ATV

Author: ATVLive

  • Sveçla: Serbët po detyrohen për pjesëmarrje në protesta

    Sveçla: Serbët po detyrohen për pjesëmarrje në protesta

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se serbët e Kosovës në vazhdimësi janë nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

    Ministrit Sveçla, ka shkruar në Facebook se pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë.

    “Pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë. Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë”, ka shkruar Sveçla.

    Ai shkruan se këto veprime duhet të ndalen në mënyrë që qytetarët serb të Kosovës të jetojnë pa presione e kërcënime.

    Postimi i ministrit Sveçla:

    Serbët e Kosovës në vazhdimësi nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

    Pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë. Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë. Kjo mund të nënkuptojë kërcënime dhe dhunë fizike ndaj tyre dhe familjarëve, largime nga puna si dhe dëmtim të pronave të atyre personave.

    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë qëndrojnë të angazhuara e përkushtuara maksimalisht në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

    Dënojmë ashpër veprimet e vazhdueshme të Listës Serbe dhe bandave kriminale të drejtuara nga ta, me porosi të Beogradit. Këto taktika duhet të ndalen që qytetarët serb të Kosovës të jetojnë pa presione e kërcënime.

  • Nxënësi kërcënoi drejtorin e një shkolle në Prizren

    Nxënësi kërcënoi drejtorin e një shkolle në Prizren

    Një nxënës ka kërcënuar drejtorin e shkollës “Luciano Matroni” në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar sot për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se drejtori është kërcënuar përmes mesazheve në “WhatsApp”.

    “Pardje me date 30.05.2023 nga drejtori I shkolles Luciano Matroni ne Prizren eshte raportuar nje raste kanosje neper mes WhatsApp . Nje nxënës i mitur ka kanosur drejtorin e shkolles duke shkruar se ai ka bere nje liste te personave.”, ka informuar Bytyqi.

    Policia në kordinim me prokurorin e shtetit janë marrë me rastin./KosovaPress

  • Ambasadori i Kosovës i tregon deputetit gjerman kush është personi që sulmoi KFOR-in në Zveçan

    Ambasadori i Kosovës i tregon deputetit gjerman kush është personi që sulmoi KFOR-in në Zveçan

    Deputeti gjerman, Michael Roth, ka komentuar ngjarjet e fundit në veriun e vendit, ku protestues serbë kanë sulmuar dhunshëm forcat e KFOR-it, duke lënë së paku 30 të lënduar.

    Ai specifikisht ka komentuar një fotografi që po qarkullon në rrjet, e ku thuhet se një person me shkop në dorë që shihet teksa sulmon ushtarët e KFOR-it është polic i Serbisë.

    “Supozoj të jetë rrenë! Nëse jo, është skandaloze”, ka shkruar Roth në Twitter, duke shpërndarë një postim ku jepen detaje për personin në fjalë, raporton Klankosova.

    E këtij shkrimi i ka reaguar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili i konfirmon atij se lajmi është i vërtetë.

    “I dashur Michael Roth, nuk është i rremë. Në të vërtetë, është një fakt i konfirmuar. Dragani është një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Një foto vlen sa një mijë fjalë”, shkroi Ajeti në Twitter, duke iu përgjigjur deputetit gjerman.

    Në rrjet ka nisur të qarkullojë një fotografi me disa të dhëna për personin në fjalë, se është polic i Serbisë.

  • Në Prishtinë marshohet për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

    Në Prishtinë marshohet për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

    Në Prishtinë është mbajtur një marsh për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë. Marshi është organizuar me rastin e 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve.

    “1432: Mos-harresa në shërbim të kujtesës historike” dhe “1432 fëmijë shqiptarë viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë”, janë pankartat që janë mbajtur nga pjesëmarrësit në këtë marsh.

  • Blinken kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

    Blinken kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa menjëherë që ta shtensionojnë situatën në veri.

    Blinken ka ftuar qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e normalizimit të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

    “Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegëve tanë italianë dhe hungarezë që u lënduan në atë sulm. Ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Blinken në konferencë për media të enjten në Oslo të Norvegjisë.

    Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se përkrahin procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por këto tensionime, sipas tij, nuk e ndihmojnë procesin.

    “Ne e përkrahim procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por situata aktuale e pengon dhe s’e ndihmon lëvizjen në atë drejtim”, ka thënë ai.

    Blinken ka reaguar edhe më herët, duke kërkuar nga Kosova që të mos hyjë me forcë në objektet komunale në komunat verore.

    Reagimet ndërkombëtare erdhën pas aksioneve të Policisë së Kosovës, më 26 maj, në tri komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, për të siguruar qasjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të këtyre tri komunave.

    Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.

    Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

  • Kurti tregon kur largohet Njësia Speciale nga veriu

    Kurti tregon kur largohet Njësia Speciale nga veriu

    Kryeministri Albin Kurti tha se Njësia Special do të largohet nga veriu atëherë kur do të largohen bandat kriminale, raporton EO.

    Sipas tij, ata ose do të shkojnë në Serbi ose siç thotë Kurti do t’i qojnë në burg.

    “Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathë ekstrem të cilët e adhurojnë Millosheviqin edhe Putinin”.

    “Ata ose lë të shkojnë në Serbi ose duhet t’i qojmë në burg, mirëpo nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e republikës nga bandat e këtilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne do të mund ta zvogëlojmë pa dyshim numrin e policëve”, tha ai.

  • Vazhdojnë largimet nga Drita

    Vazhdojnë largimet nga Drita

    Drita përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se Marko Simonovski ka mbyllur bashkëpunimin me klubin.

    Simonovski nuk vazhdon të ardhmen me gjilanasit pas përfundimit të kontratës mes dy palëve, raporton KosovaPress.

    Simonovski ishte pjesë e Dritës që nga sezoni 2021/22 dhe gjatë periudhës dy vjeçare arriti të bëjë 70 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat shënoi 32 gola ndërsa regjistroi edhe gjashtë asistime.

    “Klubi jonë e falënderon MARKON për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në komunikatën e Dritës.

  • Turistë polakë eksplorojnë Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”

    Turistë polakë eksplorojnë Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”

    Rreth 30 turistë nga Polonia kanë zgjedhur të eksplorojnë Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit” në Shqipëri.

    Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ka publikuar në Facebook momente nga vizita e turistëve polakë në monumentin e natyrës, Kanioni i Gradecit.

    “Një veçanti në këtë monument është se pranë tij mund të vizitoni edhe Shpellën e Shahinovës, monument natyre. Ju mund ta vizitoni Kanionin e Gradecit duke ndjekur rrugën automobilistike rurale Çorovodë-Gradec”, thekson AKZM e cila fton të pasionuarit pas natyrës ta vizitojnë këtë park.

    Kanionet e Gradecit ndodhen në verilindje të qytetit të Çorovodës, 250 m mbi nivelin e detit. Ky kanion ka qenë një kalim nëntokësor karstik i lumit të Çorovodës, që me kohë, si pasojë e shembjes së tavanit doli në sipërfaqe. Vlerat e këtij monumenti janë shkencore, kulturore, ekologjike dhe turistike të rëndësisë vendore. Në disa sektorë, më pak të thellë të kanionit, mund të ushtrohen veprime praktike për të rinjtë që duan të mësojnë ngjitjet alpinistike, shkruan ATSh.

    Për ata që dëshirojnë sportin e aventurës skajore, do të ishte ideale zbritja apo ngjitja me litarë në muret vertikale të këtij kanioni.

  • ​Begaj dhe Novak për veriun: Momenti të shtensionohet situata

    ​Begaj dhe Novak për veriun: Momenti të shtensionohet situata

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe homologia e tij hungareze, Katalin Novak janë shprehur të shqetësuar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës, teksa kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës atje, raporton KosovaPress.

    Këto komente të dy presidentët i bënë në një konferencë për medie pas takimit që zhvilluan në kuadër të vizitës së presidentes hungareze në Shqipëri.

    Begaj u shpreh se aktorë keqdashës kërkojnë destabilitetin e rajonit.

    “Që në fillim i shpreha presidentes Novak keqardhjen për ushtarët hungarezë të lënduar përpara dy ditësh në veri të Kosovës, nga protestuesit serbë të keqpërdorur për të provokuar tension dhe vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë… Nënvizova rëndësinë gjeopolitike që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kushtet e reja gjeopolitike, ku aktorë keqdashës, kërkojnë destabilizimin e tij, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek rëndësia që ka mbështetja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbështetja e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe atë në Këshillin e Evropës”, tha ai.

    Presidenti shqiptar, Begaj u shpreh se në këto momente nevojitet shtensionim i situatë në pjesën veriore të Kosovës, pasi ngjarje të tilla nuk i shërbejnë askujt.

    Derisa theksoi se duhet maturi dhe durim, Begaj dekaroi se në mes të dyja palëve duhet edhe përkushtim për zbatimin e angazhimeve të arritura.

    “Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it dhe medies është e patolerueshme, e pajustifikueshme. Asnjë pretekst nuk mund të nxirret për të justifikuar asnjërën nga palët për moszbatimin e marrëveshjes së dakorduar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër. Prandaj, mendoj që në këtë moment nevojitet një shtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit për të dy vendeve për arritjen e asaj marrëveshjeve që është dakorduar. Mendoj se në këto momente duhet t’iu kërkohet më shumë durim dhe maturi e përkushtim për angazhimet që ata kanë marr në të mirë të dyja vendeve dhe rajonit”,

    Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak teksa u shpreh e shqetësuar për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës, ajo bëri thirrje për shtensionim të situatës.

    Ajo vlerësoi se do të jetë shumë e rëndë nëse tensionet në veri vazhdojnë të përshkallëzohen.

    “Unë jam shumë e shqetësuar për këtë që ka ndodhur në Kosovë, ka ndodhur agresivitete të tilla që prej shumë kohësh nuk kemi pasur qëllimi jonë është që t’i shmangim këto lloj agresiviteti….Shpresoj që të gjithë do e kuptojnë që deeskalimi është zgjidhja dhe të gjithë do të jenë të interesuar që të kenë ma pak tensione gjatë bisedimeve dhe të gjithë të mbajnë ato që ishin dakord më përpara dhe të mos forcohet tension. Por, në të kundërtën të ulet tensioni çfarë mund të bëjmë ne nëpërmjet KFOR kemi ato 400 ushtarë hungarezë dhe sipas komandave bëjnë punën e tyre dhe në rrugët diplomatike ne bëjmë çdo gjë që njerëzit të kuptojnë se është shumë e rëndë nëse këto tensione vazhdojnë të përshkallëzohen. Kështu që qëllimi jonë është deeskalimi”, theksoi ai.

    Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

    Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës./kp

  • ​Ligjvënësit amerikanë mbështesin krijimin e një Tribunali për krimet e Rusisë

    ​Ligjvënësit amerikanë mbështesin krijimin e një Tribunali për krimet e Rusisë

    Ligjvënësit në SHBA kanë shprehur mbështetje për krijimin e një tribunali ndërkombëtar të ndarë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për të gjykuar krimet e agresionit që kanë ndodhur gjatë luftës në Ukrainë.

    Si presidenti francez Macron, ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky së fundmi kanë bërë thirrje për krijimin e një tribunali të tillë të pavarur ndërkombëtar.

    Senatorët amerikanë dhe diplomatja e lartë amerikane për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaack, diskutuan përpjekjet aktuale të SHBA për ta bërë gjykatën realitet në mënyrë që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet dhe agresionin ndaj Ukrainës.

    Ky diskutim u mbajt gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, më 31 maj.

    Gjykata eventuale, do të merrej me krimet e agresionit dhe jo krimet kundër njerëzimit që aktualisht ndiqen penalisht nga ICC.

    Van Schaack theksoi ndikimin e madh që do të kishte kjo gjykatë, duke deklaruar se këto përpjekje do të çonin në “gjyqin më të rëndësishëm në histori që nga Nuremburgu”, një referencë për gjyqet e krimeve të luftës të mbajtura pas Luftës së Dytë Botërore, që rezultoi me dënime për shumë kriminelë nazistë të luftës.

    Van Schaack detajoi gjithashtu implikimet ndërkombëtare, duke thënë se një gjykatë ndërkombëtare për krimet e agresionit ka të ngjarë të implikojë Bjellorusinë për ndihmën në aktet e agresionit rus. Për më tepër, duke i parë në mënyrë specifike krimet e agresionit, diplomatja tha se gjykata mund të ndjekë penalisht agresionin rus që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014.

    Departamenti amerikan i Shtetit shpreson gjithashtu se krijimi i një gjykate kundër agresionit do të dërgonte një mesazh ndërkombëtar kundër “shkeljeve të ngjashme flagrante të sovranitetit shtetëror”, tha Van Schaack, shkruan REL.

    Për shkak se propozimi aktual bazohet në gjykatat ukrainase, komiteti ra dakord se do të duhej të kishte një mbikëqyrje të konsiderueshme dhe asistencë kapacitetesh nga partnerët ndërkombëtarë.

    Të gjithë anëtarët e komitetit pohuan përkushtimin e tyre ndaj llogaridhënies ruse, me një senator që tha se “mosndëshkimi nuk është një opsion”.