ATV

Author: ATVLive

  • Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

    Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

    Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, ka njoftuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në faqen e tij në Telegram.

    Pamjet e postuara nga Zelensky treguan të burgosur të gëzuar, shumë të mbështjellë me flamuj ukrainas, duke zbritur nga autobusët dhe duke u ribashkuar me të dashurit në një vend që nuk u zbulua për arsye sigurie.

    “Dhe sot, për ta dhe të dashurit e tyre, kjo ditë do të thotë më shumë se vite pritje. Është lumturi e vërtetë t’i shohësh në shtëpi, të gjallë dhe të lirë”, shkroi Zelenskyy. Disa prej tyre kishin kaluar më shumë se dy vjet në robëri, shtoi ai.

    Zelensky falënderoi “partnerët, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe”, dhe të gjithë ata që punojnë për të kthyer ukrainasit në shtëpi. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët qëndrojnë pas shkëmbimeve të tjera të të burgosurve.

    Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj po i nënshtroheshin kontrolleve mjekësore në Bjellorusinë aleate përpara se të ktheheshin në Rusi, duke pranuar gjithashtu përpjekjet ndërmjetësuese të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Ndërkohë, qindra njerëz u mblodhën të mërkurën në Poltava, Ukrainë, për të marrë pjesë në funeralet e disa prej 14 viktimave të një sulmi rus të shtunën e kaluar.

  • Politikanët nuk e ndryshojnë diskursin as pas mijëra euro gjoba

    Politikanët nuk e ndryshojnë diskursin as pas mijëra euro gjoba

    Mijëra euro gjoba të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe nxitëse nga partitë politike në tubimet elektorale, nuk e frenuan këtë diskurs.

    Gjatë fjalimeve të tyre në fushatë, politikanët – krahas premtimeve – nuk kursyen as akuza e kritika për njëri-tjetrin, çka iu kushtoi me mijëra euro gjoba.

    Vullnet Buqaku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se mbi gjysma e gjobave të PZAP-së për partitë politike janë dhënë vetëm për përdorim të gjuhës së papërshtatshme në tubime zgjedhore.

    “Pavarësisht se po ka një numër të lartë të gjobave të shqiptuara prej PZAP-sw lidhur me përdorimin e gjuhës fyese dhe urrejtëse, duket se kjo nuk ka manifestuar frenim apo edhe parandalim të kandidatëve apo subjekte politike që të mos përdorin ose edhe të mos sulmojnë dhe atakojnë kandidatët e kundërshtarëve tjerë opozitar gjatë tubimeve publike”, theksoi ai.

    Drejtori i Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, Kenan Gashi thekson se dënimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për përdorim të gjuhës së urrejtjes nga partitë politike, ka qenë i ulët.

    “Dënimet që ka dhënë Paneli nganjëherë ka qenë shqetësuese niveli i ulët i dënimeve, pavarësisht këtyre niveleve edhe kësaj mase që kanë marrë…të ngritet niveli shumë më lartë sesa kanë shqiptuar, pavarësisht kësaj, prapë ministrat dhe kryeministri nuk e kanë ndalur një veprim të tillë dhe kjo për neve është tepër shqetësuese. Por çka është më brengosëse, se ata nuk e kanë marrë shumë parasysh edhe formën se si kanë marrë masat nga një institucion i pavarur”, thotë ai.

    Gashi thotë se është shqetësuese përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe nxitëse në këtë fushatë.

    “Është tepër shqetësuese se si është përdorur gjuha, komunikimi me publikun, shpeshherë ky komunikim e ky diskutim publik ka krijuar nxitje dhe urrejtje…Në zgjedhjet e tjera, në fushatat e tjera nuk ka qenë një gjë e tillë, ka qenë më një stabilitet apo më një kahje shumë më ndryshe e çka është më interesant, partitë opozitare kanë përdorur në atë kohë, por një parti që është në pushtet me përdorë një gjuhë të tillë është për t’u çuditur, është për t’u befasuar, e çka më interesantja që flitet këtu për kryeministër dhe ministrat që janë prej nivelit më të lartë“, thekson Gashi.

    Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit ka filluar më 11 janar dhe e njëjta u karakterizua me akuza nga ata që synojnë të drejtojnë qeverinë në katër vjetët e ardhshme.

    Gjobat nga PZAP-ja filluan qysh në ditët e para të fushatës, pas ankesave që i pranoi nga subjektet politike.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për tri javë të fushatës zgjedhore ka shqiptuar gjoba në deri në 43.2400 euro për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro. /kp

  • Ambasada gjermane pezullon dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026

    Ambasada gjermane pezullon dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026

    Së fundmi Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dhënë një tjetër pasqyrë të situatës lidhur me kërkesat për viza pune.

    Ambasada ka bërë të ditur se ka pezulluar dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026, pasi vetëm brenda 13 ditësh ka pranuar 8 mijë kërkesa, duke përmbushur kështu të gjitha kuotat e lejuara.

  • ​Klubet kosovare mbajnë seminar me UEFA-n për licencim në garat evropiane

    ​Klubet kosovare mbajnë seminar me UEFA-n për licencim në garat evropiane

    Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, është mbajtur seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për edicionin garues 2025/26, ku morën pjesë zyrtarët e klubeve të Albi Mall Superligës dhe Superligës së vajzave.

    Përgjegjësit nga UEFA, Daniele Bernardi dhe Andre Glue, në këtë seminar njoftuan klubet për ndryshimet që ka pësuar Rregullorja e UEFA-s për licencimin në garat evropiane, kriteret që duhet të plotësohen dhe fazat deri në finalizimin e këtij procesi.

    Procesi i licencimit të klubeve do të përmbyllet në muajin maj dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të gjitha klubet kosovare, përcjellë KosovaPress.

    Daniele Bernard nga UEFA vlerësoi lartë zhvillimin e klubeve në aspektin e licencimit, duke theksuar se ky seminar është domosdoshmëri për klubet kosovare që të përditësohen me ndryshimet e rregullores për edicionin 2025/26.

  • Opinioni i filozofes serbe në The Guardian: Studentët e kanë tronditur regjimin autoritar të Vuçiqit, po e kthejnë shpresën demokratike

    Opinioni i filozofes serbe në The Guardian: Studentët e kanë tronditur regjimin autoritar të Vuçiqit, po e kthejnë shpresën demokratike

    Adriana Zaharijeviq, një filozofe në Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale të Universitetit të Beogradit shkruan në një opinion të publikuar në The Guardian se regjimi autoritar i Aleksandar Vuçiqit në Serbi “është tronditur” nga lëvizja kundër korrupsionit që ka në krye rebelimin dhe indinjatën e studentëve.

    “Kur një strukturë ndërtimi shembet sepse është e vjetër, siç ndodhi në Dresden disa muaj më parë, njerëzit natyrshëm përgjigjen me mosbesim dhe mosmiratim të autoriteteve. Është një histori tjetër kur ndërtesat e reja shkatërrohen dhe vrasin njerëz. Shembja e mbulesës së betonit të një stacioni hekurudhor në Novi Sad, Serbi, më 1 nëntor 2024 – restaurimi i të cilit përfundoi vetëm disa muaj më parë, i shoqëruar nga pompoziteti i madh i qeverisë – vrau 15 njerëz dhe ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë të vazhdueshme mbarëkombëtare. Protestat masive kanë detyruar kryeministrin të japë dorëheqjen dhe ta vënë presidentin nën presion në rritje”, shkruan ajo në fillim të opinionit të saj.

    Fillimisht, Zaharijeviq shkruan se pushteti i bëri thëniet e zakonshme dhe “dukej se ky do të ishte një rast tjetër ku publiku nuk do të merrte asnjë shpjegim të kënaqshëm dhe askush nuk do të mbante përgjegjësi”.

    “Por më pas erdhën studentët”, shkroi ajo.

    Kërkesat e tyre, thotë ajo, “mund të duken të thjeshta”.

    “Por nuk janë vetë kërkesat, të thjeshta dhe të guximshme, ato që janë më shqetësuese për regjimin”, shkruan Zaharijeviq.

    “Studentët nuk kanë rënë në grackën e imitimit të autoritarizmit të presidentit: ata veprojnë si një pluralitet, pa lider, pa një përfaqësues të caktuar. Ata janë të shumtë, me fytyra të ndryshme që shfaqen nëpër ato pak media të pavarura. Ata vendosin kolektivisht çdo hap në mbledhjet plenare përmes praktikave të drejtpërdrejta demokratike të votimit dhe harmonizimit të organeve të tyre të votimit në nivel universiteti, nëpër universitete. Me veprimet e tyre ata kundërshtojnë deformimin e frymës së demokracisë, si dhe procedurat e saj”.

    “Në dekadën e fundit në Serbi, partitë opozitare janë rrëzuar dhe qetësuar: sindikatat janë të dobëta, ndërsa makineria e partisë në pushtet dukej e pacenuar. Regjimi ka arritur të heshtë dhe të skualifikojë zërat e pavarur, nga intelektualët tek sinjalizuesit, përmes mediave frikacake, mashtruese të kontrolluara nga qeveria. Por tani, për herë të parë në ndoshta dekada, studentët – të cilët vetë nuk kanë përfaqësim formal kanë filluar të përfaqësojnë të gjithë ata zëra të heshtur. Përdorimi i tyre mendjemprehtë i mediave sociale ka filluar të kundërshtojë dominimin mediatik të regjimit. Pavarësisht ftesave të presidentit për ulje gjatë daljeve të tij të përditshme në media (të ndërthurura me kërcënime, lëshime të pandershme, akuza dhe thirrje të fshehta për dhunë), studentët kanë qëndruar të palëkundur: kërkesat e tyre janë të qarta dhe të drejtpërdrejta dhe asnjëra prej tyre nuk i drejtohet presidentit. Asnjë negocim nuk është i mundur. Në këtë, ata janë mbështetur nga profesorët e tyre dhe rektorët e universiteteve”.

    “Studentët kanë arritur ta tronditin një qeveri që për vite me radhë ose kishte blerë dinjitetin e njerëzve ose i tallte dhe nënçmonte ata që guxuan t’ia thonin të vërtetën pushtetit”, shkruan ajo.

    “Vendosmëria e tyre duhet të shkundë në veprim institucionet e plogështa. Këmbëngulja e tyre ka kërkuar guxim nga publiku dhe shumë prej tyre janë përgjigjur me guxim. Ajo që po bëjnë studentët serbë nuk është asgjë më pak se rikthimi i shpresës demokratike në një vend që e ka parë shumë pak atë – dhe në një kohë kur ajo po shkatërrohet në mbarë botën”.

  • Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, të arrestuar nga Kosova dhe Shqipëria

    Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, të arrestuar nga Kosova dhe Shqipëria

    Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente me qëllim shitjen.

    Gjashtë persona janë arrestuar e janë sekuestruar 15 dokumente të dyshimta, shtatë telefona dhe një motomjet.

    “Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht drejt shteteve që kërkojnë viza.

    Dokumentet e sekuestruara:

    • 3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;
    • 2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,
    • 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;
    • 1 leje drejtimi rumune;
    • 1 kartë identiteti shqiptare.
  • Nesër rikthehet Superliga e Kosovës

    Nesër rikthehet Superliga e Kosovës

    Edicioni 2024/25 i Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë nga dita e nesërme me ndeshjet e xhiros së 19-të.

    Nuk do të mungojnë edhe në këtë xhiro përballjet shumë interesante siç janë Drita-Malisheva dhe Llapi-Gjilani.

    Lider i tablës në Superligë është Drita me 40 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 33 dhe Malisheva me 30.

    Këto janë të gjitha ndeshjet e xhiros së 19-të:

  • Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për tentim vrasje, kërkon ndihmë për arrestimin e tyre

    Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për tentim vrasje, kërkon ndihmë për arrestimin e tyre

    Policia në Gjakovë ka publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar për një rast tentim vrasje.

    Në njoftim thuhet se të dyshuarit janë:

    · Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë dhe

    · Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë.

    “Policia e Kosovës fton qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrat 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë). Çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.”

  • KRM ‘Pastrimi’ kërkon nga qytetarët të paguajnë faturat e mbeturinave në pikat zyrtare

    KRM ‘Pastrimi’ kërkon nga qytetarët të paguajnë faturat e mbeturinave në pikat zyrtare

    KRM “Pastrimi” sh.a. ka reaguar sërish duke bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e mbeturinave në pikat zyrtare të kësaj kompanie

    Në reagimin e tyre thuhet se pezullimi i ndryshimit të rregullores për mbeturinat, i miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk mund të bëhet me vendim personal të kryetarit të Komunës, Përparim Rama.

    “Dëshirojmë të theksojmë se pezullimi i ndryshimit të rregullores për mbeturinat, i miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk mund të bëhet me vendim personal të kryetarit të Komunës, Përparim Rama. Një rekomandim i Zyrës Ligjore të Komunës nuk ka kompetencë ekzekutive mbi vendimet e Kuvendit Komunal, prandaj çdo veprim në kundërshtim me këtë rregullore është i paligjshëm”, thuhet në reagim.

    Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

    KRM “Pastrimi” sh.a. u bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e mbeturinave në pikat e saj zyrtare

    KRM “Pastrimi” sh.a. rikujton të gjithë qytetarët e Prishtinës se, në bazë të vendimit të miratuar nga Kuvendi Komunal, faturimi dhe pagesa për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave duhet të kryhet drejtpërdrejt në pikat zyrtare të “Pastrimit”. Ky vendim është në fuqi dhe mbetet plotësisht i zbatueshëm.

    Dëshirojmë të theksojmë se pezullimi i ndryshimit të rregullores për mbeturinat, i miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk mund të bëhet me vendim personal të kryetarit të Komunës, Përparim Rama.

    Një rekomandim i Zyrës Ligjore të Komunës nuk ka kompetencë ekzekutive mbi vendimet e Kuvendit Komunal, prandaj çdo veprim në kundërshtim me këtë rregullore është i paligjshëm.

    Apelojmë te qytetarët të mos bien pre e keqinformimit dhe të kryejnë pagesat e tyre vetëm në “Pastrimi” sh.a.. Pagesa e faturave është thelbësore për përmirësimin e shërbimit, garantimin e pagave të punëtorëve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për të gjithë.

    Mos lejoni që keqmenaxhimi dhe interesat financiare të cenojnë cilësinë e shërbimit publik! Paguani faturën tuaj në “Pastrimi” dhe kontribuoni në një Prishtinë më të pastër dhe më të rregulluar!

  • I shkrepi “Zolla” aksidentalisht, lëndohet rëndë 20 vjeçari në Gjakovë

    I shkrepi “Zolla” aksidentalisht, lëndohet rëndë 20 vjeçari në Gjakovë

    Një person në Gjakovë i moshës 20 vjeçare, ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi dyshohet se u ja shpërthyer aksidentalisht një zollë në shtëpinë e tij.

    Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se të lënduarit për shkak të plagëve të rënda i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

    Tutje ai bëri të ditur se pas operimit, ai është transferuar në mjekim intensiv qëndror.

    Siç tha Syla, rasti i rëndë i 20 vjeçarit për trajtim, u pranua rreth orës 03.00 i mëngjesit.