ATV

Author: ATVLive

  • Aksident i rëndë në Obiliq, veturat futen brenda lokalit

    Aksident i rëndë në Obiliq, veturat futen brenda lokalit

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

    Pamjet e publikuara në media tregojnë dy vetura të cilat janë futur brenda një lokali, ngjitur me një pompë të derivateve të vendosur përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tri vetura kanë qenë të përfshira në aksident.

    “Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara)”, ka thënë policia.

    Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona.

    Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në lokal.

  • Vjen reagimi i Qeverisë për vizat

    Vjen reagimi i Qeverisë për vizat

    Qeveria e Kosovës e quajti moment kyç përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët, derisa tha se falë punës së saj, u arrit ky zhbllokim.

    Ajo tha të martën pas përfundimit të votimit në Parlamentin Evropian se vendimi do të nënshkruhet të mërkurën në Strasbourg nga PE-ja dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.

    “Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit. Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante. Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen evropiane”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

    Qeveria theksoi se qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i 2024-s.

  • Parlamenti Evropian i tha PO liberalizimit të vizave

    Parlamenti Evropian i tha PO liberalizimit të vizave

    Parlamenti Evropian në seancën e sotme ka miratuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

    Miratimi u bë pa votim, pasi s’pati asnjë kundërshtim.

    Kosova ishte e bllokuar prej disa vitesh në Këshill të Evropës. Votimi për Liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian do të lejojë udhëtimin pa viza për kosovarët në BE deri në 90 ditë, duke filluar nga viti 2024. Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ka marrë liberalizimin e vizave.

    Pas votimit të sotëm, vendimi që kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së do të firmoset nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së; Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

    Pas kësaj, mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit./atvlive.tv

  • Gërxhaliu: Më brengosë fakti që diaspora po shikohet vetëm nga dimensioni financiar

    Gërxhaliu: Më brengosë fakti që diaspora po shikohet vetëm nga dimensioni financiar

    Ish-Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në edicionin special “STUDIO E HAPUR” në ATV që i kushtohet votimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovë, tha se është shqetësuese që diaspora po shikohet vetëm nga dimensioni financiar.

    Ai tha se kontributi i diasporës në ekonominë kosovare është shumë më i madh se që jepen të dhënat statistikore.

    “Çdo ditë e më tepër jam duke u bindur se në Kosovë, statistika jep rezultate të sakta të të dhënave të gabuara. Në qoftë se mendohet të ndërtohet ardhmëria me të dhëna të gabuara vërtetë duhet të jetë shqetësuese. Në rënd të dytë, kontributi dhe potenciali i diasporës është shumë më i madh se sa që pranohet në Kosovë. E them këtë në mënyrë të argumentuara. Në qoftë se analizoni, ekzistojnë tri forma të dërgesave nga diaspora, e para është forma direkte përmes institucioneve dhe bankave të ndryshme komerciale, e dyta është ndihma më e madhe që diaspora e bën është gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë dhe e treta është në mënyrë periferike. Ajo që me brengosë është që sot vlera e diasporës varet vetëm nga kuti apo dimensioni financiar, mirëpo po e them me përgjegjësi morale dhe profesionale që kontributi i diasporës në Kosovë në këto tri forma është i barabartë me buxhetin e miratuar në parlamentin e Kosovës”, tha Gërxhaliu. /atvlive.tv

  • Krasniqi: Procesi i vizave është dashur të përfundojë në vitet 2015-2016, partia në pushtet ia humbi këtë momentum Kosovës

    Krasniqi: Procesi i vizave është dashur të përfundojë në vitet 2015-2016, partia në pushtet ia humbi këtë momentum Kosovës

    Sot pas 10 vite negociata, Parlamenti Evropian pritet të votojë dhe të japë vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Pas këtij vendimi, do të mund të lëvizin qytetarët e Kosovës lirshëm për në vendet e Bashkimit Evropian.

    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për ATV-në, tha se procesi i liberalizimit të vizave është dashur të përfundojë qysh në vitet 2015-2016, mirëpo sipas saj, partia që sot është në pushtet ia ka humbur Kosovës këtë momentum.

    “Kosova ka humbur një momentum historik në vitet 2015-2016, ku partia e cila sot është në pushtet nuk e ka votuar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku ka pasur protesta të dhunshme, ka pasur hedhje të gazit lotsjellës në seanca. Partia në pushtet e ka humbu momentumin për liberalizimin e vizave sepse Kosova ka qenë në paku me Gjeorgjinë dhe Ukrainën lidhur me këtë proces që të përfundojë në vitet 2015-2016”, tha Krasniqi.

    Ajo tha se tani është optimiste që sot Parlamenti Evropian do t’i japë fund vonesës së padrejtë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

    “Është një proces i stërzgjatur për qytetarët e vendit, mirëpo kanë qenë disa faktorë të cilat kanë ndikuar në këtë proces. Jemi vendi i vetëm në rajon ndaj të cilit është i vonuar ky proces dhe është kërkuar kushte shtesë më shumë se ndaj të gjitha vendeve të tjera në rajon”, tha Krasniqi. /atvlive.tv

  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri në Vushtrri

    Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri në Vushtrri

    Policia ka informuar sot se një burrë në Vushtrri është arrestuar për dhunë në familje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes së tij).”, është bërë e ditur në raportin policor.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

  • “Kur kam qenë e vogel, kur dikujt i është cënuar e drejta, kam reaguar”, Shendrita Muriqi-Berisha tregon si u bë avokate

    “Kur kam qenë e vogel, kur dikujt i është cënuar e drejta, kam reaguar”, Shendrita Muriqi-Berisha tregon si u bë avokate

    Të qenit person i cili gjithnjë ndjek të drejtën, ndonjëherë di të mos pëlqehet nga të tjerët, por kjo asnjëherë nuk është pengesa për të realizuar ëndrrat e për të punuar profesionin me shumë përkushtim.

    Avokatura është profesioni i saj, Shëndrita Muriqi-Berisha, në një intervistë për rubrikën “Profesionet” të emisionit ALARM në ATV, thotë se qysh nga fëmijëria e saj kishte vizionin e saj për këtë profesion të cilin tashmë e ushtron.

    “Duke u nisur nga fakti se jam një person komunikativ dhe qysh nga fëmijëria, kur më është dukur që dikujt i është cenuar e drejta, kam reaguar. Mendoj se gjithmonë e kam dashur të drejtën”, thotë Shëndrita.

    E si në çdo profesion tjetër sfida e shumta kanë qenë gjatë këtij rrugëtimi, e patjetër edhe arritjet të cilat ajo sot i gëzon.

    Ndonëse ajo ka pasione të shumta por vetën gjithnjë e gjene tek ky profesion i cili për të është puna të cilën e bënë më së miri.

    Pos shkollimit, ajo tashmë ka edhe vite punë në të cilat ka fituar përvojë e nga kjo ajo thotë se gjithnjë do e bëjë këtë punë e do të punojë për të drejtën. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë me avokaten Shendrita Muriqi-Berisha mund ta gjeni në videon e më poshtme:

  • Parashikimi i motit për sot në Kosovë me Diellza Dakën

    Parashikimi i motit për sot në Kosovë me Diellza Dakën

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me vranësira të lehta dhe me reshje të shiut gjatë pas ditës. Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 5 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale do e mbajë Ferizaj me 14 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale do e mbajë Peja me 5 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale do e mbajë përsëri Ferizaj me 14 gradë Celsius.

    Parashikimin e plotë të motit me Diellza Dakën në ALARM të ATV-së, mund ta gjeni në videon e më poshtme:

  • Kush është astronautja e parë femër që do të udhëtojë në hënë?

    Kush është astronautja e parë femër që do të udhëtojë në hënë?

    Christina Koch do të jetë astronautja e parë femër që do të udhëtojnë në Hënë vitin që po vjen, përmes misionit më të fundit të NASA-s, gjë e cila është një hap i madh drejt barazisë gjinore në vendin e punës.

    E lindur më 29 janar 1979, Christina Koch është një inxhiniere amerikane dhe astronaute e NASA-s, pjesëtare e klasës së vitit 2013.

    Me një diplomë bachelor në inxhinieri elektrike dhe fizikë dhe një diplomë master në inxhinieri elektrike nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut, Christina Koch pak para se të bëhej astronaute shërbeu në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës si shefe stacioni për Samoan Amerikane dhe që atëherë ka thyer një rekord pas tjetrit në fushën e saj.

    Tani ajo do të bëhet gruaja e parë që do të ecë në Hënë kur misioni Artemis II i NASA-s të niset në vitin 2024.

    Në fakt, astronautja tashmë mban rekordin për kohën më të gjatë që një grua ka kaluar në hapësirë me 328 ditë, dhe për pjesëmarrjen në shëtitjen e parë kozmike në 2019.

    Në një intervistë në vitin 2020, 44 vjeçarja deklaroi:
    “Me të vërtetë nuk mbaj mend një kohë kur nuk doja të bëhesha astronaute. Pasioni dhe dashuria për botën dhe hapësirën më rrënjosën dëshirën për të kontribuar sa më shumë për njerëzimin”.

    Misioni Artemis II pritet të nisë në nëntor 2024 dhe do të jetë misioni i parë i drejtuar nga NASA në Hënë që nga përfundimi i programit Apollo në 1972.

    NASA në bashkëpunim me Agjencinë Kanadeze të Hapësirës njoftuan më 3 prill 2023 anëtarët e misionit dhe Christina Koch do të bëhen astronautja e parë femër që do të udhëtojë në Hënë, duke shkruar emrin e saj në librat e historisë.

    Prania e Christines në ekip është një hap i madh drejt barazisë gjinore në vendin e punës dhe një moment historik i madh për NASA-n, e cila që nga fillimi i saj ka përzgjedhur vetëm 61 gra nga 360 kandidatët e saj për astronautët.

    Ndërsa eksploron hapësirën dhe bën histori në qytetërimin njerëzor, bashkëshorti i Christina Koch, Robert do të kujdeset për punët e shtëpisë dhe për qenushin e çiftit.

  • “E treta e vërteta”, zëdhënësja e BE-së për ATV-në, optimiste që sot do të votohet pro liberalizimit të vizave për Kosovën

    “E treta e vërteta”, zëdhënësja e BE-së për ATV-në, optimiste që sot do të votohet pro liberalizimit të vizave për Kosovën

    Bruksel, 18 prill – Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së për çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian në bisede me korrespodentin e ATV-së, Nefail Maliqin.

    Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në përbërje prej 27 vendeve të BE-së, në mars ka dhënë “dritën e gjelbër” liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Parlamenti Evropian sot do votoje tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe shtetasit e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

    Zëdhënësja e BE-së për çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Anitta Hipper për ATV-në ka thënë se Parlamenti Evropian sot pritet të votoj tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

    Zyrtaret e BE-së znj. Anita Hiper sikur edhe z. Peter Stano për ATV-në janë deklaruar optimist se ky votim do të kaloj pa pengesa dhe do t’i paraprije liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024.

    Zëdhënësja e BE-së për çështjen vizave: Para 1 janarit 2024, Kosova ka edhe një procedurë për të arritur deri tek liberalizimi final i vizave

    “Këshilli i BE-së vendimi është marrë në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel ku ministrat e BE-së e miratuan këtë vendim në lexim të parë, pa diskutime, pasi për këtë, kishte pasur pajtueshmëri në takimin e mëhershëm të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare. Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së”, thotë ajo.

    Ajo tha se rregullat e reja do t’u mundësojnë bartësve të pasaportave të Kosovës udhëtimin në BE pa viza për qëndrim në një periudhë deri 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditëve.
    BE-ja ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ndërsa në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

    “Ne mirëpresim marrëveshjen e arritur nga Këshilli [më 9 mars] për heqjen e vizave për Kosovën. Propozimi duhet ende të miratohet nga Parlamenti Evropian për t’u bërë përfundimtar. Marrëveshja e arritur parasheh që liberalizimi i regjimit të vizave për Kosovën të hyjë në fuqi nga data e hyrjes në shërbim të ETIAS. Nëse ETIAS ka vonesa, data e fillimit nuk duhet të jetë më vonë se 1 janar 2024”, ka deklaruar znj.Anitta Hipper zëdhënëse e BE-së për çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian.

    Ajo ka shtuar ne vazhdim se “Vlerësimi i Komisionit ishte i qartë që nga korriku 2018. Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Kosova ka punuar shumë për të përmbushur të gjitha standardet dhe vazhdimisht tregon përkushtimin e saj. Ata punojnë pa u lodhur për të siguruar që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza”.

    Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.