ATV

Author: D.K.

  • Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Dite shume normale dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mire do jete t’i merrni gjerat ashtu si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret nuk mund te qëndrojnë dot indiferente ndaj ftesave qe do ju bëhen. Financat do jene te mire për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes dhe t’i menaxhoni mire ato para qe keni.

    Demi

    Do kaloni momente te bukura, por edhe momente te vështira gjete kësaj dite pranë atij qe dashuroni. tregohuni me te duruar. Beqaret do realizojnë plot takime, por nuk do arrijnë te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene shume me te mira nga me pare. Kjo do ju gëzojë pa mase dhe do ju japë me tepër liri për te kryer disa shpenzime.

    Binjaket

    Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume nga dëshirat me te zjarrta do ju plotësohen me ne fund dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do e kenë mendjen tek disa çështje te rëndësishme dhe nuk do kenë kohe te kërkojnë dashurinë. Financat nuk do jene ne gjendjen e pritur, megjithatë me pak kujdes edhe mund t’ia dilni mbanë.

    Gaforrja

    Sot duhet te flisni seriozisht me partnerin tuaj lidhur me disa çështje te rëndësishme. Është e kote qe t’i shtyni ato dite pas dite. Beqaret do e fillojnë një histori dashurie, por pa qene te sigurte sesa do vazhdoje ajo. Do i marrin gjerat si t’iu vijnë, duke ju besuar emocioneve te momentit. Financat do jene te dobëta sepse nuk do tregoni aspak kujdes kur te shpenzoni.

    Luani

    Venusi do jete planeti qe do e mbështesë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift dhe do ju beje te shfrytëzoni çdo moment. Gjerat do ecin për mrekulli. Edhe beqaret do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar kudo personin e duhur. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume kujdes dhe maturi qe te mundeni te paktën këto dite qe do jene delikate.

    Virgjeresha

    Ju qe jeni ne një lidhje nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite. Te gjithë gjerat do shkojnë sipas planeve qe keni bere. Beqaret nuk do iu kushtojnë vëmendjen e duhur personave qe do i joshin dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini te rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur.

    Peshorja

    Do kaloni çaste shume te bukura gjate kësaj dite me personin qe dashuroni dhe nuk do doni te shkëputeni aspak prej tij. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete. Beqaret do jene sensuale dhe do tërheqin mjaft vëmendjen e te tjerëve. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme.

    Akrepi

    Dita e sotme pritet te jete mjaft harmonike për te dashuruarit. Do dialogoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe nuk do mund te linde asnjë lloj keqkuptimi. Beqaret do marrin propozime, por nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar status. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet me te nevojshme.

    Shigjetari

    Për shkak te ndikimit negativ te Marsit, jeta juaj ne çift ka rrezik te kaloje një dite te vështirë. Asgjë nuk do eci si ju e kishit ëndërruar. Beqaret do mundohen gjithë kohës te gjejnë personin e duhur, por me kot. Financat nuk do jene te këqija, gjithsesi mendoni pak për te nesërmen dhe ulini sa te mundni shpenzimet. Do e shihni qe edhe vete do jeni me te qete.

    Bricjapi

    Nëse doni qe jeta juaj ne çift te ece sa me mire nuk duhet absolutisht te tregoheni impulsive. Merrini gjerat sa me shtruar dhe forcojeni bashkëpunimin. Beqaret do jene me te sigurte ne vetvete dhe do e bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do jete e vështirë te ruhet ekuilibri sepse do keni i keni te nevojshme t’i kryeni disa shpenzime te mëdha.

    Ujori

    Jeta sentimentale e te dashuruarve do ece me se miri gjate kësaj dite. Nuk do keni as me te voglin problem apo debat me atë qe keni ne krah. Beqaret do njihen me disa persona dhe do fillojnë menjëherë te bëjnë plane për te ardhmen. Ne planin financiar do luftoni fort qe te arrini ta stabilizoni gjendjen. Disa familjare do iu japin ndihmën e tyre.

    Peshqit

    Mos e ngrini ne piedestal personin qe keni ne krah sepse do zhgënjeheni me shume nga sa mund ta mendoni. Tregohuni realiste. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te fillojnë menjëherë një lidhje pa i njohur mire personat. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do dini mire si t’i menaxhoni ato para qe keni dhe nuk do shpenzoni me frike.

  • Trupi i njeriut ndriçon në errësirë – një fenomen real shkencor

    Trupi i njeriut ndriçon në errësirë – një fenomen real shkencor

    Edhe pse tingëllon si fantazi, trupi i njeriut prodhon realisht një dritë shumë të dobët, e cila është e padukshme për syrin e lirë. Ky fenomen quhet bioluminishencë ultra-e dobët dhe lidhet me reaksionet kimike që ndodhin vazhdimisht në qelizat tona. Gjatë proceseve metabolike, veçanërisht atyre që përfshijnë oksigjenin, krijohen molekula të quajtura elektrone eksituese, të cilat lëshojnë energji në formën e fotoneve. Ky proces është shumë i ngjashëm me atë që ndodh tek disa organizma bioluminiscentë në natyrë, si meduzat apo disa lloje peshqish të thellësive detare, megjithëse tek njeriu drita është 1,000 herë më e dobët sesa ajo e këtyre kafshëve.

    Kjo dritë është kaq e dobët saqë nuk mund të shihet pa pajisje shumë të ndjeshme fotografike, por studimet e fundit kanë përdorur kamera ultra të ndjeshme CCD për të regjistruar këtë fenomen. Hulumtimet e kryera nga Tokyo University of Science dhe shkencëtarë japonezë kanë treguar se intensiteti i dritës ndryshon gjatë ditës dhe natës dhe është i ndikuar nga aktiviteti metabolik i qelizave dhe niveli i oksidimit të tyre. Kjo lidhje me stresin oksidativ dhe aktivitetin celular e bën këtë fenomen të rëndësishëm për studimet biomjekësore, pasi mund të përdoret për të monitoruar gjendjen metabolike të indeve në mënyrë jo-invazive.

    Përveç studimeve laboratorike, hulumtimet kanë treguar se drita e trupit lidhet me ritmet cirkadiane dhe ciklin ditë-natë, duke reflektuar aktivitetin e trurit, nivelin e hormonit melatonin dhe metabolizmin bazal. Ekspertët besojnë se zhvillimi i kamerave më të avancuara mund të çojë në përdorime klinike të këtij fenomeni, për shembull, për vlerësimin e stresit qelizor, diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve metabolike apo monitorimin e shëndetit të organeve pa përdorur imazhe me rreze X ose procedura invazive.

    Ky zbulim i pazakontë tregon se trupi i njeriut është më kompleks dhe i ndritshëm – në kuptimin e vërtetë – nga sa mund të imagjinojmë. Ai është një shembull i shkëlqyer se si mjekësia moderne dhe teknologjia e avancuar po i zbulon gradualisht sekretet e trupit tonë në nivele që dikur dukeshin si fantastike.

  • Zemra rreh miliarda herë gjatë jetës – motori që nuk ndalet kurrë

    Zemra rreh miliarda herë gjatë jetës – motori që nuk ndalet kurrë

    Zemra është motori kryesor i trupit të njeriut dhe një nga organet më të mahnitshme dhe komplekse biologjikisht. Ajo fillon të rrahë që në javët e para të zhvillimit embrional, rreth javës së 4-t të shtatzënisë, dhe vazhdon të funksionojë pa pushim deri në fund të jetës. Tek një person i rritur mesatar, zemra rreh rreth 60–100 herë në minutë, por kjo normë mund të ndryshojë sipas aktivitetit fizik, emocioneve ose gjendjes shëndetësore.

    Në një jetë normale, kjo do të thotë se zemra mund të rrahë mbi 2.5 miliardë herë, duke pompuar mbi 7 milionë litra gjak gjatë gjithë jetës, për të furnizuar çdo qelizë me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Ky proces është jetik për mbijetesën, pasi çdo çrregullim në qarkullimin e gjakut ose në ritmin e zemrës mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, nga presioni i lartë i gjakut te sëmundjet kardiake akute.

    Sistemi elektrik i zemrës, që përfshin nyjën sinoatriale (SA node), nyjën atrioventrikulare (AV node) dhe fibrat Purkinje, siguron që zemra të rrahë në mënyrë të rregullt dhe të sinkronizuar. Ky sistem autonom, i ndjeshëm ndaj ndryshimeve hormonale dhe nervore, rregullon kontraktimet e zemrës pa nevojën e një komande të vetëdijshme. Çdo çrregullim elektrik, si fibrilacioni atrial apo bllokimi kardiak, mund të ndikojë direkt në qarkullimin e gjakut dhe në oksigjenimin e organeve vitale.

    Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik i rregullt është mënyra më efektive për të ruajtur shëndetin kardiak. Ushtrimet aerobike si ecja, noti, çiklizmi dhe vrapi ndihmojnë në forcimin e muskujve të zemrës, uljen e tensionit të gjakut, reduktimin e kolesterolit të keq dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Përveç kësaj, një ushqim i balancuar, i pasur me fibra, vitamina, antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve koronare.

    Menaxhimi i stresit dhe gjumi i rregullt janë gjithashtu të rëndësishëm. Stresi kronik çon në rritjen e hormoneve të stresit, si kortizoli, që ndikojnë në presionin e gjakut dhe funksionin kardiak. Një jetesë e shëndetshme, duke përfshirë aktivitetin fizik, dietën e mirë dhe pushimin adekuat, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të kontribuojë në një jetë më të gjatë dhe cilësore.

    Sipas American Heart Association, sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjes në botë, duke bërë që ruajtja e shëndetit kardiak të jetë prioritet kryesor i shëndetit publik. Përveç parandalimit të sëmundjeve, kujdesi për zemrën ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në energjinë, përqendrimin dhe performancën fizike të individit në jetën e përditshme.

     

  • Mos i bëni! 5 gjërat që një burrë nuk do jua tolerojë kurrë në takimin e parë

    Mos i bëni! 5 gjërat që një burrë nuk do jua tolerojë kurrë në takimin e parë

    Meraku në një takim të parë njohjeje është shumë i madh, kryesisht kur bëhet fjalë për gratë. Ato shpesh përgatisin një listë të gjatë për mënyrën e sjelljes, veshjen, zgjedhjen e ushqimit, apo se si do të takohen në momentin e largimit.

    Kjo sepse gratë dhe vajzat janë më emocionale dhe ekspresive. Por nuk do të thotë se burrat janë më pak detajistë. Madje, mos gaboni të bëni këto pesë gjëra në takimin tuaj të para, sepse ata nuk do ua tolerojnë.

    Vonesa

    Po, vajza, djemtë e kuptojnë nevojën tuaj për të ardhur me vonesë, sepse në fund të fundit ju dëshironi të shkoni me të gjithë sharmin tuaj, ndërkohë që ai është duke ju pritur të hyni nga momenti në moment. Por dijeni se kjo nuk është ajo që ata pëlqejnë.

    Vrazhdësia

    Të sjellurit në mënyrë të vrazhdë me personat që ju rrethojnë në atë moment nuk ju bën aspak të dukeni tërheqëse. Edhe nëse diçka me porosinë tuaj nuk është ashtu siç e keni kërkuar, mos u sillni keq me ata që ju shërbejnë.

    Mos flisni shumë dhe dëgjoni mjaftueshëm

    Në daljet tuaja, nëse flisni më shumë se sa duhet dhe dëgjoni shumë pak, ky është një tjetër element që burrat nuk pëlqejnë dhe e bëni që të largohet që në takimin e parë.

    Nëse ju flisni pak dhe dëgjoni më tepër, kjo konsiderohet një shenjë respekti nga parteri që keni përballë. Mos dërgoni mesazhe

    Vërtetë në atë moment ka diçka më të rëndësishme se njohja e personit me të cilin keni dalë në takim?

    Nëse nuk jeni një mjek/e, atëherë do të ishte mirë ta fiknit telefonin dhe të përqëndroheni në qëllimin tuaj, në të kundërt duket se ju mungon vëmendja dhe dëshira për të vazhduar njohjen.

    Mos aktroni

    Shumë burra ankohen për sjelljet e grave në takimin e parë, sepse të aktruarit duke u dukur si indiferente, deri tek ftohtësia e plotë që ato të fitojnë vëmendjen e partnerit, do të çojë në rezultat të kundërt. Në fund të fundit është e kuptueshme se qoftë burrë apo grua, secili ka nevojë për vemendjen e personit përballë.

  • Bota mund të mos ketë kohë të përgatitet për rreziqet e inteligjencës artificiale

    Bota mund të mos ketë kohë të përgatitet për rreziqet e inteligjencës artificiale

    David Dalrymple, drejtor programi dhe ekspert i sigurisë së inteligjencës artificiale (IA) në agjencinë kërkimore Aria të Mbretërisë së Bashkuar, ka deklaruar për The Guardian se kapacitetet e teknologjisë po rriten me ritme alarmante.

    Sipas tij, sistemet e avancuara të IA-së po shkojnë drejt aftësisë për të kryer të gjitha funksionet që sot realizohen nga njerëzit, madje më shpejt, më lirë dhe me cilësi më të lartë. “Ne rrezikojmë të tejkalohemi në të gjitha fushat kyçe që na mundësojnë kontrollin mbi shoqërinë, ekonominë dhe planetin”, tha Dalrymple.

    Eksperti vëren se ekziston një hendek i madh mes sektorit publik dhe kompanive të teknologjisë në kuptimin real të fuqisë së përparimeve që priten në vitet e ardhshme. “Gjërat po ecin jashtëzakonisht shpejt dhe mund të mos kemi kohë të mjaftueshme për t’u paraprirë rreziqeve nga këndvështrimi i sigurisë,” theksoi ai, duke shtuar se brenda pesë vitesh shumica e detyrave me vlerë ekonomike mund të kryhen nga makinat.

    Dalrymple paralajmëroi se qeveritë nuk duhet të supozojnë se sistemet e avancuara të inteligjencës artificiale janë të besueshme. Sipas tij, presioni ekonomik po e lë pas zhvillimin e mekanizmave të sigurisë. Për këtë arsye, fokusi duhet të jetë në kontrollin dhe zbutjen e pasojave negative të teknologjisë, veçanërisht në sektorë kritikë si energjia dhe infrastruktura.

    Në të njëjtën kohë, Instituti i Sigurisë së Inteligjencës Artificiale i qeverisë britanike (AISI) raportoi këtë muaj se aftësitë e modeleve të avancuara të IA-së po përmirësohen me shpejtësi në të gjitha fushat, ndërsa performanca në disa prej tyre po dyfishohet çdo tetë muaj.

    Sipas AISI, modelet kryesore janë tashmë në gjendje të kryejnë detyra në nivel praktikanti në rreth 50% të rasteve, nga rreth 10% një vit më parë. Po ashtu, disa sisteme të avancuara mund të kryejnë në mënyrë autonome detyra që një eksperti njerëzor do t’i kërkonin më shumë se një orë.

    Një nga shqetësimet kryesore të sigurisë mbetet aftësia e vetë-riprodhimit të sistemeve të inteligjencës artificiale. Testimet e kryera nga AISI treguan se dy modele shumë të avancuara arritën norma suksesi mbi 60%, megjithatë instituti theksoi se skenarët ekstremë mbeten të pamundur në kushtet e përditshme reale.

    Dalrymple parashikon se deri në fund të vitit 2026, inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të automatizojë punën kërkimore dhe zhvillimore në shkallë të gjerë, duke sjellë një përshpejtim të mëtejshëm të zhvillimit teknologjik dhe duke rritur nevojën për masa urgjente sigurie.

  • Grok nën kritika për gjenerimin e deepfake-ve seksualisht eksplicite të grave dhe të miturve

    Grok nën kritika për gjenerimin e deepfake-ve seksualisht eksplicite të grave dhe të miturve

    Reagimi global në rritje ndaj imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale me përmbajtje seksuale eksplicite të xAI e ka detyruar kompaninë, në pronësi të Elon Musk, të adresojë shqetësimet për sigurinë.

    Në javët e fundit, chatbot-i i inteligjencës artificiale i X, Grok, u është përgjigjur kërkesave të përdoruesve për të “zhveshur” imazhe të grave dhe për t’i pozuar ato me bikini, duke krijuar deepfake të gjeneruara nga inteligjenca artificiale pa pëlqim ose masa mbrojtëse.

    Analizat e medias zbuluan gjithashtu se Grok shpesh i është bindur kërkesave kur përdoruesit e kanë nxitur atë të gjenerojë imazhe sugjestive seksuale të të miturve, përfshirë një të një aktoreje 14-vjeçare, duke ngritur kambana alarmi tek rregullatorët globalë.

    Në përgjigje të vërshimit të imazheve, zyrtarët qeveritarë në BE, Francë, Indi dhe Malajzi kanë nisur hetime dhe kanë kërcënuar me veprime ligjore, nëse xAI nuk merr masa për të parandaluar dhe hequr deepfake-t seksuale të njerëzve të vërtetë dhe materialet e abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM).

    Musk, i cili fillimisht i kishte kritikuar imazhet me bikini duke ripostuar imazhet e tij dhe një bukëpjekëse me bikini të gjeneruara nga Grok, postoi të shtunën se “kushdo që përdor ose nxit Grok të krijojë përmbajtje të paligjshme do të vuajë të njëjtat pasoja sikur të ngarkonte përmbajtje të paligjshme”.

    Llogaria e sigurisë e X shtoi në një postim të dielën se përmbajtja e paligjshme do të hiqej dhe llogaritë që e postojnë atë do të pezulloheshin përgjithmonë, duke thënë se kompania do të punonte me qeveritë lokale dhe zbatimin e ligjit për të identifikuar shkelësit.

    Që kur Musk bleu X, i njohur më parë si Twitter, në vitin 2023, ai e ka cilësuar platformën e mediave sociale si një kundërpeshë ndaj “korrektësisë politike”, duke synuar median e trashëguar dhe politikën progresive.

    Kjo filozofi është aplikuar edhe në biznesin e inteligjencës artificiale, me Grok të projektuar të jetë “politikisht neutral” dhe “maksimalisht që kërkon të vërtetën”, sipas Musk.

    Në realitet, chatbot – i cili është i integruar në ndërfaqen e X, që do të thotë se përdoruesit mund t’i bëjnë pyetje direkt duke e etiketuar atë në postime – ka reflektuar gjithnjë e më shumë botëkuptimin e Musk dhe pikëpamjet e djathta.

    Korrikun e kaluar, xAI kërkoi ndjesë të gjatë pasi Grok postoi një mori komentesh antisemite që lavdëronin Adolf Hitlerin, duke iu referuar vetes si “MechaHitler” dhe duke gjeneruar përmbajtje mohuese të Holokaustit.

    Grok Imagine, gjeneratori i imazheve dhe videove i kompanisë i mundësuar nga inteligjenca artificiale, është kritikuar për lejimin e përhapjes së deepfakes seksuale që nga lançimi i tij në gusht 2025.

    Gjeneratori përfshin një “Spicy Mode” të paguar që u lejon përdoruesve të krijojnë përmbajtje NSFW, duke përfshirë lakuriqësi të pjesshme.

    Kushtet e tij ndalojnë pornografinë që paraqet ngjashmëri me njerëz të vërtetë dhe përmbajtje seksuale që përfshin të mitur. Por mjeti thuhet se gjeneroi video nudo të yllit të popit Taylor Swift pa u nxitur, sipas The Verge.

    Mjetet e mundësuara nga inteligjenca artificiale që u lejojnë përdoruesve të modifikojnë imazhet, për të hequr rrobat e dikujt janë kritikuar nga rregullatorët që synojnë të luftojnë mizogjininë dhe të mbrojnë fëmijët.

    Në dhjetor, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se do të ndalonte aplikacionet e ashtuquajtura “nudifikim”, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zvogëluar dhunën ndaj grave dhe vajzave përgjysmë.

    Ligjet e reja do ta bënin të paligjshme krijimin ose furnizimin me mjete të inteligjencës artificiale, që u lejojnë përdoruesve të heqin në mënyrë dixhitale rrobat e dikujt.

    Pornografia Deepfake përbën afërsisht 98% të të gjitha videove deepfake në internet, me 99% të objektivave që janë gratë, sipas një raporti të vitit 2023 nga firma e sigurisë kibernetike Home Security Heroes.

  • Sa vrima ka trupi i njeriut? Një përgjigje sipas matematikës

    Sa vrima ka trupi i njeriut? Një përgjigje sipas matematikës

    Trupi i njeriut është jashtëzakonisht kompleks, me shumë hapje dhe disa dalje. Por sa “vrima” ka realisht një njeri? Në pamje të parë, duket si një pyetje e thjeshtë: mjafton t’i numërojmë hapjet. Megjithatë, gjithçka varet nga ajo që kuptojmë me termin “vrimë”.

    Sipas matematikës, dhe veçanërisht sipas topologjisë, një degë e matematikës që studion format dhe lidhjet e tyre, një vrimë nuk është thjesht një gropë apo një hapje. Matematikanët e përkufizojnë një vrimë si një kanal që kalon plotësisht përmes një objekti, nga një anë në tjetrën, si vrima e një petulla. Një gropë që ka fund nuk konsiderohet vrimë në këtë kuptim.

    Për shembull, një tunel si ai i Kanalit të La Manshit ka dy hyrje, por për matematikën përbën një vrimë të vetme, sepse hyrjet lidhen në brendësi. E njëjta logjikë zbatohet edhe për një pipëz apo kashtë: edhe pse ka dy skaje, ajo ka vetëm një vrimë.

    Topologjia nuk shqetësohet për formën apo madhësinë e objekteve, por për mënyrën se si ato lidhen. Një topolog do ta konsideronte një top golfi, një top bejsbolli apo një frisbi si të njëjtë, sepse asnjëri nuk ka vrima. Ndërsa një petulla, një gjevrek apo një rreth basketbolli janë ndryshe, sepse kanë nga një vrimë në mes.

    Duke përdorur këtë përkufizim matematikor, mund t’i rikthehemi pyetjes kryesore: sa vrima ka trupi i njeriut?

    Në fillim, le të rendisim hapjet e dukshme: goja, anusi, uretra, vrimat e hundës, kanalet e veshëve, si dhe, te disa njerëz, vagina dhe kanalet e qumështit në thithka. Përveç këtyre, ekzistojnë edhe katër hapje shumë të vogla pranë syve, të quajtura kanale lotësh (dy për secilin sy), që derdhin lotët në zgavrën e hundës. Për më tepër, lëkura ka miliona pore.

    Image

    Por a janë të gjitha këto vrima sipas topologjisë? Jo. Një test i thjeshtë është ky: a mund të futet një fije shumë e hollë nga një hapje dhe të dalë nga një tjetër? Në rastin e poreve, kanaleve të qumështit apo uretrës, përgjigjja është jo. Ato përfundojnë në fund dhe nuk lidhen me një dalje tjetër. Edhe kanalet e veshëve nuk numërohen, sepse mbyllen nga daullja e veshit.

    Kështu, përjashtohen poret, uretra dhe shumë hapje të tjera që janë “gropa të verbra”. Ajo që mbetet janë hapjet që lidhen në brendësi të trupit.

    Goja lidhet me anusin përmes traktit tretës, duke formuar një vrimë të vetme. Dy vrimat e hundës dhe katër kanalet e lotëve lidhen me zgavrën e hundës dhe me njëra-tjetrën. Në total, kemi tetë hapje që janë të ndërlidhura brenda trupit.

    Megjithatë, në topologji, kur disa hapje lidhen në brendësi, numri i vrimave është një më pak se numri i hapjeve. Një shembull është një palë të brendshme: ka tre hapje, por vetëm dy vrima. Duke ndjekur këtë logjikë, trupi i njeriut ka shtatë vrima.

    Image

    Ekziston edhe një rast i veçantë te gratë: vagina lidhet me mitrën dhe më pas me tubat fallopiane, të cilat janë të hapura në fund. Meqë është e mundur kalimi midis këtyre hapjeve, sistemi riprodhues femëror mund të përbëjë një vrimë shtesë.

    Prandaj, sipas matematikës, përgjigjja përfundimtare është se trupi i njeriut ka shtatë ose tetë vrima, në varësi të anatomisë. Në fund, kjo pyetje nuk ka të bëjë vetëm me numërim, por me mënyrën se si strukturat e trupit lidhen mes tyre.

  • Start-up-et e IA-së sfidojnë Google-in në betejën për tregun e shfletuesve të internetit

    Start-up-et e IA-së sfidojnë Google-in në betejën për tregun e shfletuesve të internetit

    Start-up-et kryesore të inteligjencës artificiale po intensifikojnë përpjekjet për të sfiduar dominimin e Google-it në tregun global të shfletuesve të internetit, duke vënë bast se teknologjia e IA-së do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si njerëzit e përdorin web-in.

    OpenAI dhe Perplexity kanë prezantuar muajt e fundit shfletuesit e tyre të rinj, ndërsa Microsoft ka integruar mjetin Copilot AI në shfletuesin Edge, duke u mundësuar përdoruesve të bashkëveprojnë me chatbot-e paralelisht me përmbajtjen që po lexojnë.

    Këto zhvillime përfaqësojnë ndryshimin më të madh në tregun global të shfletuesve gjatë dy dekadave të fundit dhe shënojnë një front të ri në garën mes gjigantëve teknologjikë për epërsi në fushën e inteligjencës artificiale, raporton Financial Times.

    Një betejë kundër një gjiganti dominues

    Google mbetet lojtari kryesor, me mbi 63% të tregut global të shfletuesve, sipas të dhënave të Cloudflare, dhe ka lëvizur shpejt për të integruar modelet e tij Gemini AI në Chrome.

    Megjithatë, aktorët e rinj besojnë se shfletuesit e bazuar në IA mund të riformësojnë përvojën online.

    Mark Surman, president i Mozilla Foundation, tha për Financial Times se shfletuesit e rinj me IA do të përcaktojnë mënyrën se si njerëzit do të ndërveprojnë me internetin në të ardhmen. Mozilla planifikon t’u lejojë përdoruesve të Firefox-it të zgjedhin vetë modelin e IA-së që dëshirojnë të integrojnë.

    Pse shfletuesit janë kaq të rëndësishëm për IA-në?

    Për OpenAI dhe Perplexity, ndërtimi i shfletuesve të tyre krijon një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me përdoruesit, të cilët aktualisht aksesojnë chatbot-e si ChatGPT kryesisht përmes platformave të kontrolluara nga Google ose Microsoft.

    Jesse Dwyer nga Perplexity e përshkroi shfletuesin e ri Comet si “sistemin operativ të mendjes”, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të kësaj platforme.

    Përveç mbledhjes së të dhënave të vlefshme për trajnimin e modeleve gjuhësore, shfletuesit me IA rrisin angazhimin e përdoruesve dhe hapin rrugë të reja për të ardhura nga reklamat.

    Shfletuesit shihen gjithashtu si baza ku do të funksionojnë të ashtuquajturit “agjentë IA”, sisteme që mund të veprojnë në emër të përdoruesit, si rezervimi i biletave, menaxhimi i takimeve apo kryerja e blerjeve online.

    Kritika, privatësia dhe siguria kibernetike

    Megjithëse potenciali është i madh, përvoja e re me shfletues të fuqizuar nga IA ka nxitur edhe kritika. Disa përdorues raportojnë funksione të paqëndrueshme, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rreziqe serioze ndaj privatësisë dhe sigurisë kibernetike.

    Integrimi i modeleve të mëdha gjuhësore në shfletues sjell rreziqe si “prompt injection”, një problem ende i pazgjidhur, ku sulmuesit mund të manipulojnë sjelljen e IA-së përmes përmbajtjes së faqeve web.

    Konsulenca Gartner ka sugjeruar madje që kompanitë të bllokojnë shfletuesit me IA për shkak të këtyre rreziqeve, veçanërisht kur përdoruesit u besojnë sistemeve të tilla të dhëna sensitive si kartat bankare.

    Kompanitë teknologjike theksojnë se përdorimi i të dhënave është opsional dhe i kontrolluar. Google, OpenAI, Microsoft dhe Perplexity deklarojnë se përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan apo jo të ndajnë të dhënat për personalizim dhe trajnim të IA-së.

    A mjafton AI për të rrëzuar Chrome?

    Analistët mbeten skeptikë.

    Sipas Stephanie Liu nga Forrester, një shfletues me IA nuk është automatikisht një avantazh konkurrues. OpenAI dhe rivalët e tij do të duhet të ofrojnë një vlerë të qartë dhe bindëse për të tërhequr përdorues nga një shfletues aq i konsoliduar sa Chrome.

    Megjithatë, shumë ekspertë bien dakord se tregu është gati për ndryshim, pas dy dekadash inovacioni minimal.

    Dwyer u shpreh për Financial Times se “mund të mos dihet ende cili shfletues do të fitojë, por është e qartë se modelet aktuale nuk përfaqësojnë më të ardhmen e internetit”.

  • “Lahuta e Malcis”, kryevepra e letërsisë shqipe

    “Lahuta e Malcis”, kryevepra e letërsisë shqipe

    5 janari i 35 viteve më parë u shndërrua në një moment historik dhe në festë të madhe kur pas 45 vitesh, u interpretua për herë në publik pas 45 vitesh “Lahuta e Malcis”.

    Autori i veprës, Gjergj Fishta ishte ndër shkrimtarët më të censuruar gjatë diktaturës, veprat e tij ishin rreptësishtë të ndaluara.

    “Vepra e Fishtës është një rast unikal i censurimit të letërsisë. Ky autor u klasifikua, vepra u ndalua në biblioteka, në tekste mësimore, nuk mund të shkonte më te lexuesi i lirë. Ishte një autor që nuk duhej lexuar për shkak të besimit të vet fetar, veprës së shkruar me gegënishten që binte në kundërshti me rregullat e Kongresit të Drejtshkrimit dhe për shkak të atdhedashurisë që vepra e Fishtës e rrezaton në çdo qelizë të saj”, u shpreh Prof. Asoc. Lili Sula, pedagoge në Departamentin e Letërisë.

    “Ishte një nga autorët e përjashtuar dhe më të goditur nga ideologjia komuniste. Studiuesve të historisë së letërsisë shqipe i mungoi një vepër që ishte një pasuri e madhe gjuhësore nga ana e studimeve për t’u parë dhe vlerësuar në të gjithë rrjedhën e letërsisë që do të vinte më pas”, u shpreh Alda Bardhyli.

    Megjithatë, “Iliada” shqiptare e gjente rrugën te publiku përmes rapsodëve, që këndonin poemat e Fishtës teksa luanin në lahutë, instrumentin e lashtë autokton.

    “Mbahet mend shumë më lehtë duke kënduar përmes instrumentit muzikor, është një vepër që burimin e forcës e ka te arti, edhe pse politika e ndalonte, gjente rrugën për t’u shpërndarë”, u shpreh Lili Sula.

    “Lahuta e Malcis” është eposi i shqiptarëve, një poemë epiko-heroike ndërtuar mbi episode të shumta ku veprojnë personazhe historike dhe mitologjike.

    “Lahuta e Malcis është një pasuri e madhe gjuhësore, është një epope kombëtare. Me Lahutën e Malcis, i dha zë aspiratave të shqiptarëve për liri, përpjekjeve historike për të mbrojtur gjuhën, traditat”, tha Alda Bardhyli.

    “Aty ka personazhe, ngjarje historike, lavdi, përpjekje në emër të lirisë të popullit. Sepse edhe heroi kryesor aty nuk ka një emër të përveçëm. Është ajo epope që letërsia shqipe e donte prej vitesh”, tha Sula.

     Ndonëse Fishta është pjesë e kurrikulave mësimore, sipas profesoreshë Lili Sulës, vetë fakti që mësuesit e shkolluar në diktaturë nuk e kanë studiuar një ndër autorit më të rëndësishëm të letrave shqipe në shek. XX-të, krijon boshllëqe.

    “Edhe shkolla sot e vuan sepse mësuesit që japin mësim sot dhe nuk e kanë bërë në bankat e shkollës apo të universitetit nuk e kanë rikuperuar këtë boshllëk. Kjo reflektohet drejtpërdrejt te aftësitë e nxënësve”, tha pedagogia Lili Sula.

    E shkruar në gegërisht, poema epike kombëtare shqiptare u botua e plotë në vitin 1937, e përbërë nga 30 këngë dhe mbi 17.000 vargje

  • Shokz prezanton OpenFit Pro

    Shokz prezanton OpenFit Pro

    Kompania Shokz ka prezantuar në CES 2026 kufjet e saj të reja OpenFit Pro, të dizajnuara për të ofruar përvojë të përmirësuar të dëgjimit edhe në qytete të zhurmshme.

    Kufjet, të cilat shiten për 249.95 dollarë, përdorin një sistem me tre mikrofonë dhe një algoritëm adaptiv për të reduktuar zhurmën e ambientit, duke i lejuar përdoruesit të dëgjojnë muzikë edhe gjatë udhëtimeve në metro.

    Ndryshe nga teknologjia klasike e anulimit aktiv të zhurmës, e cila kërkon një kanal të mbyllur të veshit, OpenFit Pro nuk bllokon plotësisht ambientin.

    Dy mikrofonët monitorojnë zhurmat e jashtme, ndërsa mikrofon i tretë pranë veshit mat atë që arrin realisht në kanalin e veshit.

    Shokz është e njohur për kufjet e saj “open-ear”, të cilat ofrojnë siguri. Megjithatë, përdoruesit shpesh kanë hasur probleme gjatë udhëtimeve të zhurmshme, pasi muzikën e tyre nuk mund t’i dëgjonin qartë.

    Por tani testimet e para tregojnë se sistemi funksionon më mirë se sa pritej.

    OpenFit Pro është pjesë e trendit në rritje të pajisjeve audio që përpiqen të kombinojnë sigurinë dhe cilësinë e zërit, duke i bërë ato të përshtatshme për qytetet e zhurmshme dhe për përdoruesit që kërkojnë fleksibilitet në përdorimin e kufjeve të tyre.