ATV

Author: ATVLive

  • Haradinaj takoi ambasadorin gjerman: Situata e krijuar është shqetësim i përbashkët

    Haradinaj takoi ambasadorin gjerman: Situata e krijuar është shqetësim i përbashkët

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Ata kanë biseduar për situatën aktuale në veri të vendit, për çka Haradinaj ka thënë se është shqetësim i përbashkët.

    Për takimin me ambasadorin gjerman, ka njoftuar Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook.

    “Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar Haradinaj.

    Të mërkurën, Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

    Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

  • Pas dy tentimesh Kuvendi e voton Projektligjin për minierat dhe mineralet

    Pas dy tentimesh Kuvendi e voton Projektligjin për minierat dhe mineralet

    Me 61 për, asnjë kundër e asnjë abstenim Kuvendi pas dy tentimesh e ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, raporton EO.

    Për gati 30 minuta deputetët kanë pritur që mazhornac t’i bëjë numrat e nevojshme për kalimin e këtij projektligji, i cili në votimin e parë ka marr vetëm 58 vota, që ishin të pamjaftueshëm për miratim.

  • Lirohen dy personat që u arrestuan në Merdarë nga Policia e Serbisë

    Lirohen dy personat që u arrestuan në Merdarë nga Policia e Serbisë

    Janë liruar dy personat, Dervish Maliqi dhe Esat Muqolli të arrestuar nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë, në pjesën e Serbisë.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar familjari i tyre, Labinot Maliqi.

    Ai tha se ata akuzoheshin kinse në vitin 2020 e kanë goditur një kontejnerë të mbeturinave.

    “I kanë liru sot. Ata akuzoheshin se kinse në vitin 2020 e kanë rrok një kontejnerë të bërllokut”, tha ai.

    Maliqi tregoi se aktualisht janë duke u kthyer për në Kosovë bashkë me vëllanë dhe dhëndrin dhe se të dy janë shumë mirë me shëndet.

    Ndryshe, ata janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë.

  • Ismail Kadare flet për shqiptarët në Preshevë, ka një porosi për Tiranën dhe Prishtinën

    Ismail Kadare flet për shqiptarët në Preshevë, ka një porosi për Tiranën dhe Prishtinën

    Shkrimtari i njohur shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, së fundmi mori pjesë në edicionin e 23-të të Panairit të Librit në Prishtinë. Përveç Kadaresë, në ceremoninë e hapjes së Panarit të Librit kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të cilët mbajtën edhe nga një fjalë rasti.

    Shkrimtari ynë i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare, nw fjalwn e tij ftoi për unitet liderët shqiptarë në Kosovë dhe Ballkan, në këto momente kur e tërë bota i ka sytë kah Kosova!

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shkrimtarin e madh shqiptar me renome ndërkombëtare, Ismail Kadaren.

    Në komunikatën për media bëhet e ditur se Kurti dhe Kadare kanë diskutuar për letërsinë, historinë dhe kulturën e popullit shqiptar.

    Pas kryeministrit Kurti dhe ministrit të Kulturës, Hajrullah Cekut, Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe kolegia e tij (shkrimtare), Elena Kadare, ka takuar edhe redaktorin e gazetës zvicerane në shqip, Le Canton27.ch, Nefail Maliqi, me të cilin kanë biseduar për librat, lexuesit shqiptarë dhe situatën aktuale në Kosovë, për shqiptarët të lënë pas dore në Serbi (Luginën e Preshevës) dhe diasporën shqiptare.

    Kadare: Të mos preken kufijtë e Kosovës!

    Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shprehur kundër rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka ripërsëritur për gazetën zvicerane në shqip, Le Canton27.ch, se “një lëvizje e tillë do të cenonte stabilitetin në Ballkan”.

    Duke komentuar situatën në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare tha se Tirana dhe Prishtina nuk duhet vetëm të shqetësohen, por të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar në atë pjesë.

    “Situata në Luginën e Preshevës është shumë e vështirë, ku popullata e asaj zone, shqiptarët në trojet e tyre etnike, në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare, si dikur, para vitit 1999 në Kosovë. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikurse viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Evropës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por edhe të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës, sepse për të drejtë, kjo pjesë e popullsisë sonë është më e diskriminuar sot në Ballkan dhe Evropë”, ka theksuar Kadare.

    Kadare tha dy shtetet tona të kujdesen po ashtu edhe për diasporën shqiptare, që po mban “gjallë” atdhun.

    “Nuk mjafton të luftohet asimilimi i të rinjve tanë nëpërmjet deklaratave, nëse nuk veprojmë në rregull. Këtu e kam fjalën që qeveritë tona të dërgojnë sa më shumë literaturë, libra në shqip, sidomos Abetare dhe libra të tjerë mbi kulturën, traditën dhe historinë tonë të lavdishme”, ka thënë Kadare. /Le Canton27.ch

  • Përleshje me grushte e shqelma mes disa personave në Prishtinë

    Përleshje me grushte e shqelma mes disa personave në Prishtinë

    Një sherr fizik ku nuk kanë munguar grushtet e shqelmat, ka shpërthyer në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

    Ende nuk dihen arsyet e kësaj përleshje, megjithatë, në videon e siguruar nga ATV mund të shikoni se në këtë përleshje janë përfshirë shtatë persona.

  • ​Krasniqi: S’mund të sillemi normalisht me tre policë të rrëmbyer

    ​Krasniqi: S’mund të sillemi normalisht me tre policë të rrëmbyer

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend në lidhje me situatën e sigurisë në vend. Krasniqi tha se nuk mund të sillemi normal kur ka pasur përshkallëzim të situatës në veri të Republikës.

    Krasniqi u shpreh se prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i tre policëve të cilët janë rrëmbyer gjatë së mërkurës e që për kreun e PDK-së përbën një akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës.

    “Situata në vendin tonë nuk është normale andaj besoj që ne s’mund ta luajmë normaliteitn, as jetën institucionale, as veçanërisht Kuvendin e Kosovës. Dje ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është një akt agresioni kundër Republikës sonë, është paekuivoke shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial. Në këtë moment përtej qëndrimeve e vlerësimeve të kujtdo, prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i policëve tonë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre duke garantuar shëndetin e sigurinë e tyre”, deklaroi Krasniqi.

    Krasniqi i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që të thërrasë kryeministrin në një seancë në çfarëdo kohe gjatë ditës së sotme.

    “Nuk është e mundur që ne të sillemi sikur se asgjë s’ka ndodhur që të mblidhemi këtu e të vazhdojmë seancat e mbetura që të bëjmë manifestime normale kur i kemi tre policë të rrëmbyer, kur kemi akt agresioni të Serbisë kundër Kosovës, na takon si Kuvend, si deputetë, si përfaqësues të qytetarëve, si përfaqësues edhe të atyre tre policëve që të jemi në nivelin e përgjegjësisë që ta kemi kryeministrin këtu, që të vijë të na informojë e të njoftojë sepse kjo situatë kërkon një sjellje tjetër”, vijoi Krasniqi.

    Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancë me pikat e prapambetura nga seancat e kaluara. /KP

  • “ShBA-ja po krijon një krizë në Kosovë”, ish-ambasadori Greg Delawie shpërndan artikullin e Edward Joseph

    “ShBA-ja po krijon një krizë në Kosovë”, ish-ambasadori Greg Delawie shpërndan artikullin e Edward Joseph

    Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka shpërndarë artikullin e ish-zëvendësshef i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, i cili mendon se SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë.

    Delawie i cili kishte shërbyer si diplomat amerikan në Kosovë nga viti 2015 deri më 2018, e ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Twitter”.

    Në tekstin që e ka shpërndarë Delawie, Joseph shkroi se mos-kritika ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka bërë atë që të ringjall nacionalizmin e “Serbisë së madhe” që thotë se e solli Beogradin në konflikt me fqinjët e tij dhe NATO-n në vitet 1990.

    Ai këtë e bazon në deklarimet e fundit të zyrtarëve amerikanë ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas veprimeve në veri të vendit.

  • Kosovë-Rumani, Giresse flet sot në konferencë për media

    Kosovë-Rumani, Giresse flet sot në konferencë për media

    Kosova do të ballafaqohet nesër më Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Para kësaj sfide, sot, në konferencë për media do të flas trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse nga ora 16:30.

    Po ashtu, sot konferencë për media do të flas edhe Kombëtarja e Rumanisë, me fillim nga ora 17:30, raporton KP.

    Në agjendën e zbuluar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës bëhet e ditur se të dy kombëtaret sot do t’i zhvillojnë edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”.

  • Situata në veri, eurodeputetja Burkhard mbështet Kosovën: ShBA dhe KE të ndryshojnë rrugën

    Situata në veri, eurodeputetja Burkhard mbështet Kosovën: ShBA dhe KE të ndryshojnë rrugën

    Zëvendëskryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, Delara Burkhardt është takuar dje në Francë me presidenten Vjosa Osmanin, me ç’rast kanë biseduar për situatën në Kosovë.

    Burkhard ka mbështetur Qeverinë e Kosovës lidhur me veprimet e fundit në veri të Kosovës, derisa ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar me qasjen karshi Kosovës.

    “Ne socialistët dhe demokratët në Parlamentin Evropian qëndrojmë fuqishëm në anën e Kosovës dhe qeverisë së Albin Kurtit. SHBA-të, si dhe Komisioni Evropian po marrin rrugën e gabuar në konfliktin Kosovë-Serbi, në mënyrë që ta lidhin Serbinë më ngushtë me kampin euroatlantik. Kjo politikë injoron rolin destabilizues të regjimit të Vuçiqit, i cili instrumentalizon rregullisht pakicat serbe në rajon për të vepruar kundër qeverive kombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe shtetit të Kosovës. Kjo është dritëshkurtër.”, është shprehur ajo.

    Eurodeputetja e SPD-së, Burkhard ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Komisioni Evropian duhet ta ndryshojnë rrugën e tyre. Ajo e ka konsideruar të mirë planin pesë-pikësh të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin në veri.

    “SHBA dhe Komisioni Evropian duhet të ndryshojnë rrugën e tyre. Ne duhet të emërtojmë dhe të kundërveprojmë politikën e jashtme destabilizuese të Serbisë në mënyrë që të mbështesim Republikën Demokratike të Kosovës të drejtuar nga vlerat e BE-së. Plani 5-pikësh i qeverisë Kurti është një pikënisje e mirë.”, ka shtuar tutje ajo.

    Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

    Qeveria e Kosovës është kritikuar lidhur me veprimet në veri të vendit.

    Të martën (13 qershor), është raportuar se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Ndërsa, të mërkurën (14 qershor) Bashkimi Evropian ka deklaruar se kanë vendosur të ndërmarrin masa ndaj Kosovës, por që të njëjtat nuk janë sanksione. Sipas zëdhënësit Peter Stano, nuk përjashtohet mundësia për masa të tjera nëse Qeveria e Kosovës nuk i përmbush kërkesat e ndërkombëtarëve./KosovaPress

  • ​Kryegjykatësi Smith: ZPS bëri shkelje të urdhrit të trupit gjykues

    ​Kryegjykatësi Smith: ZPS bëri shkelje të urdhrit të trupit gjykues

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë shkelje të urdhrit të trupit gjykues sa i përket zhvillimit të procedurës gjyqësore.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, derisa ka theksuar se prokuroria nuk e ka sjellur dëshmitarin e radhës në seancën e sotme gjyqësore.

    Kryegjykatësi Charles Smith ka paralajmëruar ZPS-së se një shkelje e dytë do të shqyrtohet për marrje sanksionesh.