ATV

Author: ATVLive

  • ​Hidhet shorti edhe për Ligën e Parë të Kosovës

    ​Hidhet shorti edhe për Ligën e Parë të Kosovës

    Pasi që u mësuan çiftet e para të sezonit të ri 2023/24 të Superligës së Kosovës, tani edhe skuadrat e Ligës së Parë kanë mësuar shortin e edicionit të ri.

    Shorti u tërhoq në praninë e Komisionit të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe përfaqësuesve të klubeve, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, u bë e ditur se klubi kryeqytetas, Shkëndija ka ndryshuar emrin dhe tani quhet Prishtina e Re.

    Ndërkaq, shortin e javës së parë të edicionit të ri të Ligës së Parë e gjeni më poshtë.

    Grupi A

    Suhareka – Drenica

    Dinamo – Vëllaznimi

    Trepça – Rilindja

    Onix – Rahoveci

    Istogu – Trepça’89

    Grupi B

    2 Korriku – Ferizaj

    Flamurtari – Kika

    Ramiz Sadiku – Vushtrria

    Ulpiana – Prishtina e Re

    Vjosa – Vllaznia

  • Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria nxjerr vendimin e radhës, kaq mund të fitojnë tregtarët

    Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria nxjerr vendimin e radhës, kaq mund të fitojnë tregtarët

    Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

    Vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.

    Kjo përbën bazë për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse sipas Ligjit Nr.08/L-018 Për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme dhe Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

    Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

    Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

  • Në Singapor ekzekutohet gruaja për posedim të 30 gr. heroinë

    Në Singapor ekzekutohet gruaja për posedim të 30 gr. heroinë

    Autoritetet në Singapor kanë ekzekutuar të premten një grua të dënuar me vdekje, ngjarje që ndodh për herë të parë pas dy dekadash.

    Gruaja 45-vjeçare, Saridewi Djamani, ishte shpallur fajtore për trafikimin e 30 gramëve heroinë në vitin 2018. Ajo është personi i dytë që ekzekutohet nga shteti brenda kësaj jave dhe i 15-ti

    Singapori ka në fuqi disa nga ligjet më të ashpra kundër narkotikëve, që sipas autoriteteve janë të domosdoshme për të mbrojtur shoqërinë.

    Ligji specifikon se dënimi me vdekje zbatohet për këdo që kapet me më shumë se 500 gramë kanabis apo 15 gramë heroinë.

    Zyra Qendrore e Narkotikëve tha në një deklaratë se gruaja i ishte nënshtruar një procesi të rregullt dhe të ligjshëm dhe u dënua me vdekje më 6 korrik të vitit 2018. Dhjetorin e kaluar, Gjykata e Lartë kishte hedhur poshtë kërkesën për anulimin e dënimit me vdekje, ndërsa as kërkesa për falje presidenciale nuk u pranua.

    Pavarësisht kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut, autoritetet pretendojnë se ligji për dënimin me vdekje për trafik droge gëzon mbështetje të gjerë në publik.

  • ​Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kamenicë

    ​Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kamenicë

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një serbi për krime luftë kundër popullatës civile.

    Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se i pandehuri me inicialet Z.A., i nacionalitetit serb, të cilin e ngarkon për krime lufte kundër popullatës civile, dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë e ka ndaluar një qytetar, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe maltretuar atë.

    “Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Z.A, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe, i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i armatosur, e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë ç’njerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe, duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë. Po ashtu, i pandehuri Z.A. në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve i’a kanë vënë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

    Aty thuhet se me këto veprime i pandehuri Z.A. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

  • Dy persona të lënduar nga aksidenti mes katër veturash në Klinë

    Dy persona të lënduar nga aksidenti mes katër veturash në Klinë

    Sot rreth orës 11:35 policia në Klinë është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, ku janë përfshirë katër vetura.

    Zëdhënësi i policisë, Driton Rugova, bën të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe se të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

  • BNE shkojnë në çerekfinale të turneut “CCT North Europe 6”

    BNE shkojnë në çerekfinale të turneut “CCT North Europe 6”

    Bad News Eagles kanë vazhduar tutje në turneun “CCT North Europe 6”.

    Ekipi shqiptar i lojërave elektronike e mposhti ekipin ThunderFlash për ta prekur çerekfinalen e këtij turneu.

    “Shqiponjat” fituan 2-0 me mapa, ndërsa në formatin “Bo3” u udhëhoq nga “rigoN”, i cili i pati 55 eliminime.

    Ky turne i ka shpërblimet në vlerën prej 50 mijë dollarësh, ndërsa në çerekfinale ekipi nga Kosova do ta presë fituesin e duelit Spirit – 9pandas.

    BNE i ndan vetëm dy fitore nga finalja e madhe e këtij turneu.

  • Lladrovci: Drenasi do bëhet me sheshin më të bukur në rajon

    Lladrovci: Drenasi do bëhet me sheshin më të bukur në rajon

    Kryetari i Drensit, Ramiz Lladrovci, në një bisedë për Rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi për projektet që janë duke u zhvilluar në komunë, ku njëri ndër to është edhe sheshi i qytetit.

    Ladrovci në këtë bisedë tha se projekti më i madh i komunës që është bashkëfinancim me donatorët, do të jetë sheshi i qytetit.

    “Projekti më i madh që e kemi ne dhe që jemi bashkëfinancim me Grandin e Përformancës, që do të thotë me mjetet e donatorëve të BE-së, të Qeverisë Zvicerane, Suedisë, Norvegjisë, sigurisht të Ministrisë së Pushtetit Lokal, e kemi sheshin, i cili shumë shpejt do të fillojë me u ndërtua, sheshi i ri prej pesë hektarësh dhe do të jetë një prej shesheve më të bukura në rajon”, tha Ladrovci.

    Ai tha se përafërsisht për dy vite, sheshi do të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit.

    Do ta shihni projektin dhe do të shihni se ai projekt ka me u realizu, me përjashtim nënkalimin, sepse në projekt e kemi paraparë edhe nënkalimin, por vetëm ky po e merr një kosto mbi 7 milionë euro, andaj ne e kemi eliminu pjesën e nënkalimit, por si shesh do ta bëjmë dhe do të jetë, edhe do të keni rast shumë shpejt, dy vjet, dy vjet e pak, do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha Lladrovci. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci e gjeni në videon më poshtë:

  • “Na me qytetarë nuk shesim men e as nuk e kena menen e madhe”, Ramiz Lladrovci tregon pse e duan

    “Na me qytetarë nuk shesim men e as nuk e kena menen e madhe”, Ramiz Lladrovci tregon pse e duan

    Kryetari i Drensit, Ramiz Lladrovci, në një bisedë për Rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi se si është një ditë e zakonshme e kryetarit të komunës në punë, transmeton atvlive.tv.

    I pyetur se pse qytetarët po vazhdojnë ta duan, pasi që tash e disa mandate është rizgjedhur kryetar i komunës, ai tha se kjo ndodh për arsye se e ndien vetën të barabartë me ta.

    “Na me qytetarët nuk shesim mend, nuk e kemi mendjen e madhe dhe jemi sikur qytetarët, por që e kemi një përgjegjësi. Sot e kam përgjegjësinë e kryetarit, nesër mund të jem baras me qytetar, kështu që ne sillemi si qytetarë dhe i respektojmë”, tha Lladrovci.

    Ai thotë se jo të gjithë qytetarët e duan.

    “Jo të gjithë qytetarët na duan, sepse kemi aq armiq të mëdhenj sa idenë nuk e ke. Janë që provojnë me shpifje e gjëra të tilla, por që kanë humb edhe orientimin dhe besoj se qytetari na don sepse ne i zhvillojmë politikat që i kërkojnë ata dhe e kemi një bashkëpunim shumë të mirë me qytetarin”, u shpreh Lladrovci. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci e gjeni në videon më poshtë:

  • Kjo është gjallesa e vetme e pavdekshme në botë

    Kjo është gjallesa e vetme e pavdekshme në botë

    Është gjallesa e vetme në botë që ka këtë aftësi të jashtëzakonshme: një specie kandili deti, Turritopsis dohrnii, e zbuluar për herë të parë në vitet 1880 në Detin Mesdhe dhe e nxjerrë në pah si një organizëm unik të qëndrueshme në ekspozitën Life at the Limits: Stories of Amazing Species.

    I ashtuquajturi “kandil deti i pavdekshëm”, mund të dhe të kthehet në një fazë të hershme zhvillimi nëse lëndohet ose kërcënohet.

    Si të gjithë kandilat e detit, ai e fillon jetën si një larvë, e quajtur planula, e cila zhvillohet nga një vezë e fekonduar. Një planula noton në fillim, më pas vendoset në dyshemenë e detit dhe rritet në një koloni cilindrike të polipeve. Këto në fund pjellin meduza, gjenetikisht identike – gjallesat që ne i njohim si kandil deti – të cilat rriten në moshë madhore brenda disa javësh.

    I rritur plotësisht, Kandili i pavdekshëm është vetëm rreth 4,5 mm (0,18 inç) i gjerë. Një stomak me ngjyrë të kuqe të ndezur është i dukshëm në mes të ziles së tij transparente dhe skajet janë të veshura me deri në 90 tentakula të bardha. Megjithatë, këto krijesa të vogla transparente kanë një aftësi të jashtëzakonshme mbijetese. Në përgjigje të dëmtimit fizik apo edhe urisë, ata bëjnë një hap prapa në procesin e zhvillimit të tyre, duke u shndërruar përsëri në një polip.

    Në një proces që duket jashtëzakonisht si pavdekësia, kolonia e polipeve të rilindura përfundimisht lëshon meduza që janë gjenetikisht identike me të rriturin e dëmtuar. Në fakt, që kur ky fenomen u vëzhgua për herë të parë në vitet 1990, speciet u quajtën “kandil deti i pavdekshëm”.

    Mekanizmi qelizor pas tij – një proces i rrallë i njohur si transdiferencim – është me interes të veçantë për shkencëtarët për aplikimet e tij të mundshme në mjekësi. Duke iu nënshtruar transdiferencimit, një qelizë e rritur, ajo që është e specializuar për një ind të caktuar, mund të bëhet një lloj krejtësisht i ndryshëm qelize të specializuar. Është një mënyrë efikase e riciklimit të qelizave dhe një fushë e rëndësishme studimi në kërkimin e qelizave staminale që mund t’i ndihmojë shkencëtarët të zëvendësojnë qelizat që janë dëmtuar nga sëmundjet.

    Turritopsis dohrnii është gjithashtu një pushtues gjithnjë e më agresiv. Llojet detare kanë qenë prej kohësh të njohura për udhëtimet nëpër botë. Studiuesit kanë identifikuar kohët e fundit kandil deti i pavdekshëm si një “austopist i shkëlqyer”, veçanërisht i përshtatshëm për të mbijetuar udhëtimet e gjata në anije mallrash.

    Në të njëjtin studim, studiuesit dokumentuan gjithashtu individë në thelb gjenetikisht identikë ‘Turritopsis dohrnii’ të shpërndarë nëpër oqeanet e botës, duke ngritur një pyetje intriguese për natyrën e vdekshmërisë – nëse të gjitha qelizat e një organizmi zëvendësohen, a është ende i njëjti individ? /atvlive.tv

  • “A je, a s’je”, kënga më e re e Donna Dafit

    “A je, a s’je”, kënga më e re e Donna Dafit

    Kënga e re “A Je A S’je” nga artistja Donna Dafi është ndër këngët më emocionale dhe prekëse që ka realizuar deri më tani.

    Teksti i këngës buron nga një vend me shumë përvoja personale prekëse, kryesisht nga bota e marrëdhënieve bashkëshortore, të mbushura me pasiguri dhe neglizhencë. Ndërsa, në këtë klip e paraqet vetëm një përvojë nga vendi në fjalë, rrugëtimin e një gruaje, e cila e pyet vetën se çfarë roli luan bashkëshorti i saj në jetën e saj dhe e cila fillon një kërkim vetinspektues, për të zbuluar nëse është vërtet ai për të.

    Elementi i dytë që paraqitet në këngë është edhe dëshira e madhe e Donna Dafit që t’i bashkojë njerëzit për të festuar diversitetin përmes muzikës.

    Po ashtu në “A Je A S’je” paraqiten edhe miksi i shumë kulturave të ndryshme, p.sh. kënga kryesisht këndohet në gjuhën gjermane, titulli i saj në gjuhën shqipe, një pjesë e kërcimit është e stilit afrobeat, që u përket kuluareve nigeriane, disa pjesë të klipit të realizuar në Kosovë, etj.

    Donna Dafi, me një prejardhje unike, shqiptare/nigeriane/gjermane, çdo projekt muzikor që ka realizuar deri më tani, shumicën e titujve të këngëve i ka në gjuhën shqipe, ndërsa pjesën tjetër në gjuhën gjermane.