ATV

Author: ATVLive

  • ​Petkoviq pas takimit në Bruksel tregon refuzimet e Bislimit

    ​Petkoviq pas takimit në Bruksel tregon refuzimet e Bislimit

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përmes një postimi në rrjetin social X, ka përmendur pikat të cilat Bislimi ka refuzuar ti diskutoj.

    Sipas tij Prishtina po e vret dialogun.

    “Dje në Bruksel Bislimi refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare e quajti inekzistente, Elektroseverin e quajti kompani jonormale, hodhi poshtë draft Statutin e BE-së për Asociacionin dhe të gjitha i tha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po vret dialogun!”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social X.

    Ndërsa Qeveria e Kosovës në detajet e publikuara për takimin në Bruksel ka akuzuar Serbinë se po refuzon t’i zbatojë marrëveshjet.

  • Haradinaj shkruan në librin e zisë: Lamtumirë Mjeshtër i madh e Gjeneral i letrave shqipe, Ismail Kadare

    Haradinaj shkruan në librin e zisë: Lamtumirë Mjeshtër i madh e Gjeneral i letrave shqipe, Ismail Kadare

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në librin e zisë për Ismail Kadarenë, në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.

    “Vepra monumentale e Ismail Kadaresë për letërsinë e për gjuhën e bukur shqipe, për historinë e kulturën shqiptare, prej sot e vendos kufirin e epokave, para dhe pas Kadaresë. Lamtumirë Mjeshtër i madh e Gjeneral i letrave shqipe, Ismail Kadare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook ku ka publikuar edhe disa fotografi.

  • Krasniqi në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, shpreh ngushëllime për vdekjen e Kadaresë

    Krasniqi në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, shpreh ngushëllime për vdekjen e Kadaresë

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në emër të tij dhe të partisë që ai drejton ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ismail Kadaresë, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.

    Postimi i plotë:

    Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreha ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe – Ismail Kadare.

    Vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, shtetin e popullit shqiptar, por edhe për lexuesit kudo në botë, të cilët takimin e parë me shkrimtarin dhe intelektualin ikonë të kombit tonë e patën në rreshtat e dhjetëra veprave të tij.

    Pena, imagjinata dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë na frymëzoi e na edukoi ndër breza. Ai u bë shkrimtari protagonist i letërsisë, qytetërimit dhe mendimit shqiptar, duke e popullarizuar letërsinë shqipe dhe historinë e kulturën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përmasa evropiane dhe botërore.

    Kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.

    Pusho i qetë ISMAIL KADARE – ti Gjeneral i letrave shqipe!

  • Rifillon dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

    Rifillon dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

    Pas disa ditëve me të reshura në vend dhe si rrjedhojë ndërprerjes së dezinsektimit hapësinorë në Prishtinë, ky proces rifillon sot.

    Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot nuk do të ketë shi, prandaj do të vazhdon dita e 4 të dezinsektimit.

    “Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot nuk do të ketë shi. Prandaj, do të vazhdojmë me ditën e 4 të dezinsektimit”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

    Ndër të tjera këtë vit, në planin dinamik të operimit të dezinsektimit shtohen edhe Truda dhe Lebana, përkatësisht në ditën e 6.

  • Edhe presidentja Osmani shkroi në Librin e Zisë për Kadarenë

    Edhe presidentja Osmani shkroi në Librin e Zisë për Kadarenë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për varrimin e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

    Në një postim në Facebook, e para e vendit tha se liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar.

    “Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare”, shkroi ndër të tjera Osmani në postin me fotografi.

    “Me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën. Për dekada të tëra, veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la. Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare”, shkroi presidentja.

  • Ministria vendos përfundimisht për tenderin e master-planit për kompleksin “Adem Jashari”

    Ministria vendos përfundimisht për tenderin e master-planit për kompleksin “Adem Jashari”

    Nga tre milionë euro që ishte paraparë të vlente, master-plani për kompleksin “Adem Jashari” shtetit do t’i kushtojë 7,890,000.00 euro.

    Ministria e Kulturës e ka shpërblyer me kontratë studion gjermane të arkitekturës Gerber Architekten International GmbH për zhvillimin e master-planit për kompleksin “Adem Jashari” në Skenderaj.

    Monumentet brenda kompleksit ka vite që ndodhen në rrezik të shkatërrimit.

    Për të shmangur këtë degradim, Qeveria e Kosovës në vitin 2021 ka iniciuar një proces për zhvillimin e master-planit të Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

    Hapi i parë ka qenë themelimi i një Komiteti ndër-ministror për kompleksin, i cili do ta mbikëqyrte dhe ndërmerrte hapa për zhvillimin e master-planit. Kësisoj, Ministria e Kulturës hapi një konkurs përmes prokurimit publik për zhvillimin e një master-plani.

    Sipas konkursit të mbyllur me 7 korrik, master-plani do të përfshijë një zonë prej 450 hektarësh. Në konkurs jepen detaje të gjendjes aktuale bashkë me synimet e shtetit.

    Procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë fituese për zhvillimin e master-planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari të cilat filluan në qershor, kanë përfunduar të mërkurën e 3 korrikut dhe kanë zgjatur më tepër se një vit.

    Me kontratë është shpërblyer studioja e arkitekturës Gerber Architekten International GmbH, me bazë në Dortmund të Gjermanisë. Vlera e kontratës është dyfish më e madhe sesa ajo që ishte paraparë në hapje të tenderit.

    Nga 3 milionë euro që ishte paraparë të kushtonte, master-plani për Kompleksin Memorial Adem Jashari do t’i kushtojë shtetit 7,890,000.00 euro, bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar nga Zyra e Prokurimit të Ministrisë së Kulturës të mërkurën.

    Dy ofertat e konsorciumeve tjera konkurruese, ato të “Polis University” dhe Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë, janë eliminuar nga Ministria e Kulturës, edhe pse ishin më të lira në çmime.

    Në shkurt të këtij viti, Ministria e Kulturës është paditur nga Instituti i shkencës dhe teknologjisë “Insi”, e cila kryesonte njërin nga konsorciumet e eliminuara nga gara për tenderin e zhvillimit të master-planit.

    I njëjti operator ekonomik e ka dorëzuar lëndën edhe në Gjykatën Komerciale. “Insi” pretendon se ka pasur shkelje të shumta në procesin e prokurimit për këtë tender.

    Shteti prej vitit 2004 me Ligj të veçantë kishte shpallur kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” si hapësirë me interes të veçantë.

    Më pas në nëntor të vitit 2018 me Ligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ishte ripërcaktuar statusi i Kompleksit dhe obligimet e institucioneve të Kosovës për planifikimin, ndërtimin, mbrojtjen, konservimin, restaurimin, administrimin, kujdesin dhe prezantimin e tij.

    Në Ligj që ka zëvendësuar atë të 2004-s përcaktohet se Kompleksi posedon 450 hektarë dhe, sipas analizës së ndikimit buxhetor, asokohe parashihej të investoheshin 21 milionë euro.

  • ​Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

    ​Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

    Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat dhe mundësitë e procesit të Drejtësisë Tranzicionale. Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në tryezën me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale” që u mbajt në Prishtinë.

    Gjatë diskutimeve u theksua se kjo strategji përshkruan synime ambicioze duke filluar nga adresimi i mizorive të së kaluarës dhe sigurimi i llogaridhënies deri tek mbështetja e viktimave dhe forcimi i institucioneve demokratike.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me miratimin e kësaj strategjie, Kosovës i është krijuar një kornizë e rëndësishme për trajtimin e shkeljeve masive të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës.

    Përveç kësaj, Haxhiu tha se kjo strategji përfaqëson një moment të rëndësishëm shoqëror dhe institucional në përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të promovuar dialogun shoqëror dhe për të forcuar paqen e qëndrueshme.

    “Me miratimin e kësaj strategjie Kosovës i kemi krijuar një kornizë jashtëzakonisht të rëndësishme për trajtimin e shkeljeve masive të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës. Përmes kësaj strategjie edhe njëherë e afirmojmë angazhimin tonë të përditshëm për ndërtimin e themeleve të një të ardhmeje të drejtë, solidare, por edhe të barabartë. Kosova ndodhet në një momentum kyç në të cilin duhet adresuar sfidat dhe mundësitë e procesit të drejtësisë tranzicionale. Rrjedhimisht edhe kjo strategji përfaqëson një moment të rëndësishëm shoqëror dhe posaçërisht institucional në përpjekjet tona kolektive për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të promovuar dialogun shoqëror dhe për të forcuar paqen e qëndrueshme… Strategjia për drejtësinë tranzicionale përshkruan synime ambicioze, nga adresimi i mizorive të së kaluarës dhe sigurimi i llogaridhënies tek mbështetja e viktimave dhe forcimi i institucioneve demokratike”, tha Haxhiu.

    Ndërkaq, udhëheqësi i divizionit nga Ministria e Drejtësisë, Baki Svirca prezantoi Planin e Veprimit të Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale. Ai tha se për këtë strategji janë ndarë, 15 milionë euro dhe se kjo strategji është fokusuar në katër objektiva strategjike të cilat janë ndarë në 18 objektiva specifike, për të cilat janë planifikuar 112 aktivitete.

    Ai potencoi se strategjia ka synuar që të mundësojë vendosjen e dialogut social për të kaluarën përmes drejtësisë restauruese, për të siguruar kushtet e nevojshme për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat, për të siguruar zbatimin e një procesi gjithëpërfshirës, transparent, të mbështetjes materiale, simbolike, psikosociale për të gjitha viktimat.

    “Strategjia sipas parimeve të drejtësisë tranzicionale është fokusuar në katër objektiva strategjike që lidhen drejtpërdrejt me katër shtyllat e drejtësisë tranzicionale dhe të cilat pastaj janë shpërndarë ose janë ndarë në 18 objektiva specifike, për të cilat janë planifikuar 112 veprime ose aktivitete. Në këto 112 aktivitete, kostoja për tri vjet ka një shumë të përmbledhur, të parallogaritur mbi 15 milionë euro, ose saktësisht është 15 milionë e 531 mijë e 935 euro. Kjo kosto është e darë në tri vite për secilin veprim është kostoja specifike…Objektiva strategjike ‘Objektivi për të vërtetën ose objektivi i parë do të realizohet përmes 25 aktiviteteve dhe shuma për tri vite është 7 milionë 288 mijë e 979. Objektivi strategjik i dytë ose ‘E drejta për qasjen në drejtësi ose qasja në drejtësi’ do të realizohet përmes 20 aktiviteteve. Shuma për tri vjet, për këtë pjesë është 721 mijë e 356 euro. Objektivi strategjik i tretë që ka të bëjë me mbështetjen ose pjesën e reparacioneve do të realizohet përmes 27 aktiviteteve, ku shuma për tri vjet do të jetë 5 milionë e 851 mije 456 euro. Dhe objektivi strategjik i katërt, që ka të bëjë me garantimin e mos përsëritjes ose vazhdimin e reformave institucionale për ta garantuar mos përsëritjen, do të realizohet përmes 40 aktiviteteve e cila do të ketë një kosto prej 1 milion e 670 mijë e 144 euro”, potencoi Svirca.

    Lidhur me Planin e Veprimit për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, drejtoresha ekzekutive e organizatës civile me qendër në Mitrovicën e Veriut, Iniciativa e Re Sociale (NSI), Jovana Radosavljeviç u shpreh se është thelbësore të theksohet abuzimi i mundshëm që lidhet me dokumentin dhe ndërmarrjen e procesit me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë e Kosovës.

    Ajo tha se dokumenti i përgatitur nga MD-ja dështon në të gjitha parimet që pretendon të mbështesë, veçanërisht qasja dhe përfshirja në qendër të viktimës.

    Sipas saj, kjo strategji fokusohet ekskluzivisht në vuajtjet e një komuniteti të vetëm etnik, duke neglizhuar plotësisht përvojat si vuajtje të grupeve të tjera etnike.

    Ndërkaq, Radosavljeviç pas fjalës së saj lëshoi sallën, duke mos pritur përgjigjet e dhëna nga ministra Haxhiut dhe udhëheqësi i divizionit të MD-së, Svirca.

    “Është thelbësore të theksohet abuzimi i mundshëm që lidhet me dokumentin dhe ndërmarrjen e procesit me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë e Kosovës. Së pari, është e rëndësishme të theksohet se dokumenti i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dështon në të gjitha parimet që pretendon të mbështesë, veçanërisht qasja dhe përfshirja në qendër të viktimës. Dokumenti ka disa mangësi të rëndësishme. Më e dukshmja … 00:37 është perspektiva episcentrike. Ai fokusohet ekskluzivisht në vuajtjet e një komuniteti të vetëm etnik, duke neglizhuar plotësisht përvojat si vuajtje të grupeve të tjera etnike. Këto komunitete të tjera nuk përmenden fare në dokument. Ky paragjykim është i dukshëm në kornizën kohore të zgjedhur për trajtimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda strategjisë, e cila qëndron nga viti 1989 deri në vitet 2000. Kjo periudhë injoron krimet e pasluftës dhe marrëdhëniet masive të të drejtave të njeriut, të cilat prekin kryesisht anëtarët e komuniteteve jo-shumicë. Për më tepër, duket se ministria e ka braktisur konceptin e pajtimit, pasi termi pajtim është përmendur vetëm një herë në kuadër të promovimit të kohezionit social në mes të komuniteteve”, theksoi Radosavljeviç.

    Lidhur me kritikat e saj, Baki Svrica tha se të gjitha konsultimet me fokus grupet janë të rekorduara dhe për arsye të korrektësisë nuk i lejohet që t’i prezantojë të gjitha qëndrimet e njerëzve që kanë marrë pjesë nga kategoritë e ndryshme.

    Përveç kësaj, sa i përket procesit të reparacioneve, ai tha se në dokument strategjik nuk ka të dhëna konkrete sepse planifikojnë të bëjnë aktivitete të cilat e shtojnë gjithë përfshirjen.

    Më 13 qershor, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale, e para në Republikën e Kosovës që nga lufta e fundit. /kp

  • ​Kraja: Kadare ka bërë më shumë se të gjitha institucionet së bashku të shtetit shqiptar

    ​Kraja: Kadare ka bërë më shumë se të gjitha institucionet së bashku të shtetit shqiptar

    Shkrimtari Ismail Kadare ka bërë më shumë se të gjithë institucionet së bashku të shtetit shqiptar, deklaroi kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. Në mbledhjen komemorative për Ismail Kadarenë, ai tha se zëri i tij në mbështetje të Kosovës ka krijuar kontekst politik ndërkombëtar. Akademikë të Kosovës kanë lartësuar veprimtarinë e tij, ku u theksua se vepra e Kadaresë ndikoi në emancipimin e shprehjes letrare shqipe.

    Në mbledhjen komemorative për shkrimtarin Ismail Kadare, kryetari i AShAK-ut, Mehmet Kraja tha se Ismail Kadare ka qenë mbështetje këmbëngulëse dhe e pa rezervë për Kosovën.

    “Zëri i Kadaresë në mbështetje të Kosovës ka krijuar kontekst politik ndërkombëtar, ka arritur të depërtojë nëpër kancelari të ftohta diplomatike dhe që është po aq me rëndësi ka qenë frymëzim për shumë gjenerata intelektualësh, mësuesish, studentësh, nxënësish dhe për një masë të gjerë njerëzish në Kosovë, përfshirë edhe ata që në aktin final të kësaj historie u vënë në radhë të para të luftës për çlirimin e Kosovës. Në këtë pikë, Kadare ka bërë më shumë se të gjithë institucionet së bashku të shtetit shqiptar. Në një kohë të ndjeshme të strukturimit të vetëdijes së kosovarëve, ai u hapi rrugë lidhjeve të këtyre mbi ideologjike dhe tej ideologjike në shtetin amë, duke anashkaluar dhe minimizuar rolin e kufizimeve dhe ndasive botëkuptimore, madje edhe rajonale e krahinore për krijimin e një tërësie kompakte nacionale. Zëri i tij pavarësisht nëse vinte nga botacioni letrar ose nga diskursi politik, për kosovarët ka qenë zë integrues”, deklaroi ai.

    Më tej, Kraja shtoi se Kadare ka qenë pjesë e identitetit kosovar dhe se vlerat e veprave të tij qëndrojnë në themelet e Kosovës.

    “Bashkësisë ndërkombëtare dhe opinionit botëror i ka folur me një gjuhë të qartë politike dhe kulturore, ndërkohë që me kosovarët herë pas herë ka ditur të jetë kritik madje i ashpër duke kërkuar prej tyre që të përballen me sfidat dhe të jenë në nivel të çastit historik të Kosovës. Shqetësimet e Kadaresë për modelet e shoqërisë shqiptare, përkundër faktit se mund të mos lidhen drejtpërdrejt me Kosovën, kanë pasur jehonë të madhe me opinionin kosovar dhe janë kontribut i vyer për profilizimin botëkuptimor të shoqërisë kosovare si shoqëri me vlera perëndimore. Vepra letrare e Kadaresë, shkrimet dhe analizat publicistike, intervistat dhe deklaratat pse jo edhe mesazhet gojore kanë luajtur rol emancipues për Kosovën dhe kosovarët”, shtoi Kraja.

    Në akademinë përkujtimore të organizuar nga AShAK, akademik Sabri Hamiti tha se me përkthimin e veprave të Ismail Kadaresë, ai ka fituar statusin e shkrimtarit të madh.

    “Frymëzimet dhe ëndërrimet më vonë përplotësohen me motive dhe me shtresime të kohës. Vepra e tij poetike shquhet për figuracion origjinal dhe ka pasur një rol emancipues në poezinë shqipe të Shqipërisë. Veprat letrare më të rëndësishme të Ismail Kadaresë janë të shkruara në trajtë të prozës së shkurtër, të tregimit, të novelës dhe të romanit. Ai sidomos u dallua në formën e romanit për tu bërë romancieri më i njohur dhe më i rëndësishëm i letërsisë shqipe të kohës. Romani i tij i parë ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur 1963’ është vepra që ia siguroi famën letrare më parë në Shqipëri e më pastaj edhe në gjuhë të tjera e përkthyer. Romanet e tjera të dalluara janë ‘Kështjella 1970’, ‘Kronikë në gur 1971’, pastaj ‘Muzgu i perëndive të stepës 1978’, ‘Kush e solli Doruntinën 1979’, ‘Prilli i thyer 1980’ dhe ‘Pallati i ëndrrave 1980”, u shpreh ai.

    Edhe akademik Rexhep Ismajli theksoi se shkrimtari Ismail Kadare me veprat e tij ndikoi në emancipimin dhe urbanizimin e shprehjes letrare shqipe.

    “Lëvizjet në vende, rrëfime e referenca të ndryshme e bëjnë atë mjeshtër të madh të letërsisë. Duke lëvizur në koordinatat më klasike nga Askili te Dante e Shekspiri, disa shohin aty edhe përvoja moderne deri tek Kafka e Rovelli, ai u bë vet shpesh reper orientues për identifikim përtej botës shqiptare. U identifikua si shkrimtar i shquar evropian. Me shkrimin e tij ndikoi ndjeshëm në emancipimin dhe urbanizimin e shprehjes letrare shqipe. Në mënyrë të veçantë në begatimin e shprehjes shqip, nga burimet e saj nga të gjitha anëve si pak kush më parë”, përfundoi Ismajli.

    Shkrimtari Ismail Kadare ka vdekur më 1 korrik dhe sot në Shqipëri po organizohet ceremonia shtetërore e lamtumirës./kp

  • Vajza e Kadaresë: Ishte i veçantë në gjithë gjërat që bënte, nuk më mërziste kurrë

    Vajza e Kadaresë: Ishte i veçantë në gjithë gjërat që bënte, nuk më mërziste kurrë

    Po i jepet lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadarenë varrezat e Tufinës, Tiranë.

    Vajza e tij, Gresa Kadare, në fjalën e saj në varreza, tha se Kadare ishte krejt i veçantë në të gjithë gjërat. Më tej ajo u shpreh se kurrë nuk është mërzitur me të apo me neglizhencat e saj qysh fëmijë.

    “Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plotë e plotë të tjera, por nuk ka kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Nga ana tjetër entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rresht të goditur. Këtë filozofi e kam adoptuar dhe vetë që nga fëmijëria.”, u shpreh e bija e Ismail Kadaresë.

  • Lamtumira e fundit për Kadarenë – kolosi i letërsisë shqipe përcillet me lule e duartrokitje

    Lamtumira e fundit për Kadarenë – kolosi i letërsisë shqipe përcillet me lule e duartrokitje

    I është dhënë sot lamtumira e fundit kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadaresë. Pas homazheve të zhvilluara në TKOB, kortezhi me arkëmortin iu drejtua varrezave në Tufinë, kërkesë kjo e familjes së shkrimtarit të ndjerë.

    Të shumtë ishin qytetarët që morën pjesë në këtë homazhe, ndërsa përcollën me lule e duartrokitje gjeniun e letrave shqipe.

    Ismail Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer shqiptar jashtë vendit (në 45 gjuhë).

    Ai ishte gjithashtu fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare si dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.

    Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88 vjeçare.