ATV

Author: ATVLive

  • Përfaqësuesi i serbëve në Kroaci i këshillon serbët e Kosovës për Asociacionin: Mësoni nga gabimet tona

    Përfaqësuesi i serbëve në Kroaci i këshillon serbët e Kosovës për Asociacionin: Mësoni nga gabimet tona

    Serbët në Kosovë duhet të mësojnë nga gabimet e serbëve në Kroaci, tha kryetari i Këshillit Popullor Serb përfaqësuesi i serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac. Ai tha se serbëve në Kroaci iu mundësohet vetëqeverisja, por në praktikë është reduktuar në nivelin e një organizate joqeveritare, pa financim të përcaktuar.

    “Përvoja jonë në Kroaci është se kemi vetëqeverisje të pakicave, por statusi dhe pozita e tyre nuk janë të rregulluara në mënyrë adekuate në sistemin kroat. Kjo do të thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave, edhe pse vetëqeverisës, para së gjithash ka statusin formal të një organizate joqeveritare, megjithëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, statuset e organizatave joqeveritare nuk janë të rregulluara”, tha Pupovac për mediumin serb “Kosovo Online”.

    Nga kjo, ai bën thirrje që të marrin mësim serbët në Kosovë.

    “Sipas kësaj, ato nuk mund të jenë organizata joqeveritare, por duhet të jenë diçka tjetër. Por, fatkeqësisht, kjo nuk është siguruar në Kroaci deri më sot. Ky duhet të jetë mësim për bashkatdhetarët tanë në Kosovë kur merret parasysh statusi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai status duhet të përcaktohet paraprakisht, se sigurisht që nuk duhet të jetë status i një organizate joqeveritare dhe se kushtet e financimit do të duhej të përcaktoheshin, kushtet e financimit varen nga rrethanat politike” tha Pupovac.

  • Policia shqipton mbi 1,500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

    Policia shqipton mbi 1,500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1506 gjoba në trafik.

    Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.

  • Policia qëllon një person që kërcënoi me sëpatë në paradën e tifozëve në EURO 2024 në Hamburg

    Policia qëllon një person që kërcënoi me sëpatë në paradën e tifozëve në EURO 2024 në Hamburg

    Policia gjermane ka shtënë kundër një personi, i cili i kishte kërcënuar oficerët me një sëpatë dhe një mjet zjarrvënës, të dielën gjatë paradës së tifozëve në Kampionatin Evropian të futbollit 2024 në Hamburg.

    Policia njoftoi në rrjetin social X se e ka nisur një operacion të madh dhe se sulmuesi është duke i mjekuar plagët.

    Incidenti ndodhi në rrethinën St Pauli në Hamburg, pak para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës e cila do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin Volksparkstadion.

    Marshimet e tifozëve caktohen para çdo ndeshjeje, ndërsa gjatë kohës së incidenti po mbahej një paradë e tifozëve të Holandës, që nisi në orën 12:30.

    Gjermania është nikoqire e edicionit të 17-të të Kampionatit Evropian, i cili nisi të premten mbrëma.

  • Është nga Kosova, tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali – Shqipëri e zbulon arsyen pse e bëri

    Është nga Kosova, tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali – Shqipëri e zbulon arsyen pse e bëri

    Shqipëria mbrëmë (15 qershor) zhvilloi ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024 ndaj Italisë.

    Ndonëse “Kuqezinjtë” morën avantazhin pas vetëm 23 sekondave lojë pas golit të shënuar nga Nedim Bajrami, ata nuk ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar.

    Italia arriti që ta përmbysë rezultatin duke shënuar dy gola me anë të Alessandro Bastonit dhe Nicolo Barellas për të “rrëmbyer” tri pikët.

    Sidoqoftë, një ndër momentet që mori vëmendjen gjatë kësaj ndeshje ishte momenti kur një tifoz hyri në fushë dhe bëri që ndeshje të ndërpritej për disa minuta.

    Tashmë është mësuar se tifozi që ka hyrë në fushë është shqiptar i Kosovës dhe banon në Skenderaj.

    Sami Rexhepi ishte personi që arriti ta evitojë sigurimin dhe të hyjë në fushë për disa minuta duke i përshëndetur disa lojtarë.

    Rexhepi tashmë ka treguar arsyen që fshihet prapa këtij veprimi që bëri bujë në rrjetet sociale.

    ”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Rexhepi.

    Përndryshe, Shqipëria do të rikthehet në aksion sërish të mërkurën, ku kësaj radhe do të ketë kundërshtar Kroacinë.

  • Robertson: Merakosem për Kosovën, Rusia dëshiron të zgjerojë ndikimin

    Robertson: Merakosem për Kosovën, Rusia dëshiron të zgjerojë ndikimin

    Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

    Për The Geopost, Robertson thekson se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

    Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

    Intervista e plotë:

    25 vite pasi ishit Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, cilat janë sfidat me të cilat përballet NATO sot?

    Lord Robertson: Në samitin e Uashingtonit, në krye të axhendës do të jetë Ukraina. Duhet ta mposhtim Vladimir Putinin. Ukraina duhet të mbijetojë dhe të fitojë në këtë konflikt dhe asgjë nuk ka më shumë rëndësi se kaq.

    Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë botën dhe veçanërisht botën perëndimore që Ukraina të mbijetojë si një vend dhe t’i rezistojë dhe zmbrapsë ata që e kanë pushtuar atë në mënyrë të paligjshme dhe pa provokime fare.

    Ju thatë (në konferencë) se sfida më e madhe është ndikimi rus në Ballkan, si e shihni problemin e ndikimit rus, veçanërisht në Serbi?

    Lord Robertson: Nuk ka dyshim se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në fakt në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por Ballkani Perëndimor është pjesë e territorit që ata (ruset) do të donin të dominonin. Prandaj, ata janë të përfshirë në përçarje, në sabotim ekonomik, ata janë të përfshirë në sulme kibernetike, sepse kjo është mënyra në të cilën ata veprojnë, dhe ata, nëse fitojnë në Ukrainë, do të bëjnë shumë më tepër në të ardhmen. Pra, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë rajon për atë që Rusia do të bëjë përfundimisht, veçanërisht nëse fitojnë në Ukrainë.

    NATO i dha Kosovës lirinë e saj, sot, 25 vjet më pas, si e shihni Kosovën dhe të ardhmen e saj?

    Lord Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

    Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu.

  • Hovenier përcjell urimet më të ngrohta për Kurban Bajram

    Hovenier përcjell urimet më të ngrohta për Kurban Bajram

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

    Me rastin e kësaj feste ai i përcolli urimet më të ngrohta.

    “Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për besimtarët që po festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, thuhet në urim.

  • Mediat në Serbi, policia e Kosovës i demanton shkrimet se janë maltretuar disa të rinj serbë në Leposaviq

    Mediat në Serbi, policia e Kosovës i demanton shkrimet se janë maltretuar disa të rinj serbë në Leposaviq

    Policia e Kosovës ka reaguar pas shkrimeve në disa mediume serbe se kinse janë keqtrajtuar disa të rinj serbë në Leposaviq.

    Organet e rendit i konsiderojnë këto shkrime të pavërteta dhe tendencioze.

    “Policia e Kosovës, njësitë policore të rendit, reagimit të shpejtë në DRP Mitrovicë Veri, gjatë realizimit të detyrave të rregullta policore, kanë reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik”, thuhet në reagim.

    Tutje në këtë reagim, theksohet se Policia e Kosovës udhëhiqet nga parimet më demokratike dhe të gjitha masat dhe veprimet policore i ka ndërmarrë në funksion të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe garantimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

    “Andaj, deklarimet e tilla tendencioze, nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike, pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore përfshirë atë të ruajtjes së rendit e qetësisë publike. Për informacione zyrtare ftojmë mediat dhe të gjitha palët që ti referohen informacioneve zyrtare të Policisë se Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

  • Zbulohet shuma që Messi refuzoi për t’u transferuar në Inter Miami

    Zbulohet shuma që Messi refuzoi për t’u transferuar në Inter Miami

    Në qershor të vitit 2023, u dha njoftimi se njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas dy vitesh në Francë.

    Përkundër se shënoi 21 gola dhe dhuroi 20 asistime në sezonin e tij të fundit për klubin francez, tifozët ia kthyen shpinën argjentinasit, duke bërë që trajneri Christophe Galtier të jap njoftimin se klubi nuk do ta rinovojë kontratën e Messit.

    Thashethemet filluan të qarkullojnë se fituesi i Kupës së Botës do t’i bashkohet rivalit të tij Cristiano Ronaldo, duke nënshkruar për një klub të Superligës së Arabisë.

    Në vend të kësaj, Messi vendosi të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me ekipin amerikan, Inter Miami që është në pronësi të David Beckham.

    Por tani është zbuluar se ai ka refuzuar një ofertë zyrtare për t’u transferuar në Superligën e Arabisë, e cila kapte vlerën e 1.4 miliardë eurove.

    Anmar Al Hilali, presidenti i Al Hilalit, ka zbuluar detajet e marrëveshjes e cila në fund dështoi.

    “Ne në fakt kontaktuam Messin kur mbaroi kontrata e tij me Parisin. Ne i prezantuam atij një ofertë prej 1.4 miliardë eurosh, por lojtari e refuzoi sepse familja e tij donte Amerikën”.

    “Ishte një befasi se si lojtari mund të refuzonte një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij. Ishte e mundshme që ai ta bindë familjen e tij, por nuk hezitoi që ta refuzojë ofertën”.

    Në rast se Messi do të pranonte ofertën e klubit arab, ai do të ribashkohej edhe një herë tjetër me Neymar Jr, me të cilin ka luajtur së bashku tek Barcelona dhe PSG-ja.

    “Ne e respektojmë këtë, pasi familja është më e rëndësishme se sa paratë”, përfundoi presidenti i Al Hilalit.

  • Abdixhiku nga selia e BIK-ut: Një shoqëri që beson në zot, përkujdeset për familjen, atdheun dhe vendin është shoqëri që ka prosporitet

    Abdixhiku nga selia e BIK-ut: Një shoqëri që beson në zot, përkujdeset për familjen, atdheun dhe vendin është shoqëri që ka prosporitet

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, nga selia e BIK-ut.

    Abdixhiku tha se kjo festë kujton vlerat e larta njerëzore ndaj krijuesit.

    “Sot me bashkëpunëtor të LDK-së urova myftiun Tërrnava dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, kjo festë na kujton vlerat me të larta njerëzore, sakrificen ndaj krijuesit,solidaritetin ndaj njerëzve dhe mirësinë ndaj njëri tjetrit. Një shoqëri që beson në ZOT e që perkujdeset për familjen e për njëri tjetrin për atdheun vendin është shoqeri që ka prosporitet”.

  • Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”

    Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram apo siç njihet edhe ndryshe “Bajramin e vogël”.

    Ziv urimin e saj përveç në shqip, e ka bërë edhe në gjuhën e disa komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.

    “Gëzuar festën e Bajramit të Vogël të gjithë miqve që po festojnë në Izrael, Kosovë dhe anekënd botës!

    Me fat Bajramin e Vogël!

    Bajram Šerif Mubarek Olsun!

    Bayramınız kutlu olsun!

    Bahtalo o Kurban Bajrami!

    Eid Mubarak!”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.