ATV

Author: E.R.

  • Kurti për tensionet në veri: S’janë protesta paqësore, por turma ekstremistesh

    Kurti për tensionet në veri: S’janë protesta paqësore, por turma ekstremistesh

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të medieve. Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.

    Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë.

    Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi.

    Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim.​

  • Si t’i qasemi punës e cila na jep stres?

    Si t’i qasemi punës e cila na jep stres?

    Psikologu Vigan Behluli ka thënë se balance në mes të punës dhe jetës personale ndihmon qasje më të mirë në punë.

    Ai në “Libero me Resul Sinanin” në ATV ka thënë se kjo e zgjidhja më e mirë për personat që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë.

    “Duhet të bëhet një balancë në mes të jetës profesionale dhe jetës personale”, ka thënë Behluli në Libero.

    Sipas tij, stresi nuk është i dëmshëm, ai është që njeriun e detyron të lëviz në punët e tij. /ATV LIVE/

     

  • Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

    Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

    Një ushtar amerikan që është pjesë e trupave të KFOR-it, është filmuar duke ua bërë me dije protestuesve serbë se ka parë persona me sprej dhe me maska në kokë, që bëjnë lëvizje të dyshimta.

    Ai këto komente i bëri para mediave, kurse zyrtarët serb në veri mundoheshin të arsyetoheshin për maskat që i bartnin, transmeton Telegrafi.

    Sipas Igor Simiq nga Lista Serbe, protestuesit mbanin maska me qëllim që të mos mund të identifikoheshin nga policia dhe frika se do të përfundojnë prapa grilave.

    Kujtojmë që sot në veri të Mitrovicës ka pasur përleshje mes forcave të KFOR-it dhe protestuesve serbë, që assesi t’ju bindeshin urdhrave të ushtrisë që ta lirojnë rrugën për qarkullim.

    Madje ata këmbëngulnin ta mbanin të mbyllur me qëllim që të mos kalojnë veturat e policisë serbe.

    Në anën tjetër, pas ndërhyrjes së KFOR-it, protestuesit serbë hodhën shishe xhami, gurë e shok bomba në drejtim të ushtarëve të NATO-s.

  • Vuçiq sonte te kufiri me Kosovën: Kurti përgatiti konflikt mes serbëve dhe NATO-s

    Vuçiq sonte te kufiri me Kosovën: Kurti përgatiti konflikt mes serbëve dhe NATO-s

    Pas dhunës së demonstruar sot në veri nga protestues që u përplasën me KFOR-in, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të nxis konflikt mes serbëve dhe NATO-s.

    Ai ka thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë.

    “Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot”, ka thënë ai.

    “Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, ka thënë Vuçiq.

    Sipas mediave serbe, pas adresimit të tij në Beograd, ai do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe.

  • KFOR: Rreth 25 pjestarë të plagosur gjatë protestës në Zveçan

    KFOR: Rreth 25 pjestarë të plagosur gjatë protestës në Zveçan

    KFOR-i ka bërë të ditur se rreth 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.

    KFOR-i njofton se të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

    “Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, njofton KFOR-i.

    Siç njofton KFOR-i, sot pasdite njësitet e këtij misioni ushtarak janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapo zgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.

    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.

    Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.

  • Kryediplomati italian: 11 ushtarë të KFOR-it italian të lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë

    Kryediplomati italian: 11 ushtarë të KFOR-it italian të lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë

    Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, është shprehur i shqetësuar për situatën në Veriun e Kosovës.

    Ai theksin e ka vënë te ushtarët e KFOR’it italianë 11 prej të cilëve u lënduan – dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

    “Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, ka shkruar ai në Twitter.

  • PDK-ja E AAK-ja kërkojnë ndryshime në ligjin për pagën minimale

    PDK-ja E AAK-ja kërkojnë ndryshime në ligjin për pagën minimale

    PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI

    Partitë opozitare, PDK dhe AAK, i kanë dhënë propozimet e tyre për pagën minimale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

    Grupet parlamentare të të dyja partive, kërkuan që disa nene të ndryshohen.

    PDK-ja ka kërkuar që në pagën minimale të përfshihen veteranët, ndërsa AAK-ja, përpos kësaj, ka kërkuar që paga minimale të jetë 370.

     

  • Qytetarët i fajësojnë qeveritë e kaluara për gjendjen në veri

    Qytetarët i fajësojnë qeveritë e kaluara për gjendjen në veri

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI

    Fajin për tensionimin e situatës në veri, qytetarët në kryeqytet thonë se e ka Serbia. Sipas tyre, për ta qetësuar gjendjen zgjidhje mund të bëjë vetëm Amerika.

    Ndërkohë, disa nga qytetarët thonë se Kurti po e bën veprim të duhur për ta mbrojtur integritetin e vendit, mirëpo kjo nuk është zgjidhja përfundimtare.

    Ndryshe, situata në veri u tensionua për arsye të kundërshtimit të shprehur të banorëve lokalë serbë ndaj kryetarëve të rinj, si shenjë pakënaqësie për vendosjen e tyre në objektet komunale.

  • Serbët në veri tregojnë si të dëmtohen blindat e FSK-së

    Serbët në veri tregojnë si të dëmtohen blindat e FSK-së

    Në një grup në rrjetin social “Telegram”, serbët kanë kërkuar që të sulmohen blindat e Policisë së Kosovës.

    Ata kanë shpërndarë një grafikë ku tregohet se ku duhet të goditen veturat.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollakaj ka thënë se është e lehtë të sulmohen këto mjete pasi që në veri ka shumë armë.

    “Neutralizimi i këtyre mjeteve është shumë i thjeshtë sepse armët dhe teknika kanë avancuar, ajo pjesë e vendit ka fatkeqësisht armë mjaftueshëm”, ka thënë Çollakaj në Direkt. /ATV LIVE/

  • BE dënon dhunën e protestuesve në Zveçan: U përdor edhe eksplozivi kundër KFOR-it

    BE dënon dhunën e protestuesve në Zveçan: U përdor edhe eksplozivi kundër KFOR-it

    Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan, të hënën.

    Disa ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të plagosur.

    Po ashtu BE-ja ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

    “BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai në Twitter.

    Tensionet nisën të premten, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë në objektet e komunave veriore.

    Ndërkaq të hënën, trupat e KFOR’it ishin vendosur rreth atyre objekteve, ku edhe pati përleshje me protestuesit serbë.

    Në lidhje me situatën në Veri ka reaguar edhe Italia, duke thënë se 3 ushtarë të saj në KFOR janë lënduar rëndë.

    Situata dramatike në Veri ka ngjallur reagimin ndërkombëtar. Të dielën vendet e QUIN’it i reaguan Qeverisë së Kosovës, duke i kërkuar të mos ndërmarrin veprime të njëanshme.