ATV

Author: ATVLive

  • ​Xhudistet elitare të Kosovës po stërviten në Gjermani për garat ndërkombëtare

    ​Xhudistet elitare të Kosovës po stërviten në Gjermani për garat ndërkombëtare

    Ekipi i Kosovës nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka po vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme me qëllim kryesor, Kampionatin Botëror për Senior.

    Në qendrën olimpike në Kienbaum këtë herë po marrin pjesë ekipi i vajzave në qendrën bashkë me asistent-trajneren, Majlinda Kelmendi, përcjellë KosovaPress.

    Xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Debora Gjakova, Enise Zijade dhe Sidorela Dodaj janë pjesë e këtij kampi stërvitor.

  • 24 prill, shënon ditën botërore e “të bërtasim për të çliruar ankthin”

    24 prill, shënon ditën botërore e “të bërtasim për të çliruar ankthin”

    Në këtë ditë dhe epokë modern që po jetojmë sot me presione dhe ankthe të grumbulluara nuk është aspak çudi që dikush do të vinte me idenë gjeniale, të shpallte një ditë botërore, të bërtasim për të çliruar ankthin.

    Ndonëse zemërimi është i fortë, inati i pakontrolluar është një fazë e rritur e reagimit armiqësore ndaj një dëmtim veçanërisht skandaloz ose padrejtësisë e pikërisht për këtë kjo e bërtitura është krijuar për të ndihmuar miliona njerëz që duhet të largojnë atë zhgënjim të ndrydhur. Të çliruarit e akthit me bërtim mund të sjellë njëfarë ndërgjegjësimi për përfitimet shëndetësore të lëshimit të një shakull të madh. Pavarësisht nëse zgjidhni ta bëni atë në dush, në makinë, në një dollap ose në një jastëk, lëshimi i një ulërime mund të jetë terapeutik dhe reduktues i stresit.

    Ndonëse zemërimi është një gjendje shpirtërore – e nevojshme për mbijetesën tonë – shpesh del jashtë kontrollit kur nivelet tona të stresit rriten. Një gjendje e tillë mund të ketë shumë simptoma fizike që rrallë i kuptojmë derisa të jenë mjaft të avancuara.

    Kur një person çliron zhgënjimet e tij, nëpërmjet një ulërimë të mirë të modës së vjetër, truri relaksohet, gjë që në fakt mund të sjellë një lehtësim të menjëhershëm shumë të nevojshëm.

    E bërtitura është krijuar për të ndihmuar miliona njerëz që duhet të largojnë atë zhgënjim të ndrydhur. Të çliruarit e akthit me bërtim mund të sjellë njëfarë ndërgjegjësimi për përfitimet shëndetësore të lëshimit të një shakull të madh. Pavarësisht nëse zgjidhni ta bëni atë në dush, në makinë, në një dollap ose në një jastëk, lëshimi i një ulërime mund të jetë terapeutik dhe reduktues i stresit.

    Të bërtiturat mund të ndihmojnë në nxjerrjen e emocioneve të mbytura. Gjatë këtyre kohërave sfiduese, lëshimi i një ulëritës mund të jetë një mënyrë e shëndetshme për të çliruar emocionet tuaja.

    Të bërtiturit thjesht sjell në vëmendjen dhe shërben si një kujtesë për ata që mund të kenë nevojë të heqin njëfarë presioni me një britmë.

    Për më shumë se 2000 vjet, Eastern Medicine ka promovuar përfitimet shëndetësore të britmës. Dr. Lu, i cili është mjeshtër i Mjekësisë Kineze, thotë se të bërtiturit ndihmon me stagnimin e mëlçisë dhe sipas tij britma zhbllokon ndjenjat brenda dhe i lejon ato të lirohen, duke ofruar një ndjenjë lehtësimi. Për këtë arsye ai I inkurajon njerëzit të bërtasin në vendet që u pëlqejnë ose ndihen rehat.

    Edhe pse zemërimi është një gjendje shpirtërore që është e nevojshme për të mbijetuar, situata mund të na dalë jashtë kontrollit kur na rriten nivelet e stresi dhe mund të kemi edhe shumë efekte negative shëndetësore por nëse zemërimin tuaj nuk mund ta kontrolloni shkencëtarët rekomandojnë të vizitoni një profesionit i cili pastaj do t’ju udhëheqë në mënyrën më të mirë të mundshme për të arritur qëllimin tuaj. /atvlive.tv

  • 10 vendet ku milionerët po rriten me shpejtësi të jashtëzakonshme

    10 vendet ku milionerët po rriten me shpejtësi të jashtëzakonshme

    Trendi i rritjes së numrit të njerëzve të pasur që po shënohet në gjithë botën po varion nga vendi në vend në mënyrë të konsiderueshme, sipas një raporti të ri nga konsulenca për migracionin e investimeve Henley & Partners.

    Në krye të listës është radhitur vendi Hangzhou në Kinë duke u vlerësuar si pika më e nxehtë për milionerët me rritje më të shpejtë.

    Raporti zbuloi se midis 2012 dhe 2022, sasia e individëve që jetojnë atje që kanë mbi 1 milion dollarë aktive të investueshme është rritur me 105%. Deri në fund të vitit të kaluar, 30,400 njerëz që jetonin atje i përkisnin kësaj kategorie. Prej tyre, 98 ishin të ashtuquajtur centi-milionerë, të cilët mbanin asete me vlerë mbi 100 milionë dollarë, dhe 12 ishin miliarderë.

    Dy qytete të tjera kineze, Shenzhen dhe Guangzhou janë gjithashtu në top 10, duke u renditur respektivisht në vendin e tretë dhe të shtatë.

    Numri i njerëzve ultra të pasur në Shenzhen u rrit me 98% midis 2012 dhe 2022, ndërsa Guangzhou vuri në dukje një rritje prej 86%.

    Krahas Kinës, SHBA-të dominojnë në top 10 me tre qytete.

    Sidoqoftë, në rastin e SHBA-së, të tre qytetet janë gjithashtu në pesëshen e parë. Austin, kryeqyteti shtetëror i Teksasit, zuri vendin e dytë pasi popullsia e tij milionere u rrit me 102% midis 2012 dhe 2022, ndërsa West Palm Beach i Floridës doli i katërti me një rritje prej 90%, i ndjekur nga Scottsdale i Arizonës me një rritje prej 88%.

    Veçanërisht, asnjë qytet evropian nuk është në top 10. “Dominimi i SHBA-ve mbi sektorin global të teknologjisë ndoshta ka luajtur një rol në luftën e qyteteve evropiane. Gjithashtu, rritja e Azisë ndoshta e ka dëmtuar Evropën më shumë sesa SHBA.

    Nga ana tjetër, numri i individëve të pasur në disa qytete ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Moska, Rusi, ka parë rënien më të madhe me 44%, dhe Shën Petersburg shënoi rënien e tretë më të madhe me 38%.

    Si kriter që duhet plotësuar për tu konsideruar milioner është posedimi i një pasurie me vlerë prej mbi një milion dollarësh amerikanë. Por, në këtë pasuri nuk duhet të përfshihet banesa ose shtëpia në të cilën banon personi dhe as pikturat ose automjetet luksoze që i zotëron ai. /atvlive.tv

  • Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me intervale me diell dhe me vranësira të herë pas hershme në disa zona.

    Temperaturën minimale do e mbajë Peja me 7 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 19 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me kushte të njëjta atmosferike.

    Temperaturën minimale do e mbajë Peja me 6 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 16 gradë Celsius.

    Parashikimin e plotë të motit me Diellza Dakën në ALARM të ATV-së, mund ta gjeni në videon e më poshtme:

  • Sektori privat i shqetësuar – Azemi: Nga viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën

    Sektori privat i shqetësuar – Azemi: Nga viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se kompanitë private në vend kanë mungesë të theksuar të punëtorëve të kualifikuar.

    Ai i tha Ekonomia Online se ika e të rinjve mbetet shqetësim për ta ngase veç prej viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovë.

    Sipas tij, ndonëse pronarët nuk duan të deklarohen për këtë çështje mungesa ka në çdo sektorë, por edhe ka rast te tilla kur kryejnë punë që nuk janë të kualifikuar.

    “Sipas informacioneve tona që mund të jenë edhe zyrtare në vitin 2021 dhe 2022, mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat të Kosovës e kanë lëshuar Kosovën, çka është më e rënda është ajo që këta punëtorë janë kryesisht punëtorë të kualifikuar të cilët, zbrazëtia e tyre në vendet e tyre të punës shkakton jashtëzakonisht humbje të mëdha, kryesisht për kompanitë private, ne jemi çdo ditë në terren dhe secili pronar i kompanisë i ka shqetësimet e veta sepse po i mungon stafi përkatës”.

    “Mungesë të punëtorëve, e pronarët e kompanive nuk duan të deklarohen përndryshe mungesë të punëtorëve ka në secilin sektorë, megjithatë merreni me mend kur punëtorët e ndërtimtarisë hyn në proces të punës edhe një punëtorë i cili nuk ka asnjë kualifikim, punëtori i gastronomisë hyn në punë i cili nuk ka asnjë ditë pune praktike, andaj megjithatë po mbulohen disi por nuk mund të mbulosh punëtorin e kualifikuar me një punëtorë të pakualifikuar”.

    Ndonëse thotë se ka rritje të vogël të pagave ai thotë se punëtorët teknik që kryejën shërbime edhe në institucionet qendrore paguhen deri në 180 euro.

    “Ka një rritje po themi kështu të ndjeshme, me përjashtim të atyre punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, sepse shumë kompani private kryejnë punë për institucionet shtetërore, lidhen marrëveshje kontraktuale, vetëm te këto kompani nuk ka lëvizje sepse Qeveria e Kosovës, ende po i mban punëtorët e sektorit privat të Kosovës me pagën 170 euro dhe këtu kemi punëtorët teknik të cilët po e përsëris kryejnë shërbime edhe në Zyrën e Kryeministrit edhe ministrit të Financave që janë përgjegjës për rritjen e pagave, këta punëtorë marrin pagë 180 euro, kurse te tjerat shërbime megjithatë kemi një ngritje, por asesi t’i plotësojë kushtet normale te jetesës”.

    Duke folur për Ligjin për Pagën minimale ai tha se Qeveria nuk ka vullnet që ta zë në zbatim këtë ligj. Ai pohon se si Sindikatë jannë kundër pagës prej 264 euro, por që asnjëherë nuk janë pyetur për këtë çështje, raporton EO.

    “Ligji për Pagën minimale unë kam një bindje që vullneti jo i mirë i Qeverisë së Kosovës ka mundur ta përfundojë këtë proces, normal që Ligji i Pagave herën e parë është bërë leximi i parë, në Parlamentin e Kosovës, është kthyer që Qeveria e Kosovës të bëjë disa përmirësime. Megjithatë ne e kemi thënë për pagën që e ka propozuar Qeveria e Kosovës, në një mënyrë të njëanshme më mirë le të mbetet kështu se sa të thotë e kam rritur pagën në 264 euro sepse ai nuk po na hyn në punë më neve”.

  • ​Tërmet në ishujt e Zelandës së Re

    ​Tërmet në ishujt e Zelandës së Re

    Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të hënën Ishujt Kermadec në Zelandën e Re.

    Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit (NEMA) tha se nuk kishte “kërcënim cunami” për Zelandën e Re pas tërmetit.

    “Bazuar në informacionin aktual, vlerësimi fillestar është se tërmeti nuk ka gjasa të ketë shkaktuar një cunami që do të përbëjë një kërcënim për Zelandën e Re”, thuhet në një deklaratë.

    Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se epiqendra e tërmetit kishte një thellësi prej 49 kilometrash (30 milje).

    Ishujt Kermadec ndodhen në verilindje të ishullit verior të Zelandës së Re dhe në jugperëndim të Tongës./AA/

  • Ndikimi pozitiv i kafesë në shëndetin tuaj

    Ndikimi pozitiv i kafesë në shëndetin tuaj

    Shumë njerëz nuk mund ta fillojnë ditën pa kafe, nëse jeni nga këta njerëz, lexoni disa të mira që sjell kafeina për ju.

    Aroma e kafesë ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të stresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.

    Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool.

    Ata që pinë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.

    Megjithatë si për shumë gjëra të tjera, nuk duhet tepruar as me kafe, kryesisht për shkak se ndikon në dehidratimin e trupit, duke shtuar kështu nevojën që të pini ujë.

  • Aksident i rëndë në Komoran, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në Komoran, Policia jep detaje

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Komoran.

    Siç edhe mund të shihet në pamjet e siguruara nga ATV, në këtë aksident janë përfshirë disa vetura dhe një kamion.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin, ku thonë se sipas informatave fillestare, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime.

    “Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

    ATV do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja.

  • Sipas ekspertëve, zgjedhjet ishin legale dhe kanë legjitimitet

    Sipas ekspertëve, zgjedhjet ishin legale dhe kanë legjitimitet

    Qytetarët serbë në katër komunat e veriut nuk dolën në zgjedhjet e jashtëzakonshme sepse u frikësuan nga politika radikale serbe, por pavarësisht kësaj, zgjedhjet ishin legale dhe kanë legjitimitet të plotë. Kështu deklaruan profesorët universitarë dhe ata të sigurisë në emisionin “RTK Prime”.

    Vlerësimi i përgjithshëm ishte se zgjedhjet ishin të qeta, ndërsa Serbia që kishte dominim të plotë mbi serbët e veriut, nuk arriti të ketë ndikim edhe mbi procesin institucional në veri.

    Artan Mustafa, ligjërues i Politikave Sociale, tha se Kosova ka bërë zgjedhje të mira, por këto të ditës së sotme kanë pasur natyrë tjetër, kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të sfiduara nga komuniteti serb.

    “Zgjedhjet nuk kanë qenë zgjedhje të rëndësishme nga aspekti i qeverisjes, por një kontestim i një gare i shtetit të Kosovës dhe asaj Serbisë për sovranitet. Serbia ka dëshmuar të ketë kontroll real atje”, deklaroi ai.

    Mustafa megjithatë tha se Kosova nuk mund t’i ikë Asociacionit, pasi ky është një proces që ka nis nga vitit 2004.

    Megjithatë ai tha se në këtë zgjedhje, nuk ka dominuar vetëm kërcënimi e frika që nuk kanë dalë në zgjedhje, por ka edhe një rezistencë e serbëve dhe Serbisë, kundër institucioneve të Kosovës. “Shmangies së dhunës i ka ndikuare dhe reagimi i diplomatëve ndërkombëtare”, deklaroi mes tjerash Mustafa.

    Ndërsa profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Flamur Hyseni tha se procesi i zgjedhjeve ka qenë i rregullt, ndërsa e mira, sipas tij është, se Serbia nuk arriti që të vendosë për rendin dhe ligjin në veri.

    “Qeveria ka qenë e vendosur dhe zgjedhjet janë legale dhe çka është legale është edhe legjitime. Nëse shkojmë në aspektin hipotetik se ata (serbët) janë shumicë, kjo nuk paraqet relevancë. Serbët është dashtë të dëgjojnë Beogradin, por Prishtinën dhe të dalin në zgjedhje”, deklaroi Hyseni.

    Sipas tij, ka një lloj vetëdijesimi pasi që nuk ka pasur asnjë incident në zgjedhje. “Bandat e ashtuquajtura dhe Serbia nuk kanë arritur të ndikojnë në proces”, tha ai.

    Ndërsa analisti dhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se presioni mbi serbët në veri ka qenë i madh dhe i vazhdueshëm nga Beogradi. Ai përmendi djegien e veturave, e madje edhe dorëheqjen e Jabllanoviqit.

    “Këto zgjedhje ishin të qeta, ndërsa në aspektin e legjitimitetit është për të dëshiruar, por ky proces është përmbyllur me sukses”, tha Ibishi, i cili tha se fillimisht ka qenë për shtyrjen e zgjedhjeve.

    “…por e mira është se procesi ka ecur mirë dhe organet e shtetit kanë kryer punën e vet, përfshirë këtu policinë e Kosovë”, tha ai.

    Edhe mediet e huaja kanë kushtuar vëmendje për zgjedhjet në veriun e Kosovës, me fokus te bojkoti serb për shkak të presioneve që Serbia ka ushtruar ndaj qytetarëve serbë të Kosovës.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme për 4 kryetarët e komunave në veriun e Kosovës kanë zgjuar interesimin e medieve ndërkombëtare, shumica prej të cilave kanë qenë të fokusuara te numri i vogël i pjesëmarrësve të serbëve në këto zgjedhje, për shkak të presionit që ka ushtruar Serbia.

    Kështu Reuters në tekstin e titulluar “Serbët e Kosovës refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, mes tjerash, ka cekur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar që serbët e Kosovës t’i bojkotojnë zgjedhjet, pasi që në to nuk marrin pjesë përfaqësuesit e “Listës Serbe”.

    Reuters shton më tutje se Lista Serbe është përqendruar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si çështje kryesore në politikën e Serbisë ndaj Kosovës.

    Ndërkaq mediumi publik i Polonisë (TVP), flet për numrin e vogël të pjesëmarrësve të votuesve serbë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës, të nxitur nga Beogradi.

    “Fakti që Serbia kushtëzoi pjesëmarrjen në zgjedhje me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është shenjë që marrëveshja e nënshkruar, muaj më parë, mes Kosovës e Serbisë në Ohër, nuk është duke funksionuar.

    Kurse Radio Evropa e Lirë (REL), në raportin e saj flet për bojkotin dhe numrin e vogël të votuesve serbë në zgjedhjet lokale në komuat e veiut të Kosovës.

    Sipas REL-it bojkoti i serbëve në pjesëmarrjen në zgjedhje, u organizua nga Beogradi zyrtar. Sipas REL-it ky është një mesazh për Kosovën e ndërkombëtarët se serbët nuk do t’i pranojnë zyrtarët e zgjedhur nga këto zgjedhje.

    E Zëri i Amerikës (VOA), gjithashtu ka shkruar për zgjedhjet në veriun e Kosovës, ku, mes tjerash, ka cekur se që nga nëntori i vitit të kaluar dhe dorëheqja masive e zyrtarëve serbë, qytetarët serbë në veriun e Kosovës mbrohen nga policët shqiptarë e që, mes tjerash, njofton edhe për bojkotin masiv i nxitur nga Beogradi zyrtar, duke i shantazhuar e frikësuar kandidatët dhe qytetarët serbë për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ku prej dhjetë kandidatëve për kryetarë komunash, ka marrë pjesë vetëm një prej tyre.

  • Ambasadori francez: Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike

    Ambasadori francez: Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike

    Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura të dielën e 23 prillit në katër komunat veriore.

    Me anë të një postimi në Twitter, Guerot thotë se zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike.

    Ai ka shtuar se tani është koha për të zbatuar ujdinë që është arritur në Ohër.

    “Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike. Na vjen keq që disa parti nuk morën pjesë. Tani është koha për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Guerot.