ATV

Author: ATVLive

  • Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

    Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Njoftimin për këtë emërim e ka bërë zyra e kryeministrit.

    “Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

  • Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

    Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

    Në kohën kur në Hagë ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi ka kërkuar që avokati i tij David Young të mos e përfaqësoj më atë.

    Selimi ka kërkuar të ndërpresë kontratën më të. Ai ka kërkuar që Young të zëvendësohet nga avokati Geoffrey Roberts.

    “Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të z. David Young (‘MrYoung’) si avokat i z. Rexhep Selimi. (‘Zoti Selimi’). Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga z. Selimi ku kërkonte që z. Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe që është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga z. Selimi një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për z. Selimi bazuar në arsye të mira, dhe duke përshkruar arsyet për këtë”, thuhet në vendimin e Speciales.

    Më tej në vendim thuhet se “z.Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontraktuar me një kërkesë për të përfaqësuar z.Selimi dhe se ai do të pranonte emërimin. z.Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit të Direktivës për avokatin”.

    Aktakuza e parë kundër ish-krerevë të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

    Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

    Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

  • ​Rrahje për një parking, dy të lënduar

    ​Rrahje për një parking, dy të lënduar

    Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu janë rrahur mes veti dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    Sipas Policisë, tre të dyshuarit pasi intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

  • Britaniku thyen rekord për shpime në fytyrë

    Britaniku thyen rekord për shpime në fytyrë

    Një entuziast britanik i “piercing” theu rekordin e tij botëror Guinness kur numri i shpimeve në fytyrën e tij u rrit në 17.

    James Goss fillimisht theu rekordin për më së shumti shpime në fytyrë në vitin 2020, kur kishte 14, dhe pastaj theu rekordin e tij në 2022 me 15 të tilla.

    Goss e theu rekordin edhe për të tretën herë kur ai e shpoi fytyrën e tij edhe 2 herë të tjera, raporton UPI.

    “Për mua, shprehja e vetes, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët, më ka bërë të ndihem shumë më i plotësuar, nuk dua ta ndryshoj veten për t’u përshtatur me njerëzit e tjerë, është më mirë të jem vetëm vetvetja dhe të shpenzoj energjinë time për të gjetur vendin ku përshtatem”, tha Goss për Guinness World Records.

    GËR tha se secila nga shpimet e Goss duhet të kishin një madhësi prej 2.8 milimetrave në mënyrë që ai të kualifikohej për rekordin.

    “Është një ndjenjë shumë e mirë të jesh një mbajtës i rekordeve, është padyshim një temë për të cilën mund të diskutosh, e këtë e kam vendosur edhe në CV-në time”, deklaroi ai.

    “Gjëja më e mirë ishte që mamaja ime tha se ishte vërtet krenare për mua pasi e thave rekordin e parë, kështu që u ndjeva shumë mirë”, shtoi James ndër të tjera. /atvlive.tv

  • Sozia e mbreti Charles III fiton mijëra paund si imitues i tij

    Sozia e mbreti Charles III fiton mijëra paund si imitues i tij

    Një imitues profesionist i mbretit Charles III thotë se kurrë nuk ka qenë më i zënë se muajt e fundit dhe tani fiton mijëra paund në javë.

    Guy Ingle, 63 vjeç, një artist nga qyteti anglez Ampthill, Bedfordshire, e ka imituar mbretin Charles 74-vjeçar, që nga vitet nëntëdhjetë.

    Fansi i familjes mbretërore thotë se edhe pse ishte jashtëzakonisht i trishtuar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, që atëherë ai ka parë që karriera e tij të transformohet.

    Ai shpesh punon me imitues të tjerë, si të mbretëreshës së ndjerë dhe Princeshës së ndjerë Diana.

    “Puna nuk ka qenë kurrë kaq e ngarkuar që nga vdekja e Mbretëreshës pasi Charles është tani mbret. Do të thotë që unë nuk luaj më një personazh të dytë”, thotë Guy.

    “Ngarkesa e punës është katërfishuar, por kurrë nuk e kam lënë veten të tërhiqem në ndonjë event të papërshtatshëm pasi kam shumë respekt për familjen mbretërore”. /atvlive.tv

  • Mark Wahlberg më i lumtur se asnjëherë më parë

    Mark Wahlberg më i lumtur se asnjëherë më parë

    Aktori Mark Wahlberg pranoi se shpërngulja në Las Vegas ishte një ndryshim pozitiv për familjen e tij.

    Vitin e kaluar ai kishte lënë rezidencën e tyre prej 90 milionë dollarësh në Kaliforni për të krijuar një jetë më të përshtatshme dhe të re.

    Ai tha se katër fëmijët janë të lëmtur në Vegas dhe tani është koha që ata të ndjekin interesat dhe karrierën e tyre.

    Ne erdhëm këtu për t’i dhënë vetes një pamje të re, një fillim të ri për fëmijët dhe ka shumë mundësi këtu. Jam shumë i emocionuar për të ardhmen”, shtoi ai. /atvlive.tv

  • Ed Sheeran mes albumit të ri dhe gjyqit

    Ed Sheeran mes albumit të ri dhe gjyqit

    Ed Sheeran pavarësisht se këto kohët e fundit po mbronë vetën në gjykatë, ai është në prag të lansimit të albumit ‘’Substract’’.

    Producenti i këtij albumi, Aron Dessner, shpjegoi se albumi është i frymëzuar nga dhimbjet e këngëtarit.

    ‘’Substract’’ është albumi I pestë për Ed Sheeran dhe ka gjasa se mund të publikohet më 5 maj.

    Albumi rrëfen një seri ngjarjesh në pranverën e kaluar që Sheeran i ka konsideruar si periudha të vështira në jetën e tij.

    Bashkëshortja e tij ishte diagnostikuar me një tumor që nuk mund të operohej deri pas lindjes së fëmijës së dytë dhe mikja e tij më e mirë, , vdiq në moshën 31-vjeçare.

    Tutje, këngëtarit iu desht të paraqitej në gjyq për tu përballur me akuza se kishte kopjuar hitin e tij të vitit 2017, ‘’Shape of You’’.

    Ai e fitoi këtë rast, por këtë javë ai gjendet në gjykatën amerikane duke u mbrojtur për akuzën se kënga e tij e vitit 2014, “Thinking Out Loud”, shkel të drejtën e autorit të hitit të vitit 1973 të Marvin Gaye, “Let’s Get It On”, vendimi i të cilit mund të vijë në datën e lëshimit të albumit të tij të pestë, Subtract, të premten (5 maj). /atvlive.tv

  • Khloe Kardashian, në sezonin e tretë të ‘’The Kardashians’’ jep detaje për sëmundjen e saj

    Khloe Kardashian, në sezonin e tretë të ‘’The Kardashians’’ jep detaje për sëmundjen e saj

    Në sezonin e tretë të ‘’The Kardashians’’, Khloe Kardashian ka zbuluar të pathëna rreth kancerit të lëkurës.

    Ajo tha se është shumë më serioze nga se e ka parashikuar dhe se melanoma është vdekjeprurëse.

    Në trailer familjarët dhe miqtë e saj shprehin shqetësimin gjatë trajtimit të saj për melanomën në faqe.

    Në tetor të vitit të kaluar ajo kishte zbuluar për herë të parë diagnozën e saj të melanomës.

    “Pasi vura re një gungë të vogël në fytyrën time dhe supozova se ishte diçka e vogël sa një zgavër, vendosa ta bëja atë me biopsi 7 muaj pasi kuptova se nuk po lëvizte”, tha Kardashian në Instagram në atë kohë.

    Kardashian shtoi se ajo bëri biopsi të gungës pasi dy dermatologë i thanë se mund të ishte një gjendje “tepër e rrallë” për dikë në moshën e saj.

    “Disa ditë më vonë më thanë se duhet të bëja një operacion të menjëhershëm për të hequr një tumor nga fytyra ime,” tha ajo. /atvlive.tv

  • Standardet e dobëta të sigurisë, rrjedhja e gazit mbyt 11 persona në Indi

    Standardet e dobëta të sigurisë, rrjedhja e gazit mbyt 11 persona në Indi

    Një rrjedhje gazi vrau 11 njerëz në Indi të dielën, në aksidentin më të fundit vdekjeprurës industrial.

    Rrjedhja e gazit ndodhi në Giaspura, një zonë industriale në Punjab.

    Sipas policisë në atë zonë, shkaku i rrjedhjes ende nuk u konstatua, ndërsa mësohet se pesë gra ishin në mesin e atyre që vdiqën, raportoi transmetuesi publik. Ndërkaq, gjashtë viktimat e tjera janë dy djem të moshës 10 dhe 13 vjeç, sipas autoriteteve.

    Rrjedhjet e gazit industrial për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe kontrolleve të pamjaftueshme janë të zakonshme në Indi. Gushtin e kaluar, të paktën 112 gra u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi në një fabrikë të prodhimit të veshjeve në shtetin jugor të Andhra Pradesh.

    Kjo pasoi një aksident të ngjashëm në qershor, kur rreth 200 gra humbën vetëdijen pas një rrjedhje gazi në të njëjtën zonë. /atvlive.tv

  • Intensifikohen sulmet ajrore në kryeqytetin Khartoum

    Intensifikohen sulmet ajrore në kryeqytetin Khartoum

    Sulmet ajrore janë intensifikuar në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, pavarësisht një armëpushimi që synon të lejojë civilët të largohen. Ushtria tha se po sulmonte qytetin për të larguar rivalët e saj paraushtarakë, Forcat e Reagimit të Shpejtë.

    Sipas BBC, miliona njerëz mbeten të bllokuar në kryeqytet, ku ushqimi është në mungesë. Fluturimi i parë i madh i ndihmës, i ngarkuar me pajisje mjekësore, ka mbërritur në vend. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se një aeroplan u ul në Port Sudan me 8 tonë ndihma, duke përfshirë pajisje shëndetësore për spitalet.

    Më shumë se 70% e objekteve shëndetësore në kryeqytet janë detyruar të mbyllen si pasojë e luftimeve që shpërthyen më 15 prill. Ndërkohë deri tash më shumë se 500 njerëz janë raportuar të vrarë.

    Palët ndërluftuese ranë dakord për një armëpushim humanitar pas përpjekjeve intensive diplomatike nga vendet fqinje, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe OKB. Megjithatë ka pak shenja se ushtria do të respektojë zgjatjen e mëtejshme të armëpushimit.