ATV

Author: ATVLive

  • Vritet në burg reperi i njohur amerikan

    Vritet në burg reperi i njohur amerikan

    Reperi amerikan MoneySign Suede u gjet i vdekur në dushin e një burgu në SHBA, ngjarje për të cilën hetuesit kanë nisur hetimet për vrasje me dashje.

    Sipas TMZ, reperi nga Los Anxhelosi ishte dërguar në burgun e Soledad në Kaliforni teksa priste vendimin përfundimtar të gjykatës për dy akuza për armëmbajtje.

    Zyrtarët e burgut thanë se reperi, emri i të cilit është Jaime Brugada Valdez, u shpall i zhdukur fillimisht të martën në mbrëmje pasi, gjatë numërimit të të burgosurve, nuk u shfaq në rresht.

    Burimet thanë për TMZ se më pas trupi i tij u gjet në një zonë tjetër të burgut, por përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë ishin të kota. Që prej vdekjes së tij, autoritetet kanë vendosur të kufizojnë lëvizjet e të burgosurve.

    Në një intervistë për “Los Angeles Times”, avokati i MoneySign Suede, Nicholas Rosenberg, deklaroi se i kishin thënë zyrtarisht që klienti i tij ishte goditur me thikë në dush. Ndërsa një tjetër i burgosur tha për të njëjtën gazetë në kushte anonimati se reperi ishte gjetur në një zonë të burgut ku qëndronin të burgosurit e zakonshëm.

    Ai gjithashtu tha se kjo ishte e pazakontë, pasi personazhet publikë zakonisht qëndrojnë në hapësirë të veçanta për arsye sigurie. Por duke qenë se MoneySign Suede ishte në hapat e parë të karrierës, nuk dihet nëse është vlerësuar se meritonte këtë privilegj.

    Reperi ishte dënuar me 32 muaj burg për një akuzë në lidhje me armët dhe po priste vendimin për një tjetër akuzë të ngjashme. Ai ishte dorëzuar në polici dhjetorin e kaluar dhe shpresonte të dënohej përfundimisht me 2 vite burg.

    MoneySign Suede u fut në listën e reperëve më në zë në vitin 2021 kur nënshkroi me shtëpinë diskografike “Atlantic records”. Albumi i tij i fundit ishte publikuar në shtator 2022./A2CNN

  • Nisin punimet për “rrugën A” në Prishtinë

    Nisin punimet për “rrugën A” në Prishtinë

    Prishtinës po i shtohet edhe një rrugë e re.

    Sot, edhe zyrtarisht do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës “A”, që njihet edhe si “Jim Xhema”, raporton atvlive.tv.

    Në ceremoninë e fillimit të punimeve të kësaj rruge ishte prezent kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Faza e parë e projektit është 1.5 kilometra, e cila përfshin segmentin nga Vetërniku deri tek “rruga B”. /atvlive.tv

  • Osmani: Zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve ishte përpjekje për zhdukjen e një populli

    Osmani: Zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve ishte përpjekje për zhdukjen e një populli

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me rastin e 27 prillit, ditës së të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

    “Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka thënë Presidentja Osmani.

    Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

    Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta.

  • Krasniqi publikoi vendimet e MAPL-së për Ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit

    Krasniqi publikoi vendimet e MAPL-së për Ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar sot tri vendime për “Ekipin Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” të qeverive të kaluara.

    Krasniqi ka bërë të ditur se kanë marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publik për vendimet në fjalë.

    “Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

    Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi.

    Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa.

    Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Sipas tij, nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.

    “Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues. Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.”, ka shkruar ai.

    Ministri Krasniqi ka njoftuar se të martën (18 prill) i është drejtuar me ftesë për takim ekipit në fjalë, por nuk ka marrë përgjigje.

  • Gjendet i vdekur një burrë në Gjilan

    Gjendet i vdekur një burrë në Gjilan

    Një person është gjetur i vdekur të mërkurën në Gjilan, ku vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

    Policia ka njoftuar se burri i cili u gjet i vdekur, sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve.

    “Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Ambasadorja amerikane ia bën me dije Daçiqit: Marrëveshja e Ohrit, historike dhe e detyrueshme

    Ambasadorja amerikane ia bën me dije Daçiqit: Marrëveshja e Ohrit, historike dhe e detyrueshme

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield, është takuar dje në New York me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Sipas zëdhënësit të Misionit të ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Nate Evans, ambasadorja Thomas-Greenfield uroi Daçiqin “për marrëveshjen historike, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të arritur nga Serbia dhe Kosova”.

    “Ambasadorja Thomas-Greenfield nënvizoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë të detyrimeve të të dyja palëve sipas marrëveshjes dhe ritheksoi përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën ndërsa ato ndjekin një marrëdhënie të parashikueshme dhe paqësore”, u shpreh ai.

  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot diskuton për Kosovën

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot diskuton për Kosovën

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten pasdite do të shqyrtojë raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, për punën e misionit të OKB-së (UNMIK) në Kosovë.

    Në raportin që mbulon aktivitetet e UNMIK-ut dhe zhvillimin e ngjarjeve nga 16 shtatori 2022 deri më 18 mars 2023, Guterres ka përshëndetur marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe aneksin për zbatimin e saj me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Ohër.

    Në raport përshkruhen edhe ngjarjet e nëntorit të vitit të kaluara, kur serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit për targa.

    Kosova përfaqësohet nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo para dy dite u takua me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, me të cilën diskutuan për marrëveshjen e fundit me Serbinë.

    Sesioni i fundit i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e misionit të UNMIK-ut është mbajtur në tetor të vitit të kaluar.

    Presidencën e këtij këshilli e ka Rusia.

  • Pse timoni i makinës në shumicën e botës është në krahun e majtë

    Pse timoni i makinës në shumicën e botës është në krahun e majtë

    Asgjë në botë nuk ka rregulla fikse, si timoni i makinës, pozicioni i të cilit ndryshon nga shteti në shtet, gjë që varet nga koha kur makinat nuk ishin shpikur ende.

    Rreth 35 për qind e popullsisë së botës drejton makina me timonin në të djathtë dhe këto vende janë kryesisht ish-koloni britanike. Kjo gjë befason pjesën tjetër të botës, por për një arsye të mirë.

    Para së gjithash, le të kuptojmë pse timoni është në anën e majtë.

    Gjatë feudalizmit anglez, ku ekzistonin kalorës apo luftëtarë me shpata, shpatarët me dorën e djathtë preferonin të qëndronin në “anën e majtë të rrugës” sepse;

    – Kështu ata mund të përdornin lehtësisht dorën e djathtë për të përdorur shpatat kundër një kundërshtari që po afrohej;

    – Parzmoret në anën e majtë të luftëtarëve nuk u përplasën me njëra-tjetrën.

    Ishte shumë më e lehtë të hipje në anën e majtë të kalit dhe të zbresësh nga ana e djathtë.

    Napoleoni ishte i pari që filloi të imponojë drejtimin e majtë kur pushtoi vendet evropiane si Gjermania, Zvicra, Polonia e të tjera.

    Sigurisht, vendet rivale si Britania e Madhe e kanë refuzuar me kokëfortësi këtë dhe kanë vazhduar traditën e tyre të timonit në të djathtë.

    Në fakt, Anglia e zbatoi këtë rregull në të gjitha kolonitë e saj, kështu që shumica e kolonive indiane dhe afrikane ende drejtojnë me timonin në të djathtë sot.

    Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, donin t’i shpëtonin rrënjëve të saj britanike dhe në vend të kësaj shkuan në drejtimin e majtë.

    Gjithashtu, dhjetë vjet pasi SHBA kolonizoi Filipinet, Henry Ford fillimisht prodhoi automjete Model T dhe vendosi timonin në anën e majtë të makinës. Pas këtyre zhvillimeve, shumë vende si SHBA-ja dhe Filipinet vazhduan të praktikonin timonin e majtë.

    Gjë që më pas u shtri edhe në vendet e tjera të botës, përfshirë edhe Europën, ku makinat e prodhuara edhe sot e kësaj dite janë me timonin në krah të majtë.

    Asgjë në botë nuk ka rregulla fikse, si timoni i makinës, pozicioni i të cilit ndryshon nga shteti në shtet, gjë që varet nga koha kur makinat nuk ishin shpikur ende.

    Rreth 35 për qind e popullsisë së botës drejton makina me timonin në të djathtë dhe këto vende janë kryesisht ish-koloni britanike. Kjo gjë befason pjesën tjetër të botës, por për një arsye të mirë.

    Para së gjithash, le të kuptojmë pse timoni është në anën e majtë.

    Gjatë feudalizmit anglez, ku ekzistonin kalorës apo luftëtarë me shpata, shpatarët me dorën e djathtë preferonin të qëndronin në “anën e majtë të rrugës” sepse;

    – Kështu ata mund të përdornin lehtësisht dorën e djathtë për të përdorur shpatat kundër një kundërshtari që po afrohej;

    – Parzmoret në anën e majtë të luftëtarëve nuk u përplasën me njëra-tjetrën.

    – Ishte shumë më e lehtë të hipje në anën e majtë të kalit dhe të zbresësh nga ana e djathtë.

    Napoleoni ishte i pari që filloi të imponojë drejtimin e majtë kur pushtoi vendet evropiane si Gjermania, Zvicra, Polonia e të tjera.

    Sigurisht, vendet rivale si Britania e Madhe e kanë refuzuar me kokëfortësi këtë dhe kanë vazhduar traditën e tyre të timonit në të djathtë.

    Në fakt, Anglia e zbatoi këtë rregull në të gjitha kolonitë e saj, kështu që shumica e kolonive indiane dhe afrikane ende drejtojnë me timonin në të djathtë sot.

    Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, donin t’i shpëtonin rrënjëve të saj britanike dhe në vend të kësaj shkuan në drejtimin e majtë.

    Gjithashtu, dhjetë vjet pasi SHBA kolonizoi Filipinet, Henry Ford fillimisht prodhoi automjete Model T dhe vendosi timonin në anën e majtë të makinës. Pas këtyre zhvillimeve, shumë vende si SHBA-ja dhe Filipinet vazhduan të praktikonin timonin e majtë.

    Gjë që më pas u shtri edhe në vendet e tjera të botës, përfshirë edhe Europën, ku makinat e prodhuara edhe sot e kësaj dite janë me timonin në krah të majtë.

  • Shtetasja amerikane sulmohet nga një femër në Prishtinë, e dyshuara dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim

    Shtetasja amerikane sulmohet nga një femër në Prishtinë, e dyshuara dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase amerikane ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuar femër kosovare.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 17:00 në rrugën “Tringë Smajli”, në Prishtinë .

    Në raportin policor bëhet e ditur se e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale.

    Viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

  • Cili është sporti më i paguar në botë?

    Cili është sporti më i paguar në botë?

    Paraja dhe fama tani janë sinonim i sportit, duke hapur rrugën për një grup të ri multi-milionerësh që të shpërthejnë në skenë.

    Çdo lojtar fiton një shumë të madhe prej rreth 8.32 milionë dollarë çdo vit.

    Sipas “sports broëser”, lojtarët më të paguar janë ata të ligës profesionale të NBA.

    Pra, sporti më i paguar në botë është basketbolli. Kjo lojë filloi në SHBA, por ka fituar njohje në mbarë botën.

    Sportet e çiklizmit pa gara përfshijnë çiklizmin artistik, polo me biçikletë, BMX në stilin e lirë dhe provat e biçikletave malore.

    Shumica e çiklistëve gjithashtu marrin shumë para nga marrëveshjet e miratimit.

    Çiklisti legjendar Lance Armstrong raportohet se ka një pasuri neto prej 50 milionë dollarësh Përveç tij, Peter Sagan besohet të jetë kalorësi me fitimet më të larta në pro-çiklizëm këtë sezon.

    Sllovaku thuhet se merr në shtëpi 5 milionë euro në sezon. Hokej mbi akull.

    I mbiquajtur nga dashnorët e tij si loja më e shpejtë në tokë, patinatorët nuk vrapojnë në akull me një top gome të vullkanizuar për asgjë.

    Ata paguhen shumë mirë. Konkurrenca ka gara si Kampionati Botëror i Hokejit në Akull, Playoff-i i Kupës Stanley dhe Liga Kombëtare e Hokejit (NHL) ndër të tjera.

    Ajo shihet nga shumë njerëz si një nga sportet më të njohura rekreative të luajtur nga miliona njerëz në të gjithë globin, lojtarët e tenisit e konsiderojnë veten ndër fituesit më të mëdhenj të sporteve në botë.

    Sipas një raporti të Forbes, Legjendari Roger Federer është tenisti me fitimin më të lartë në 2023.

    Lojtarët e futbollit janë të njohur për ekstravagancën e tyre pasi ata shpesh nënshkruajnë kontrata të mëdha me rrogë.

    Emra të shquar si futbollisti anglez David Beckham dikur u rendit i 8 -ti në listën e sportistëve më të paguar të Forbes në 2004 me të ardhura totale prej 28 milionë dollarësh.

    Aktualisht, Lionel Messi i “FC Barcelona” është ylli i futbollit më i paguar në botë, sipas Forbes.

    Fituesi i gjashtëfishtë i Topit të Artë fiton 130 milionë dollarë në vit.

    Më pas është Cristiano Ronaldo, i cili vjen i dyti pasi fitoi 120 milionë dollarë në sezonin 2023.

    Dashamirët e Ligës Kombëtare të Futbollit do të kenë diçka për të buzëqeshur pasi Futbolli Amerikan fiton vendin e tij të ligjshëm në listën e sporteve më të paguara në 2023.

    Duke marrë parasysh natyrën e kërkuar të këtij sporti, shumë do ta konsiderojnë si të përshtatshme që pagat e këtyre lojtarëve të rriten vazhdimisht.

    Të ardhurat e zotit Ëoods janë 62 milionë dollarë si të ardhurat e tij për vitin.

    Garat automobilistike bëjnë tre të fundit si sportet më të paguara në 2023.

    Me disa ngjarje garash që mbahen çdo vit, të tilla si Çmimi i Madh i Formula1, NASCAR dhe Indianapolis 500, rrezik i lartë dhe shpërblim i lartë është fraza tërheqëse e shoferëve të garave automobilistike të cilët thjesht nuk mund të ulin pagat e tyre.

    Në vendin e dytë në listën e sporteve më të paguara është Boksi.

    Arti fisnik i vetëmbrojtjes është një sport shumë i rrezikshëm, kështu që boksierët me të vërtetë meritojnë atë që fitojnë sa herë që hyjnë në rrethin katror. /atvlive.tv