ATV

Author: ATVLive

  • “Agjencitë u myten t’u iu marrë pare rinisë”, çka po presin qytetarët nga liberalizimi i vizave?

    “Agjencitë u myten t’u iu marrë pare rinisë”, çka po presin qytetarët nga liberalizimi i vizave?

    Parlamenti Evropian ka marr vendim që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë, jo më larg se 1 janari i vitit 2024.

    Ky vendim ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen e cila përbehet prej 27 vendeve evropiane.

    Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza vetëm për 90 ditë, brenda një periudhe gjashtëmuajshe.

    Ekipi i ATV-së, gjatë ditës së sotme ishte në sheh për të marrë mendimet e qytetarëve lidhur me këtë vendim të BE-së.

    Disa qytetar thanë se e mirëpresin vendimin për liberalizimin e vizave, mirëpo ka edhe nga ata që kanë frikë se Kosova mund të boshatiset nga rinia.

    “Mua nuk më konvenon liberalizimi i vizave për arsye se rinia kanë me dalë jashtë dhe Kosova do të boshatiset. Apeloj të rinia që të rrinë në Kosovë, ta duan Kosovë, ka vende të lira dhe e kanë fitimin më të madh se në perëndim”, thotë një qytetar.

    E këna pritë që një kohë të gjatë dhe kjo bëhet e mirë për të rinjtë pikërisht, sepse këto agjencitë private u mbyten t’u marrë pare prej të rinjve”, thotë një tjetër qytetar.

    Përgjigjet e qytetarëve se çka po presin nga liberalizimi i vizave mund t’i gjeni në videon më poshtë. /atvlive.tv

  • ​Rohde: Zbatimi i marrëveshjes dhe shmangia e çdo tensioni është nevojë e kohës

    ​Rohde: Zbatimi i marrëveshjes dhe shmangia e çdo tensioni është nevojë e kohës

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë përparim dhe të shmanget çdo tension. Derisa është pyetur në lidhje me deklarimet e liderëve të Serbisë, ai ka thënë se presin zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit të dakorduar në Ohër.

    Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen të dielën në veri të vendit, diplomati gjerman ka deklaruar se të dy palët duhet të arrijnë përparim për qytetarët e të dyja vendeve.

    “Ne kemi bërë një deklaratë për këtë dhe nevoja e kohës përveç zbatimit është edhe shmangia e çdo tensioni për ndonjë temë tjetër. Ajo që na nevojitet është që të dy palët tani duhet së bashku në mënyrë konstruktive të arrijnë përparim që është i rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve”, ka deklaruar ai, transmeton KP.

    Ai nuk ka dashur të komentojë deklarimet e liderëve në Beograd, veçse ka theksuar se presin zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

    “Dua të them se ne e mbështesim plotësisht përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak në përpjekjet e tij për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër, dhe siç e kemi thënë Kosova, dhe ju e dini, zbatimi i plotë është nevojë e kohës, dhe kjo është ajo që ne presim”, ka shtuar ai.

    Më tej, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka thënë se pret së shpejti takim mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Duhet të pyesni palët për këtë, unë nuk mund të përgjigjem për ta, shpresoj se së shpejti do të ketë një takim, sepse zbatimi do të thotë që ju duhet të filloni punën. Dhe përsëri, mund vetëm të nënvizoj se për të arritur progres, duhet të zbatojmë gjërat e dakorduara në Bruksel dhe Ohër”, ka përfunduar ai.

    Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të marrëveshjes që u arrit në Bruksel, ani pse nuk pati nënshkrim të saj.

  • Nesër nënshkruhet Akti ligjor për vizat, pas ceremonisë dalin në konferencë eurodeputeti Reuten dhe Besnik Bislimi

    Nesër nënshkruhet Akti ligjor për vizat, pas ceremonisë dalin në konferencë eurodeputeti Reuten dhe Besnik Bislimi

    Nesër në Strasburg do të nënshkruhet Akti ligjor për vizat, pas miratimit që ndodhi sot në Parlamentin Europian.

    Lajmin e ka konfirmuar Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE).

    Një një postim në Twitter, Komiteti thotë se pas nënshkrimit në një konferencë për media do të dalin deputeti holandez Thijs Reuten dhe zëvendëskryeministri Besnik Bsilimi.

  • Krasniqi uron heqjen e vizave: Vendim shumë i vonuar por i mirëseardhur

    Krasniqi uron heqjen e vizave: Vendim shumë i vonuar por i mirëseardhur

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.

    Krasniqi shkroi vendim shumë i vonuar por i mirëseardhur, “Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë”, ka shkruar ai, pëcjell IndeksOnline.

    Postimi i plotë:

    Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është mëse i merituar e i mirëseardhur. Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë.

  • Abdixhiku për liberalizimin e vizave: Ditë e paharrueshme, festojmë këtë moment historik

    Abdixhiku për liberalizimin e vizave: Ditë e paharrueshme, festojmë këtë moment historik

    Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se votimi pro liberalizimit të vizave, mbetet një ditë e paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

    “Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter.

    Ndërsa ka thënë se një trajtimi të padrejtë i erdhi fundi.

    “Një trajtim i padrejtë dhe i padrejtë më në fund e sheh fundin. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane”, ka shkruar Abdixhiku.

  • Osmani uron për vizat, meritat ia lë qytetarëve

    Osmani uron për vizat, meritat ia lë qytetarëve

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian.

    Ajo tha se ky vendim final është fitore edhe për demokracinë në Europë dhe jo vetëm për Kosovën. Osmani tha se meritë për këtë ka populli i Kosovës.

    “Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”.

    Osmani tha se nga data kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm do të ndihen të barabartë me popujt tjerë europianë.

    “Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”.

  • Sa mund të qëndroni në Evropë pas liberalizmit të vizave?

    Sa mund të qëndroni në Evropë pas liberalizmit të vizave?

    Parlamenti Evropian ka marr vendim që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë, jo më larg se 1 janari i vitit 2024.

    Ky vendim ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen e cila përbehet prej 27 vendeve evropiane.

    Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza vetëm për 90 ditë, brenda një periudhe gjashtëmuajshe.

    Udhëtimi pa viza lejohet për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe nuk nënkupton leje pune ose përfitime të tjera. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

    Bazuar në vendimin e së martës, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e hapjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

  • Liberalizimi i vizave, Pacolli: Një ditë historike për vendin tonë, edhe pse e vonuar

    Liberalizimi i vizave, Pacolli: Një ditë historike për vendin tonë, edhe pse e vonuar

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

    Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, tha se kjo është ditë historike për vendin, edhe pse, sipas tij, e vonuar.

    “Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! Një ditë historike për vendin tonë. Edhe pse e vonuar! Eurodeputetët më në fund miratojnë liberalizimin e vizave me Kosovën. Nga 1 janari lëvizim të gjithë të lirshëm! Akti do të nënshkruhet sot në ligj nga Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Presidenca suedeze e BE-së”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

  • Von Cramon uron Kosovën për vizat: Vendim i shumëpritur dhe shumë i merituar

    Von Cramon uron Kosovën për vizat: Vendim i shumëpritur dhe shumë i merituar

    Raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka uruar Kosovën pas vendimit të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave.

    Ajo ka thënë se ky vendim është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Po ashtu, se ky vendim i PE’së është i shumë pritur dhe shumë i merituar për Kosovën.

    “Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian! Urime për Liberalizimin e Vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, ka thënë Cramon.

  • Agim Ademi lirohet nga arresti shtëpiak, i kthehet punës në FFK

    Agim Ademi lirohet nga arresti shtëpiak, i kthehet punës në FFK

    Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka reaguar pasi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

    Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, Ademi është shprehur krenar për punën e tij.

    “I rikthehemi punës me përgjegjësi dhe krenari!”, thuhet në postimin e Ademit të shoqëruar me një fotografi nga zyra e tij.