ATV

Author: ATVLive

  • “Për çka duhet me u rrëzu Qeveria disa muaj para zgjedhjeve”, Haziri tregon pse LDK nuk e përkrahë shpërndarjen e Kuvendit

    “Për çka duhet me u rrëzu Qeveria disa muaj para zgjedhjeve”, Haziri tregon pse LDK nuk e përkrahë shpërndarjen e Kuvendit

    Nënkryetar i LDK-së për Bashkëpunim Rajonal, Lutfi Haziri, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se si subjekt politik, LDK nuk e përkrahë mocioni i mosbesimit.

    Ai tha se partitë opozitare mund ta kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit, por pa LDK-në.

    “Ne po lypim zgjedhje në një rrugë më të shkurtër. Rruga e mocionit me shpërbërje është me e marrë përgjegjësinë të gjithë brenda. Për çka duhet me u rrëzu Qeveria disa muaj para zgjedhjeve, për çka është arsyeja. Ne mendojmë se kati i dorëheqjes është politikisht korrekt, ku iu thua njerëzve kemi ardhë në një pikë kur Kosova, këtë javë në vend që ne me folë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Haziri. /atvlive.tv

  • Fotografi të armatimit të konfiskuar në rrethinën e Zveçanit

    Fotografi të armatimit të konfiskuar në rrethinën e Zveçanit

    Policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimin në rrethinë të Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

    Lidhur me operacionin policor, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media.

    Hoxha tregoi sasinë e armatimit të sekuestruar.

    “1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj”, tha ai.

    Hoxha ka thënë se Policia e ka siguruar informacionin nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

    REL ka publikuar fotografi të armatimit të konfiskuar:

  • Të mërkurën takimi i radhës për dinarin, optimizëm për marrëveshje

    Të mërkurën takimi i radhës për dinarin, optimizëm për marrëveshje

    Më 15 maj (e mërkurë) për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Pas përfundimit të fazës së tranzicionit të Bankës Qendrore, në partinë në pushtet theksojnë se s’ka asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë vendimin për dinarin. Në anën tjetër, njohës të procesit të dialogut, janë optimist se në takimin e nesërm do të arrihet një dakordim për çështjen e dinarit. Optimist gjatë ditës u shfaq edhe vet ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në takimin e Brukselit e ka konfirmuar për KosovaPress, këshilltari i tij, Klisman Kadiu, mirëpo nuk dha detaje të tjera sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshje.

    Ndërkaq, deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit serbë në Kosovë nuk do të prolongohet apo anulohet vetëm pse nuk i konvenon Serbisë.

    Sipas saj, ekzekutivi është i gatshëm të bashkëpunojë sa i përket ofrimit të ndihmës për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, në mënyrë që konvertimi në euro të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundshme.

    “Çfarëdo alternative që shkon kundrejt qëndrimit tonin si qeveri dhe si institucion i BQK-së për ne është i papranueshëm. As nuk negociohet dhe as nuk ka alternativë tjetër qoftë që e parandalon apo e shtyn vendimin për dinarin. Thjeshtë ata duhet të pranojnë faktin se ky vendim do të implementohet pasi të tejkalohen hapat e tranzicionit nga BQK-ja. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sa i përket ofrimit të ndihmës për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, në mënyrë që konvertimi në euro të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundshme. Por nuk jemi të gatshëm që qoftë të prolongojmë apo anulojmë vetëm pse nuk po i përgjigjet Serbisë”, thotë ajo.

    Në anën tjetër, analisti politik, Fidan Ukaj, thotë për KosovaPress se do të ketë një pajtim në heshtje për çështjen e dinarit.

    “Mendoj se do të ketë një kalim në heshtje të kësaj problematike. Qytetarët serbë tashmë ka më shumë se një dekadë që janë mësuar me euron dhe mendoj se më shumë ka qenë një propagandë politike e Vuqiqit që me dramatizua një gjë të tillë. Mendoj se kjo periudha tre mujore e dhënë nga institucionet e Kosovës ka qenë ndihmës e madhe për qytetarët serbë apo qoftë për bizneset që me i ndërruar çmimet dhe për qytetarët që me i konvertu dinarët në euro. Mendoj se do të zbatohet rregullorja e BQK-së nga takimi i paralajmëruar…Pres që të ketë një dakordim nga propozimet e faktorit ndërkombëtar dhe të gjendet një zgjidhje për çështjen e dinarit”, thekson Ukaj.

    Më 12 maj ka përfunduar faza e tranzicionit që ka ndërmarrë BQK-ja për rregulloren, rrjedhimisht edhe një nga masat lehtësuese që ishte mosaplikimi i gjobave dhe masave, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.

    Për çështjen e dinarit palët janë takuar pesë herë të tjera në Bruksel, mirëpo kanë dështuar të arrihet një ujdi kompromisi.

    Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti./kp

  • Vdekja e polices në Gjilan, deklarohen nga Prokuroria

    Vdekja e polices në Gjilan, deklarohen nga Prokuroria

    Prokuroria Themelore e Gjilanit është deklaruar rreth rastit ku një zyrtare policore është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

    Zëdhënësja e kësaj prokurorie Liridona Xheladini, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

    “Referuar pyetjeve tuaja ju njoftojmë se për këtë rast me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’, tha Xheladini.

    “Për të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të jeni të informuar me kohë”, shtoi ajo.

  • Kurti: Platforma “Made in Kosova” paraqet potencialin e vendit tonë

    Kurti: Platforma “Made in Kosova” paraqet potencialin e vendit tonë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lansimi i platformës online “Made in Kosova”, paraqet potencialin e vendit drejt një njohje më të gjerë e një tregu ndërkombëtare përmes misioneve diplomatike dhe konsullore, raporton EO.

    Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se kjo platformë dhe ky kënd synon prezantimin e Republikës së Kosovës, sa më mirë në arenën ndërkombëtare.

    “Bukuria e Kosovës e fjetur në shumë vende, në mungesë të një platforme sikur kjo që e vlerësojmë sot. Sot ne vijmë në fund të mungesës së kësaj platforme sot ne nderojmë miqësinë e vendit tonë dhe ata që punuan për vendin. Platforma Mic jo rastësisht nënkupton ‘Made in Kosova’, tregon transparencën, synon të jetë dritarja e parë për ata që duan të mësojmë për vendin tonë. Platforma krijon mundësi komunikimi direkt, që MPJD e lidh me departamentin përkatës, e lansojmë iniciativën e këndit ku sipërmarrësit tanë mund të kyçen e krijon një imazh të besueshëm të Kosovës për të hyrë në tregje të huaja. Kemi dyfishim të eksportit 62.3 për qind krahasuar me vitin e kaluara”, ka thënë Kurti.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë së ky projekt është ambicioz në bashkëpunim më USAID-in, dhe shoqërinë civile. Kjo platformë nxjerr në pah imazhin kulturor për paraqitjen e Kosovës në një mënyrë inovative për të forcuar bizneset vendore me partnerë ndërkombëtarë.

    “Bashkë me sektorin privat dhe shoqërinë civile synojmë forcimin e imazhit të Kosovës. Një projekt i tillë tregon qëllimin për arritjet tona të përbashkëta. Si MPJD kemi qenë të hapur për bashkëpunim jonë është që të vazhdojmë bashkëpunimin për të fuqizuar diplomacinë dhe për të qenë konkurrent. Platforma Mic do jetë një ndihmesë për rritjen e ekonomisë, marrjen e përvojave të reja dhe fuqizimin tonë”, ka thënë ministrja.

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se shteti i tij dëshiron që Kosova ta zërë vendin e saj në botë.

    “Është e rëndësishme të adresojmë çka i duhet Kosovës, Mezi presim angazhimin tonë të vazhdueshëm e i mirëpresim sukseset e ardhshme”, deklaroi Hovenier.

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se përmes kësaj platforme MPJD ka për të treguar potencialin e vendit tonë në fusha të ndryshme.

    “Është një rrugëtim i përbashkët të jenë pjesë e rrugëtimit, ajo që na duhet si Republikë është të ndihmojmë njëri-tjetrin Puna e madhe është bërë prapa një strategjie, ne synojmë që këtë strategji mos ta mbajmë në sirtar”, u shpreh ajo.

  • Inaugurohet rinovimi i Objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Psikiatrisë Intensive, financuar BB-ja përmes kredisë së IDA-s

    Inaugurohet rinovimi i Objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Psikiatrisë Intensive, financuar BB-ja përmes kredisë së IDA-s

    Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme financuar nga Banka Botërore përmes kredisë IDA dhe zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, u bë inaugurimin e rinovimit të Objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe objektit të Psikiatrisë Intensive, raporton Ekonomia Online.

    Artane Rizvanolli ministre e Ekonomisë tha se ndërtesat tona publike duhet bërë sa më efiçiente në mënyrë që të kursejmë energjinë sa më shumë që është e mundur, duke mbrojtur kështu edhe ambientin edhe buxhetin e shtetit.

    “Me përfundim të investimit të objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe investimeve po shënojmë 90 ndërtesa publike të rinovuara përfshirë spitale e të tjera universitete, qendra sociale, zyre të punësimi etj. që janë tani janë më të përshtatshme për nevojat e pacientëve, studentëve, profesorëve, nxënëseve dhe të gjithë qytetareve që i shfrytëzojnë ato. T’ i bëjmë ndërtesat tona publike sa më efiçiente në mënyrë që të kursejmë energjinë sa më shumë që është e mundur duke mbrojtur kështu edhe ambientin edhe buxhetin e shtetit. Mirëpo po ashtu e rëndësishme të rrisim komforin për të gjithë stafin e qytetarët që i shfrytëzojnë hapësirat e këtyre ndërtesave. Rritja e konforit dhe përmirësimi i objektit është kritik në rastet kur qytetarët në këtë rast fëmijët, pacientët tjerë që i shfrytëzojnë këto hapësira janë më të ndjeshëm. Andaj jam e lumtur se gjysma e objekteve të cilat i kemi rinovuar deri më tani 46 sosh janë objekte spitalore ose shëndtësore në të gjithë Kosovën”, ka thënë Rizvanolli.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ky investim i bërë në kuadër të projektit me kredi nga Banka Botërore do të përmirësoj kushtet dhe shërbimet për të gjithë ata që marrin shërbime në këtë klinikë.

    “Në këtë Klinikë nga sot shërbimet nuk do të jenë vetëm ambulantore sepse tani është i mundshëm edhe hospitalizomi. Investime në dritare, çati, ndriqim, izolim në sistem e ngrohjes, në hapësirat kanë hapur rrugë që shërbimet të bëhen dhe të jenë më cilësore se sa që kanë qenë deri më tani. Kjo është edhe një hapje tjetër që i është dhënë rëndësi shëndetit mendor. Ndërgjegjësimi me theks të veqantë mbetet angazhim i parreshtur në mes investime që të arrijmë të adresojmë këtë nevojë. Ky investim i bërë në kuadër të projektit me kredi nga Banka Botërore do të përmirësoj kushtet dhe shërbimet për të gjithë ata që marrin shërbime në këtë klinikë”, tha Vitia.

    Ndërsa Zt. Massimiliano Paolucci Drejtor i Bankës Botërore në Kosovë ka thënë se duhet të kujdesemi për popullatën e qytetarëve të Kosovës pra duhet të përmirësohet sistemi i shëndetësisë.

    “Jam shumë i kënaqur që jemi këtu për të përuruar kompletimin e suksesshëm të punëve me energji efiçente diçka që është e dedikuar për shërbimin e fëmijëve. Për më shumë këto si ndërtesa të tilla ku ne kursejmë para kjo redukton energji në përmirësimin e të gjitha shërbimeve të familjeve tona. Jemi të kujdesshëm sa i përket buxhetit të energjisë pastaj do të kemi edhe ndryshime në këto. Sidomos temperaturën përbrenda objekteve e cilat do të jetë shumë e mirë. Ne jemi shumë të gëzuar që jemi duke rinovuar këtë jo vetëm në spitalin tuaj. Ne e kemi bërë këtë me 25 përqind të arritshmërisë dhe përmirësimin e kushteve sa i përket energjisë efiçiente që do të thotë që jemi shumë krenarë për këtë”, ka thënë ai.

  • ​Nagavci: Të miratohet sa më parë statuti i ri i UP-së, është nevojë emergjente

    ​Nagavci: Të miratohet sa më parë statuti i ri i UP-së, është nevojë emergjente

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavaci, ka kërkuar që të miratohet statuti i ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, që të hapet rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme në universitete, pasi që sipas saj, kjo është një nevojë emergjente për përmirësimin e performancës së arsimit të lartë.

    Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, ku u shqyrtua vendimi i Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të UP-së, Nagavci ka thënë se statuti sjell një mori vendimesh e reformash që do ndikojë direkt në përmirësimin cilësisë së punës së Universitetit të Prishtinës.

    “Ne si ministri e kemi miratuar statutin në shtator të vitit të kaluar në të njëjtin draft sikurse e kanë sjell nga Universiteti dhe të njëjtin e kemi dërguar për votim në Qeveri dhe po ashtu edhe nga ana e Qeverisë është miratuar ashtu si e kanë finalizuar Universiteti i Prishtinës. Jemi shumë të lumtur që ky statut sjell një mori vendimesh e reformash, që do ndikojë direkt në përmirësimin e cilësinë e punës së Universitetit të Prishtinës, dhe besoj pas kësaj jemi duke pritur të filloj një proces i unifikimeve të të gjitha niversiteteve tjera publike se besoj që kjo sjell përmirësimin e cilësisë së punës në arsimin e lartë dhe një performancë më të mirë. Me aq sa kam njohuri është marr për bazë dhe është shqyrtuar i gjithë legjislacioni që është në fuqi. Ne si ministri, si qeveri, si kuvend, duhet të bëjmë përmirësime të perfomancës në arsimin e lartë, por ju ftoj, ju lus ta miratoni sa më parë këtë statut edhe të hapni rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme në universitete,” ka thënë Nagavci.

    Ndërsa, Rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka shtuar se ka pasur një konsensus të gjerë që statuti ka nevojë të ndryshohet, si rezultat i praktikës operacionale i konkurseve me radhë, problemeve të njëpasnjëshme që ka observuar si institucion.

    “Ka pasur një konsensus të gjerë disa raste shumë gjerë që statuti ka nevojë të ndryshohet. Ky si rezultat i praktikës operacionale i konkurseve me radhë, i problemeve të njëpasnjëshme që i kemi observuar si institucion…15:20 Ne kemi marrë statutet e atyre universiteteve evropiane që kanë shërbyer në radhë të parë si model për hartimin e statuteve të mëparshme të universitetit dhe ekspertet tanë janë përqendruar kryesisht në identifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve që kanë pësuar statutet e këtyre Universiteteve, në mënyrë që edhe ne të bëjmë përpjeke dhe të përshtatim standardin tonë, që kanë lëvizur qartazi me standardet që kanë pësuar universitetet që në radhë të parë kemi ndërtuar statutet paraprake”, ka shtuar Qerimi.

    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati në emër të PDK-së ka vijuar se do të jenë kundër ndërrimit të emrit të UP-së i cili i mllefosur tha se do të ishte më mirë që ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla, të ndërrojë emrin e UP-së në Mitrovicë i cili është ilegal në kuadër të Republikës së Kosovës, e të heq tabelën e saj.

    “Ne do të jemi kundër qe të ndërrohet emri i Universitetit Hasan Prishtina. Ai Xhelal Sveçla në vend që të heq disa tabelë në disa fshatra me shkua me e heq tabelën e UP-së të serbëve atje i cili është ilegal në kuadër të RKS…26:50 Në emër të PDK-së ne do të jemi kundër ndërrimit të këtij emri pavarësisht që nuk votojmë nëpër komisione për shkak të vendimit që e kemi në këshill drejtues, dhe e dyta do të kishte mundësi shumë më të mira që pushteti të shkoj të ndërroj emrin e UP-së në Mitrovicë dhe me na liruar neve nga kjo barrë e përgjegjësisë”, ka vijuar ai.

    Po ashtu, deputetja nga LDK, Vlora Dumoshi, ka theksuar se çdo qeveri që vjen hap rrugën për të ndërruar emrat dhe të hiqen emrat kombëtar nga institucionet, prandaj duhet të merret një vendim sepse sipas saj, kjo është për keqardhje.

    “3000 studentë kanë nënshkruar një peticion, 3000 studentë është armatë e madhe. Ne kemi universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, “Isa Boletini”, “Ukshin Hoti”, “Kadri Zeka”, krejt këto figura janë shume të mëdha kombëtare, me këtë propozim a keni menduar edhe për këto universitete tjera me i heq emrat? Është shumë lehtë me vendos emra, por është shumë e dhimbshme me i hekë. Për mua është keqardhje shumë e madhe, që ne si shoqëri çdo qeveri që vjen e hapim rrugën me i ndërruar emrat, me i heq emrat kombëtar prandaj duhet të merret një vendim, për hatër të 3000 studentëve na jepni një përgjigje “, ka theksuar Dumoshi.

    Ndërkaq, Ministrja Nagavci, e pyetur nga deputetja e LDK-së, Dumoshi se a është për ndryshimin e emrit të UP-së është përgjigjur se nuk ka asnjë diskutim apo dilemë për këtë çështje.

    “Respektoj plotësisht draftin e statutit që ka sjellë UP. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për secilën çështje të rëndësishme që ndikon edhe në performancën e universitetit, në rangimet edhe ndërkombëtare derisa të eliminohen probleme të shumta të trashëguara për arsye të ndryshme nga e kaluara. Ne duhet të bëjmë këto zgjidhje që konsideroj që në mënyrë shumë të qëlluar i ka propozuar UP-ja. Emri “Hasan Prishtina” nuk ka asnjë diskutim e dilemë për këtë çështje, mendoj që në këtë pikë universiteti ka bëtë zgjedhjen më të mirë të mundshme”, është shprehur Nagavci.

    Lidhur me këtë çështje, Fondacioni “Hasan Prishtina”, para se të fillojë komisioni për arsim, ka organizuar një tubim paqësor, para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

  • ​Premtimi i rrallë i Ozilit para ndeshjes Tottenham-City

    ​Premtimi i rrallë i Ozilit para ndeshjes Tottenham-City

    Ish-ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, ka premtuar se nuk do të tallet më me Tottenhamin nëse ata arrijnë ta ndalin Manchester Cityn në ballafaqimin e sotëm.

    Tifozët e Tottenhamit po përballen me një makth. Ata kanë nevojë që skuadra e tyre të mundë Manchester Cityn për të ruajtur shanset për të përfunduar përpara Aston Villës në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

    Me Arsenalin një pikë përpara Cityt ndërsa shkojmë drejt ndeshjes finale, ajo që ndodh të martën mbrëma do të ndihmojë shumë për të përcaktuar se ku do ta fitojë titullin në javën e fundit.

    “Unë do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë,” tha Kai Havertz pasi Arsenali mundi Manchester United të dielën, “Ne të gjithë do të jemi! Le të shpresojmë për më të mirën.”

    Por, Havertz nuk është i vetëm, me kolegun gjerman dhe ish- yllin e Arsenalit, Mesut Ozil, që ka bërë një premtim shumë interesant, përcjellë KosovaPress.

    “Hera e parë sonte: Forca Spurs!”, shkroi ai në Tëitter. “Nëse Tottenhami nuk e humb këtë ndeshje, unë nuk do ta tallem më kurrë me ta… ju premtoj”, ka shtuar ai.

    Momentalisht Arsenali është lider i Premier Ligës me 86 pikë, një më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

  • ​Dhuna në familje, mbi gjysma e rasteve për shkaqe xhelozie

    ​Dhuna në familje, mbi gjysma e rasteve për shkaqe xhelozie

    Mbi 900 raste të dhunës në familje janë raportuar nga janari deri në prill të këtij viti në Policinë e Kosovës, ku prej tyre viktima femra kanë qenë 770.

    Kështu u tha në komisionin për të Drejtat e Njeriut ku u diskutua lidhur me rastet e dhunës në familje me përfaqësuesit nga Policia e Kosovës.

    Drejtoresha e Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, Zylfije Dema tha se janë aktivizuar 28 dhoma mike ku merren dëshmitë e viktimave në Policinë e Kosovës.

    “Raportimi i rasteve të dhunës në familje janar- prill 2024 numri i rasteve është 927, numri i viktimave 989, viktima femra 770, viktima meshkuj 219, persona të ndalur 48. 341 urdhra mbrojtës të lëshuar nga gjykatat, 447 urdhra për mbrojte të përkohshme emergjent të shqiptuar nga policia”, tha ajo.

    Ajo u pyet edhe për shkaktarët e dhunës në familje, për çka tha se 104 raste janë për tradita të vjetra, 412 për shkaqe xhelozie dhe 493 për shkak të marrëdhënieve të çrregullta brenda familjes.

    Nënkolonelja Luljeta Limani tha se policët me mjete vetanake shpesh ju blejnë fëmijëve qumësht në mungesë buxheti.

  • LDK kërkon dorëheqjen e Kurtit

    LDK kërkon dorëheqjen e Kurtit

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe pastaj si rrjedhojë, shpërbërjen e Kuvendit.

    Përmes një komunikate, LDK thotë se kryeministri i Kosovës ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh.

    “LDK-ja nuk e pranon këtë instrumentalizim në asnjë rrethanë. LDK-ja është e gatshme të kërkojë besim qytetar, e gatshme të marrë përgjegjësinë para sfidave, e gatshme të implementojë ‘Rrugën e Re’ si program zhvillimor, të djathtë e euroatlantik. Për këtë, duhet dorëheqja e Kryeministrit, si rruga e duhur drejt shpërbërjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Dorëheqja, më pas shpërbërja dhe në fund data. Ky është rendi i gjërave”, thuhet në njoftim.

    LDK-ja konsideron se, në këto ditë vendimtare, fokusi i institucioneve dhe i partive politike duhet të jetë te çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, proces të cilin, sipas këtij subjekti me papërgjegjshmërinë e tij, e ka rrezikuar rëndë vetë Kryeministri.

    “LDK-ja e refuzon farsën e darkave si mbulesë të një uniteti politik që u përbuz kur u ofrua tash e tre vjet e gjysmë. LDK-ja thërret për një unitet të djathtë gjithëkombëtar, si lidhje përtejpartiake, si lëvizje shpëtimtare. Gjendja e tanishme, politike, ekonomike, diplomatike e sociale kërkon lidership të ri në Kosovë. Rëndesa ekonomike, pagat e ulëta, çmimet e larta, sistemi shëndetësor i rrënuar e arsimi i mbetur prapa, sikurse dhe ngecjet enorme integruese për në BE e anëtarësuese për në NATO, po shkaktojnë çdo ditë zbrazjen e Kosovës, me nga 173 qytetarë duke u larguar nga vendi ynë çdo ditë e secilën ditë”, thuhet tutje.

    LDK-ja ka shtuar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë marrëveshjeje të prearanzhuar prapa dyerve të mbyllura e darkave.

    “LDK-ja fton të gjitha palët politike, që në këtë kohë, të kërkojnë dhe të punojnë vetëm në drejtim të dorëheqjes legale të Kryeministrit, sepse ajo faktike tashmë ka ndodhur”, përundon njoiftimi.