ATV

Author: ATVLive

  • “O na tranove”, kështu i drejtohen ferizajasit Biondinës, reagimi i saj është epik!

    “O na tranove”, kështu i drejtohen ferizajasit Biondinës, reagimi i saj është epik!

    Në rubrikën e zakonshme të së enjtes të emisionit STUDIO A, këtë javë ekipi i ATV-së ishte në qytetin e Ferizajt, ku pyetja për qytetarët ishte se kënd e zgjedhin ata mes dashurisë së vërtetë dhe parasë.

    “Me pasë para, ke edhe dashuri, por prapë me pasë dashuri, paratë vinë. I fiton ngadalë-ngadalë nëse dëshiron me punu”, thotë një qytetar.
    “Unë po e zgjedh paranë”, përgjigjet shkurt një tjetër qytetar.

    Derisa kalimtare të cilat nuk duan të flasin para kamerave, dëgjohen duke i thënë gazetares se ajo “i tranoi njerëzit”. Pas këtyre fjalëve, reagimi i gazetares ishte epik.

    Shikoni videon e më poshtme për më shumë:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Atmosfera në ditën e tretë të panairit të librit “Prishtina 2023”

    Atmosfera në ditën e tretë të panairit të librit “Prishtina 2023”

    Ekipi i ATV-së ishte sot prezent në panairin e librit “Prishtina 2023” për të parë ecurinë në ditën e tij të tretë.

    Drejtori i bibliotekës AAB, Urim Sallauka, tha se ecuria e këtij panairi, këtë vit është mjaft e mirë për arsye se edhe ka një hapësirë të mjaftueshme, por edhe numri i shtëpive botuese është mjaft i lartë.

    Ai tha se Shtëpia Botuese AAB tashmë tradicionalisht pjesë e këtij panairi, këtë vit, krahas botimeve të mëhershme, po prezanton botimet më të reja të saj.

    “Shtëpia Botuese AAB ka dalë edhe këtë vit në këtë panair, të cilin e kemi tradicionalisht, me qenë se e kemi edhe Shtëpinë Botuese që boton libra të ndryshëm, kryesisht janë libra të cilët mbështesin drejtpërdrejtë plan programet universitare, jo vetëm të Kolegjit AAB, por të gjithave universiteteve tjera në Kosovë. Librat janë nga fusha akademike, megjithatë kemi edhe nga fusha të tjera, letërsi, kritikë letrare, shkenca sociale etj. Dhe këtë vit, Shtëpia Botuese AAB ka të botuar disa tituj të rinj, të cilët edhe gjenden në këtë panair”, tha Sallauka.

    Edicioni i 23-të i Panairit të Librit “Prishtina 2023”, nën përkujdesjen e Shoqatës së Botuesve të Kosovës do të vazhdojë të jetë i hapur deri të dielën më 11 qershor.
    Në këtë panair po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Osmani bisedon me homologen sllovene për zhvillimet e fundit

    Osmani bisedon me homologen sllovene për zhvillimet e fundit

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

    Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se me Musar kanë biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë edhe vizitën e saj në Kosovë.

    “Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe Sigurisë.”, ka shkruar Osmani në Twiter.

  • Drafti për Asocacionin, Balliu: Rama haptazi kundër Kosovës

    Drafti për Asocacionin, Balliu: Rama haptazi kundër Kosovës

    Deputeti demokrat Klevis Balliu, ka reaguar sot lidhur me draft-propozimin e Kyeministrit Rama për Asociacionin, në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.

    Balliu shprehet se Rama është haptas kundër Kosovës. Sipas tij, kryeministri është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, dhe se sipas tij ai ka urrejtje rraciste për Kosovën, njësoj si Serbët.

    Reagimi i plotë:

    Rama, haptas kundër Kosovës.

    Rama është analizuar prej kohësh si një trashgimtar i linjes vllazërore me Serbine në gjurmët e themeluestit te kësaj marrdhenie, Enver Hoxhes.

    Sigurisht ata që duhet ta dinë se ku dhe kur daton kjo histori për Ramën, e dinë fare mirë, por sot me deklaratat në parlament ku ai e sulmoi ashpër rezistencën e Kosovës dhe të drejtën mitologjike të saj, Pavarsine, nuk ka më të verbër.

    Ai është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar.

  • Grenell: Përgatituni për pasoja të rënda nëse Kurti nuk u përmbahet angazhimeve që ka marrë

    Grenell: Përgatituni për pasoja të rënda nëse Kurti nuk u përmbahet angazhimeve që ka marrë

    Ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po e kupton se çfarë po i ndodhë Kosovës.

    Grenell tha se komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten që t’i përmbahet angazhimeve që Kosova i ka marrë më parë.

    “Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë.”, shkroi Grenell në Twitter.

    Tutje, ai tha se “miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton.”

    “Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur.”, përfundoi ai.

  • Bërnabiq: Jam e gatshme të jap dorëheqje

    Bërnabiq: Jam e gatshme të jap dorëheqje

    Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se është e gatshme të japë dorëheqjen.

    “Jam e gatshme dhe llogarisni se mund ta keni dorëheqjen time”, tha ajo gjatë një fjalimi publik së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ajo tha se mendon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare deri në fund të vitit është zgjidhje për krizën dhe shtoi se opozita nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takim.

    Në muajt e fundit, në Serbi janë mbajtur disa protesta të thirrura nga një pjesë e opozitës që është e pakënaqur me përgjigjen e Qeverisë ndaj dy të shtënave masive në muajin maj, që lanë të vrarë 18 persona.

    Bërnabiq tha se ka kryer detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se rezultatet e ekzekutivit të saj janë të padiskutueshme.

    “Jo gjithçka ishte perfekte, por ne bëmë më të mirën dhe mendoj se kemi rezultate që çdo qytetar, nëse është i sinqertë, mund të krenohet me to”, tha ajo.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është e sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

    Vuçiq tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore.

    Presidenti i Serbisë ftoi edhe një herë opozitën për të biseduar.

    “Besoj se do të gjejmë bashkëbisedues. Nëse kjo nuk ndodh, do të shkojmë në zgjedhje, por Qeveria nuk do të zgjidhet në rrugë dhe nuk do të ketë qeveri tranzitore”, tha Vuçiq.

    Ndryshe, Bërnabiq ka marrë mandatin për të udhëhequr Qeverinë e re serbe në mesin e vitit 2022.

    Atëbotë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur njoftoi për mandatimin e saj në krye të ekzekutivit, tha se Bërnabiq nuk do të qëndronte në këtë post në mandat të plotë, por gjatë vitit 2024 do të kishte ndryshime. /REL

  • ​Senatorët amerikanë me deklaratë të përbashkët për Kosovën dhe Serbinë

    ​Senatorët amerikanë me deklaratë të përbashkët për Kosovën dhe Serbinë

    Senatorët amerikanë, nga demokratët dhe republikanët, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për qetësim të situatës në veri të vendit.

    Përmes një deklaratë të përbashkët, senatorja Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts, kanë deklaruar se tensionet në pjesën veriore të Kosovës mund të dobësojë marrëdhëniet e vendeve me ShBA-të.

    “Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga situata e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne përsërisim se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin e SHBA për përpjekjet e Bashkimit Evropian, në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara”, thuhet në deklaratë.

    Ata u kanë bërë thirrje vendeve që të punojnë me Bashkimin Evropian dhe ShBA-të për gjetjen e zgjidhjes pa vonesa.

    “Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiç duhet t’i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të deeskaluar situatën, për të rikthyer besimin popullor në institucionet vendore në veri dhe për t’u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit duke krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ndërsa të dy udhëheqësit konsiderojnë hapat e tyre të ardhshëm, ne i nxisim ata të zgjedhin paqen, prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre përkatës. Dështimi për të de-përshkallëzuar situatën do të shkaktonte pasoja nga Perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në një rrugë përpara, dhe pa nevojë rrezikon të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në deklaratë.

  • Përplasjet Kosovë – ShBA, Osmani: Mosmarrëveshjet ekzistojnë edhe në familje

    Përplasjet Kosovë – ShBA, Osmani: Mosmarrëveshjet ekzistojnë edhe në familje

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për medien e njohur “Reuters”, ku ka folur për situatën e fundit në veri të Kosovës.

    Në këtë intervistë, Osmani ishte e ashpër me homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiq, të cilin e takoi javën e kaluar gjatë një samiti në Moldavi.

    Osmani u pyet për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Perëndimi po tenton ta kënaq Serbinë, duke thënë se edhe mes miqve nganjëherë ka mosmarrëveshje.

    “Mendoj që duke qenë se kam punuar në institucionet e Koosvës për një kohë, ka kohë kur ne kemi mosmarrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare mbi taktikën. Por, shiko, edhe në mes të miqve më të mirë, edhe mes familjes, ju nganjëherë keni mosmarrëveshje. Por, ne s’kemi mosmarrëveshje, sipas vlerësimit tim, me bashkësinë ndërkombëtare, është ku regjioni duhet të lëvizë përpara dhe ajo është integrimi euroatlantik. Ne s’kemi mosmarrëveshje se ku përket Kosova dhe ajo është në BE dhe NATO dhe në secilën organizatë tjetër që është në interesin tonë”, deklaroi Osmani.

    Shefja e shtetit deklaroi se mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve s’ka mosmarrëveshje rreth forcimit të sovranitetit të Kosovës.

    “Nuk besoj që kemi mosmarrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare në përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës, si dhe pavarësinë tonë. Në fakt, arsyeja pse Kosova ka qenë e suksesshme, përveç qëndrueshmërisë së popullit të saj, për shkak se kemi pasur aleat në anën tonë… Edhe pse nganjëherë mund të mos pajtohemi ose mund t’i shohim gjërat ndryshëm mbi atë se si po shihet Serbia, se si po trajtohet Serbia, unë mendoj që duhet të fokusohemi tek pozitivja, duhet të fokusohemi se çfarë na mban bashkë”, shtoi ajo.

  • Kurti për France 24: Zgjedhje po, por së pari ligji

    Kurti për France 24: Zgjedhje po, por së pari ligji

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se para se të mbahen zgjedhje të reja në katër komunat veriore, duhet të mbizotërojë ligji.

    “Zgjedhjet do të mbahen sipas rendit dhe ligjit. Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa lig nuk mund të ketë zgjedhje demokratike”, është shprehur Kurti për France 24.

    “Nuk dua dështim pas dështimit. Dua të angazhohem për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci. Për këto nuk ka kompromis”.

    Kurti ka përsëritur se legjitimiteti i kryetarëve aktualë është i dobët, por që askush tjetër nuk është më legjitimë së ata për të pasur qasje në objektet komunale.

    “Sot në tri komunat veriore situata përgjithësisht ishte e qetë. Pse? Sepse nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi”.

  • ​Mustafa: Çmimin e prishjes së raporteve me ShBA-të do ta paguajë Kosova, jo Kurti e Osmani

    ​Mustafa: Çmimin e prishjes së raporteve me ShBA-të do ta paguajë Kosova, jo Kurti e Osmani

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në vitin 2020 kjo parti e kishte prishur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje për të evituar konfrontimin e Kosovës me shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas tij, kjo i kishte kushtuar partisë me humbjen e votave.

    “LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional”, ka thënë Mustafa.

    Ai ka thënë se çmimin e prishjes së relacioneve me ShBA-të dhe Bashkimin Evropian nuk do ta paguajë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

    “Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në, nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.