, e cila ishte ndër vendet e preferuara të audiencës gjatë edicionit të parë në 2022./BTA/

  • Drita e Malisheva vazhdojnë me fitore në Superligë

    Drita e Malisheva vazhdojnë me fitore në Superligë

    Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku Drita dhe Malisheva kanë vazhduar me fitore edhe këtë javë.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Malisheva e ka mposhtur 2:1 si mysafire skuadrën e Drenicës.

    Golat për Malishevën i shënuan Behar Maliqi (minuta e 7’) dhe Bleart Tolaj (minuta e 24’), kurse golin e nderit te Drenica e shënoi Agim Zeka (minuta e 5’).

    Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja tjetër tejet interesante mes Dritës dhe Ferizajt, në të cilën gjilanasit shënuan fitore bindëse 3:0.

    Golat e fitores për Dritën i shënuan Ardit Tahiri (minuta e 83’) dhe Kastriot Selmani (minuta e 92’) dhe Simonovski (minuta 99’).

    Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

    Drenica 1:2 Malisheva

    Drita 3:0 Ferizaj

  • ​Qeveria miraton kornizën afatmesme të shpenzimeve, 675.84 milionë euro pranime për 3 muaj

    ​Qeveria miraton kornizën afatmesme të shpenzimeve, 675.84 milionë euro pranime për 3 muaj

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2024-2026, e cila paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti Vjetor për vitin 2024.

    Sipas njoftimit të Qeverisë, qëllimi kryesor i KASH-it, është që të ofrojë analizë të bazuar të mjedisit makroekonomik në vend, për të vendosur kështu bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë.

    Qeveria po ashtu ka miratuar raportin tremujor të Buxhetit për vitin 2023.

    “Gjatë këtij tremujori gjithsejtë pranimet ishin në shumë prej 675.84 milionë euro dhe paraqesin 20 për qind të pranimeve të përgjithshme të planifikuara vjetore, ndërsa krahasuar me realizimin e tremujorit të vitit paraprak është shënuar rritje prej 22 për qind”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, kabineti qeveritar ka miratuar edhe programin e Borxhit Shtetëror për vitet 2024-2026, për të cilin nuk ka dhënë detaje.

    “Është miratuar edhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 04/73, të datës 30.04.2022, për Themelimin e Komisionit Shtetëror të Pranimit për pozitat e kategorisë së lartë drejtuese, përmes të cilit anëtarja e komisionit, Edi Gusia, drejtoreshe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zëvendësohet me Agron Llugaliu, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës. Po ashtu, emërohet anëtari zëvendësues i Komisionit Shtetëror të Pranimit për pozitat e kategorisë së lartë drejtuese znj. Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në vend të znj. Anita Alaj Kalanderi për procedurën e rekrutimit: Sekretar/e i/e Përgjithshëm i/e Ministrisë së Drejtësisë. Vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin specialist të sistemeve të TIK, Grupi nr.61. në këtë përbërje:1.1 Fikrete Zeka, Zyrtarë në DMZP/MPB, kryesuese;1.2 Genc Hamzaj, Udhëheqës në ARS/MPB dhe zv. Drejtor i ASHI –së, anëtar;1.3 Albert Hajrizaj, Udhëheqës në ATK/MFPT anëtar;1.4 Besim Lushta, Udhëheqës, Dogana e Kosovës/MFPT, anëtar;1.5 Fisnik Meha, Organizata të specializuara, anëtare. Zëvendësues të anëtarëve të komisionit 1.1 Selami Osmani, Zyrtar i Lartë DMZP/MPB;1.2 Sajmie Thaçi, ASHI/MPB;1.3 Sadat Shehu, MFPT;1.4 Halime Rama, MFPT;1.5 Besart Hyseni, Organizata të specializuara”, thuhet në njofitm.

  • DJ Unique flet për trendet e reja muzikore

    DJ Unique flet për trendet e reja muzikore

    “Dj Unique” njihet si njëri nga DJ më atraktiv ku gjithmonë kujdeset të sjellë performanca të paharruara.

    Së fundmi ka ka zbuluar për trendet muzikore.

    Ai tha se ka ide shumë të qarta në këtë profesion dhe është duke punuar fuqishëm në karrierën e tij dhe s’do të ndalet asnjëherë.

    Sa i përket projekteve tregoi se një projekt e ka publikuar ndërsa projektet e reja do t’i sjell ditëve në vazhdim.

  • Statovci nga Washingtoni tregon projektin e Kosovës me Bankën Botërore

    Statovci nga Washingtoni tregon projektin e Kosovës me Bankën Botërore

    Deputetja e kuvendit ët Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka zhvilluar një intervistë me Bankën Botërore.

    Ajo ka treguar për projektet e përbashkëta me Bankën Botërore në interes të Kosovës.

    Ky është njoftimi i deputetes Statovci:

    Gjatë vizitës sime në Washington DC, zhvillova intervistë me Bankën Botërore, ku biseduam mbi bashkëpunimin ne mes institucioneve të Kosovës dhe Bankës.

    Një nga projektet kyçe që u diskutua është projekti i ekonomisë dhe arsimit digjital në Kosovë. Synon të ofrojë akses në internet për çdo qytet, qytezë dhe fshat të Kosovës, duke na bërë një ndër vendet më të avancuara në Evropë në këtë aspekt. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie dhe ekonomie digjitale në Kosovë, që të rrisë gjithë produktivitetin ekonomik.

  • Gjest human për Ramazan/ Mërgimtarët nga Gjermania do t’i ndërtojnë shtëpinë një familje në nevojë nga Prishtina

    Gjest human për Ramazan/ Mërgimtarët nga Gjermania do t’i ndërtojnë shtëpinë një familje në nevojë nga Prishtina

    Për muajin e Ramazant, disa shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë marrë iniciativën për të ndihmuar një familje me ndërtimin e shtëpisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur, aktori Kreshnik Ibrahimi. Në një postim në Facebook ai ka thënë se kjo familje është me kushtë të rënda dhe jetese dhe pa shtëpi.

    “Si shoqëri kemi vendosur që me inciativen tonë dhe me ndihmën tuaj të ndërtojmë një shtëpi solide për këtë Familje. Vendi i ndertimit eshte i siguruar nga vet aamilja, kurse organizimi për ndërtimin e shtepisë është siguruar nga ne si inciatore.

    Postimi i plotë i Kreshnik Ibrahimit:

    Pershendetje nga Kosova 😢🇽🇰 Përshendetje të nderuar Bashkatdhetarë. Me Rastin e muajt te Ramazanit muajt te mëshirës, ne si Shoqëri ne Mergim marrrim inciativen për te ndihmuar një Familie 5 Anëtarëshe nga rrethi i Prishtines. (Emrin nuk do te publikohet per arsye te mbrojtes se te dhënave) me kushte të rënda jetese dhe pa vendbanim te siguruar. Si Shoqëri kemi vendosur që me inciativen tone dhe me ndihmën tuaj te ndërtojm një Shtëpi solide per këtë Familje. Vendi i ndertimit eshte I siguruar nga vet Familja, kurse organizimi per ndertimin e Shtepis eshte siguruar nga ne si Inciatore. Me këtë rast kerkojmë perkrahje edhe nga Ju, me aq sa keni mundesi, qe t´na ndihmoni në arritjen e finalizimit te kësaj inciative bemirse ne këtë mauj te mëshirës. Informacioni dhe udhezimet per te interesuarit per t’ju perfeshir ne këtë inciative jofitimprurese mund te merren nga personi përgjegjës i organizimit. Mundesia për të ndihmuar këtë Familie per mes Kontos se Shoqates ose te Sekretari i Shqoqates Xhevat Llumnica Tel: +49 176 88233 124 E-Mail: [email protected] Kryetari i Shoqates Arton Preniqi Tel: +491739333349 E-Mail: [email protected] Albanisches Kulturzentrum e.V.´ IBAN:DE42 640 500000 10014 9517