ATV

Author: ATVLive

  • ​Trofeu i Ligës së Kampionëve ekspozohet në Stamboll

    ​Trofeu i Ligës së Kampionëve ekspozohet në Stamboll

    Stambolli do të presë sërish finalen e Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh. Nga sot në Stamboll ka nisur të ekspozohet trofeu që do t’i jepet ekipit fitues pas ndeshjes finale që do të luhet më 10 qershor.

    Para ndeshjes finale, në Stamboll u soll trofeu më i madh i Evropës në nivel klubesh. Trofeu i Ligës së Kampionëve do të jetë i hapur vizitorët në një qendër tregtare në Stamboll deri nesër në mbrëmje.

    Trofeu, i cili do t’i jepet ekipit fitues në finalen e stadiumit Olimpik Atatürk, peshon 7.5 kilogramë, është 73.5 centimetra i gjatë dhe ngjyrë argjendi. Trofeu i gjigantëve do të ngrihet për herë të 68-të në total dhe për herë të dytë në Stamboll, përcjellë KosovaPress.

    Ndeshjet gjysmëfinale do të nisin në javën e dytë të majit përpara finales që do të organizohet nga Stambolli.

    Real Madridi e pres Manchester Cityn në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të martën më 9 maj. Ne anën tjetër, Milani, i cili humbi nga Liverpool në finalen e luajtur në stadiumin Olimpik Atatürk në sezonin 2004-2005, do të presë Interin të mërkurën më 10 maj.

    Ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve do të luhen më 16 dhe 17 maj. Për shkak të çifteve, është e sigurt që një skuadër italiane do të arrijë sërish në finale në Stamboll.

  • ​Presidenti kroat pret Begajn: Kosova së shpejti do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

    ​Presidenti kroat pret Begajn: Kosova së shpejti do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot gjatë takimit me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi, duke potencuar se zbatimi pa rezerva dhe i shpejtë i dakordësisë së rënë ne Ohër do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve dhe më pas një marrëvëshjeje përfundimtare me në qendër njohjen e ndërsjellë.

    Gjatë konferencës së përbashkët më presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, ai u shpreh se ka vlerësuar në mënyrë të veçantë mbështetjen e plotë që presidenti Milanoviq në institucionët kroate i kanë dhënë Kosovës, si në kuadër të procesit të njohjeve, ashtu edhe të anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe rajonalë, por edhe për liberalizimin e vizave.

    Mes tjerash, presidenti Begaj tha vizita e tij në Kroaci është ë rëndësishmë në kuadër të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe në kuadër të zhvillimeve rajonale.

    “Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, vlerësova rolin e Kroacisë dhe të Slovenisë në procesin e Bërdo Brionit si platforma e vetme që i ka bërë bashkë në mënyrë të vazhdueshmë, që i ka dhënë zë të gjithë krerëvë të shteteve të rajonit për të avancuar idetë e qëndrimët e tyre në drejtim të Bashkimit Evropian…Nënvizuam interesin e përbashkët dhë nevojën e një kordinimi midis nesh që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance. Lidhur më anëtarësimin e plotë të Kosovës në aleancë jam në një… me presidentin Milanoviq, i cili ka vlerësuar së Kosova është e dyjëzuar as ndaj NATO-s as ndaj Bashkimit Evropian. Shpreha mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërmjëtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zbatuar së zbatimi pa rezerva dhe i shpejtë i dakordësisë së rënë në Ohër për planin evropian do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve dhe më pas një marrëvëshje përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërimisht, të njohur ndërkombëtarisht me në qendër njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Kjo do t’i shërbente rajonit por jo vetëm”, tha ai.

    Ndërsa,presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq u shpreh se është realitet që Kosova është pjesë e Evropës dhe se në të ardhme jo të largët do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së.

    Ai tha se interes i tyre është normalizmi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “Kosova është një realitet, numri më i madh i vendeve të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s e kanë pranuar, disa vende nuk e kanë pranuar, po t’i pyesësh se pse nuk e kanë pranuar nuk do të dinë ta arsyetojnë mendimin e tyre…Kroacia e ka pranuar Kosovën, në mes të vendeve të para, ky është një realitet. Do të bëjmë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por me synimin që t’i ndihmojmë sado që të jetë e mundur dhe kjo është ë vështirë, por duam që t’i bindim së ky është realitet…Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Evropës, në një të ardhme jo të largët do të njihet edhe nga edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe që tani Serbia këtu gjendet në pozitë skizofrenike, duke mos dhënë aluzione klinike, por ndodhet në një pozitë politike skizofrënikë…Nuk dua të vendos së cfarë është interes i Serbisë, por e di çfarë është interes i jonë, jam i sigurt eshtë interesi i Shqipërisë e kjo është normalizimi i raporteve, avancimi i dialogut dhe pastaj të shohim se si do të mbarojë e tëra kjo gjë me njërëzit nga Serbia, por edhe Republika Srbska të mos krijojë shumë keqkuptime…”, tha ai.

    Presidenti Begaj tha se me presidentin kroat ka zhvilluar një bisëdë të veçantë e miqësore, më fokus forcimin ë mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, agjenda e intergrimit evropian të Shqipërisë si dhe zhvillimet rajonale.

    “Dokumenti i partneritetit strategjik i firmosur midis dy vende i ka dhënë një dinamikë të re marrëdhënieve midis dy vendeve Marrëdhëniet tona festuan vitin që shkoi 30-vjetorin dhe vlerësova se në këto tri dekada kemi krijuar një kapital, i cili është mjaft i mirë, i bashkëpunimit politik, diplomatik dhe ekonomik. Ndamë bindjen së pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike dypalëshë dhe prirjes dhë trendit të rritjes së marrëdhënieve ekonomikë, tregtare, ende mbetet shumë për të bërë në drëjtim të bashkëpunimit ekonomik midis të dy vendeve.”, tha Begaj.

    Ai tha se e ka siguruar presidetin kroat se investimet dhe projektet kroate në Shqipëri janë të mirëpritura. Begaj u shpreh se ka vlërësuar së Kroacia mund të shërbëjë si shembull shumë i mirë për Shqipërinë lidhur më integrimin evropian.

    Ndërsa, presidenti kroat, Zoran Milanoviq u shpreh se Shqipëria do të duhej që para shumë kohësh të ishte në fazë shumë më të avancuar të integrimit në Bashkimit Evropian.

    “Miqësia e Kroacisë dhë Shqipërisë, tanimë është një fakt shumë mirë i ndërtuar dhe jeta dhe raportet, në të cilat jëtojmë do na sjellin te faktet që duam të ndihmojmë Shqipërinë, jo atë që quhet rruga drejt Bashkimit Evropian, pasi kjo nuk do të thotë asgjë në vete. Është një rrugë sikurse çdo rrugë tjetër në jetë, por këtu kemi një synim konkret, Shqipëria sipas meje do të duhej që para shumë kohësh të ishte një fazë shumë më të avancuar të integrimit në Bashkimit Evropian. Nuk ka patur asnjë, lë të themi sfidë apo arsye politikë të sigurisë apo ekonomike që Shqipëria të ishte pothuajsë në fund të negociatave të anëtarësimit. Dhe kjo nuk është kështu, por besoj që kjo ka patur të bëjë edhe me paragjykime, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të vendevë të tjera, edhpse të gjitha argumentet racionale flasin në favor të faktit se vendet siç janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhej të ishin në Bashkim Evropian. Pra, do të duhej të ishin ose në Bashkim Evropian ose pranë anëtarësimit në Bashkim Evropian.”, u shpreh ai./KosovaPress

  • Serbia e zemëruar me Greqinë për Kosovën, Bërnabiç anulon vizitën në Athinë

    Serbia e zemëruar me Greqinë për Kosovën, Bërnabiç anulon vizitën në Athinë

    Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit në Greqi për shkak të qëndrimit të Athinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Lajmi u konfirmua nga mediat greke sipas të cilave ky zhvillim vjen menjëherë pas shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe përkrahjes së saj nga 33 prej 46 anëtarëve si dhe pesë abstenimeve midis të cilëve ishte edhe Greqia, raportoi Top News.

    Mësohet se menjëherë pas votimit ministria e Jashtme në Beograd ka njoftuar Athinën se Bërnabiq nuk do të marrë pjesë në forum, ndërsa pala greke duke kuptuar arsyen nuk ka kërkuar shpjegime. Madje në programin e kryeministres serbe ishte edhe një takim më homologun e saj Mitsotakis, takim që edhe ky është anuluar.

    Mediat greke nga ana tjetër theksojnë se qeveria Mitsotakis është duke rrezikuar marrëdhëniet diplomatike me Serbinë.

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për televizionin shtetëror serb RTS, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij grek dhe qëndrimi i Greqisë në votimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    “Greqia më befasoi. Ministrin nga Greqia e ka nderuar në shtëpinë e tij vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Daçiq, duke iu referuar vizitës së fundit të Dendias në Beograd dhe darkës që ka pasur me presidentin serb.

  • Nis Edicioni i 15-të i Panairit të Edukimit, stendi i Kolegjit AAB ndër më të vizituarit

    Nis Edicioni i 15-të i Panairit të Edukimit, stendi i Kolegjit AAB ndër më të vizituarit

    Kolegji AAB, institucioni më i madh jopublik i arsimit të lartë në Kosovë, po merr pjesë në Edicionin e 15-të të Panairit Vjetor të Edukimit që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në këtë panair po marrin pjesë me dhjetëra institucione të arsimit të lartë nga vendi, rajoni e më gjerë.

    Përveç prezantimit të programeve dhe mundësive të studimit, Kolegji AAB tërhoqi vëmendjen e shumë pjesëmarrësve me formatin e tij inovativ të realitetit virtual dhe roletën me oferta të shumta deri në 15% zbritje për të gjithë të interesuarit. Ky qasje e bëri stendin e Kolegjit AAB ndër më të vizituarin qysh në orët e para të mëngjesit kur u bë hapja e panairit.

    Panairi, që do të jetë i hapur edhe nesër, u ofron nxënësve një mundësi unike për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve më të fundit në sektorin e arsimit. Me pjesëmarrjen e Kolegjit AAB, vizitorët e kanë mundësinë të njihen më shumë me programet si dhe mundësitë e studimit që ofron ky institucion për vitin akademik 2023/2024.

  • ​“Eskadronët e vdekjes” roman që dokumenton krimet serbe në Kosovë

    ​“Eskadronët e vdekjes” roman që dokumenton krimet serbe në Kosovë

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) ka promovuar romanin “Eskadronët e vdekjes”, të autorit Bardhyl Mahmuti.

    Ky libër u vlerësua i nevojshëm në Kosovë, ku përmes rrëfimeve sjell fakte të dokumentuara në lidhje me gjenocidin serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Kryetari i LShK-së, Shyqyri Galica, tha se këto romane i kanë munguar Kosovës për të dokumentuar krimet serbe në Kosovë.

    Ai tha se në libër ka rrëfime të ngjarjeve makabre të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.

    Ndërkaq, autori i librit, Bardhyl Mahmuti, tha se qëllimi i këtij romani është ndriçimi i të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë.

  • Rrjeti aktivist i Nismës së të Rinjve për të drejtat e njeriut kujton viktimat në Luginën e Rekës në Kosovë

    Rrjeti aktivist i Nismës së të Rinjve për të drejtat e njeriut kujton viktimat në Luginën e Rekës në Kosovë

    Me aksionin e shënimit të distancës ndërmjet shtatë qyteteve të Serbisë dhe Batajnicës, aktivistët i Nismës së të rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) kujtojnë sot civilët e vrarë në operacionin Reka më 27 dhe 28 prill 1999. Aksioni u krye në Nish, Vranjë, Çaçak, Kragujevc, Novi Pazar, Novi Sad dhe Beograd.

    YIHR Serbia, së bashku me Aksionin Civil në Pançevë dhe Komitetin për të Drejtat e Njeriut në Nish, kujton se eshtrat e qindra civilëve të vrarë në atë operacion u gjetën në një varr masiv në poligonin e Qitjes së Qendrës së Trajnimit të Speciales Anti- Njësia Terroriste (SAJ) në vendbanimin e 13 majit në Batajnicë dhe edhe një herë u bën thirrje autoriteteve që të krijojnë një qendër përkujtimore në vendin ku u gjetën eshtrat e gjithsej 744 viktimave të vrarë në Kosovë ndërmjet viteve 2001 dhe 2003.

    YIHR Serbia, duke iu bashkuar iniciativës së Fondit për të Drejtën Humanitare (HHL) për të krijuar një qendër përkujtimore në Batajnicë, në shkurt 2018 ftoi listat zgjedhore në zgjedhjet lokale për këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit për të deklaruar nëse do të ndërtonin një qendër përkujtimore pas zgjedhjet në Batajnicë, që do të shprehte respekt për viktimat. Nga 24 listat për të cilat është dërguar ftesa, vetëm pesë janë përgjigjur dhe katër lista kanë mbështetur ngritjen e qendrës përkujtimore. Nga gazetat që e përkrahën këtë iniciativë, sot në Kuvendin e Qytetit të Beogradit është vetëm Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

    “Herët në mëngjes më 27 prill 1999, forcat e përbashkëta të Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme filluan një operacion të gjerë të quajtur Reka në zonën e komunës së Gjakovës në luginën e lumenjve Carragojs, Erenik dhe Trava. . Pjesëtarë të Batalionit të 2-të të Brigadës 549 të Motorizuar, të Brigadës së 52-të të Blinduar, të Batalionit të 52-të të Policisë Ushtarake, të Brigadës së 63-të të Parashutave, të Detashmentit Territorial Ushtarak të 113-të dhe të Brigadës së 125-të të Motorizuar të Ushtrisë Speciale të Operacionit të Jugosllavisë, rreth 4 pjesëtarë të Policisë së Ushtrisë Speciale të Policisë Jugosllave. dhe SUP Đakovica, si dhe pjesëtarë të formacioneve paraushtarake. Operacioni përfundoi një ditë më vonë, më 28 prill, rreth orës 18:00”, thuhej në njoftim.

    “Gjatë operacionit, pjesëtarët e forcave serbe hynë në fshatrat e luginës së Rekës dhe dëbuan popullsinë shqiptare në drejtim të Shqipërisë. Dhjetra civilë u vranë gjatë dëbimit. Përgjatë rrugës për në Gjakovë, disa mijëra civilë të dëbuar nga fshatrat me traktorë lëvizën në një kolonë të gjatë në drejtim të Shqipërisë. Në fshatin Mejë, efektivët e policisë ndaluan civilët në postblloqe ku veçuan burrat nga kolona, ​​ndërsa gratë, fëmijët dhe të moshuarit u urdhëruan të vazhdonin rrugën drejt Shqipërisë. Në fshatin Mejë janë veçuar 274 burra, ndër të cilët 36 të mitur, të cilët më pas janë vrarë nga pjesëtarët e UJ-së dhe MPB-së në vende të panjohura.”

    Gjatë operacionit Reka, pjesëtarët e forcave serbe vranë të paktën 350 civilë, shqiptarë të Kosovës dhe disa mijëra banorë të fshatrave në luginën e Rekës u deportuan në Shqipëri. Eshtrat e 309 civilëve, përfshirë 252 të vrarë në Mejë, u gjetën në vitin 2001 në një varr masiv në Qendrën e Trajnimit SAJ në vendbanimin “13. maj” në Batajnicë.

    Pothuajse e gjithë udhëheqja ushtarake dhe policore e RFJ-së ishte dënuar para TPNJ-së për krimet e kryera në Operacionin Reka. Pavarësisht kësaj, oficerët dhe njësitë që morën pjesë në këtë operacion janë dekoruar dhe shpërblyer disa herë deri më sot. Në mesin e oficerëve të dënuar para TPNJ-së për krimet e kryera në Operacionin Reka është edhe Vladimir Lazarevic, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të UJ-së. Më 2 shkurt të këtij viti, presidenti Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë dhe kryetar i SNS-së, në një fjalim në një seancë të posaçme të Asamblesë Kombëtare, e quajti Lazarevicin “hero të madh serb”.

    Në aktgjykimet e TPNJ-së, Momir Stojanoviq ishte caktuar si një nga organizatorët e operacionit ushtarako-policor të Rekës. Në korrik 2019, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi lëshoi ​​një urdhër për pezullimin e hetimeve kundër Stojanoviqit si dhe tre personave të tjerë për krime lufte në afërsi të Gjakovës në prill 1999. Për shkak të aktiviteteve të tij politike kundër koalicionit qeverisës, që nga viti 2016, Stojanoviq ka qenë intervistues i shpeshtë i gazetës Danas si dhe i televizionit N1 dhe Nova S dhe nuk është marrë në pyetje nga e njëjta media deri më tani për akuzat e përgjegjësisë për krimet e luftës në operacionin Reka.

    Vlastimir Gjorgjeviq, shef i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ishte përgjegjës para TPNJ-së për operacionin e zhvendosjes dhe varrosjes së trupave të shqiptarëve të Kosovës në varreza masive sekrete. Deri më sot, askush në Serbi nuk është mbajtur përgjegjës për krimet e luftës në kuadër të operacionit Reka, si dhe për operacionin për fshehjen e trupave.

  • Kështu mund ta kuptoni nëse telefoni juaj është hakuar

    Kështu mund ta kuptoni nëse telefoni juaj është hakuar

    A keni menduar ndonjëherë se si mund të dalloni nëse telefoni juaj është hakuar?

    Funksionimi i ngadaltë i pajisjes është zakonisht treguesi i parë që dikush ka hyrë në të pa u vënë re. Shenja të tjera janë nëse bateria po zbrazet shumë shpejt dhe aplikacionet nuk funksionojnë siç duhet, ose nëse vëreni një aplikacion që jeni të sigurt që nuk e keni instaluar vetë.

    Këto janë simptomat më të zakonshme që tregojnë se telefoni mund të jetë hakuar dhe sulmet zakonisht kryhen përmes instalimit të fshehur të malware.

    Një softuer i tillë arrin në smartphone nëpërmjet internetit ose nëpërmjet një lidhjeje kabllore me një kompjuter tjetër. Për shembull, kjo mund të ndodhë kur e çoni telefonin në një qendër shërbimi të paregjistruar për riparim.

    Hakerët përpiqen të depërtojnë në celular me ndihmën e programeve që nuk kërkojnë funksionimin e pajisjes dhe karikimin e baterisë.

    Në fillim, telefoni mund të mos tregojë shenja hakerimi dhe i vetmi tregues do të jenë njoftimet në aplikacione dhe rrjete sociale.

    Por më vonë vetë telefoni do të fillojë të japë sinjale se është hakuar. Herët a vonë, do të fillojnë ndërprerjet në punën e tij dhe diçka do të shkojë keq.

    Për të mbrojtur veten, prodhuesit rekomandojnë që të instaloni aplikacione të shkarkuara vetëm nga burime të sigurta dhe të shmangni lidhjen me kompjuterë të panjohur.

    Nëse dyshoni se smartphone juaj tashmë është hakuar, ekspertët këshillojnë të kontaktoni shërbimin e klientit të prodhuesit ose shitësit të pajisjes. Ata do t’ju shpjegojnë se ku mund të diagnostikoni telefonin tuaj dhe të shpëtoni nga dyshimi se jeni hakuar.

  • 24 vjet nga Masakra e Mejës, familjarët përkujtojnë tmerrin e përjetuar

    24 vjet nga Masakra e Mejës, familjarët përkujtojnë tmerrin e përjetuar

    Familjarë të shumtë përkujtuan më të dashurit e tyre në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në Meje, teksa kërkuan që kryerësit e kësaj masakre të vihen para drejtësisë.

    Me lot në sy ata për Ekonomia Online rrëfyen tmerrin që përjetuan më 27 prill të vitit 1999.

    Hyse Beqaj nga fshati Rracaj, tha se i ka të vrarë 13 anëtarë të familjes.

    “I kemi 13 anëtarë të humbur gjatë luftës të familjes sime. Siç ka ditë Zoti ka ndodh, na kanë ndalë e nuk e kemi ditë se ku po shkojmë”, tha ajo me lot në sy.

    Ditë tmerri ka qenë edhe për Selman Sadikunga fshati Nivokaz.

    24 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

    Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë.

  • Haradinaj në Mejë: Këtu pushojnë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës

    Haradinaj në Mejë: Këtu pushojnë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga disa deputetë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në Mejë, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha se kjo është masakra më e madhe në Kosovë, e që ende mbesin disa persona të pagjetur. Haradinaj shtoi se në këtë kompleks pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të dyja besimeve.

    “Me përulje nderojmë sot në vendin ku pushojnë trupat e martirëve të masakrës së Mejës. Masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë, 377 të vrarë, në mesin e tyre edhe të marr në Serbi, e po ashtu ka ende të pagjetur. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të dyja besimeve në Kosovë”, tha Haradinaj.

  • ​Dardanët në kërkim të kualifikimit në Eurobasket 2025

    ​Dardanët në kërkim të kualifikimit në Eurobasket 2025

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët në Rrethin e Tretë Parakualifikues për EuroBasket 2025, ndërsa tani fillon puna e misionit të kualifikimit.

    Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, ndërsa vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

    Në përgjithësi, Kosova ka 34 ndeshje ndërkombëtare, gjashtë fitore e 28 humbje. Dardanët debutuan në vitin 2016 në arenën ndërkombëtare në kualifikimet për Eurobasket 2017, ku pësuan dy herë nga Bullgaria, Sllovenia dhe Ukraina.

    Në parakualifikimet për Kupën e Botës 2019, Kosova mundi Estoninë dhe Maqedoninë, ndërsa numëronte edhe nga një humbje nga këto dy kombëtare, por u rendit e dyta dhe hyri në kualifikime, që ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Në kualifikime pësoi nga dy herë nga Lituania, Polonia dhe Hungaria.

    Në kualifikimet për Evropianin 2021, Kosova u mund dy herë nga Rumania dhe Maqedonia, ndërsa për Euro 2023 u përballë me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë. Kosova fitoi dy ndeshje, por nuk arriti kualifikimin.

    Në parakualifikimet e fundit, Kosova mundi Danimarkën, por kishte edhe tri humbje, një herë nga Danimarka dhe dy herë nga Norvegjia.